Një personi i zakonshëm ka rreth 300 kalori nga sheqernat e shtuar çdo ditë. Rreth 20% e amerikanëve kalojnë 700 kaloritë nga sheqernat e shtuar në bazë ditore. Për të qenë të qartë, me sheqerna të shtuar nënkuptojmë ato që ndodhen në ëmbëlsira, e jo sheqeri natyral që ndodhet tek frutat, perimet apo tek qumështi.
Konsumimi i sheqerit mund të ulet varësisht shprehive tuaja, ndërsa pasojat e braktisjes së sheqerit (varësisht prej sasisë së konsumit) mund të jenë të njejta sikurse tek personat që braktisin drogën, duke përfshirë ankthin, plogështinë madje edhe depresionin.
Duke supozuar se jeni si një njeri i zakonshëm, mund të prisni disa gjëra t`ju ndodhin menjëherë pas fillimit të dietës kundër sheqerit.
Zemra do të “lozë”
Rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës do të ulet trefish. Kjo ndodh sepse sheqeri i shtuar ngrin nivelet e insulinës, që aktivizon nervat duke e ngritur edhe tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Nuk do keni problemin e puçrrave dhe akneve
Inflamacioni sistemik është i njohur si shkaktar i puçrrave, ndërsa sheqeri është nxitës. Një studim ka zbuluar se personat që nuk konsumojnë pije me gaz, konsumojnë vetëm nga një kanaçe prej 350 ml në ditë për 3 javë, duke i rritur nivelet e tyre nxitëse deri në 87%. Shmanguni nga këto lëngje dhe nga pijet tjera të ëmbëlsuara.
Do të shmangni diabetin
Konsumimi i sheqerave të shtuara promovon mbindërtimin e depozitave të dhjamit rreth mëlçisë, këto depozite kontribuojnë në rezistencën ndaj inuslinës dhe e nënvlerësojnë punën e bërë nga pankreasi, që normalisht e ndalon prodhimin e insulinës. Në një studim është konstatuar se, konsumimi i 150 kalorive nga sheqeri suplementar ka gjasa 11 herë më shumë të kontribuojë në zhvillimin e diabetit 2, krahasuar me 150 kaloritë nga proteina apo yndyra.
Nuk keni nevojë të aktroni buzëqeshjen tuaj
Është normale të jeni ekscentrike kur i braktisni ëmbëlsirat, mirëpo pasi të rregulloni nivelet e sheqerit, do të ndjeheni më mirë se kurrë. Një studim i Universitetit Kolombia ka zbuluar se, femrat që kanë dietë të lartë me sheqer suplementar dhe drithëra të rafinuara, kanë gjasa më tepër të përjetojnë ankth, irritim dhe luhatje të humorit.
Do të flini kur duhet
Mungesa e sheqerit ju lë me lodhje të mesditës dhe me nevojën për një sy gjumë. Nëse shmangeni tërësisht nga sheqeri, do të jeni më të zgjuar dhe të gatshëm gjatë ditës.
Do t’i mbani mend emrat
Keni probleme me mjegullimin e mendjes? Me siguri sheqeri i ka fajet. Gjatë kohës, konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë komunikimin mes qelizave të trurit, andaj nëse shmangeni nga kjo atëherë do të jeni më e kthjellët.
Përfundimisht keni humbur 5 kilogramë shtesë
Kur zëvendësoni kaloritë nga sheqeri me ushqime të tjera, sigurisht që nuk do të konusmoni aq shumë kalori me çka edhe do të humbisni peshë. Ulja e 200 kalorive të sheqerit, gjatë 5-6 muajve ju ndihmon në rënie deri në 5 kilogramë.