Nga Donjeta Zeqa, Shëndet+
Radhët e gjata në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë kanë acaruar pacientët të cilët kanë reaguar agresivisht ndaj mjekëve. Debate dhe përplasje ndaj mjekëve e pacientëve janë të zakonshme për shkak të keqkuptimeve dhe paqartësive, por në këtë video tregohet një debat i ashpër mes dy palëve.
Një video e siguruar nga gazeta “Shëndet+” tregon pikërisht për këto probleme.
Një paciente, e cila ndodhej në radhë, por nuk e dinte me cilën mjeke ishte, është acaruar duke i bërtitur doktoreshës me një gjuhë jo fort të këndshme. Një nga mjekët që duket se erdhi për të parë situatën, duket se është acaruar edhe ai vetë dhe e ka harruar “Kodin e Etikës”.
Pacientja: Pse ça jam unë? Monstra!
Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?!
Pacientja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju,
jeni kthyer në një tufë monstrash!
Doktori: Ik p…..!!
Pacientja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motren tate more? P….. shko thuaj motrës tate
e gruas tate, idiot.
Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s’e dinë me kë janë edhe kërkojnë
llogari.
Ndërkohë pacientja është drejtuar për tek drejtoresha e Qendrës Shëndetësore (e cila nuk ndodhej aty pasi e kishte kryer turnin e saj) dhe duke bërtitur pacientja shprehet për mjeken me të cilën debatoi fillimisht:
“Do të ta tregoj unë ty moj bukuroshe me sy të zinj, që ke paguar 7000 euro për të ardhur këtu. Do e shohim mirë punën tate. Njerëz të ndyrë!”
Pas kësaj pacientja është larguar shumë e acaruar nga kjo qendër.