Kanella ka disa veti që cilësohen si “djegëse të yndyrnave” dhe është e aftë të kontribuojë në rënien e peshës trupore. Ky është të paktën përfundimi në të cilin kanë arritur studiuesit e Nestlé Research Center dhe profesorë të Universitetit të Tokios. Sipas referimeve të studiuesve, substanca që jep aromën karakteristike kanellës, rrit nivelin e energjive të shpenzuara, rrjedhimisht humbjen e peshës. Falë një procesi që stimulon prodhimin e nxehtësisë nga ana e organizmit, stimulon oskidimin e yndyrnave dhe rënien në peshë. Madje për studiuesit kanella është analoge me specin djegës i njohur për vetitë e tij, edhe për rënien në peshë. Elementi përbërës në spec, përveç shijes djegëse aktivizon edhe një aktivitet anti-uri. Është pikërisht kjo substancë që rrit nxehtësinë e trupit dhe konsumin e oksigjenit deri në 20 minuta pas vaktit. Ndaj dhe këshilla që vjen nga nutricionistët është të konsumojmë sa më shumë kanellë pasi përveç shijes së mirë, përfitojnë shumë nga avantazhet që marrin në shëndetin tonë.
Embrioni di të “vetërregullohet”
Anomalitë e embrionit në fillim të zhvillimit nuk janë domosdoshmërisht shenja të një lindje me difekt, sikurse është sindroma Down. Qelizat anormale mund të eliminohen dhe zëvëndësohen me qeliza të tjera të shëndosha falë “riparimit” të vetë embrionit. Përfundimi është arritur pas një studimi eksperimental mbi mijtë, zhvilluar nga Magdalena Zernicka-Goetz, në Universitetin e Kembrixhit. Publikuar në revistën “Nature Communications”. Studimi merr nisje pasi vetë studiuesja Zernicka-Goetz mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në moshën 44-vjeçare. Gjatë studimit ajo zbuloi se ¼ e qelizave në placentë ishin anormale, çka rrjedhimisht do të thotë se edhe fëmija do të kishte qeliza anormale. Mirëpo duke folur me mjekët genetistë, zbuloi se dihej shumë pak mbi fatin e embrionit në rast se rezulton me qeliza anormale. “Fatmirësisht-thotë studiuesja-fëmija im lindi shëndoshë e mirë, pavarësisht se shumë gra përballë një analize të tillë me rezultate shumë komplekse për tu lexuar, do të kishin zgjedhur rrugë tjetër”. Ndaj ajo bën thirrje për studime më të thelluara, pasi gjithnjë e më shumë për shkaqe të ndryshme gratë arrijnë të bëhen nëna edhe pas moshës 40 –vjeçare, çka me mjekësi rritet rreziku për lindje me anomali kromozomike. Në këtë moshë probabiliteti për të pasur anomali rritet me 80-90%. Ndaj dhe hapi tjetër vendimtar është përcaktimi i raportit të qelizave të shëndosha dhe atyre anormale të domosdoshme për të vetëeleminuar anomalitë e embrionit.
Bota drejt plakjes, në 2050 1.6 miliardë mbi 65 vjeç
Bota po plaket gjithnjë e më shpejt. Sipas një studimi të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2015, popullsia botërore e moshuar po rritet me një shpejtësi marramendëse, të paprecedentë, ku në vitin 2015 8.5% banorë të tokës (617 milionë) ishin mbi 65 vjeç. Brenda 2050 kjo popullsi do të arrijë deri në 17% e popullsisë botërore e barabartë me 1.6 miliardë e popullsisë. Raporti tregon se , deri në vitin 2050 , jetëgjatësia mesatare do të rritet në nivel global për gati tetë vite në rritje nga 68.6 vjet në vitin 2015 për 76.2 vjet në vitin 2050 . Për më tepër, popullsia e njerëzve të moshës mbi 80 vjeç do të jetë më shumë se trefishuar nga viti 2015 në 2050, duke u rritur nga 126.5 milionë në 446.6 milionë. Kjo popullatë në disa vende të Azisë dhe Amerikës Latine pritet të katërfishohet në vitin 2050. Jetëgjatësia është rritur por kjo nuk do të thotë se jetojnë më shëndetshëm-shpjegojnë studiuesit-rritja e jetëgjatësisë është burim mundësish por do të vërë në provë të fortë sistemet shëndetësore të cilat duhet të jenë të përgatitura përballë kësaj situate. Kjo pasi shëndeti i të moshuarve është bërë më kompleks për shkak të sëmundjeve kronike, sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe obeziteti.
Qumështi i gjirit ul dhembjet e veshit te fëmijët
Dhembja e veshit është një ndër shqetësimet më të shpeshta te fëmijët e porsalindur. Madje një studimi i publikuar në revistën pediatrike evidenton se janë ulur ndjeshëm rastet e sëmundjes së otitit te fëmijët. Kjo ka ardhur pasi gjithnjë e më shumë nënat janë ndërgjegjësuar për rolin e pazëvëndësueshëm të ushqyerjes me gji, rënies së duhanpirjes tek ato dhe vaksinimit kundër pneumokokut dhe viruseve. Studimi ka ndjekur shëndetin e 367 fëmijëve të porsalindur përgjatë viteve 2008-2014 si dhe u ka kërkuar prindërve të mbajnë shënim çdo shqetësim shëndetësor të fëmijëve apo infeksion të kaluar përgjatë vitit të parë të jetës. Rezultatet e studimit evidentuan se nga viti 2008-2014 frekuenca e otitit tek fëmijët është reduktuar nga 18% në 6% tek fëmijët tre muajsh, tek fëmijët 6 muajsh nga 39-23%, ndërsa te fëmijët 1 vjeç ky shqetësim është reduktuar nga 62-42%. Një ndër shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje është mungesa e ushqyerjes me qumështin e gjirit. Po kështu një tjetër faktor rrisku është edhe infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Në gjak fshihen 7 molekulat e rinisë
Është gjetur në gjak “karta e identitetit” molekular përgjegjëse për plakjen. Një grup studiuesish japonezë ka evidentuar molekulat e pranishme në gjak përgjegjëse për të treguar se kur plakemi, duke e krahasuar me ato te të rinjtë. Sikurse tregon revista PNAS, përmes hartës molekulare mund të deshifrohen shumë sekrete kundër plakes. Kështu janë evidentuar disa komponime që mungojnë në gjakun e të moshuarve (antioksidantë dhe molekula të rëndësishme për forcën e muskujve). Kjo sugjeron se duke zhvilluar regjimet ushqimorë “ad hoc” rrit përqendrimin e këtyre substancave në gjak dhe mund të ngadalësojë plakjen, rrit jetëgjatësinë dhe mbi të gjith siguron një jetëgjatësi në moshë të vjetër me shëndet të mirë. Në këtë mënyrë ata gjetën sidomos 14 molekula, nga të cilat shtatë ishin të bollshme në gjakun e të rinjve, por jo në ato tek të moshuarit dhe anasjelltas. “Shtatë” molekulat e rinisë janë veçanërisht antioksidantë dhe komponimet themelore për shëndetin e muskujve. Kjo do të thotë se një dietë e pasur me antioksidantë mund të jetë e mirë për të moshuarit; në fakt shumë studime kanë zbuluar veprimin anti-plakje të antioksidantë. Për shembull , një studim i kryer si pjesë e studimit të projektit InCHIANTI konceptuar dhe promovuar nga gerontologisti Luigi Ferruçi i Institutit Kombëtar në Baltimore ka sugjeruar së fundmi se një dietë e pasur me antioksidantë, të cilët gjenden në rrush, verë të kuqe, çaj, fruta dhe perime në përgjithësi – mund të ngadalësojnë plakjen e trurit.