Studimi më iri, që vjen nga Suedia tregon se fëmijët e nënave me sindromën ovarian policistike(PCOS), janë të rrezikuar për t`u prekur nga autizmi. Çfarë është PCOS?
PCOS është një çrregullim në të cilin ndryshimi i nivelit të hormoneve mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, ciste në vezore, vështirësi për të mbetur shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të femrave gjatë ushqimit me gji të fëmijës.
Kyriaki Kosidou, studiuesi i departamentit public të shkencave të shëndetit në “Karolinska Institute” në Stockholm tha në një deklaratë:
“Ne kemi gjetur se diagnoza PCOS rrit rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit tek pasardhësit me 59%. Kërkimet identifikua nrreth 24000 fëmijë me çrregullimin e spektrit të autizmit që kishin lindur në Suedi në vitet 1984 dhe 2007 dhe u krahasuan me 200000 fëmijë pa këtë çrregullim. Rreziku i autizmit rritet tek nënat që kanë edhe PCOS edhe obezitet, që kanë të bëjnë me rritjen e androgjeneve.”
Ky është studimi i parë sipas shkenctarëve që ka gjetur këtë lidhje.