Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Zbulohet paraziti që rrit fertilitetin te femrat

$
0
0

gjinekologSipas një studimi të bërë tek 986 nëna indigjene në Bolivi, veprimi i të ashtuquajturit ascaris lumbricoides “lehtëson” zhvillimin e dy shtatzënive më shumë.

Infeksioni i provokuar nga një krimb parazitar mund të rrisë fertilitetin tek gratë. Dhe siç rezulton nga një studim nga “Universiteti i Kalifornisë” i kryer në 986 gra indigjene në Bolivi i publikuar në revistën “Science”, studiuesit kanë zbuluar që ascaridiasi, i shkaktuar nga ascaris lumbricoides, “lehtëson” zhvillimin mesatarisht të dy shtatzënive më shumë. Sipas shkencëtarëve fenomeni varet nga ndryshimet e sistemit imunitar të shkaktuara nga sëmundja.

“Bërthamat familjare Tsimane janë të përbëra mesatarisht nga nëntë fëmijë e rreth 70% e nënave është e infektuar me ascaridiasi”,- nënvizojnë kërkuesit shkencorë amerikanë.

Simptomat e infeksioneve (dhimbje barku, temperaturë) janë shumë të ngjashme në fakt edhe me patologjitë e provokuara nga parazitë të tjerë, shumë më të rrezikshëm.

“Në të kundërt me ascaris lumbricoides – shpjegojnë studiuesit – sëmundjet e shkaktuara nga krimbat e quajtur anchilostomi shkaktojnë ‘humbjen’ mesatarisht të tre shtatzënive gjatë jetës së indigjeneve boliviane”.

“Gjithçka varet nga përgjigjja e sistemit imunitar ndaj infeksionit – shpjegon Aaron Blackwell, bashkëautor i studimit – sepse në disa raste, krimbat arrijnë të asgjësojnë mbrojtësit e organizmit”.

Zbulimi që është bërë pranë Universitetit të Kalifornisë mundet që të jetë shumë i rëndësishëm përsa i përket “kurimit” të fertilitetit femëror.

“Teste të reja mbi veprimin e këtyre paraziteve mund të çojnë në zhvillimin e terapive dhe medikamenteve, për të reduktuar në minimum efektet kolaterale në shëndet”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522