Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Kjo vajzë ka gjetur kurën për migrenën (është kaq e thjeshtë)

$
0
0

cucaNjë 25-vjeçare thotë se jeta i ishte bërë ferr nga migrena, aq sa shpesh nuk lëvizte dot nga shtëpia.

Britanikja Samantha Fisher, 25 vjeç, thotë se kishte nisur të merrte deri në 11 pilula në ditë, por sërish dhimbja nuk largohej.

Pesë vjet më parë dhimbja u bë kaq e madhe sa ajo nuk dilte dot as nga dhoma e errët.

Në kërkim të terapive alternative, ajo duket se ka gjetur zgjidhjen.

Është thjesht një vëth që kushton 20 sterlina.

Ai vendoset në vesh në një mënyrë që besohet se funksionon pothuajse si akupunktura, e cila përfshin vendosjen e gjilpërave në pika specifike të presionit në sipërfaqen e trupit të njeriut.

Një studim i vitit 2012 pati zbuluar se akupunktura është dy herë me efektive se ilaçet dhe rekomandohej nga shumica e mjekëve.

Pesë javë pasi e ka vendosur vëthin, Samantha thotë se nuk ka ndjerë asnjëherë dhimbje në kokë.

Samantha Fisher


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522