Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Studimi: Ja çfarë tregojnë dhëmbët për … penisin tuaj

$
0
0

dhembetÇfarë lidhje kanë dhëmbët me penisin?

Mesa duket kanë shumë.

Të paktën kështu besojnë shkencëtarët nga Tajvani, që kanë bërë një studim me mbi 5 mijë pacientë, 79 përqind e të cilëve vuajnë njëkohësisht nga periodontitisi kronik.

Me fjalë të tjera, ata që kanë dhëmbë të këqinj, kanë më shumë shanse që të kenë probleme me ereksionin.

Infeksionet bakteriale në gojën tuaj janë edhe shkaku më i zakonshëm i humbjes së dhëmbëve tek të rriturit.

Por duket se kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën seksuale.

Arsyeja: Sëmundjet periodontale dëmtojnë të ashtuquajturat qeliza endoteliale. Ato janë shumë të rëndësishme për qarkullimin e gjakut në penis. Pasojat janë probleme me ereksionin.

Si mund ta shmangni? Kujdesuni për higjienën orale: pastroni dhëmbët, pastroni dhëmbët, pastroni dhëmbët.

Kush i lan dy herë në ditë dhëmbët, përdor shpëlarës për gojën dhe shkon njëherë në gjashtë muaj tek dentisti, nuk i bën mirë vetëm gojës, por edhe penisit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522