Shpesh herë bëjmë panik kur shohim se munt ë kemi konsumuar një ushqim që i ka kaluar afati i sandencës por shumë prej ushqimeve mund të konservohen dhe të konsumohen edhe pas kësaj date.
Nuk duhet të hidhni çdo ushqim që i ka kaluar afati skadencës. Ekspertët e ushqimit kanë publikuar një listë me disa ushqime që mund të konsumohen edhe pasi u ka kaluar data e skadencës:
Qumështi
Qumështi i pasterizuar mund të konsumohet edhe pasi i ka kaluar data e skadencës nëse ruhet në frigorifer me temperaturë të ulët.
Vezët
Sipas ekspertës së ushqimit Dana Gunders, vezët mund të zgjasin tre deri në pesë javë (të pazierat) nëse ruhen në në temperaturë poshtë 0 gradë celscius.
Ëmbëlsirat
Çdo ushqim që përmban shumë sheqer, si mjalti apo reçeli, mund të konsumohet edhe pas datës së skadencës. Mjalti nuk skadon asnjëherë.
Patatinat
Sasia e madhe e kripës e pranishme në brendësi të pakos me patatina bën që ato të konsumohen për një kohë të gjatë. Patatinat mund të hahen edhe tri javë pas datës së skadencës.
Biskotat
Ashtu si patatinat, edhe biskotat janë të përpunuara mirë, prandaj mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës. Ato mund të konsumohen dy muaj pasi u ka kaluar data e skadencës.
Buka
Nëse e ruani bukën në frigorifer, atëherë mund të zgjasë për shumë kohë. Edhe pse mund të jetë pak e ndenjur ose e thatë, buka gjithsesi mund të ngrohet në furrë. E rëndësishme është ta kontrolloni mirë për myk në sipërfaqe dhe në brendësi.
Mishi
Nëse ruhet në temperaturën e duhur, mishi mund të konsumohet edhe pasi i ka kaluar data e skadencës. Vetëm duhet të siguroheni që ta mbani atë në ngrirje.
Djathi
Djathrat e fortë, si djathi çedër, mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës. Nëse krijohet pak myk, mund ta hiqni me thikë.