Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Skandali me barnat, Ilir Beqja favorizon Tom Doshin dhe kompaninë e tij

$
0
0

tomaKompania farmaceutike “Profarma ”ku deputeti Tom Doshi zotëron  49 për qind të aksioneve rezulton më e favorizuara në listën  e  ilaçeve të rimbursueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.  Lista e siguruar ekskluzivisht nga HashtagAL, tregon se  medikamentet kryesore të kësaj kompanie janë shpallur si “alternativë e parë ”nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin  2015, çka do të thotë se kanë qenë më të favorizuarat për të  përfituar nga skema e rimbursimit të ilaçeve.

Hartimi i kësaj liste të ilaçeve është bërë në fund të muajit Mars 2015, që koinçidon dhe me kulmin e konfliktit politik mes Doshit dhe Metës, ndërsa largimi i Doshit asokohe prej grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij nga skema e rimbursimit të ilaçeve.

Ministria e Shëndetësisë akordoi në mars 2015 një fond prej 8.9 miliardë lekësh, afro 85 milionë dollarë për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa bëhet e qartë se kompania “Profarma ”është më e avantazhuara sa i takon rimbursimit të barnave. Është ende e panjohur dhe e pashpallur zyrtarisht vlera ekzakte e përfituar nga kjo kompani për vitin 2015.

Për 30% të barnave të listës së rimbursimit të vitit 2015, çmimet janë rritur 50-150 % krahasuar me vitin 2014. Procesi i hartimit të kësaj liste nuk ishte transparent, ndërsa çmimet e barnave nuk u vendosën mbi bazën e negociatave apo deklarimeve të kompanive farmaceutike. Disa kompani farmaceutike pretenduan se çmimet e këtyre barnave u vendosën në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe objeksionet e pjesës dërrmuese të këtyre kompanive u shpërfillën. Në gusht të këtij viti, në një intervistë për gazetarin Denion  Ndrenika, ministri i Shëndetësisë u pyet në lidhje me dyshimet për  favorizimin e njëanshëm të kompanisë së Tom Doshit, ndërsa z.Beqaj, duke vënë buzën në gaz u përgjigj: “Le të themi që, nëse sot Tom Doshi ka interesa te “ProFarma ”, “ProFarma ”është një fabrikë 60-vjeçare barnash në Shqipëri. Ka prodhuar barna gjithë jetën dhe bile kur kemi qenë fëmijë edhe unë edhe ti (qesh), me penicilinat e “ProFarmës ”na kanë mjekuar prindërit. ”/ BW


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles