Viti 2015 ka qenë i shënuar për shëndetësinë.
Testimi i mjekëve, depistimi për popullatën 4560 vjeç, mamografia falas, skandali i barnave, koncensionet e pafundme, shkurtimi i personelit mjekësor nëpër spitale kanë qenë disa nga ngjarjet më të diskutuara.
Pavarësisht kësaj qeveria e ka konsideruar shëndetësinë si sektorin më të suksesshëm.
Ndërkohë, një nga problemet e ngritura heraherës është përplasja e mjekëve me pacientët. Sot në QSUT, te urgjenca e kardiologjisë, një qytetar u zu me një mjek, i cili, sipas qytetarit, nuk i kishte dhënë të ëmës kujdesin e duhur.
Pamjet flasin për një sherr që tregon lidhur me pasigurinë e mjekëve brenda në spital, por edhe për pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët më pas çdo gjë e mishërojnë në dhunë.
Si rrjedhojë, gjithçka përfundon në ofendime me “Kush je ti? Nga je ti? Se unë të … ”
Në fakt, nuk është folur asnjëherë për kriteret që duhet të plotësojnë njerëzit që merren me sigurinë dhe rendin nëpër spitale.
Ajo çfarë dihet me siguri, është që ata janë barriera e parë mbrojtëse për secilin nga pavionet.
Mungesa ose paaftësia e tyre sjell thyerjen e çdo rregulli, duke nisur edhe nga rregulli bazë” nuk lejohen më shumë se 2 familjarë pranë pacientit”./Marrë nga Shendeti+