Poliklinika Gjermane në Tiranë i vjen shumë pranë pacientit shqiptar me një ekip profesionistësh të specializuar në fushën e ortopedisë, traumatologjisë, mjekësisë sportive dhe të gjitha llojet e kirurgjive artroskopike.
Përkujdesja dhe eksperienca e tyre e vyer ecën në mënyrë të njëtrajtshme dhe paralel me teknikat dhe metodat më të avancuara të teknologjisë moderne, çka e bën më së miri Departamentin e Ortopedisë dhe Traumës Sportive pranë këtij institucioni mjekësor udhëheqës në drejtim të trajtimit të çdo patologjie në fushën e ortopedisë.
Përtej përvojës ndërkombëtare të stafit, ky department ka përvëtësuar dhe aplikon në mënyrë ekskluzive për Shqipërinë larminë e gamës së gjërë të pajisjeve e teknikave kirurgjikale të liderit global ARTHREX. Ky i fundit, ngelet sot për sot numri 1 në prodhimin dhe implementimin e mijëra produkteve e proçedurave në fushën e artroskopisë. Poliklinika Gjermane, në sajë të kësaj përfaqësie, krijon edhe kushtet më të përshtatshme e mundëson trajtimin kirugjikal me metodë mini-invazive të të gjithë nyjeve si: gjuri, shpatulla, këllku (kokso-femorali), bërryli, dora, kavilja, kyçi i dorës dhe kyçi i këmbës.
Ekipi i përzgjedhur i kirurgëve ortopedë në këtë institucion mjekësor ka perfeksionuar edhe kirurgjinë e protezave të ndryshme si: ajo kokso-femorale, protezat e gjurit, të kaviljes dhe të shpatullës.
Vendosja e protezave me anë të metodës mini-invazive është një tjetër aspekt që diferencon Departamentin e Ortopedisë & Traumës Sportive të kësaj Poliklinike nga të tjerët. Hapja e vogël e dëmtimi minimal i muskujve dhe i kockës, si edhe vendosja perfekte e protezës së kontrolluar dhe asistuar nga teknologjia më moderne kompjuterike, bashkohen për të sjellë rezultate perfekte dhe rikthim të shpejtë të pacientit në jetën e tij sportive.
Përkrah mënyrës standarte të vendosjes së protezave, ky department ka hapur dyert edhe për implementimin e protezave të individualizuara, që do të thotë: pas diagnostifikimit dhe matjes ekzakte të implantit, stafi mund të porosisë edhe protezën individuale të pacientit, e cila është ekzaktësisht me përmasat e nyjës artikulare.
Këto, si edhe një sërë risish të tjera pranë këtij departamenti, përbëjnë pikërisht atë alternativën e munguar që pacienti shqiptar është endur ta gjejë prej kohësh!
Orvatjet dhe udhëtimet e kushtueshme jashtë Shqipërie për të siguruar trajtimin e çfarëdo lloj patologjie ortopedike, janë tashmë pjesë e së kaluarës! Zgjidhja dhe trajtimi i duhur vijnë më afër se kurrë nën ombrellën e specialistëve dhe teknologjisë e teknikave më moderne në Departamentin e Ortopedisë & Traumës Sportive pranë Poliklinikës Gjermane.