Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Patatet ulin rrezikun e kancerit në stomak

$
0
0

patateKonsumimi me shumicë i perimeve të bardha ul rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak.

Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak.

E kundërta ndodh me konsumin e tepërt të birrës, pijeve të forta alkoolike dhe ushqimeve të konservuara, që sipas ekpertëve, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Mbrojtëse të mira kundër kancerit janë gjithashtu lakra dhe selinoja.

Besohet se të gjitha perimet përmbajnë vitamin C, që gjendet me shumicë tek patatet dhe që vepron si antioksidues kundër problemeve me stomakun.

Konsumi i rreth 50 g të kësaj vitamine, çdo ditë, ul deri në 8 përqind rrezikun për t’u prekur nga kanceri. /tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522