Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Video-skandal: Ambulanca 40 min vonesë, mjeku debat me qytetarin

$
0
0

AmbulancaShërbimi i urgjencës është vënë sërish në qendër të kritikave. Edhe pse Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka dalë disa herë në mbrojtje të tij, qytetarët vazhdojnë të denoncojnë me pamje filmike raste kur autoambulancat vonohen për të marrë personat në nevojë.

Videoja e mëposhtme, sipas qytetarit që e ka raportuar atë, tregon një rast kur për të marrë një të moshuar që ndihej keq në qendër të Tiranës, autoambulanca është vonuar plo 40 minuta.

Qytetari ka debatuar edhe me mjekun për vonesën dhe ka preferuar ta bëjë publik këtë rast, për të dënoncuar atë që ndodh çdo ditë me personat që kanë nevojë për këtë shërbim.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522