Njeriu më i shëndoshë më botë ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 38-vjeçare.
Andres Moreno, nga Meksika, humbi jetën pikërisht në ditën e Krishtlindjes.
Ai peshonte 445 kilogramë në kulmin e peshës.
Një zëdhënës tha se ai vdiq në mëngjes nga një atak kardiak.
Ambulanca mbërriti, por nuk e ktheu në jetë.
Meksikani kishte nisur të dobësohej dhe peshonte 320 kg kur vdiq.
Ai nuk kishte shumë që i ishte nënshtruar një operacioni për humbjen e peshës.
Shtatë persona e ngritën për ta hipur në një krevat të përforcuar spitali.
Një muaj përpara vdekjes, ai kishte marrë një mesazh mbështetje nga futbollisti Cristiano Ronaldo.
Ky i fundit i kishte dorëzuar një bluzë të firmosur prej tij.