I nxehti duket se ka nisur që tani, ndërsa për pak javë mushkonjat pritet të bëhen të zakonshme në vendin tonë.
Por pavarësisht se dëgjojmë shpesh ankesat “përse më pickojnë vetëm mua”, duket se kjo nuk ka lidhje me gjakun apo me parfumin që kemi hedhur, siç mendohet zakonisht.
Në fakt bëhet fjalë për tipin e baktereve që ekzistojnë në lëkurën tuaj.
Sipas shkencëtarëve, disa kimikate të baktereve kanë një erë më të mirë, që i josh mushkonjat.
Mushkonja është një prej krijesave më të rrezikshme në botë, duke përhapur disa sëmundje shumë të rënda.
Të tjerë faktorë që ju bëjnë “të parezistueshëm” për mushkonjat kanë lidhje me dioksidin e karbonit në frymën tuaj ose nxehtësia e trupave tanë.