Poliklinika Gjermane i vjen edhe me afër pacientit shqiptar me anë të teknologjisë dhe bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumës sportive. Dr. Ervin Jonuzi MD, PhD, kirurg i mirënjohur ortoped-traumatolog, implantolog primar, si edhe specialist i kirurgjisë rekonstruktive mini-invazive, rrëfen në këtë intervistë mbi të rejat e risitë e sjella nga Departamenti i Ortopedisë & Traumës Sportive pranë Poliklinikës Gjermane.
Dr. Jonuzi, çfarë mbulon Departamenti i Ortopedisë & Traumës Sportive pranë Poliklinikës Gjermane?
Ky department ofron tashmë për pacientët një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e ortopedisë dhe traumës sportive, si edhe mbulon të gjitha llojet e patologjive të ligamenteve, muskujve dhe kockave.
Cila është teknologjia e përdorur nga ky department?
Poliklinika Gjermane ka sjellur ekskluzivisht për Shqipërinë liderin e mirënjohur ndërkombëtar të artroskopisë, ARTHREX, falë teknologjisë së të cilit departamenti ynë realizon të gjitha llojet e kirurgjive artroskopike mini-invazive të dorës, këmbës, shpatullës, gjurit, kaviljes, këllkut, kyçit të dorës dhe kyçit të këmbës.
Kjo kompani është një markë e mirënjohur globale dhe mban firmën e zhvillimit të mbi 10 mijë produkteve dhe proçedurave kirurgjikale në fushën e artroskopisë mini-invazive.
Cilat janë disa nga e risitë e Departamentit tuaj?
Falë bashkëpunimit solid me gjermanin ARTHREX, theksoj me plot krenari se departamenti ynë kryen tashmë edhe kirurgji artroskopike që nuk janë aplikuar asnjëherë në vendin tonë si psh: ndërhyrjet kirurgjikale tek nyja e bërrylit, tek gishtat e dorës dhe tek gishtat e këmbës.
Artroskopia kokso-femorale është një tjetër risi e jona. Nyja kokso-femorale njihet si një nyje shumë e ndërlikuar si për nga funksioni, ashtu edhe përsa i përket pozicionimit ortopedik. Kjo ka bërë që shumica e patologjive të trajtoheshin në mënyra konservative dhe pa asnjë rezultat konkret.
Falë teknologjisë më të fundit, na është dhënë mundësia e trajtimit dhe ndërhyrjes kirurgjikale artroskopike për dëmtimet e ligamenteve të nyjes kokso-femorale, të labrumit apo edhe të artrozës kokso-femorale.
Pse pacienti duhet të zgjedhë Poliklikën Gjermane?
Përtej arsyeve të lartpërmendura, ekipi i përzgjedhur i kirurgëve ortopedë në këtë institucion mjekësor ka perfeksionuar edhe kirurgjinë e protezave kokso-femorale, protezave të gjurit, të kaviljes dhe të shpatullës.
Implantologjia mini-invavize e protezave është një tjetër aspekt që na diferencon nga të tjerët. Hapja e vogël e dëmtimi minimal i muskujve dhe i kockës, si edhe vendosja perfekte e protezës së kontrolluar e asistuar nga teknologjia më moderne kompjuterike, bashkohen për të sjellë rezultate perfekte dhe rikthim të shpejtë në jetën sportive.
Përkrah mënyrës standarte të implamantimit të protezave, ne kemi hapur dyert edhe për protezat e individualizuara. Çfarë do të thotë kjo? Pas diagnostifikimit dhe matjes ekzakte të implantit, ne mund të porosisim edhe protezën individuale të pacientit, e cila është ekzaktësisht me përmasat e nyjës artikulare. Kjo teknologji tashmë nuk është më një tabu as për Shqipërinë.