Në përgjithësi të gjithë e dimë se sa shumë ndikon pozitivisht limoni në shëndetin tonë. Limoni përdoret edhe në gatim edhe për qëllime bukurie. Shumë njerëz pinë ujë me lëng limoni çdo mëngjes për të nxitur sistemin imunitar dhe për qëllime të tjera shëndetësore gjithashtu.
Por konsumimi i lëngut të limonit ka edhe afekte anësore. Limoni është acid më vete, prandaj njerëzit që kanë pH të ulët (njerëzit me stomak të ndjeshëm) duhet të mos e konsumojnë shumë.
Limoni përdoret shumë edhe për të trajtuar probleme të ndryshme me lëkurën, si aknet, puçrrat dhe njollat. Por, para se ta përdorni limonin në fytyrë, duhet të merrni disa masa. Nëse keni lëkurë të thatë, lëngu i limonit mund t’ju shkaktojë acarime.
Disa nga efektet anësore të lëngut të limonit janë: heq smaltin e dhëmbëve, shkakton ulçerën, krijon probleme me dehidratimin e lëkurës, dhe shkakton urimim të shpeshtë.
Që mos të japë efekte të tilla anësore, duhet që lëngun e limonit ta kombinoni me ushqime dhe pije të tjera, dhe ta shmangni pirjen e drejtpërdrejtë të lëngut të pastër të limonit.