Dhjetëra prindër refuzojnë vaksinën e fruth-rubeoles per fëmijët e tyre 1-vjeçare.
Kështu raporton Vizion Plus.
Debatet në mbarë boten se ajo stimulon autizmin, po shkaktojnë frikë edhe tek familjet e reja shqiptare.
Ashtu si shumë prindër edhe një nënë e re nga Tirana, tregon se injeksionin e fruthit nuk ia ka bërë fëmijës kur mbushi 12 muaj.
Në vendin tonë, Tirana mban rekord sa i përket refuzimeve të vaksinës së fruthit.
Në qendrat shëndetësore, mjekët tregojnë se është rritur numri i prindërve që kundërshtojnë kryerjen e këtij injeksioni.
Por specialistë të Institutit të Shëndetit Publik, sqarojnë se pasojat tek të pavaksinuarit janë fatale deri në humbje jete. Pak muaj më parë, një person u konstatua me fruth në Shqipëri, pasi ishte kthyer nga Franca.
Në prag të Kampionatit Evropian, kur nisin dhe lëvizjet e tifozëve drejt Parisit, specialistët e Shëndetit Publik bëjnë apel për respektimin e kalendarit te vaksinave.
Por shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive tregon se vaksinimi nga vitet ’80 deri ’90, nuk është kryer i rregullt. Ndaj çdo person i lindur ne këto vite apo dhe tifoz qe do niset drejt Francës me një analizë të thjeshtë, mund të verifikojë nëse e ka kryer apo jo vaksinën e fruthit.
Sipas kalendarit, ky injeksion kryhet në vitin e parë dhe të pestë të jetës.
Përmbajtja e mërkurit në këtë vaksinë është dhe shkaku i debateve ende të pafaktuara se ajo është shkaktare e autizimit.
Ky është një debat që bëhet në mbarë botën.
Ditët e fundit, aktori i njohur, Robert De Niro, deklaroi se do të tërheqë nga festivali i Tribeca-s një film kontrovers për këtë vaksinë.
De Niro, që ka themeluar këtë festival të filmit, deklaroi se filmi i doktorit britanik, Andreë Ëakefield, “Vaxxed” nuk i kontribuon diskutimeve për lidhjen mes vaksinës dhe autizmit.
Ëakefield ka kryer një studim, ku pretendon se ka një lidhje mes vaksinave dhe shtimit të rasteve të autizmit.
Por pretendimet e tij nuk janë mbështetur në asnjë rast nga komuniteti shkencor.
Megjithatë ekziston një teori konspirative, e cila thekson se kompanitë e mëdha farmaceutike po e mbajnë të fshehtë këtë lidhje.
Aktori i njohur De Niro kishte deklaruar se filmi “Vaxxed” do të transmetohej në festival, por hoqi dorë në çastet e fundit.
“Grace dhe unë kemi një fëmijë me autizëm dhe ne besojmë se është kritike që të gjitha çështjet që rrethojnë shkaqet e autizmit të diskutohen dhe shqyrtohen hapur. Unë nuk e mbështes këtë film dhe nuk jam kundër vaksinimeve. Por jam i hapur për të diskutuar,” pati deklaruar De Niro.
Edhe një aktor i njohur, Jim Carrey i ka përkrahur më parë dyshimet se autizmi lidhet me çështjen e vaksinave.