Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Poliklinika gjermane sjell alternativën e munguar të analizave

$
0
0

analizaNën udhëheqjen e teknikave më të fundit të teknologjisë dhe në sajë të kontributit të laborantëve profesionistë vendas e të huaj, Poliklinika Gjermane sjell pranë pacientit një gamë të gjerë e të plotë analizash laboratorike, si një alternativë të munguar e tejet të nevojshme të viteve të fundit në Shqipëri.

Trajtimi i duhur mjekësor nën suazën e laboratorit modern e bashkëkohor është i vendosur të garantojë zgjidhje të shpejtë dhe efikase për një sërë analizash laboratorike.

Logo-Poliklinika Gjermane (2)Analiza e gjakut komplet me aparat sysmex dhe formulë leukocitare me mikroskop, ato të urinës komplet, feçeve parazite, feçe gjak okult, strisha vaginale apo edhe shumë të tjera, përbëjnë panoramën e shërbimeve të analizave klinike në Poliklinikën Gjermane.

Për një sërë analizash biokimike si Glicemia, Lipidograma (yndyrnat), Provat e heparit, Azotemia, Kreatinemia, Acidi Urik etj., Poliklinika Gjermane shërben suksesshëm me anë të aparatit auto-analizator bio-kimik Cobas c111, aparat i cili njihet ndërkombëtarisht si lider për nxjerrjen e rezultateve konsistente dhe të besueshme brenda një kohe rekord.

Image 1 - Cobas c111Analizat laboratorike të grupeve e gjakut dhe faktori Rhezus; elektrolitet; faktorët e koagulimit (Nivel Protrombine+INR, APTT, Faktori VIII etj.) me anë të aparatit Stago; enzimat kardiake (Troponina, D-Dimer etj.) si edhe të gjitha llojet e analizave hormonale dhe bakteriologjike janë po ashtu pjesë vitale e Departamentit të Laboratorisë në Poliklinikën Gjermane.

Standartet më bashkëkohore të teknologjisë dhe përkujdesja e mjekëve profesionistë janë tashmë kryefjalë e punës së përditshme në Poliklinikën Gjermane. Janë aty së bashku për të garantuar vëmendjen dhe kujdesin shëndetësor që çdo pacient e meriton.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522