Emërimet politike të militantëve partiakë janë një fenomen i zakontë në Shqipëri.
Sipas gazetës Standard, rasti i radhës vjen nga Librazhdi.
Pas dorheqjes se gjinekologut Kujtim Albrahimi nga posti i drejtorit të spitalit, vendin e tij e ka zënë një prej anëtarëve të kryesisë së LSI-së, i diplomuar për histori.
Bledar Hima është drejtori i ri i spitalit të Librazhdit.
Sipas Standard Hima nuk ka as arsimin përkatës dhe as eksperiencën e duhur për këtë post.
Hima mendohet se është zgjedhur në këtë detyre për të bërë shkarkimet që do të nisin në spitalin e Librazhdit në muajin shkurt, pralajmëron gazeta e mësipërme.