Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Konsumoni këto ushqime për të rritur cilësinë e spermës…

$
0
0

0803123Donor-Sperma780x390Ushqimi i duhur dhe i zgjedhur është i rëndësishëm sepse ka disa ushqime që ulin shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë është armiku më i madh i potencës tek meshkujt. Po ashtu, problemet me prostatën, kolesteroli i ngritur, qarkullimin i keq, mund të ndikojnë në cilësinë e spermës, prandaj duhet të keni kujdes se si ushqeheni.

Ja ushqimet që duhe konsumuar për spermë më cilësore:

Salmon

Salmoni përmban acide yndyrore omega 3 të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit. Poashtu, ky peshk siguron për një kohë të gjatë energjinë e nevojshme dhe përmirëson cilësinë e spermës.

Shalqini

Shalqiri, por edhe pjepri përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh të cilët janë veçanërisht të rëndësishëm. Poashtu, shkencëtarët kanë zbuluar që shalqini përmban materie të cilat në enët e gjakut ndikojnë sikurse viagra dhe rrisin dëshirën seksuale.

Domate

Domatja është e pasur me likopen, i cili, zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, ndërsa prostata e shëndetshme ndihmon në krijimin e spermës kualitative.

Qumësht apo jogurt me pak kalori

Qumështi dhe jogurti janë të pasur me kalcium dhe kalium, të cilët ulin shtypjen e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin, i cili është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e pjellshmërisë.

Bishtajore

Fasulet, bizelet, bishtajat ndikojnë shumë në zvogëlimin e kolesterolit. Poashtu, shtypja e lartë, e cila ndikon shumë në potencë, zbret për 8 gjer në 10% nëse konsumoni rregullisht vetëm gjysëm ene bishtajoresh në ditë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522