Deri tani kujdesi për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar kryesisht binte mbi femrat. Mirëpo, shumë shpejt e gjithë kjo do të ndryshojë.
Akademia e Universitetit Minnesotta njoftoi se, së shpejti arrin pilula kontraceptive për meshkuj. Ajo prezantoi progresin e bërë në këtë studim, duke u siguruar që ky medikament nuk do të sjellë efektë anësore.
Një nga ekspertët u shpreh për “The Times” se, ilaçi do të jetë i tretshëm, do merret nga goja në formë pilule, do të veprojë shpejt dhe nuk do të zvogëlojnë epshin e atij që e konsumon.
Nëse disa përdorues do kërkojnë të kenë fëmijë pas një periudhe kohe, ndikimi i kësaj pilule mbi fertilitetin do të jetë i kthyeshëm, pa efekte dëmtuese të cilësisë së spermës.
Vitin e kaluar gjatë punës kërkimore studiuesit identifikuan një enzimë të përdorur nga sperma, për të depërtuar brenda vezës, e cila u hyri në ndihmë në punën e bërë për kontraceptivët e meshkujve.