Shumë njerëz përdorin shkopinjtë me pambuk për të pastruar veshët duke menduar se kështu heqin papastërtitë. Edhe pse mjekët vazhdimisht këshillojnë që të mos përdorin këto mjete në vesh, ata përsëri i përdorin.
Këto mjete jo vetëm që nuk e pastrojnë veshin nga dylli por e shtyejnë atë më në brendësi, duke dëmtuar kështu kanalin e veshit dhe dëgjimin po ashtu.
Dylli i veshit është i nevojshëm për veshin dhe nuk është e nevojshme të pastroni veshët duke e hequr atë.