Image may be NSFW.
Clik here to view.Ky studim është i rëndësishëm sepse analizon lidhjen mes konsumit të disa ushqimeve dhe kancerit të stomakut, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë. Prandaj nënvizon profesori, një dietë e pasur me fruta dhe perime, veçanërisht me perimet e bardha, ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për kancerin e zorrës
Qepa, koperi, preshi e rrepa, të ashtuquajturat perimet e bardha mbrojnë stomakun nga infeksione dhe tumoret. Në krahasim me perimet e tjera “me ngjyrë”, perimet e bardha shpesh konsiderohen si më pak të shëndetshme. Studimi i fundit i publikuar në “European Journal of Cancer” zhvilluar nga Universiteti Zhejiang në Kinë, ka rivlerësuar rolin e këtyre perimeve dhe ka arritur në përfundimin se perimet e bardha së bashku me të gjitha llojet e frutave mbrojnë stomakun.
Studimi
Më shumë se studim është një analizë e 76 studimeve të zhvilluara, të cilat më parë kishin marrë në shqyrtim raportin mes ushqyerjes dhe kancerit në stomak. Kështu konsumimi i lartë i perimeve të bardha ka sjellë reduktimin me 30% të kancerit të stomakut. Në mënyrë të ngjashme, rreziku për kancer në stomak ulej me konsumimin e lartë të agrumeve, deri në 10% dhe frutave në përgjithësi deri në 7%. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu edhe një lidhje pozitive në mes të rrezikut të kancerit në stomak dhe konsumit të alkoolit (sidomos birrës dhe pijeve alkoolike), mishit të përpunuar, peshkut të kripur dhe ushqimeve të tjera me përmbajtje të lartë kripe. Për profesor Carlo La Vechia, epidemiolog në Universitetin e Milanos, ky studim është i rëndësishëm sepse analizon lidhjen mes konsumit të disa ushqimeve dhe kancerit të stomakut, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë. Prandaj nënvizon profesori, duhet një dietë e pasur me fruta dhe perime, veçanërisht me perime të bardha, të cilat ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për kancerin e zorrës. Gjithashtu është shumë e rëndësishme ulja e konsumit të mishit të kuq por edhe e peshkut apo produkteve të tjera që përmbajnë kripë.
Qepa
Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë në tretje, pasi ndikon në çlirimin e acidit klorhidrik në stomak. Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes.
Rrepat
Rrepat përmbajnë vitaminë B dhe kanë veti qetësuese. Të përbëra kryesisht nga uji, ato përmbajnë hekur, kalium, fibra dhe pak kalori. Përdoret për sallatë dhe ka shije paksa të athët. Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme te kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit dhe arteriosklerozën.
Preshi
Preshi është i vështirë për t’u tretur, por në supa është tepër i shijshëm. Përmban vetëm 27 kalori, e teksa është i pasur me ujë (97%) është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Ai është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar substancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.
Koperi
Sipas disa studimeve, kjo bimë përmban shumë vajra esencialë që i japin një aromë të veçantë. Vajrat ndalojnë rritjen e qelizave kancerogjene T. Koperi është antioksidant i fuqishëm me vitaminë A dhe C, dhe beta-karotën që mbron trupin nga radikalet e lira.
Sëmundjet e stomakut
Sëmundjet e stomakut janë ndër më problematiket për shumë persona. Këto sëmundje prekin më së shumti njerëzit e shëndoshë, kjo për shkak se ata janë më të prirë të kenë oreks më të madh dhe se madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon në ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut, gastriti dhe ulcerat peptike janë më të përhapura te alkoolistët.
Ushqimet e rekomandueshme
Duhet të përdorni ushqime që nuk ju sjellin diarre, dhimbje apo të vjella, as ushqime që ju japin ndjesinë e fryrjes në stomak. Duhet të përdorni ushqim sa më të lehtë, çka do të thotë ushqim që përmban sa më pak yndyrna. Te produktet e qumështit nuk duhet të hani shumë kos, teksa mund të përdorni drithëra. Në listën e ushqimeve që treten lehtë, janë: karotat, kopër, lule lakër, bizele dhe domate, kungulli dhe sallata jeshile. Mbi të gjitha, përdorni barëra të freskëta dhe të thata, lëng limoni dhe pak kripë. Ndërsa te të ëmblat është i rekomandueshëm përdorimi i mjaltit dhe reçelit. Mund të hani ëmbëlsira pa krem apo ëmbëlsira me fruta, ndoshta dhe vetëm biskota. Ndërsa për të pirë mund të merrni çdo lloj çaji, kafe me bazë drithërash, ujë i pa gazuar, lëng frutash apo lëng perimesh. Këto ushqime sjellin një lehtësim edhe në organe të tjera të tretjes apo në metabolizëm.