Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ja çfarë iu ndodh nëse tymosni marijuanë për 25 vjet me radhë

$
0
0

cannabisHulumtimi i ri i publikuar sot në revistën JAMA International Mdicine konfirmon atë që shumë prej nesh kanë dyshuar prej kohësh: Nëse tymosni shumë marijuanë, ajo ka gjasa që të bëjë dëme të përhershme në kujtesën tuaj afat-shkurtër.

Profesor Reto Auer i Universitetit të Lozanës udhëhoqi një ekip të studiuesve të cilët analizuan të dhëna mbi zakonet e marihuanës së rreth 3,400 amerikanëve gjatë një periudhe 25-vjeçare.

Në fund të periudhës së studimit, subjektet iu nënshtruan  testeve për të vlerësuar aftësitë njohëse – memorien, përqëndrimin, aftësinë për të marrë vendime të shpejta, etj.

Studimi zbuloi se njerëzit të cilët kanë tymosur marijuanë përditë për një kohë të gjatë – pesë vjet ose më shumë – kanë kujtesë më të dobët verbale në moshën e tyre të mesme se sa njerëzit që nuk kanë tymosur, ose që  kanë tymosur më pak.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles