Një person nga Bangladeshi njihet në vendin e tije dhe si njeriu-pemë, për shkak të lythëve që po i rriten në duar dhe këmbë.
Abul Bajandar, 25 vjeç, vuan nga sëmundja e njohur si Epidermodysplasia Verruciformis, një çrregullim i rrallë i lëkurës.
Ai ka shtatë vite që vuan nga kjo sëmundje.
Mjekët e spitalit kryesor në kryeqytet pritet të marrin një vendim se ç’do të bëjnë.
Ndërkohë, një tjetër burrë-pemë nga Indonezia humbi jetën sot.
Mjekët i kishin prerë një pjesë të mirë të lythëve, por ai nuk i mbijetoi sëmundjes.