Shkencëtarët britanikë pretendojnë se kanë zbuluar një ilaç, që mund të pengojë dhimbjen kronike.
Shkencëtarët e universitetit “College London” kanë testuar me sukses një ilaç të ri, që mposht dhimbjen pa efekte të tmerrshme anësore siç ndodh me disa ilaçe si morfina.
Disa njerëz kanë një mutacion, që i pengon ata të ndjejnë dhimbje.
Kjo për shkak se trupi i tyre nuk është në gjendje që të prodhojë një kimikat të quajtur Nav 1.7, që transmeton dhimbjen përmes nervave.
Mjekët thonë se kanë gati një ilaç, që bllokon veprimin e Nav 1.7.
Ilaçi bllokon dhimbjen dhe shanset për të krijuar varësi janë tepër të ulëta.
Profesori John Wood tha se ekipi i tij e ka testuar me sukses këtë ilaç tek minjtë.
Shkencëtarët kanë më shumë se një dekadë që e njohin Nav 1.7, por ilaçet që e bllokojnë atë, deri më tani kanë pasur efekte anësore shumë të rënda.
Njerëzit që lindin pa këtë kimikat dhimbje-transmetues, nuk kanë aftësinë për të nuhatur, por nuk vuajnë nga dhimbja.
Për të testuar kërkimin e tyre, mjekët gjetën një grua që nuk ka përjetuar kurrë dhimbje.
Pasi i injektuan Nav 1.7, ajo nisi të kishte dhimbje për herë të parë në jetë.