Një tendencë e re mes grave në SHBA ka shqetësuar mjekët.
Bëhet fjalë për futjen e topthave me erëza në vaginë për të detoksikuar mitrën.
Një kompani amerikane, e quajtur Herbal Womb Detox Pearls i shet këto produkte për një çmim nga 15 deri në 70 dollarë.
Bëhet fjalë për toptha të vegjël me erëza të parfumosura.
Sipas kompanisë, qëllimi i tyre është që të pastrojnë mitrën dhe ta kthejnë atë në gjendje të balancuar.
Kompania thotë se duke hequr toksinat nga mitra, “qetësojmë trupin pasi mitra është vendi ku qëndron dhimbja fizike, emocionale dhe shpirtërore”.
Topthat kanë brenda disa erëza të lashta.
Por ekspertët kanë paralajmëruar se topthat mund të shkaktojnë acarime të forta, cyste ovariane dhe endometriozë.