Një adoleshente e fiksuar pas pijeve energjike thotë se për pak humbi jetën pasi vuajti nga probleme të rrezikshme në zemër dhe abortoi dy herë.
Dion Parratt, 18 vjeç, ka vendosur të postojë disa foto në Facebook, si një paralajmërim për të tjerët.
Një një prej fotove, ajo shihet me tela që masin rrahjet e zemrës, ndërkohë që pranë ka një kuti të madhe, të cilën duhet ta mbajë gjithmonë me vete, nëse do që të mbetet gjallë.
“Tani jam katandisur kështu me tela e me këtë kuti që duhet t’i mbaj 24 orë. Kështu përfundoni nëse fëmijërinë e kaloni me pije energjike,” shkruan ajo.