Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ja pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni…

$
0
0

femer-duke-pire-ujeMungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor kryesor i shtimit të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, të tilla si: kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leuçemia, diabeti etj.

Është me rëndësi që ju sa të zgjoheni nga gjumi, para se t’i pastroni dhëmbët dhe të lani fytyrën tuaj, të pini 600 ml ujë. Pas 45 minutash hani mëngjes dhe pas mëngjesit nuk duhet pirë apo ngrënë asgjë për dy orët në vijim.

Sipas shkencëtarëve japonezë, është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por zvogëlon edhe rrezikun e zhvillimit të një numri sëmundjesh.

Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor kryesor i shtimit të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, të tilla si: kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leuçemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëku, dhimbja e kokës dhe shumë të tjera.

Nëse ju duket shumë për të pirë 600 ml ujë në mëngjes, filloni me sasi të vogla, pastaj duke e rritur gradualisht. Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gjë e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë.

Fytyra juaj do të bëhet më e freskët dhe më e pastër. Pirja e ujit në momentin kur zgjoheni, do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të krijuar qeliza të reja dhe inde të muskujve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522