Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Disa studime pikante për shëndetin: Mos i humbisni

$
0
0

Mamate e rejaNënat pa qumësht gjiri, kujdes me ushqimin artificial

Ushqimi i gjirit të nënës, për nga vlerat ushqimore që përmban është ushqimi më i mirë dhe më i pazëvendësueshëm për fëmijën dhe asimilohet me lehtësi nga organizmi i tij. Ai përmban substanca të veçanta, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar të fëmijës. Qumështi i nënës përmban : 1-1,5 % proteina, 6-7% sheqer, 3-4% yndyrë, 0,2% kripëra dhe 88% ujë. Ditët e para të lindjes fëmija pi 55-70 g në vakt, fëmijës dymuajsh i duhen 125-135 g, ndërsa ai pesëmuajsh pi 150-180 g. Kur fëmija nuk e plotëson nevojën me gji, sipas porosive të konsultores, kjo plotësohet me anë të ushqimit. Nëna ushqimin artificial për fëmijën e përdor kur nuk ka fare gji apo në raste sëmundjesh të rënda. Ushqimi i gatshëm përgatitet sipas rekomandimit të mjekut dhe i jepet fëmijës në gramaturë e vakte të caktuara. Për foshnjat duhet të përdoret qumësht lope i holluar me pak ujë, pasi përmban tri herë më shumë proteina se qumështi i nënës. Në javën e parë të lindjes fëmija ushqehet me qumësht të holluar me ujë, të cilit i shtohet pak sheqer. Më pas vazhdohet me lëng orizi në raportin 2/3 qumësht dhe 1/3 lëng orizi. Masa përcaktohet me shishen e graduar.

Gastrit KronikTë sëmurët me gastrit kronik, dieta e duhur

Gastritet kronike shkaktohen në stomak nga moszbatimi i regjimit të ushqimit, ngarkesa e tepërt me ushqim, përdorimi i regjimit të ushqimit, përdorimi i djegësirave, thartirave, pijeve alkoolike. Gastritet shoqërohen me aciditet të lartë, prandaj duhet të përdoren ushqime me aciditet të ulët. Është e këshillueshme të përdoren ushqime të buta që të mos ngacmohen gjëndrat e stomakut. Këta të sëmurë nuk duhet të përdorin salca, ushqime të skuqura, thartira, produkte që përmbajnë celulozë (lakër, spinaq, rrepa, qepë). Frutat duhet të përdoren të pjekura mirë dhe të ëmbla. I sëmuri nuk duhet të përdorë gjellë shumë të ftohta dhe shumë të nxehta.

EbolaEbola, pas shërimit, 6 muaj probleme në shëndetin mendor

Dobësi, migrenë, halucinacione, humbje kujtese, depresion janë këto disa nga shenjat e paraqitura te personat e shëruar pas prekjes nga virusi i Ebolës. Dy prej këtyre rasteve kanë kryer vetëvrasje. Virusi i Ebolës ka rezultuar “shkatërrues” për shëndetin mendor të personave të shëruar, pasojat e të cilit vazhdojnë deri në 6 muaj. Konfirmimi vjen nga studimi “National Institute of Health” në Amerikë, publikuar në kongresin e Shoqatës amerikane të Neurologjisë. 82 persona rreth moshës 35 vjeç nga Libia, të mbijetuar nga virusi Ebola, janë bërë pjesë e studimit. Për gjashtë muaj rresht pas shërimit nga virusi studiuesit kanë evidentuar te këta persona shenja të problemeve neurologjike sikurse është migrena, humbja e kujtesës, depresioni dhe dhembje muskulore. Ndërkaq fatale ka qenë fati për dy prej tyre, të cilat për shkak të problemeve të mëdha mendore kanë kryer vetëvrasje. “Edhe pse përhapja e epidemisë konsiderohet e marrë fund, për studiuesit sfidat vijojnë pasi personat e prekur edhe pas shërimit përballen me probleme shëndetësore, ndaj sipas studiueses Lauren Bowen mbetet me rëndësi mbajtja nën vëzhgim e personave të shëruar nga Ebola për shkak të pasojave që lë në shëndetin e tyre. Në Afrikë mendohet se janë rreth 17 mijë persona të mbijetuar nga virusi. Përveç problemeve në shëndet për një kohë të gjatë, një tjetër studim publikuar në konferencën mbi virusin Ebola, mbajtur në Boston, ka evidentuar se virusi mbetet në organizëm “falë” spermës, e cila mban virusin në trup nga një vit deri në një vit e gjysmë.

zemra artificialeNë Itali vendoset zemra e parë artificiale magnetike

Vendoset zemra e parë artificiale magnetike, e transplantuar te një 16-vjeçare në Itali. Operacioni u zhvillua në spitalin “Bambino Gesu” në Romë. Është hera e parë në botë që bëhet një transplant i tillë te fëmijët. Fatlume është një vajzë adoleshente e prekur nga miokardipatia e formës së rëndë. E cilësojnë një sukses vendosjen e një zemre artificiale magnetike mbi një vajzë deri në gjetjen e një zemre të pajtueshme për të. Operacioni është kryer në Spitalin Pediatrik “Bambino Gesu” në Romë. Operacioni është kryer janarin e vitit të shkuar dhe pas 4 ditësh nga vendosja e kësaj zemre “provizore” është bërë i mundur transplantimi i zemrës te pacientja. Pajisja e ashtuquajtur zemra artificiale magnetike është “Heart Mate 3”, e cila parandalon fërkimin e pjesëve mekanike ndërmjet tyre duke parashikuar përdorimin e saj. Ky spital prej vitit 2002 realizon vendosjen e këtyre zemrave dhe deri tani janë vendosur në rreth 60 pacientë. Operacioni është udhëhequr nga doktor Antonio Amodeo dhe nga një ekip i gjerë mjekësh, të përbërë nga departamenti i Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Kardiologjisë.

UjePini pak ujë? Rrezikoni diabet e infarkt

Kur flasim për gabime në tavolinë gjithmonë mendja na shkon tek ushqimi. Në fakt gabimet më të mëdha bëhen te pijet. Flasim më pak për to, mirëpo pasojat janë deri fatale, pasi me konsumimin e pijeve të gabuara rrezikojmë diabet, obezitet, sëmundje kardiovaskulare e deri te ato mendore. Studimi është kryer nga kërkuesit Kiyah Duffey e Brenda Davy në SHBA, publikuar në revistën akademike të Dietave dhe Ushqyerjes. “Healthy Beverage Index” apo Indeksi i Pijeve të Shëndetshme, kështu quhet studimi në të cilën kanë marrë pjesë 16 mijë vullnetarë. Përmes një sistemi pikëzimi, studiuesit kanë kërkuar të vlerësojnë zgjedhjet e shëndetshme të pijeve që konsumojnë dhe sasinë e tyre. Pasi i janë nënshtruar studimit ka rezultuar se personat e përfshirë në studim kishin hidratim të dobët. Gabimi i parë i përgjithshëm ishte sasia e ujit që duhet konsumuar, sipas të cilëve sasia e lëngjeve të rekomanduar është 2 litra në ditë. Ndërkohë që realisht shumica dërrmuese e tyre konsumonin 1 litër lëngje, përfshi këtu ujin dhe pije të ndryshme. Shumëkush mendon se hidratimi i mirë është edhe konsumimi i pijeve të tjera sikurse është kafja, qumështi apo lëngjet e frutave. Sigurisht që përveç ujit, pesha e pijeve në shëndet është e ndryshme. Me kafen nuk duhet ekzagjeruar pasi përmban alkaloidë të cilët ndikojnë negativisht; po kështu pijet e gazuara duhen konsumuar në mënyrë të moderuar pasi përmbajnë sasi të lartë sheqeri, të cilat shëndoshin dhe rrisin rrezikun e kariesit. Në një gotë pije të gazuar gjenden 7 lugë çaji sheqer, një pije e cila më shumë ngop barkun por nuk përmban vlera ushqyese. Për personat që kanë probleme me diabetin dhe mbipeshën, uji duhet të jetë pija kryesore, pasi favorizon hidratimin e trupit. Kujt nuk i pëlqen “shija” e ujit mund të pijë çaj, lëng portokalli apo çajra bimorë. Për shembull te të moshuarit të cilët e humbasin ndjesinë e etjes dhe hanë pak fruta, duhet të zgjedhin lëngje me përmbajtje 100% të frutave për të arritur hidratimin e nevojshëm. Ndaj objektivi kryesor i këtij studimi mbetet hidratimi i duhur. Mbi të gjitha të shmangen pijet e gazuara dhe konsumimi i dy deri në tre gota uji për vakt dhe konsumimi gjatë ditës i një shishe ujë, për studiuesit ky vlerësohet si zakon i shëndetshëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta