Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Pse elefantët sëmuren më pak nga kanceri?

$
0
0

elefantetElefantët janë krijesa të mëdha, të cilat e luftojnë kancerin pasi që i vrasin qelizat  e dëmtuara para se ato të shndërrohen në qeliza kanceroze, pra i mbysin ato herët.

Në një studim të publikuar, shkencëtarët mendojnë se elefantët përmes kësaj mund të ndihmojnë në luftimin apo kurimin e kancerit tek njeriu.

Elefantët si gjitarë apo sisorë, sëmuren shumë rrallë nga kanceri dhe kjo i hamendi shkencëtarët të cilët mendonin se elefantët janë të rrezikuar nga kanceri 100 herë më shumë se njeriu.

Elefantët mendohej se janë të rrezikuar nga kanceri 100 herë më shumë se njeriu, bazuar në jete-gjatësinë e tyre prej 50 deri 70 vitesh. Por realiteti nuk është kështu, ngase vdekshmëria nga kanceri është më pak se 5 përqind tek elefantët, kurse tek njeriu është 25 përqind.

Për të shpjeguar këtë fenomen më detajisht dhe arsyet, shkencëtarët mblodhën mostra të ADN- së elefantëve dhe gjallesave tjera përfshire edhe njeriun, më pas u bënë krahasimet e duhura dhe aty u pa qartë se kishte ndryshime gjenetike të ADN-së, të cilat ishin specifike tek elefantët.

Sa më të mëdha që janë kafshët dhe vëllimi i gjakut të tyre,  aq më të vogla janë mundësitë për t’u sëmurë nga kanceri. Kurse në anën tjetër miu si një kafshë e vogël ka mundësi të rrezikohet nga kanceri më tepër krahasuar me njeriun. Nga kjo kuptojmë se njeriu gjendet në mes të miut dhe elefantit sa i  përket rrezikut nga kanceri.

Elefantët kane gjene ekstra apo sasi më të mëdha të tyre të cilat i luftojnë qelizat kanceroze qysh herët para se të shndërrohen në qelizat kanceroze.

Elefantët  kanë 40 kopje që kodojnë proteinën p53, një proteinë që i lufton qelizat kanceroze, kurse njeriu i ka vetëm dy kopje të saj.

Shtazët e mëdha mund ti detektojnë qelizat e dëmtuara me potencial kancerozë herët dhe mund ti riparojnë apo vrasin ato.

“Elefantët kane mekanizëm të avancuar për t’i shkatërruar qelizat e dëmshme me potencial tumorik”, thonë shkencëtarët.

Roli i këtij studimi në parandalim të kancerit.

Gjatë studimit, shkencëtaret ekstraktuan qelizat e bardha të gjakut nga elefanti dhe e dëmtuan ADN-në e tyre.

Kjo është sikur të thoshte elefanti “Me rëndësi është që ne nuk sëmuremi nga kanceri  dhe ne do i mbysim këto qeliza e të rifillojmë jetën“, mendon Joshua Schiffman ,një nga autoret  e studimit dhe pediatër onkolog nga Universiteti Utah.

“Nëse  i mbyt qelizat e dëmtuara, ato zhduken dhe nuk mund të kthehen në qeliza kanceroze. Kjo është më efikase sesa të stopohet qeliza mutante nga shumimi dhe aftësia e saj për t’u riparuar tërësisht”, mendon Schiffman.

Çka do thotë kjo për trajtim të kancerit tek njeriu?

Pa këto aftësi gjenetike në luftë kundër kancerit, elefantët do zhdukeshin qysh më herët.

“Duke u bazuar në logjikë, elefantët do të duhej të sëmureshin nga kanceri shumë më shumë se njerëzit dhe do zhdukeshin për këtë arsye”, mendon Schiffman. Ne mendojmë se arsyeja qe mbijetojnë është sasia më e lartë e proteinës p53 në gjakun e elefantit “.

Ka edhe shumë faktorë tjerë që e rrezikojnë njeriun nga kanceri e që duhen studiuar, mendojnë ekspertët.

“Natyra ka gjetur mënyrën e vet të parandaloj kancerin”, thotë Schiffman.

“Detyrë e jona është ti mësojmë e studiojmë këto tek kafshët e me pas ti adaptojmë edhe tek njerëzit me qëllim përftimi nga kjo”, shtojnë shkencëtarët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522