Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all 2522 articles
Browse latest View live

Beteja e Gabrielit me kancerin

$
0
0

gabrieliGabrieli, u shfaq në një seri për kancerin te fëmijët, në faqen shumë popullore në Facebook “Humans of New York”. Kolegia Keida Kostreci, bisedoi në Nju Jork me Gabrielin, prindërit dhe mjekun e tij. Ja historia e tyre

Nga Keida Kostreci

Edhe nëse Gabriel Grada nuk do të kishte një histori krejt të veçantë, ai do t’i bënte për vete të gjithë me humorin, elokuencën dhe forcën e tij. Por Gabrieli, një 9-vjeçar me prindër nga Shqipëria, u bë i njohur për diçka që e shndërron jetën e gjithkujt dhe çdo prindi do t’i dridhej zemra ta prekte fëmijën e tyre: kancer.

Në një kuptim, Gabrieli, është si shumë fëmijë të tjerë në klasë të tretë të shkollës fillore. I pëlqen të luajë me lojëra elektronike, i pëlqen futbolli amerikan, por jo bejsbolli. Dhe detyrat nuk para i ka shumë qejf. “E di që detyrat të bëjnë mirë për trurin, por për mua janë të mërzitshme”. Por ky vogëlush nëntëvjeçar, buzëqeshja e të cilit shkëlqen më shumë sesa një ditë e mrekullueshme me diell në Central Park të Nju Jorkut, për më shumë se një vit, ka luftuar për jetën e tij. “Ndihem mirë. Sapo kam mbaruar raundin e fundit të kimioterapisë. Sapo bëra grafitë dje. Mbarova edhe rrezatimin. Nëse grafitë dalin në rregull, s’ka më kimio.!” Kur Gabrieli, ose Gabe siç e thërrasin të gjithë për shkurt, u diagnostikua në fillim vjet me një tumor në tru, për prindërit e tij, ishte shumë e rëndë. “Ishte shumë, shumë e rëndë për mua. Si baba, si njeri, si prind. Nuk di çfarë të them. E kam rritur si shokun tim të vogël. Ishte diçka e pabesueshme”, thotë Bledar Grada, babai i Gabrielit. “Frika më e madhe ishte se mos humbnim djalin. Kështu që gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë luftës që kemi bërë, ta ndanim këtë perspektivë. Frika e djalit se mos bëhej më keq, mos e humbnim dhe ajo shpresa që mbase bëhet më mirë, mbase doktorët me tërë mend mund ta rregullojnë këtë gjë”, thotë mamaja e Gabrielit, Arjela Grada.

Për prindërit e Gabrielit, Arjela dhe Bledar, viti i fundit e ka transformuar jetën e tyre rrënjësisht. Gabrieli u diagnostikua në fillim me një tumor në qershor të vitit të kaluar. “Dhe ky lajmi i keq na erdhi në çastet më të bukura dhe na vrau jashtë mase. Sepse ne kishim ëndrra të tjera. Nuk e prisnim një gjë të tillë”, thotë Arjela. “Njeriu ka një qëllim në jetë. Bën luftë, peripecinë e kalon dhe e arrin atë që do. Ne arritëm në një pikë që e arritëm veten tonë. Por nuk mund të pranoj unë realitetin e hidhur, nuk ka mundësi”, shton i ati. “Nuk e di si ta përshkruaj: Por kur je në një vend shpirtëror të qetë, të bukur, të mirë dhe të të kthehen rolet kaq shpejt sa hap e mbyll sytë…”

 

Pas operacionit për heqjen e tumorit, ata pritën për një kohë të gjatë përgjigjen e biopsisë. Përgjigja ishte një goditje shumë më e rëndë se e para.“Gabrieli ka një formë shumë të rrallë kanceri, që quhet Descmoplastic Small Round Cell Tumor. Ky tumor deri para 20 vjetësh, as nuk ishte përkufizuar ende”, thotë doktor Paul Meyers, mjeku që ndjek Gabrielin në Qendrën e Kancerit “Memorial Sloan Kettering”. Vetëm rreth 50 raste identifikohen çdo vit në Shtetet e Bashkuara me këtë lloj kanceri dhe një mjek i Memorial Sloan Kettering e kishte zbuluar atë. Dr. Myers thotë se metodat e reja të zbulimit të diagnozës përmes ADN-së kanë bërë të mundur diagnostikimin e Gabrielit. “Ky kancer nuk është gjendur pothuajse kurrë në tru, dhe kur sheh një fëmijë me një tumor në tru, mendja të shkon në 100 diagnoza të tjera, para se të të shkojë te Descmoplastic Small Round Cell”. Beteja filloi prapë dhe këtë radhë duhej bërë kimioterapi dhe rrezatim. Ndryshimi fizik i Gabrielit, ishte i menjëhershëm. “Dhe nga ndryshimi që pati Gabrieli, i menjëhershëm fizik, çdo gjë ndryshoi. Gabrieli u dobësua jashtë mase, vështirësitë e kimios ishin të shumta. Japin goditje në organet e tjera”. “Pjesa më e vështirë për mua? Kimioterapia! Më bëri të humbas flokët, thotë ai, duke hequr kapelën. Më dha simptoma të çuditshme. Kisha temperaturë. Vetëm herën e parë nuk kisha temperaturë, sepse trupi ishte ende i fortë, por pastaj në ciklet e tjera, fillova të ndihesha gjithnjë e më i dobët”. “Është shumë e rëndë për një prind të shohë fëmijën e vet, pranverën e jetës së vet (përlotet)… të këputet…është e rëndë”.

Arjela dhe Bledi kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara si imigrantë në vitin 2000. Ajo ishte 18 vjeç. Ai 22. Kaluan peripecitë e çdo emigranti. Nuk dinin anglisht. Mësuan gjuhën, u futën në shkolla, gjetën punë. “Ishte lodhje. Por ishte lodhje me perspektivë të madhe. Ne ishim të kënaqur, ishim shumë mirë. Familje si të gjithë. Fëmijët të gëzuar. Prindërit të gëzuar”, thotë ajo duke iu referuar edhe djalit të vogël Brandon, që tani është 3 vjeç. Historia e Gabrielit, Arjelës dhe Bledit, u përhap në gjithë botën kur ata u portretizuan në faqen shumë popullore të internetit Humans of New York. Krijuesi i saj, Brandon Stanton, bëri një seri ku rrëfente historitë e pacientëve pediatrikë, prindërve, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që janë në pararojën e luftës kundër kancereve të fëmijëve në qendrën Sloan Kettering. Historia e Gabrielit ishte e para që u botua dhe fotot e tij dhe të prindërve të tij, shoqëruan postimin për shpalljen e serisë. Dhe si ndihet Gabrieli, tani që miliona e njohin historinë e tij? “Më pëlqen sepse më pëlqen të jem i famshëm dhe se kështu ndihmoj edhe fëmijë të tjerë me kancer”. “Më vjen mirë që mori vëmendje, sepse gjithmonë kisha dëshirë sado edhe pak për të ndihmuar familje të tjera, thotë Arjela, pa i përmbajtur dot lotët. Kështu që m’u bë qejfi, por s’diskutohet, nga ana tjetër, çdo njeri e kërkon atë jetën private. Kisha edhe merakun nga ana tjetër, që ne po ekspozohemi kaq shumë, por të dyja i peshova dhe thashë kjo ka më shumë peshë ta nxjerrësh”. Dr. Meyers thotë se është shumë e rëndësishme që seria e drejtoi vëmendjen te çështja e kancerit mes fëmijëve. “E vuri në qendër të vëmendjes këtë çështje kaq të rëndësishme dhe njerëzit u befasuan por edhe e pritën mirë dhe menjëherë shprehën gatishmërinë të ndihmojnë”. Kjo ndihmë u përkthye në afro 3.8 milionë dollarë që u grumbulluan, një shifër e jashtëzakonshme, që doktor Meyers thotë se do të shërbejë për kërkime kritike.

Arjela dhe Bledi thonë se edhe prirja që ekziston mes shqiptarëve për të mos folur për këto tema të vështira dhe madje as mos t’ia thonë emrin kancerit, ishte një nga arsyet që ata vendosën të flasin aq publikisht. “Nga ana tjetër, dëshirova që ta shfaq ngjarjen e Gabrielit, sepse ne si kulturë, si edukatë e kemi që nuk shfaqemi të dobët. Por unë nuk e shfaqa që të tregoja dobësi në këtë rast, e shfaqa që të tregoj solidaritet, sepse ne pamë në familje të tjera qoftë amerikane, qoftë diku tjetër, mbështetja te baza e vet, shumë e rëndësishme. Dhe ne u gjetëm për fat të keq pak të izoluar, pak vetëm në këtë aspekt sepse kultura jonë e ka që t’i mbajmë pak të fshehura këto gjëra”. “Një fjalë e ëmbël në një moment të vështirë për një person që ka luftë me jetën, të ndihmon jashtë mase. Merr telefonin, pyet si je, si është djali. Mjafton. Në atë moment ne jemi vetëm”. Arjela thotë se është një betejë e jashtëzakonshme shpirtërore, fizike, emocionale dhe në disa momente u ndje e sfiduar. Por ajo pati edhe mbështetjen e prindërve dhe përpjekjet për të shpresuar dhe besimi e ndihmuan. “Kur arrin t’i japësh vetes sado pak kurajë çdo ditë dhe me anë të asaj shpresës te një forcë më e madhe se ç’jemi ne. Ajo shpresa jonë e madhe, ato lutjet që kemi bërë çdo ditë e çdo natë, na dhanë forca. Dhe është e çuditshme sepse çdo ditë, kur ajo kuraja rritet, kur ajo forca rritet, frika bëhet më e vogël”.

Ndërsa ajo shpreson që duke folur për historinë e familjes së tyre, të ndihmojnë sadopak prindërit që janë në të njëjtin pozicion, Pasi qanë dhe u trishtuan, Arjela dhe Bledi mësuan edhe diçka tjetër: të jetonin çdo ditë. “E vetmja luftë është gëzimi, gëzimi, dashuria që t’i japësh fëmijës, familjes. Loti nuk na ndihmonte dot më”. Dhe ky gëzim mund të mos jetë më aq i përkohshëm. Gabrieli e ka mbaruar kurën dhe ndihet më mirë. “Ne shpresojmë dhe lutemi që ai të jetë mirë përgjithmonë, të rritet dhe që sëmundja të jetë thjesht një detaj i vogël në jetën e tij”, thotë doktori Meyers.

Një ditë pas intervistës, mjekët i thanë Arjelës dhe Bledit, që Gabrieli nuk ka më kancer. Dhe ku i dihet, së shpejti mund edhe të shkojë në Shqipëri të shohë gjyshen tjetër. “Nëna të kam xhan. Edhe unë dua që të vij në Shqipëri, që të shikoj të gjithë kushërinjtë e mi dhe ty”.


Foto: Ndihej e turpëruar në shkollë, ja çfarë bën ajo

$
0
0

Rebecca Hendry, 25- vjeçarja nga Harwich i Anglisë,  peshonte 100 kilogramë, duke marrë rreth 6 mijë kalori në ditë.

Por, pas vetëm 6 muajsh ajo ka hequr më shumë se 26 kilogramë duke mbajtur  dietë të fortë dhe  duke bërë ushtrimev intensive.

Por, përse Rebeka mori vendimin për tu dobësuar me çdo kusht?

Përpara humbjes së peshës, Rebeka nuk ngurronte të dilte nga shtëpia e saj,  sepse ndihej e shëndoshë dhe e shëmtuar.

Ajo ka thënë: “Para 6 muajsh që isha shumë e shëndoshë, shkoja në shkollën e vajzave të mia dhe aty përjetoja një makth të vërtetë. Fëmijët që ndodheshin përreth qeshnin dhe u tregonin mizorë me mua dhe vajzat e mia, duke u thënë se përse nëna e tyre ishte aq e shëndoshë”.

Megjithatë, ajo tashmë po shijon linjat e trupit të saj, duke e shprehur entuziazmin  me “selfie” në rrjetet sociale./TvKlan.al

Zakone të këqija në banjo. Ja gabimet që s’duhen bërë!

$
0
0

13472134_10206332268814712_921352132_nBanjo është padyshim një nga vendet më të pastra në shtëpi, pasi pastrohet vazhdimisht dhe me kujdes, por sa keq që shpesh bëjmë disa gjëra që mund të vënë në rrezik shëndetin tonë. Më poshtë po sjellim në vëmendje disa zakone që shpesh bëhen në banjo, por që janë të gabuara.

Përdorni të njëjtën furçë dhëmbësh edhe pasi keni qenë sëmurë?

Shpesh jemi të ftohur apo me grip dhe pavarësisht kësaj përdorim të njëjtën furçë edhe kur shërohemi. Kjo është absolutisht e dëmshme për shëndetin pasi mikrobet që gjenden në pështymë dhe mukusin e gojës mbeten aty, duke rritur kështu rrezikun e infeskioneve.

Mbani të gjitha furçat e dhëmbëve në një gotë?

Një gjë e tillë nuk duhet bërë as kur jetoni me familjen dhe as me shokë apo shoqe. Secila furçë duhet të ketë vendin e saj, pasi nëse ata prekin njëra-tjetrën atehërë mund të infektoheni.

Vini sapunin në një sipërfaqe të sheshtë dhe pa vrima?

Të vësh sapunin në një vend të tillë inkurajoni rritjen e mykut, pasi sapuni i lagësht është një vend ideal për shumimin e baktereve.

Harroni të pastroni perden e dushit?

Lagështira e krijuar në perden e dushit shkakton myk, i cili mund të sjellë astmë dhe alergji.

Nuk dezinfektoni vaskën?

Të bësh dush është një nga kënaqësitë e jetës, por nëse harroni vaskën tuaj pa dizinfekuar atëherë infeksioni që mund të prekë pjesët intime, të çarat apo plagët mund t’iu hap shumë probleme.

Lini briskun e rrojës në dush?

Këtë nuk duhet ta bëni pasi përdorimi i tij disa herë ju ekspozon ndaj baktereve dhe ndryshkut.

Përdorni një sfungjer më shumë se 3 muaj?

Sfungjeri i përdorur në banjë tërheq më së shumti bakteret. Nëse e përdorni, gjithmonë pas larjes duhet ta vini që të thahet në të kundërt do të mbushet plot me baktere.

Video/ E pabesueshme! Shikoni si përhapet kanceri në trup

$
0
0

kanceri (1)Këtë filmim me siguri nuk e keni parë kurrë deri tani. Shikoni, të zmadhuar, se si kanceri përhapet nëpër organizëm.

Kanceri është një ndër sëmundjet më të rënda dhe më të fshehta të ditëve të sotme. Mjekësia, sado që ka avancuar dhe ka luftuar kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme, nuk ka zgjidhje të vërtetë.

Njëri nga shkaqet është pikërisht ai që, madje edhe kur e eliminojnë nga pozicioni primar, ai shfaqet diku tjetër në trup.

Shkencëtarët tashmë prej një kohe të gjatë po përpiqen të mësojnë se si përhapet kanceri nëpër trup, përkatësisht si ndodh metastaza.

Terapia e re kundër kancerit vret 3 persona

$
0
0

kancer-800x445

Një terapia e re që po testohej në laborator, ku qelizat e bardha të gjakut riprogramohen për të sulmuar qelizat kancerogjene, çoi në vdekjen e tre pacientëve. Për pasojë, autoritetet amerikane kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të testimeve.

Kjo terapi, e quajtur JCAR015, përdor qeliza imune të programuara gjenetikisht, të njohura si CAR –T për të trajtuar acute lymphoblastic leukemia (ALL) tek të rritur, një kancer i sistemit imuntar.

Në një studim të realizuar në fillim të këtij viti, 94 përqind e pacientëve teminalë, që u trajtuan me këtë teknikë, patën rezultate pozitive.

Bëhet fjalë për një teknikë të re tepër premtuese në luftën kundër kancerit, por tashmë humbja e tre jetëve bën që ajo të ndalojë dhe të mos testohet më tej.

Pacientët ishin të tre nën 25 – vjeç dhe vdiqën gjatë fazës së dytë të trajtimit, në momentin kur qelizat e programuara po godisnin ato të bardha.

Shkaku, siç shkruan portali “Gizmodo”, ishte akumulimi i lëngjeve të tepërta në trurin e pacientëve. Në të gjitha rastet, vdekja erdhi pasi pacientët kishin përdorur ilaçin e kemioterapisë fludarabine, ndërkohë që i nënshtroheshin trajtimit./tvklan.al

Këshillat e dietologes: Ja 10 ushqimet më të mira të kësaj vere

$
0
0

frutaStina e “zbulimit” te trupit ka mberritur dhe dieta behet prioritet per shume nga ne. Ne prag te veres kerkesa per te mbajtur diete per tu dobesuar dy dhe tre -fishohet. Dietat e dobesimit te shpejte kane rezultuar jo te dobishme dhe per kete eshte mire te ndjekim nje regjim ushqimi te zgjuar dhe natyrisht te mos mbetemi te uritur.

Stina e veres ofron nje larmi te vecante te frutave dhe zarzavateve. Jo me kot ndodh keshtu, eshte pikerisht cfare i nevojitet njeriut ne kete stine. Keto bime jane te pasura ne uje per te cilin trupi ka nevoje me shume se kurre ne vere dhe gjithashtu ato na pajisin me disa mburoja mikroskopike qe trupit tone do ti nevojiten per te perballuar kushtet e veshtira te nje klime te nxehte dhe me lageshtire.

Pervec kesaj produktet e stines na pajisin me ato nutriente te cilet na duhen per tu pergatitur per stinet e ardhshme me te varfra ne zgjedhje. Kur them hani zgjuar kete pikerisht dua te them, ndiqni natyren se ajo vete ju udheheq!

10 Ushqimet me te mira per te konsumuar kete vere:

  1. Salca e domate dhe domatja e fresket:

Ky frut eshte nje dhurate e cmuar! Karotenoidet qe ai permban (ne vecanti I ashtuquajturi lycopene) kane nje force antioksiduese qe na mbron maksimalisht qelizat nga radikalet e lira te cilat mund te nisin processe kancerogjene (sidomos meshkujt I mbron nga kanceri I prostatit!). Ne vere lekura jone ekspozohet shume ne rrezet e diellit te cilat njihen tashme qe mund te shkaktojne kancer te lekures. Duke u ushqyer me domate te gatuara me vaj ulliri rrisim mbrojtjen ndaj rrezeve ultraviolet.

Sygjerime:

  • Domatja duhet te gatuhet pak dhe te shoqerohet me pak yndyre ne menyre qe te perfitohet maksimumi prej saj!
  • Pica me salce domateje, mocarela & ullinj
  • Brusketa me domate, hudhra, vaj ulliri & majdanoz ose borzilok
  • Spageti me fruta deti dhe salce domatesh • Fergese me domate, speca dhe gjize
  1. Kosi & Gjiza:

Ne stinen e veres duhet te shfrytezojme rrezet e diellit sa te mundemi (sigurisht pa u djegur!). Arsyeja eshte se ato na japin mundesine te prodhojme vitaminen D, nje nga vitaminat me te cmuara ne para ndalimin e disa semundjeve por kryesisht ne mirembajtjen e kocakve tona. Duke pasur calcium ne dieten tone do arrijme te shfrytezojme maksimumin e tij ne saje te vitamines D. Kosi dhe gjiza jane produkte bulmeti te vyera. Pervec kalciumit, kosi na ofron mikroorganizma te dobishem per te mirembajtur floren tone bakteriale e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve ushqimore te ndryshme etj. Gjiza eshte e pasur ne proteina dhe ne calcium dhe e kursyer ne kripe dhe ne yndyre. Per kete arsye ajo eshte nje nga ushqimet me te preferuara te veres.

Sygjerime:

  • Kos me fruta te ndryshme. Provoni kos pa yndyre me frutat tuaja te preferuara ne blender dhe shijojini me akull si nje pije freskuese. Do merrni noten 10!
  • Speca te mbushur me gjize, te pjekur ne furre (jo te skuqur!)
  • Gjize me fruta pylli dhe mjalte ose recel. Mund ta vendosni mbi biskota pa sheqer (provojeni nje here pastaj flasim!)
  • Sallate me jeshile, gjize, stafidhe dhe arra
  1. Bostani, pjepri:

Simboli I veres eshte bostani. 92% e tij eshte uje, pikerisht cka nevoje trupi yne me shume ne kete stine. 100gr bostan kane vetem 30 kalori! Dmth 1 kg bostan ka 300 kalori, aq sa ka 1 kanace koka kola! Pervec ujit bostani ka vitamine C dhe antioksidante te dobishem. Pjepri gjithashtu ka permbajtje te larte uji, ka vetem 34 kalori ne 100gr dhe 60% te nevojave ditore ne vitamine C.

  1. Avokado:

Ky frut, I pazakonte per ne shqiptaret, eshte nje superushqim. Ne 100gr ka 160 kalori (jo pak!), por keto kalori vijne me nje pakete ushqimore te mrekullueshme. Permban acide lyrore omega, te nevojshem per sistemin tone imunitar. Permban vitamina B5, B6, magnez, kalium -nje pakete kjo antistres! Eshte I pasur ne vitamine E dhe C duke na dhene mundesi rigjeneruese per lekuren tone. Permban vitamine K e cila eshte e nevojshme per mpiksjen e gjakut.

Sygjerime:

  • Avokado e prere ne kubike te vegjel me kos dhe gorgonxola behet nje salce shume e shijshme per sallatat me zarzavate jeshile te freskta.
  • Avokado mund te hidhet ne te gjitha sallatat e freskta. Ajo ka nje shije neutrale dhe I jep sallates diversitet.
  • Perdoreni ne vend te gjalpit mbi buken e femijeve ose per mbushjen e nje sanduici me gjize ose djathe dhie.
  1. Specat e kuq:

Specat e kuq kane vitamine C me shume se cdo ushqim tjeter. Vitamina C eshte teper e nevojshme ne vere pasi ndihmon rigjenerimin e lekures. Ajo eshte e domosdoshme per formimin e kolagjenit I cili gjate veres, nen rrezet e diellit, eshte me I ekspozuar te humbasi strukturen e tij dhe te veshtiresoje elasticitetin e lekures duke nxjerre ne pah edhe deformime si celuliti.

Sygjerime:

  • Speca te kuq ne tenxhere me pak uje, pak uthull, pak vaj ulliri dhe hudhra
  • Fije specash te kuq neper sallata te freskta shtojne vleren ushqyese te saj dhe I japin larmi ngjyrash.
  • Sallate me fasule dhe spe cate kuq ndihmon absorbimin e hekurit qe permbajne fasulet, nga organizmi yne.
  1. Misrat e fresket te zier

Ne stinen e veres jane me bollek dhe eshte mire ta shfrytezoni sa here qe ju jepet rasti. Eshte I pasur ne vitaminat e kompleksit B dhe ne acid folik. Gjithashtu ka nje vlere te vecante ne dobishmerine e tij per aparatin tone tretes. Fibrat bimore qe permban perbejne nje ushqim shume te mirepritur nga mikroorganizmat qe jetojne ne zorren tone dhe na mbrojne nga microbe patogjene.

Sygjerime:

  • Misri I zier mund te konsumohet ashtu sic eshte ose ne sallata te ndryshme.
  • Pureja e misrit me qumesht pa yndyre dhe pak mjalte eshte nje krem qe mund te pelqehet shume nga femijet. Kujdes: mos e teproni me misrat e pjekur sepse djegia e lekures se tyre gjate pjekjes, pervec se nuk eshte e shendetshme, mund te rendoje ne stomak!
  1. Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershite, fiqte:

Keto fruta qendrojne ne majen e listes se ushqimeve me vlera antioksiduese. Pervec kesaj, te rrushi I kuq dhe te manaferrat eshte zbuluar nje substance e cila quhet resveratrol dhe ka efekte te pazavendesueshme ne organizem. Resveratroli mendohet se luan rol te rendesishem ne zgjatjen e jetes! Kurse qershite jane nje ushqim shume I mire per te luftuar artritin dhe simptomat e tij dhe gjithashtu ndihmon diabetiket te stabilizojne nivelin e sheqerit ne gjak! Po, po, mire e lexuat, qershite jane te dobishme per personat qe vuajne nga diabeti, por natyrisht me mase. 1 kupe qershi ne dite e ndare ne dy vakte do te ishte mjaftueshem. Fiqte gjithashtu jane ne preferencat tona verore pasi jo vetem ndihmon mireqenien e zorres se treshe por gjithashtu perberes te tij ulin kolesterolin ne gjak. Manat e bardha kane efekt pozitiv ne prodhimin e gjakut dhe na ndihmojme te mos ndjehemi te plogesht. Gjithashtu manta me nje gote uje ne mengjes ndihmojne shume procesin e jashtqitjes.

Sygjerime:

  • Shijojini keto fruta te freskta sa me shume ne stinen e veres sepse ne dimer nuk do ti gjeni me. Studimet tregojne se frutat jane shume me te pasura ne elemente ushqyes dhe antioksidues kur jane te sapo vjela!
  • Mund ti grini dhe ti vendosni ne kupa te ndryshme dhe me pas ti fusni ne ngrirje, per t’i shijuar ne vend te nje akulloreje. Do te kursenit qindra kalori gjate veres nga ky zevendesim.
  • Beni recel me frutat e mesiperme dhe perdoreni gjate dimrit kur te keni deshire per embelsire.
  1. Peshk & prodhimet e detit:

Peshku eshte forma me e lehte e proteinave dhe me e pasur me nutriente shume te vlefshem per shendetin tone. Nderkohe qe ushqimet proteinike rrisin nxehtesine qe prodhon trupi yne, do ishte mire te preferonim ushqime te cilat nuk na ngarkojne me tej tretjen dhe nuk na rendojne gjate diteve te nxehta te veres. Te tille jane prodhimet e detit dhe peshqit e vegjel, te fresket. Acidet lyrore qe vetem peshku na I ofron, trupi yne eshte ne gjendje ti depozitoje dhe ti pervetesoje ne qelizat e vete trurit tone duke na bere me te mbrojtur ndaj depresjonit si dhe humbjes se memorjes.

Sygjerime:

  • Preferoni sa me shume peshkun tave me domate dhe qepe. Eshte nje pjate e shkelqyer!
  • Preferoni peshq te vegjel ne peshe (200gr e poshte)
  1. Borziloku:

Nje erze me arome te mrekullueshme dhe me perdorim shume te gjere. Borziloku ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Ai permban hekur dhe calcium te gjithe perberesit qe nevojitet trupi per tu relaksuar. Se bashku me majdanozin, rozmarinen dhe sherebelin renditen ne erzat me te dobishme, mos I kurseni!

  1. Uji:

Ky produkt (jo ushqimor) eshte jetik per ne. Duke menduar se me shume se gjysma e trupit tone eshte uje vetekuptohet rendesia e tij per funksjonin biologjik te njeriut. Eshte nga asortimentet me te neglizhuara nderkohe qe duhet te ndodhte e kunderta. Ne nje klime te nxehte e vetmja gje qe na mbron nga dehidratimi (tharja), eshte pikerisht uji. Njeriu nevojitet perafersisht 30ml per cdo kg te trupit te tij. Nevojat ne uje rriten kur kryejme aktivitet fizik, kur jemi shtatzane, kur jetojme ne klime te nxehte dhe kur pime alkol!

Sygjerime:

  • Perdorni ujin si pijen tuaj kryesore freskuese! Zevendesoni pijet e gatshme me uje, qofte ky me gaz. Mund te shtrydhni pak limon per variacion. • Pini caj me bustine te ftohur me akuj dhe te kombinuar me pak limon
  • Evitojeni ujin shume te ftohte sepse rendon aparatin tretes dhe kontrakton enet e gjakut.

Shembull i një menuje verore për dobësim:

Mëngjes

1 miser te zier me pak vaj ulliri dhe majdanoz, 2 luge gjize, 1 fete bostan

Paradite

Nje pije freskuese duke bluar ne nje mikser: 1 kupe kos pa yndyre + ½ kupe manaferra + ½ kupe rrush me fara + akull te grire

Dreka

Sallate me 2-3 lloje jeshilesh (rukola, sallate jeshile, finok), gjize, arra, limon & vaj ulliri ulliri

150 – 200gr peshk te fresket deti me 1-2 kupa pure patatesh te embla, pak salce domatesh

Pasdite

2 brusketa me domate, hudhra, vaj ulliri & majdanoz ose 1 byrek I vogel me domate

1 kokerr fik

1 caj jeshil me bustine, me akuj dhe limon te shtrydhur

Darkë:

1 sallate me perime zgare: patellxhane, speca te kuq, kunguj, qepe + 2 luge gjize

1 tave me fruta deti dhe salce domatesh te fresketa, te pjekura ne furre

1 kupe kos me copa avocado dhe kastraveca

2 feta buke te zeze ose 1-2 pite te pjekura

*Fara luledielli ose kungulli (si per te kaluar kohen, sipas preferences)

Te konsumohen 1,5 – 2L uje ne dite.

Kjo diete permban 1600kalori prej te cilave vetem 30% vijne nga yndyrna. Ajo permban 150% te nevojave ditore per proteina, 100% per fibra bimore, 300% per vitamine C, 100% per calcium./blerinadiet.al/

Foto/Administrata e Qytetit Studenti dhuron gjak për fëmijët talasemikë

$
0
0

Sot në rezidencën studentore nr.1 me drejtorershë Anila Shehun, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq shqiptar dhe qendrën kombëtare të transfuzionit të gjakut, u ktrye procesii i dhurimit të gjakut për femijët talasemikë.

Në procesin e dhurimit të gjakut merrte pjesë administrata e Qytetit Studenti.

Dhuruesit pbas procesit të dhurimit të gjakut do të përfitojne analiza falas nga kryqi i kuq shqiptar dhe shpresohet qe ky proces të kthehet në tradite në administratën e qytetit studenti, pasi dhurimi i gjakut shpëton jetë.

Fotoja që mund t’ju shpëtojë jetën…

$
0
0

fotoja-kancerit-933x445Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se një gungë apo një ndryshim i masës dhe formës së gjoksit, janë simptomat që tregojnë kancerin e gjirit. Por kjo foto e postuar nga një vajzë e diagnostikuar me kancer tregon se këto nuk janë shenjat e vetme.

Claire Warner postoi këtë imazh të gjoksit të saj në rrjete sociale. Në foto dallohet një shenjë poshtë gjoksit, si e djegur, që është vendi ku mjekët i bënë biopsinë. Kjo ndodhet pranë një shenje tjetër, gati të padukshme, që tregon kancerin: bëhet fjalë për një gropëz.

Warner e publikoi këtë foto në Facebook sëbashku me një mesazh inkurajues për femrat, që të kontrollojnë anormalitetet në gjoksin e tyre, jo vetëm kur dalloj një gungë, por edhe në rastin kur u shfaqet një shenjë e ngjashme. Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 25 mijë herë./Tv Klan/

fotoja-kancerit-933x445


Hipertensioni, ilaçet që duhet të pihen në verë

$
0
0

Eristen KukaEristen Kuka, mjek kardiolog në Qendrën Shëndetësore Nr. 9 në Tiranë, në një intervistë për “Mapo” jep këshillat shëndetësore dhe kujdesin që duhet të tregojnë të sëmurët me probleme kardiovaskulare gjatë ditëve të nxehta, si dhe ndryshimi i terapisë, dozat e medikamenteve që reduktohen në këtë periudhë

Veçanërisht të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare në këto ditë të nxehta vere duhet të tregojnë më shumë kujdes për shëndetin e tyre. Temperaturat e larta, qëndrimi për një kohë të gjatë në diell “trazon” disi sëmundjen, me luhatje të shpeshta tensioni dhe lodhje e pashpjegueshme. Nëse gjendja përsëritet dhe në shumë raste edhe neglizhohet, pasojat mund të jenë deri fatale. Ndaj dhe veçanërisht për personat që mjekohen për hipertension arterial dhe kanë ulje të shifrave të presionit arterial nën 100/60 mmHg duhet të këshilloheni me mjekun për reduktimin e dozave të medikamenteve antihipertensive, por jo t’i ndërpresin vetë pasi mund të ndodhë rritja e menjëhershme e presionit të gjakut. Eristen Kuka, mjek kardiolog në Qendrën Shëndetësore Nr.9 në Tiranë në një intervistë për “Mapo”, sqaron se: “Ndryshimi i terapisë këshillohet në ato raste që shfaqin shenjat klinike të përmendura më lart. Dozat e medikamenteve që reduktohen janë kryesisht diuretikët, të cilët eliminojnë ujin dhe kripën nëpërmjet urinës. Dozat e diuretikëve ulen derisa pacienti të ndihet mirë dhe presioni arterial të jetë në shifra normale. Gjithashtu diuretikët gjatë kësaj periudhe shoqërohen edhe me preparate me përmbajtje kaliumi dhe magneziumi.” Ndaj dhe mjeku kardiolog apelon që pacientët të kryejnë një vizitë mjekësore pranë mjekut të zemrës, pasi në rast se pacienti nuk konsultohet me mjekun, gjendja shëndetësore e tij do të përkeqësohet dhe do e detyrojë të paraqitet shpesh në urgjencën spitalore si edhe mund të rrezikojë edhe jetën e tij.

Gjatë stinës së verës a janë më të rrezikuar personat me sëmundje kardiovaskulare dhe pse?

Trupi i njeriut kërkon një temperaturë konstante në shifrat 36,6°C, që të funksionojë normalisht. Mekanizma të ndryshëm të rregullimit të temperaturës trupore aktivizohen në varësi të ndryshimit të temperaturës së ambientit përreth duke ruajtur konstante temperaturën trupore. Gjatë temperaturave të larta në  stinën e verës zgjerimi i enëve të gjakut shpejton qarkullimin e gjakut dhe së bashku me djersitjen mbajnë konstante temperaturën trupore. Në këto kushte kemi rënie të presionit të gjakut dhe rritje të rrahjeve të zemrës. Këto ndryshime ndikojnë negativisht te sëmundjet kardiovaskulare. Tek pacientët me sëmundje të arterieve koronare, humbja e lëngjeve shkakton rritjen e viskozitetit të gjakut  dhe formimin e trombeve në enët e ngushtuara, gjë e cila shkakton atak kardiak. Pacientët që mjekohen për hipertension mund të pësojnë ulje të shifrave të presionit arterial. Te pacientët me insuficiencë kardiake humbja e lëngjeve dhe e kripës nëpërmjet djersës dhe medikamenteve diuretike që ata marrin, shkakton dobësi të theksuar trupore, krampe muskulare dhe episode me humbje të vetëdijes.

Cilat janë shenjat e para, si mund të kuptohet përkeqësimi i gjendjes shëndetësore?

Në temperatura të larta përkeqësimi i gjendjes shëndetësore vjen nga djersitja e shtuar, dehidratimi dhe humbja e kripës. Shenjat e para të përkeqësimit janë: lodhja, dhimbja e kokës, vertigo (marramendja), ndjenja e të vjellës, krampe të muskujve të krahëve, barkut dhe këmbëve. Këto shenja shfaqen më shpesh tek ata pacientë që kryejnë sforcime fizike në temperatura të larta. Qëndrimi i mëtejshëm në temperatura të larta mund të çojë në një situatë që quhet  “goditje nga të nxehtit”. Shenjat e kësaj situate janë: temperaturë trupore më e lartë se 39°C, sjellje jo normale, konfuzion ekstrem, të vjella, lëkura e nxehtë e thatë dhe e kuqe, frymëmarrje e shpejtuar, pulsi i dobët dhe i shpejtë, humbje e vetëdijes. Në këto kushte është e nevojshme transporti i menjëhershëm në spital.

Si duhet të veprojnë konkretisht personat që mjekohen për hipertension arterial?

Pacientët që mjekohen për hipertension arterial në qoftë se kanë ulje të shifrave të presionit arterial nën 100/60 mmHg duhet të këshillohen me mjekun për reduktimin e dozave të medikamenteve antihipertensive, por jo t’i ndërpresin vetë ato pasi mund të ndodhë rritja e menjëhershme e presionit të gjakut.

Doktor, në cilën fazë këshilloni ju ndryshimin e terapisë, a reduktohen dozat e medikamenteve gjatë kësaj periudhe?

Ndryshimi i terapisë këshillohet në ato raste që shfaqin shenjat klinike të përmendura më lart. Dozat e medikamenteve që reduktohen janë kryesisht diuretikët, të cilët eliminojnë ujin dhe kripën nëpërmjet urinës. Dozat e diuretikëve ulen derisa pacienti të ndihet mirë dhe presioni arterial të jetë në shifra normale. Gjithashtu diuretikët gjatë kësaj periudhe shoqërohen edhe me preparate me përmbajtje kaliumi dhe magneziumi.

Në rast moskonsultimi me një doktor kardiolog por vazhdimin e terapisë, çfarë shkakton?

Në rast se pacienti nuk konsultohet me mjekun gjendja shëndetësore e tij do të përkeqësohet dhe do e detyrojë të paraqitet shpesh në urgjencën spitalore si edhe mund të rrezikojë edhe jetën e tij.

 

Këshilla:  

  • Rekomandohet pirja e ujit dhe e lëngjeve pa sheqer në sasi mbi 2 l në ditë;
  • Nuk duhet të përdoren pije të gazuara, me kafeinë, pijet alkoolike, pasi shkaktojnë humbje të lëngjeve duke shtuar djersën. Nuk duhet shtuar sasia e kripës sidomos te pacientët me insuficiencë kardiake dhe hipertension arterial, sasia ditore e saj 5-6 g;
  • Rekomandohet përdorimi kryesisht i zarzavateve dhe frutave;
  • Nuk rekomandohet dalja nga shtëpia nga ora 11-15 pasi është periudha me temperaturën më të lartë;
  • Nuk lejohen sforcimet fizike në ambiente me temperatura të larta;
  • Rekomandohet qëndrimi në ambiente të freskëta ose me ajër të kondicionuar;
  • Rekomandohet përdorimi i veshjeve të lehta me përbërje pambuku, përdorimi i kapelës ose çadrës, përdorimi i syzeve të diellit, përdorimi i kremrave me faktor mbrojtës;
  • Pacientët me sëmundje kardiovaskulare duhet të dalin jashtë të shoqëruar nga një person tjetër, të ecin në vende me hije dhe gjithmonë të marrin shishen e ujit me vete.

 

Ushqyerja

  • Të mundoheni të konsumoni një dietë ushqimore të pasur dhe të ekuilibruar;
  • Të mënjanojmë konsumimin e pjatave të ftohta, të parapërgatitura kohë më parë apo të ringrohura;
  • Hani mëngjes të plotë që të përmbajë përveç të tjerave edhe qumësht ose kos;
  • Të ruani një peshë trupore të pranueshme, duke kryer një aktivitet dhe duke mos abuzuar me ushqimet e yndyrshme apo ëmbëlsirat;
  • Ulni yndyrat shtazore duke zgjedhur rregullisht peshk dhe mish të bardhë për konsum, pulë, gjel, lepur, por mos e teproni me konsumimin e djathërave; sidomos të stazhionuar.
  • Konsumoni shpesh fruta dhe perime të freskëta.
  • Mënjanoni ushqimet shtazore të gjalla ose gjysmë të pjekura apo salcat me bazë veze të freskët të papërpunuar, pasi kanë një rrezik të lartë ndotjeje.

Mos i humbisni: Disa studime interesante mbi shëndetin

$
0
0

kimioterapiKimioterapia, “rregullat” që forcojnë imunitetin

Një dietë e “varfër” në kalori ndihmon për të luftuar tumoret. Një studim i zhvilluar te kaviet e sëmura tregon se ushqyerja disa ditë me këtë regjim ushqimor aktivizojnë mbrojtjen e sistemit imunitar, duke i bërë ata më të fortë kundër kancerit. Në të njëjtën kohë dieta rrit ndjeshmërinë e qelizave të kancerit. Është ky një zbulim i studiuesit Valter Longo të Universitetit të Kalifornisë Meridionale, i cili prej vitesh merr në studim ndikimin e ushqyerjes te sëmundjet tumorale. Studimi më i fundit i kërkuesit Valter Longo është publikuar në revistën “Cancer Cell”. Studiuesi shprehet për “Ansa” se ishte një studim klinik i zhvilluar mbi 18 pacientë të cilët ndodheshin në kimioterapi, dhe vlerësoi rolin e ushqyerjes gjatë kësaj periudhe te këta pacientë. Megjithatë ai nënvizon se deri tani bëhet fjalë për rezultate paraprake, dhe se të gjitha duhen konfirmuar me studime klinike.

 

OKB jep alarmin, shtohen rastet e të prekurve me HIV

Prej të paktën pesë viteve, rënia e infeksioneve të reja me HIV në mesin e të rriturve është i bllokuar në disa rajone, sikurse në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Mirëpo infeksionet e reja janë në rritje, thuhet në raportin e fundit të përgatitur nga Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS. Sipas të cilit rreth çdo vit 1.9 milionë të rritur janë të infektuar me HIV në vetëm pesë vitet e fundit. Europa Lindore dhe Azia Qendrore kanë një rritje vjetore prej 57% të infeksioneve të reja me HIV gjatë periudhës midis 2010 dhe 2015. Në Karaibe, pas vitesh rënie të vazhdueshme, raporti evidenton rritja ishte 9 % . Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut infeksionet e reja vjetore shënuan një rritje me 4%, ndërsa rajone të tjera të botës kanë pasur rënie të konsiderueshme. Raporti vë në dukje se “popullata kyçe” – mes të cilëve përfshihen edhe homoseksualët, punëtorët e seksit dhe klientëve të tyre, transgjinorët, njerëzit të cilët injektojnë drogë dhe të burgosurit, përbëjnë 35% të infeksione të reja me HIV, në rang globi ( të paktën për vitin 2014) . Për USAID është  “e domosdoshme” që popullata “kryesore” të kenë qasje në gamën e plotë të mundësive të parandalimit.

 

Kujdes me osteoporozën në verë

Nëse vuani nga osteoporoza, sëmundja e kockave, mos neglizhoni kujdesin ndaj saj edhe gjatë verës.  Kështu mjekët thonë se vitamina D është gjithashtu thelbësore për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, krahëve dhe fytyrës, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementet. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut, veza, mëlçitë, drithërat etj.  Ndjekja e një stili të shëndetshëm jete është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme. Mënjanimi i duhanpirjes, pirja e moderuar e alkoolit, si dhe mbajtja brenda kufijve të normës i peshës trupore janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi dhe nuk duhet të merret në sasi të tepërt. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to. Vetëdijësimi për faktorët e rrezikut-çdo person duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave, dhe të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik.

 

Nga kanabis mund të vijë kura për Alzhaimer

Kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes Alzhaimer: përbërësit e kësaj bime luftojnë dhe ndihmojnë në eliminimin e proteinave toksike beta amiloide, e cila shkakton këtë formë demenze. Kjo konfirmohet nga  studiuesit e “Salk Institute” në Kaliforni. Është vënë në dukje se një përbërës që gjendet në këtë bimë, mund të eliminojë  këtë proteinë, e cila akumulohet në qelizat nervore. “Inflamacioni i trurit është një prej dëmtimeve kryesore të lidhura me këtë sëmundje, – thotë studiuesi Antonio Currais – por deri tani ishte menduar gjithmonë se ky reagim ishte për shkak të qelizave të ngjashme dhe qelizave të imunitetit, të pranishme në tru dhe jo vetë qelizat nervore”. Në studim është parë se nivelet e larta të beta amiloid janë të lidhura me inflamacionin e qelizave dhe në një shkallë të lartë të vdekjes së neuroneve. Përdorimi i THC tek qelizat, ka ulur nivelin e proteinave toksike dhe eliminuar përgjigje inflamatore të qelizave nervore të shkaktuara nga proteina, duke bërë të mundur mbijetesën e neuroneve.

 

Frutat dhe perimet, porcionet  që ulin sëmundjet

Konsumimi i frutave dhe perimeve bën mirë për organizmin e njeriut, ulin rrezikun ndaj kancerit dhe infarktit. Madje sipas një studimi të fundit konsumimi i tyre na bën të lumtur. Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur kërkuesit e universitetit anglez të Warwick. Studimi është publikuar në gazetën amerikane të shëndetit publik dhe është i pari i këtij niveli që ka marrë në analizë mirëqenien psikologjike që përftohet nga konsumi i frutave dhe perimeve. Sipas këtij studimi, për të arritur lumturinë janë të mjaftueshme konsumi i tetë porcioneve në ditë. Autorët kanë zbuluar se efekti që arrihet është i krahasueshëm me atë që provohet kur kalohet nga i papunë në të punësuar. Një gjë të tillë mund ta provojë dikush që për disa vite me radhë ndryshon dietën e të ushqyerit duke kaluar në mesatarisht tetë porcione në ditë fruta dhe perime. “Konsumi i frutave dhe perimeve mesa duket rrit lumturinë tonë më shpejt nga sa mund ta bëjë vetë organizimi. Duhet të mbahet në konsideratë fakti se efektet negative që nxisin kancerin mund të shfaqen në organizëm pas dhjetë vjetësh”, thotë një nga autorët, Andrew Oswald.

 

Multivitaminat në shtatzëni, të panevojshme

Multivitaminat dhe suplementet shtesë që merren gjatë shtatzënisë mund të jenë të panevojshme. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur studiuesit e Institutit të Buletinit të Medikamenteve dhe Terapive, studim i publikuar në “British Medical Journal”, sipas të cilit pohohet se vëzhgimi i të gjitha provave kanë evidentuar se multivitamina apo suplementet shtesë nuk përmirësojnë shëndetin e nënave apo të bebeve. Por ata shtojnë se gratë shtatzëna duhet të marrin patjetër acid folik dhe vitaminë D, si dhe duhet të ndjekin një dietë të ekuilibruar sipas udhëzimeve të mjekëve. Ndërkohë prodhuesit e suplementeve thonë se një pjesë e konsiderueshme e grave nuk ushqehen siç duhet. Hulumtuesit thonë se ka prova të forta për të mbështetur përdorimin e acidit folik në masën e 400 mikrogramëve në ditë, në mënyrë që të mbrojë fëmijën në zhvillim nga anomalitë nervore apo të quajtura ndryshe defekte. Kurse vitamina D sugjerohet të merret në masën 10 mikrogramë në ditë, e cila mbron kockat e nënës dhe të fëmijës gjithashtu. Supelmenti që konsiderohet i rrezikshëm gjatë shtatzënisë është vitamina A pasi mund të dëmtojë shumë fëmijën. Një tjetër pikë e cila është gjithmonë e diskutueshme është sasia e ushqimit që gratë shtatzëna duhet të konsumojmë dhe pyetja është: vërtet duhet të konsumojnë për dy? Studiuesit thonë se kjo ide është një mit. Mjafton një dietë e ekuilibruar dhe e pasur me fruta të freskëta dhe perime, dhe konsumi i të gjitha ushqimeve në sasi normale.

 

 

Ja ushqimet që ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit

$
0
0

domateNë listë bën pjesë peshku dhe salmoni, pasi janë të pasur me omega 3, veza e pasur me vitaminë B, në gjendje të riparojë dëmet e shkaktuara nga dielli deri në membranën qelizore. Po kështu karotat, kajsitë, specat ku falë pigmentit natyral i quajtur karrotenoid fuqizojnë melaninën

Nga domatet te manaferrat, vezët, peshku dhe karotat janë disa nga ushqimet e pasura me vitamina dhe antioksidantë që rrisin mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme diellore. Pa lënë mënjanë aplikimin e kremit mbrojtës dhe një sërë këshillave të tjera që lidhen me mosekspozimin në oraret e pikut, duket se edhe ushqimi luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga rrezet UVB dhe UVA, rreze të dëmshme diellore. “Sot, ekzistojnë suplemente dhe vitamina si për lëkurën ashtu edhe për trupin, të cilat nëse konsumohen rregullisht neutralizojnë dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit. Por këta elementë mund t’i marrim edhe përmes ushqimeve, sidomos nëse konsumojmë kryesisht ushqime të pasura me Omega 3, vitaminë B, shto këtu fruta dhe perime, mbi të gjitha ato me ngjyrë” -shpjegojnë dermatologët. Veçanërisht gjatë këtyre ditëve të ngrohta ku ekspozimi në diell është i pashmangshëm dhe frekuentimi i plazheve e pishinave ka nisur, rekomandohet ushqyerje e shëndetshme. Për këtë dermatologët kanë përpiluar një listë me 10 ushqimet e rekomandueshme, përmes konsumimit të të cilave reduktohet dëmi i rrezeve diellore të dëmshme. Në listën e tyre bën pjesë peshku dhe salmoni, i pasur me omega 3, veza e pasur me vitaminë B, në gjendje të riparojë dëmet e shkaktuara nga dielli deri në membranën qelizore, po kështu karotat, kajsitë, specat, ku falë pigmentit natyral i quajtur karrotenoid fuqizojnë melaninën, pigment që i jep ngjyrë trupit.

Domatet

Domatet, pjesë e pandashme e regjimit ushqimor ditor, duhet të konsumohen akoma më shumë veçanërisht gjatë verës pasi falë përmbajtjes së lartë me likopen, substancë kjo që i jep ngjyrën e kuqe por dhe që i pasuron me antioksidantë.

Çaji jeshil

Polifenolet të pranishme në çajin jeshil kryejnë funksion antioksidues. Çaji jeshil ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, inflamacionin dhe dhimbjet. Megjithatë reduktoni konsumimin e çajit ose mos e pini në orët e pasdites nëse jeni të ndjeshëm në kafeinë për të mos pasur probleme me gjumin.

Kakao

Përmbajtja e lartë e flavonoideve në kakao e bën atë një produkt shumë të mirë për konsum gjatë verës, sidomos për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme ultravioletë. Studiuesit amerikanë thonë se përqendrimi i antioksiduesve në pijet me kakao është pothuajse dy herë më i lartë sesa në verën e kuqe. Po ashtu pija e kakaos ka dy deri në tri herë më shumë përbërës me efekt antioksidues sesa në çaji i zi. Për të përfituar më shumë nga efekti i kakaos, zgjidheni atë të nxehtë, pasi mendohet se ka më shumë efekt të dobishëm se sa kakaoja e ftohtë. Antioksiduesit janë përbërës të shëndetshëm të pranishëm në fruta, perime, peshq dhe vajra. Ata luftojnë radikalet e lira dhe vrasin molekulat që janë të dëmshme për qelizat e shëndetshme të organizmit

Manaferrat

Manaferrat në përgjithësi janë të pasura me pigment violë, i njohur si anticianin, të cilat ofrojnë efekt të mirë mbrojtës në bërthamën qelizore.

Kurkuma

Kurkuma ose shafrani i Indisë, kjo erëz e veçantë e përdorur kryesisht në kuzhinën indiane, ndihmon shumë pasi favorizon eliminimin e toksinave të trupit, duke reduktuar fryrjet. Në regjimin ushqimor përgjatë verës nuk duhet të mungojë kjo erëz edhe për shkak të vetive anti-inflamatore.

Peshk

Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL.

Vezë

Vezët janë përplot me fosfor, hekur dhe zink. Këto minerale janë vitale për trupin tuaj. Njeriu ka nevojë për mjaft hekur dhe nëse nuk ke arritur të kesh aq sa duhet ju bën të ndiheni i pafuqishëm dhe i lodhur. Zinku mban sistemin e imunitetit tuaj në top formë dhe ndihmon trupin të kthejë ushqimin në energji. Fosfori është i rëndësishëm për kockat dhe dhëmb të shëndetshëm. Janë disa elemente të tjera që i gjeni në vezë e që ju duhen në sasi të vogla e ato janë jodi, i dobishëm për prodhimin e hormoneve tiroide dhe selenit – një antioksidues që ndihmon të shkurtosh rrezikun ndaj kancerit.

Karota

Ka në përbërje vitaminë A dhe K, beta-karroten. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon në shëndetin e syve. Mënyra më e mirë për t’i konsumuar: grini karotat në feta rrethore, përziejini me vaj ulliri, hidhni sipër rozmarinë të freskët.

Kajsitë

Kajsia është një frutë i pasur me minerale, rigjeneron strukturën e gjakut dhe forcon sistemin nervor, lëkurën dhe zorrët. Kajsia është frutë i mrekullueshëm i sezonit, është i pasur me vitaminë A dhe C, mbron lëkurën nga plakja dhe nga sëmundje të ndryshme.

Specat e kuq dhe jeshil

Speci gjen përdorim të gjerë si i freskët ashtu edhe i konservuar si piper, në sallata, turshi etj. Ka vlera të mëdha sepse përmban elemente të domosdoshme për organizmin siç janë karbohidratet (glukozë e fruktozë), proteina dhe yndyra. Sidomos, farat e tij që përmbajnë mbi 25% yndyrë. Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50 gr speca të freskët. Edhe vlerat kurative janë të mëdha. Në spec është zbuluar edhe vitamina P1, që lufton sëmundjet e enëve të gjakut.

Frika nga epidemitë, zonat ku shëndetësia po “lufton” mushkonjat

$
0
0

mushkonjaBurime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë për “Mapo” se gjendja para fillimit të dizinsektimit nuk paraqitej shumë e mirë, teksa zonat më problematike janë evidentuar në Golem, Divjakë, Shëngjin, Velipojë dhe Ksamil, por gjithsesi ministria pohon se sivjet ka një ndryshim nga vitet e mëparshme 

Shumë prej nesh ende i kanë të freskëta lajmet mbi virusin Zika, të shkaktuar nga mushkonjat, përhapur kryesisht në vendet e Amerikës Latine, mirëpo zgjerimi i hartës me identifikimin e disa rasteve edhe në Europë, shtoi alarmin edhe për vendin tonë. Shqipëria, të paktën sipas Institutit të Shëndetit Publik, nuk rrezikon të preket nga ky virus. Sipas specialistëve, ndonëse në vendin tonë ka prezencë të mushkonjave, nuk është zbuluar asnjë rast me virusin Zika. Sakaq është fakt që më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet prej sëmundjeve që shkaktohen nga mushkonjat dhe nga vektorët. Veçanërisht në këtë periudhë ku me ngrohjen e temperaturave dhe papastërtive, rriten edhe larvat e mushkonjave. Edhe në vendin tonë janë identifikuar si vatra pozitive për praninë e larvave të mushkonjave në Butrint, në zonën e Plepave në Durrës, në parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura mjedisore. Prej nga ku prej tri javësh, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik, kanë nisur dizinsektimin, spërkatja e zonës me një lëndë biologjike, teknikë kjo e përdorur edhe në Francë e Gjermani dhe që ruan biodiversitetin. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë për “Mapo” se gjendja para fillimit të punës nuk paraqitej shumë e mirë, teksa zonat më problematike janë evidentuar në Golem, Divjakë, Shëngjin, Velipojë dhe Ksamil, por gjithsesi ministria pohon se sivjet ka një ndryshim nga vitet e mëparshme.

A ka një plan Ministria e Shëndetësisë për dizinsektimin e zonave bregdetare nga vektorët? Nëse po, ka nisur tashmë dhe në cilat zona po punohet?

Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar një fond prej 157 508 000 lekë për 2 vite, ku nga këto 80 milionë lekë janë planifikuar për vitin 2016. Pjesa e mbetur e fondit do zhvillohet në vitin 2017. Këtë vit buxheti i parashikuar përfshin Prefekturat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Shërbimi i dizinsektimit ka nisur para tre javëve me Butrintin e më pas ka vazhduar me zonën e Plepave në Durrës dhe përgjatë këtyre dy ditëve do të fillojmë me Tiranën. Po kështu ka vazhduar në të gjithë vijën bregdetare nga Durrësi deri në Spille, të mërkurën në zonën e Vlorës dhe në vazhdimësi sipas planifikimit.

Si paraqitet gjendja këtë vit, mund të flasim për vatra të mushkonjave dhe cilat janë zonat më problematike në vend?

Gjendja para fillimit të punës nuk paraqitej shumë e mirë por gjithsesi ka një ndryshim nga vitet e mëparshme. Zonat më problematike janë zona e Golemit, Divjakës, Shëngjinit, Velipojë dhe Ksamil.

Një vit më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkia e Tiranës, sikurse e cilësoi asokohe ministri Beqaj, kryeqyteti u dizinsektua pas 25 vitesh. Mirëpo duket se ka një vit që është lënë në harresë. Çfarë po ndodh me procesin e dizinsektimit në Tiranë?

Procesi i dizinsektimit ka filluar para një viti dhe nuk është lënë në harresë pasi ka një fazë të përcaktuar se kur fillon dhe kur mbaron. Kjo kohë lidhet kryesisht me ngrohjen e temperaturave dhe rritjen e lavrave e të mushkonjave. Procesi i dizinsektimit në Tiranë sapo ka filluar dhe do vazhdojë sipas kalendarit të parashikuar nga autoriteti Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit i Shëndetit Publik dhe Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik. Sipërfaqet e trajtuara në të gjithë vendin kanë qenë vatra pozitive për praninë e larvave të mushkonjave në zona urbane, në ligatina, parqe kombëtare dhe publike, kanale, moçale, oborre banesash, puseta, bodrume dhe gropa septike. Një pjesë e rëndësishme e habitateve të zhvillimit të mushkonjave është identifikuar në zona të mbrojtura mjedisore. Teknikat dhe strategjitë e kontrollit janë përgatitur në përputhje me llojin e habitatit dhe mushkonjave target, të pranishme në zonat e përzgjedhura. Nga ana tjetër, duam të theksojmë se procesi i dizinsektimit jo vetëm s’është lënë në harresë, por teknika që po përdoret me agjentin biologjik Bti, është ajo më e përparuar që përdoret edhe sot në Gjermani e Francë, ku agjenti vepron vetëm mbi larvat dhe vektorët, pa rrezik dëmtimi për gjallesat e tjera, vegjetacionin, ekosistemin apo njeriun.

 

 

Në Tiranë – Procesi i dizinsektimit sapo ka filluar dhe do vazhdojë sipas kalendarit të parashikuar nga autoriteti i Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik

Mjediset ku zhvillohen mushkonjat – Sipërfaqet e trajtuara në të gjithë vendin kanë qenë vatra pozitive për praninë e larvave të mushkonjave në zona urbane, në ligatina, parqe kombëtare dhe publike, kanale, moçale, oborre banesash, puseta, bodrume dhe gropa septike

Solucioni i përdorur– Procesi i dizinsektimit që do të zbatohet gjatë vitit 2015 në zona bregdetare dhe disa zona urbane bazohet në kontrollin e larvave me anë të përdorimit të agjentit biologjik Bacillus turingensis israeliensis (Bti), i cili nuk ka ndikim në organizmat e tjerë ujore, përveç larvave të mushkonjave. Gjithashtu, në gropa septike dhe vatra me ndotje të lartë do të përdoren barriera fizike

Video e shpifur: Ja çfarë del nga veshi i këtij burri

$
0
0

stephenKUJDES: PAMJE TE RENDA

Ja përse duhet t’i pastroni veshët.

Kjo video është klikuar miliona herë.

Ajo tregon se çfarë del nga veshi i një burri, kur bën pastrimin tek një klinikë.

Vështirë se do të konsumoni Paracetamol pasi ta lexoni këtë…

$
0
0

paracetamolParacetamoli është ndër emrat më të njohur në mjekësi dhe shumë njerëz varen nga ai për të parandaluar ndjenjat e dhimbjeve. Sidoqoftë, disa studime të fundit, veçanërisht një i kryer nga hulumtuesit e Universitetit në Ohio kanë zbuluar se, paracetamoli e ndalon dhimbjen, por gjithashtu edhe kënaqësinë.

Ky është ende efekt anësor i panjohur që rezulton në konsumimin e hapit çdo ditë, gjë që e bën pacientin të ndjehet emocionalisht i ngurtë. Ky studim është kryer me ndihmën e një numri të madh të vullnetarëve që kanë konsumuar 100 gramë paracetamol, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij studimi ishte zbuluar se subjektet që kishin konsumuar paracetamol kishin pasur përgjigje më të dobët kur ishin ballafaquar me fotografi të cilat sjellin kënaqësi dhe disa tjera që bëjnë të zemëroheni.

Pas 60 minutave pritje që ilaçi t’i ketë efektet e veta, 40 fotografi ishin prezantuar tek pjesëmarrësit e studimit. Ata ishin pyetur nëse kishin ndjenja pozitive apo negative ndaj fotografive.

Personat që kishin konsumuar paracetamol i kishin cilësuar fotografitë të jenë më pak ekstreme krahas atyre që nuk kishin konsumuar paracetamol, por vetëm placebo.

Prandaj, qoftë nëse kishin qenë fotografitë pozitive apo negative, pjesëmarrësit që kishin marrë paracetamol kishin pasur reagim më të vogël krahas atyre që nuk e kishin marrë hapin.

Pra, paracetamoli mund të sjell shumë përfitime tek konsumuesit, por gjithashtu dozat e përditshme mund të shkaktojnë ngurtësi emocionale dhe dëme në mëlçi si pasojë e overdozës.

Lind foshnja pa gjuhë, dorëzohet mjekësia shqiptare

$
0
0

durres-femijaNjë foshnjë ka lindur me gjuhë të pa zhvilluar në maternitetin e Durrësit. Mjeket thonë se ky është rasti i parë edhe nuk kanë eksperiencë se si veprohet.

Kjo është cilësuar anomali e rrallë që ndodhi në shtëpinë e lindjes në Durrës. Në një situatë të tillë, prindërit e foshnjës të sapolindur, kërkojnë ndihmën e Ministrisë për të garantuar një jetë normale për të.

Babai Enkeled Koçi thotë se, fëmijën e dërgoi në Tiranë dhe aty mjekët i thanë se jashtë shtetit mund të ketë shpresa për të./tvklan.al/


Mos i humbisni: Disa studime interesante

$
0
0

dora bebOKB, në alarm për shtimin e vdekshmërisë foshnjore

Çdo vit, 2.6 milionë foshnje në të gjithë botën vdesin pa lindur, sipas një studimi të ri global. Shumica e rasteve janë në vendet më të varfra, por në raport paralajmërohet gjithashtu se vendet e pasura nuk po marrin masa për ta zgjidhur këtë problem në pjesët më të varfra të shoqërisë së tyre. Një raport i botuar nga revista “Lancet”, arrin në përfundimin se nuk është bërë sa duhet për të zgjidhur problemin e vdekjeve të foshnjave në bark të nënës. Shumë profesionistë të mjekësisë mendojnë se këto lloj vdekjesh janë të pashmangshme, pasi janë rezultat i problemeve të trashëguara gjenetike. Por në fakt, sipas raportit, vetëm pak më shumë se 7 për qind e rasteve ndodhin për shkak të këtyre defekteve dhe shumica dërrmuese mund të parandalohen. Hannah Blencowe është bashkautore e studimit të hartuar nga Fakulteti i Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër: “98 për qind janë nga Afrika nënsahariane dhe Azia e Jugut, apo vende të tjera të varfra. 2 për qind janë nga vende të zhvilluara. Por asnjë vend nuk është i paprekur. Në të gjitha vendet ka vdekje para lindjes që janë të parandalueshme përmes përmirësimit të kujdesit për gruan”. Gjendja në vende si Ruanda, Kamboxhia, Nepali dhe Bangladeshi po përmirësohet. Dhe vende të zhvilluara si Islanda, Danimarka, Finlanda dhe Holanda po marrin masa që e gjithë popullsia e tyre të përfitojë. Në këto vende ka 1.3 deri në 1.7 vdekje të foshnjave në barkun e nënës ndër 1 mijë vdekje. Sipas raportit të kohëve të fundit, cilësia e kujdesit për rastet e vdekjes para lindjes është rritur, por problemi është te qasja ndaj nivelit të aftësisë profesionale. Studiuesja Blencowe thotë se masa të thjeshta, si identifikimi dhe trajtimi i grave shtatzëna që kanë malarie dhe sifiliz, mund të ulë numrin e rasteve të vdekjes para lindjes. Sipas raportit, megjithëse po i mbledhin të dhënat, shumë vende nuk po marrin shumë masa. Studimi sugjeron që organizma si Kombet e Bashkuara, të përcaktojnë objektiva të sakta për investime dhe përmirësime për të ulur numrin e vdekjeve të foshnjave para lindjes.

 

Turnet, shifra shokuese nga gabimet mjekësore

Njerëzit u befasuan kur një studim i ri njoftoi se një numër i madh njerëzish vdesin për shkak të gabimeve të bëra nga mjekët apo infermierët. Studimi tregon se gabimet mjekësore janë një nga vrasësit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara dhe ka shanse që ato të jenë një nga vrasësit më të mëdhenj edhe në nivel global. “Nëse gabimet mjekësore do të trajtoheshin si një sëmundje, ajo do të ishte vrasësi i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara”. Një deklaratë shokuese nga Marty Makary, autori i studimit të fundit mbi vdekjet e shkaktuara nga gabimet mjekësore. Askush nuk e di se sa njerëz në fakt vdesin për shkak të gabimeve. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë përdorin “kode për të përcaktuar shkaqet e vdekjes parimore. Gabimet mund të bëhen kur ka shumë pak infermierë, mungesë të trajnimit të duhur dhe situata të tjera të rrezikshme. “Sipas shumë mjekëve, procedura më e rrezikshme në një dhomë të urgjencës sot, është dorëzimi i pacientit nga një punonjës shëndetësor te tjetri”. Kjo ndodh gjatë ndryshimit të turneve të stafit mjekësor ose atëherë kur pacientët dërgohen në një procedurë pa informacionin e duhur mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Ndryshimet klimatike, rriten temperaturat me dy gradë

Marrëveshja e Parisit mbi Klimën e negociuar në Francë dhjetorin e kaluar dhe e nënshkruar kohët e fundit në selinë e Kombeve të Bashkuara përmend dy kufij të rritjes së temperaturës: 1.5 dhe 2.0 gradë Celsius më lart se në kohët para-industriale. Dallimi mes rritjes së ngrohjes me 1.5 dhe 2.0 gradë celsius është i rëndësishëm, veçanërisht për shtetet ishuj dhe vendet në zhvillim që janë më të pambrojtura ndaj ndryshimeve klimatike. Studiuesit europianë, në një shkrim në revistën Earth System Dynamics, analizojnë dallimin në mes të dy kufijve të ngrohjes në 25 rajone të botës. Ata kanë përdorur 11 tregues, duke filluar nga rendimentet bujqësore, ujin e pijshëm, motin ekstrem, e deri tek humbja e koraleve dhe rritja e nivelit të detit. Nëse temperatura globale rritet me kufirin më të lartë, 2.0 gradë Celsius, ata parashikojnë valë të gjata nxehtësie në rajonet tropikale që mund të zgjasin 50 për qind më shumë se sesa tani. Prodhimi bujqësor do të goditej më rëndë. Sipas objektivit më të ulët të rritjes së temperaturës, shkëmbinjtë koralorë, të cilat strehojnë specie detare dhe mbrojnë brigjet, mund të përshtaten dhe të mbijetojnë. Gjithashtu në nivelin 1.5 gradë Celsius, shkalla e rritjes së nivelit të detit do të mund të ngadalësohej në mënyrë të konsiderueshme.

 

Protezë “3D” në lojërat verore

Atletja gjermane, Denise Schindler, do të ndërmarrë një hap gjigant në Lojërat verore Paralimpike për atletët me aftësi të kufizuara që zhvillohen në Rio de Zhaneiro. Çiklistja me një këmbë, do të pedalojë biçikletën e saj me një këmbë të shtypur me printerat 3D. Denise Schindler do të hyjë në histori kur të marrë pjesë në gara me një këmbë artificiale të shtypur me printer 3 dimensionalë. Proteza u dezinjua në Shtetet e Bashkuara nga kompania Autodesk, por u prodhua në Gjermani. “Aktualisht po testojmë protezën e shtypur me printer 3D dhe nëse cilësia e saj do të jetë e nivelit të njëjtë me atë të protezave tradicionale. Materiali është i ndryshëm dhe unë ndiej “ndryshimin” edhe kur pedaloj si rezultat i cilësisë. Jemi në rrugën e duhur për të arritur ngurtësinë dhe aerodinamikën e duhur”, thotë atletja. Falë përparimeve teknologjike, proteza prodhohet më lehtë se sa në mënyrat tradicionale. Mike Wakefield është inxhinier me kompaninë Autodesk. “Me printer 3D, skaner të thjeshtë, laptop jo të kushtueshëm dhe këtë program kompjuteri, do të jetë e lehtë të prodhohen proteza me cilësi të ngjashme, në kohë të shkurtër dhe pa shumë njohuri paraprake.”

 

Kujdes! I nxehti “vret”, 7 këshilla për verën

Stina e verës, veçanërisht muajt korrik dhe gusht shoqërohen me temperatura të larta. Këtë verë ndryshe nga vitet e tjera temperaturat janë edhe më të larta. Edhe më të “vështire” e kanë përshtatjen  me temperaturat e larta fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, sidomos të sëmurët më sëmundje kardio vaskulare, pulmonare dhe të sistemit nervor qendror. Mjekët këshillojnë që të mos ekspozohen në diell në “presjen” e tij, nga ora 10:00 deri në 16:00.

Edhe qëndrimi nën çadër, pra në plazh, nuk rekomandohet pasi ajri është tejet i thatë, i nxehtë dhe rrezet x të diellit e depërtojnë çadrën. Të konsumohen sasi të bollshme uji gjatë gjithë ditës, sa herë të kemi ndjenjën e etjes. Të përdoren kremra hidratues dhe mbrojtës me faktorë të lartë për lëkurën. Kujdes me nishanet, ato duhet të mos ekspozohen në diell, të mbrohen me kremra me faktorë të lartë mbrojtës 40-50, ose me mbrojtës të veçantë për diellin që ofrohen në farmaci. Kujdes me frutat dhe zarzavatet, ato duhet të jenë të freskëta dhe të lara mirë me ujë të rrjedhshëm. Kujdes kur hyni në ujë, kontakti me ujin duhet të jetë gradual, sado i ngrohtë t’ju duket uji i detit apo liqenit. Të sëmurët kronikë para se të vendosin të shkojnë me pushime duhet të kontaktojnë mjekun e tyre, të sigurohen që i kanë medikamentet e nevojshme me vete, të këshillohen për dozat dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Me majdanoz mbroni kockat dhe ulni tensionin e gjakut

$
0
0

majdanozPërdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Përdorimi ditor i majdanozit ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij 

Majdanozi është një bimë aromatike, tejet e çmuar dhe e njohur për përfitimet e shumta shëndetësore që marrim me konsumimin e tij. Niveli i lartë i kripërave minerale, fosforit, kalciumit, fibrave, proteinave dhe karbohidrateve por edhe katër vitaminave, A, B 12, C, K e bën këtë erzë në top listën e ushqimeve më të rekomanduara. Edhe pse duhet pranuar se majdanozi është i varfër në hekur, këshillohet konsumimi i tij pasi prania e vitaminës C favorizon përthithjen e hekurit.

Përfitimet

Majdanozi ka qenë dhe mbetet një nga përbërësit më të përdorur në gatimet e shqiptarëve. Amvisat e përdorin në sallatë, në gjellë, në marinime dhe së fundi, e gjejmë edhe si përbërës në përzierjet e lëngjeve të shtrydhura të frutave dhe perimeve. Majdanozi është i pasur me shumë vitamina, si vitaminë C, B 12, K dhe A. Kjo do të thotë që majdanozi e mban sistemin imunitar mjaft të fortë, forcon kockat dhe i bën mirë sistemit nervor.

Sëmundjet

Majdanozi ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi. Si rrjedhojë është një mbështetje e madhe për veshkën dhe funksionin e saj.

Përdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Vaji esencial i majdanozit mund të përdoret për masazh të skalpit e si rrjedhojë redukton rënien e flokëve. Përdorimi ditor i majdanozit ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij.

Çaji me majdanoz shtensionon muskujt dhe stimulon tretjen. Studimet kanë treguar që majdanozi, në veçanti vajrat esencialë të tij, luajnë një rol në parandalimin e tumoreve. Madje shkencëtarët e kanë renditur majdanozin, një barishte me aftësi mbrojtëse në listën e ushqimeve që duhen përdorur kundër këtyre sëmundjeve.

Majdanozi luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të syrit. Nëse kaloni orë të tëra para kompjuterit, atëherë duhet të konsumoni majdanoz më shpesh. Shkencëtarët e Universitetit të Veronës kryen një studim në vitin 2014 mbi potencialet e substancave natyrale në luftën kundër alergjive. Konsumimi i rregullt i majdanozit forcon rolin e një hormoni, të quajtur adiponektinë, që ka efekte anti-alergjike.

Konservimi

Kërcejtë e fortë, qesen “plastike” duhet ta lësh të hapur që të marrin frymë. Para se t’i konsumosh duhet t’i lash me ujë të vakët. Majdanozin mund ta rrisësh vetë në shtëpi. Ajo që të duhet është një vazo balte, dhe organik dhe një kërcell i vogël e i freskët.

Në fund të vazos duhet të vendosësh disa gurë të vegjël që të ndihmojnë me kullimin e ujit. Më pas duhet të hedhësh dheun dhe të vendosësh në të bimën e vogël. Ujite vazon herë pas here dhe sigurohu që ndriçimi natyral është i mjaftueshëm. Shumë shpejt do të shohësh gjethet e bukura të gjelbra të nxjerrin krye. Mjaftojnë dy ose tre bimë dhe kështu ke siguruar dozën e mjaftueshme të majdanozit për gjithë verën dhe vjeshtën.

Kujdes!

Megjithatë majdanozi mund të ketë disa të meta ndaj dhe apelohet që të mos konsumohet për disa kategori personash. Ndër ta janë gratë shtatzëna, pasi mund të rrisë rrezikun për abort, bëhet fjalë veçanërisht për gjethet e tij, pasi kërkohet se në rast konsumimi të zihet mirë. Gjithashtu ka efekte anësore në rast të inflamacionit të veshkave, si dhe te persona me probleme të zemrës dhe veshkës.

 

-Përmban multivitamina, ka një përqindje të lartë betakarroteni, vitaminë B 12, klorofil, kalcium, vitaminë C, më shumë se tek agrumet

-Përmban acide lyrore thelbësore, acidin alfa-linoleik, që së bashku me acidet lyrore omega 3 dhe omega 6 përbejnë acidet kryesore më të rëndësishme të organizmit. Përmban gjithashtu proteina, fosfor, hekur, vitamina K

-Majdanozi është i njohur si një detoksifikues natyral i trupit dhe për këtë arsye në mënyrën më të lehtë çliron metalet nga “trupi i rëndë”

-Majdanozi gjithashtu ndihmon në trajtimin e inflamacioneve dhe infeksioneve. Është treguar edhe si preventiv kundër artritit reumatoid dhe enjtjes në nyje

-Gratë që luftojnë me celulitin është e këshillueshme për të bërë çaj nga majdanozi dhe ta konsumojnë gjatë ditës. Në këtë mënyrë largohen lëngjet e tepërta

Perdja e syrit, këshilla përpara se t’i drejtohemi operacionit

$
0
0

eyecareservices_600x375Pacientët me katarakt përjetojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shkëlqimit, shikim “të dyfishtë”

Perdja e syrit është lehtësisht e trajtueshme, ndonëse pa medikamente mund të bëhet përmes operacionit. Ky operacion mund të kryhet brenda ditës dhe konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të lehta për t’u realizuar pasi edhe pacienti mund dalë nga spitali brenda ditës. Mirëpo përpara se të shkohet drejt kryerjes së kësaj ndërhyrje duhet ditur konkretisht se çfarë është katarakti dhe si trajtohet.

Shikimi

Pacientët me katarakt kanë vështirësi shikimi në ambientet me ndriçim të pakët. Shumë persona përjetojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shkëlqimit, shikim të dyfishtë, apo imazhe fantazmë dhe zbehje të ngjyrave. Shumica e katarakteve janë lehtësisht të trajtueshme. Operacioni i katarakteve është një nga ndërhyrjet e realizuara më shpesh në kirurgjinë e syrit.

Katarakti

Katarakti apo siç e njohim ndryshe perdja e syrit është një mjegullim i lentes së syrit, si pasojë e shtimit të disa proteinave. Ashtu si mosha e njeriut, kataraktet rriten në mënyrë progresive duke u bërë më të errëta, më dense, duke penguar kështu kalimin e dritës nëpër lente. Kjo çon në humbje të shikimit. Gjatë operacionit mjeku heq lenten e mjegulluar dhe në shumicën e rasteve, e zëvendëson atë me një lente artificiale, të quajtur lente intraokulare (LIO). Një (LIO) është një lente plastike e qartë, e cila nuk kërkon kujdes të veçantë dhe bëhet pjesë e përhershme e syrit.

Trajtimi

Në rast se keni frikë të kryeni operacionin në sy, atëherë ajo çka këshillohet për shikimin tuaj është një “korrigjim” deri në një farë mase, me syze apo lente të kontaktit. Nga ana tjetër nëse shikimi juaj nuk mund të korrigjohet me syze të reja dhe katarakti ndërhyn në cilësinë e jetës së përditshme, duke ju shkaktuar shqetësim, atëherë mund të jeni kandidat për ndërhyrje kirurgjikale, gjatë së cilës do të hiqet lentja e mjegulluar dhe do të zëvendësohet me një të kthjellët artificiale. Statistikat tregojnë se 9 nga 10 persona, te të cilët është kryer kjo ndërhyrje, kanë pasur përmirësim të shikimit.

Parandalimi

Pyetja e shtruar më së shumti është “A mund të parandalohen kataraktet”? Me qenë se shkaku i saktë i formimit të katarakteve është i paqartë, nuk është përcaktuar ende mënyra e parandalimit të tyre për to dhe sëmundje të tjera të syve, si glaukoma. Për personat që vuajnë nga diabeti, është e këshillueshme që në mënyrë të vazhdueshme të kryhen kontrolle tek okulisti.

 

Shenjat:

-Shikimi i dyfishtë,

-Shikimi i mjegullt,

-Dallim me vështirësi i ngjyrave (sidomos i ngjyrës së kaltër),

-Vështirësi me shikimin në orët e mbrëmjes apo verbim i mbrëmjes, oreol apo ndriçim rreth objekteve të ndritshme,

-Ndryshim i shpeshtë i thjerrëzave kontakt apo i numrit të syzeve,

-Humbja e ndjenjës për thellësi,

-Lodhje e syve dhe dhimbje koke,

 

Këshilla për kataraktet

-Kataraktet mund të ndihmohen nga përdorimi i kontrastit  në ambiente e përditshme, pjata të bardha mbi një mbulesë tavoline të zezë;

-Rregullimi i perdeve në mënyrë që të depërtojnë sa më pak rrezet e diellit;

-Ndryshimi i pozicionit të televizionit, në mënyrë që rrezet e diellit të mos bien direkt mbi ekran;

-Përdorimi i syzeve dhe kapelës kur dilet jashtë në ditë me diell;

Llojet e katarakteve

-Katarakte që lidhen me moshën. Ky tip i katarakteve zhvillohet me kalimin e moshës;

-Katarakti kongjenital, kur bebet lindin me katarakte si pasojë e ndonjë infeksioni, dëmtimi, apo zhvillmi të paktë përpara se të lindin, por ato mund të zhvillohen edhe gjatë fëmijërisë

-Kataraktet sekondare zhvillohen si pasojë e një sëmundjeje mjekësore si diabeti apo nga ekspozimi ndaj substancave toksike, medikamenteve të caktuara (kortikosteroidët apo diuretikët), dritës ultravjollcë apo rrezatimit

-Kataraktet nga traumat formohen pas dëmtimit të syrit. Ndërkohë që faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e një personi për zhvillimin e katarakteve përfshijnë pirjen e duhanit, ajri i ndotur dhe konsumi në sasi të mëdha i alkoolit

Llojet e kataraktit:

Katarakti nuklear: Mjegullim i nukleusit (bërthama e thjerrëzës)

Katarakti kortikal: Mjegullimi pjesëve periferike të thjerrëzës

Katarakti kortikonuklear: Kombinim i dy llojeve të mësipërme

Katarakti në kapsulën e pasme: Mjegullimi i pjesës në afërsi të kapsulës së pasme të thjerrëzës

Katarakt i matur : Mjegullimi i tërësishëm i thjerrëzës

Katarakt nigra: Forma më e mprehtë e kataraktit të zhvilluar

 

Pas operacionit:

  • Syri mbahet i fashuar deri ditën e nesërme. Mjekimi post-operator konsiston në përdorimin e kolireve me pika për mjekimin e syrit për një periudhë afërsisht 2- 3 javore
  • Nëse është e nevojshme, pas një muaji, bëhet edhe korrigjimi i përshtatshëm me syze për të maksimalizuar shikimin
  • Përmirësimi i pamjes është i ndjeshëm qysh në ditët e para pas operacionit. Rikuperimi i pamjes varet në masë të konsiderueshme nga gjendja e retinës dhe nervit optik. Ekzistenca e sëmundjeve që dëmtojnë këto struktura si glaukoma, diabeti, plakja e syrit e lidhur me moshën, dëmtimet e mëparshme traumatike, kufizojnë rikuperimin e pamjes
  • Disa muaj apo vite pas operacionit mund të ndodhë ulje e pamjes për shkak të veshjes së faqes së prapme të lentes me një membranë fine. Ky quhet “katarakti sekondar” dhe trajtimi i tij konsiston në goditjen dhe çarjen e membranës me lazer, procedurë e thjeshtë dhe e pa dhembshme, që realizohet në dhomën e ekzaminimit.

Investimi: Te Poliklinika Nr. 1, shtohen specialitetet për vizitat mjekësore

$
0
0

big_poliklinika_nr1_foto_1Kushtet bashkëkohore, veçanërisht pasja në dispozicion e pajisjeve të reja, iu mundësojnë 36 mjekëve specialistë, 36 infermierëve dhe 15 laborantëve, shërbim më cilësor dhe performancë më të mirë në punë, ndërsa për qytetarët, shkurtimin e kohës së shërbimit

Rreth 300 mijë banorë të Tiranës marrin tashmë një shërbim mjekësor të standardeve më të mira në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, e vendosur në një godinë trekatëshe, rrënjësisht të transformuar dhe të pajisur me aparatura të reja mjekësore. Ata janë përfituesit e drejtpërdrejtë të investimit prej 76 milionë lekësh të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin u zgjerua hapësira ekzistuese, u bë rikonstruksioni i mjediseve, si dhe vendosja e pajisjeve të reja mjekësore për 18 shërbimet e specializuara që ofron.

Poliklinika

Poliklinikë Nr. 1 është një pikë e rëndësishme në zinxhirin e kujdesit shëndetësor parësor. Janë 10 qendra shëndetësore që referojnë pacientë në të, e cila me 18 specialitetet e saj ka realizuar 256 mijë vizita në vitin 2015. Një pjesë e rëndësishme e investimit është edhe sigurimi i lehtësirave për të gjithë grup-moshat dhe grup-sëmundjet, përfshirë shërbimin me ashensor për personat me aftësi të kufizuara, sistem qendror kondicionimi, si dhe ka të garantuar burimin dytësor të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në 24 orë.

Kushtet

Kushtet bashkëkohore, veçanërisht pasja në dispozicion e pajisjeve të reja, iu mundësojnë 36 mjekëve specialistë, 36 infermierëve dhe 15 laborantëve shërbim më cilësor dhe performancë më të mirë në punë, ndërsa për qytetarët, shkurtimin e kohës së shërbimit. “Jemi shumë të kënaqur me punën që është bërë. Është vënë re një rritje e performancës në punë. Data e planifikimit është afruar, duke qenë se edhe laboratori është automatizuar, ka qenë tre javë tani në një javë, maksimumi 10 ditë”, – u shpreh Marsela Haruni, mjeke në Shërbimin e Laboratorit Bio-Kimik.

Mjekët

Kardiologia Anila Shahini tha se tashmë ata ndihen mirë edhe si profesionistë, pasi janë në gjendje të ofrojnë shërbime që deri dje e kishin të pamundur. “Duke pasur parasysh gjërat që ishin më herët, ne jemi vërtet të emocionuar që në ambientet e shtetit të mundësohet shërbim shumë më cilësor. Tirana ka pasur vetëm një eko zemre deri para pak muajsh dhe ndiheshim vërtet keq kur pacientëve iu referonim një ekzaminim bazë, për të cilin duhet të mbanin radhë për muaj të tërë. Ndërsa prej pak muajsh, ne kemi mundësi që ekzaminimet bazë për diagnostifikim dhe trajtim korrekt të pacientëve të zemrës i kemi këtu. Na është dukur luks, kemi thënë do të kemi mundësi të punojmë me ato ekzaminime, për të cilat jemi specializuar. Vërtet, ende nuk arrijmë ta besojmë dot. Janë 60 pacientë në ditë që kalojnë përmes nesh.” “Realisht është hera e parë”, – u shpreh një mjek- “që ndodh ky fenomen. Jeni vetëm ju që keni investuar për kardiologjinë. Këtu ka qenë vetëm një EKG dhe tani i sëmuri mund të gjejë çdo lloj shërbimi, që nga Holteri, biçikleta, Eko.” “Ky lloj investimi mbyll totalisht diagnostifikimin spitalor, që dikur ishte ëndërr,” – u shpreh Drejtori i Poliklinikës, Ylli Kërçani.

Investimi

Rehabilitimi tërësor i Poliklinikës Nr.1 është pjesë e programit të investimeve në infrastrukturë dhe plotësimin e shërbimeve me pajisje mjekësore në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. “Kjo është pjesë e programit për të kompletuar të gjithë vendin me shërbim sa më të mirë të kardiologjisë. Hapëm 11 kabinete në spitalet rajonale që nuk ishin. Në Tiranë i hapëm edhe në poliklinikat e specialiteteve, në mënyrë që njerëzve t’iu ofrojmë shërbim sa më të shpejtë e sa më të afërt, ta shkarkojmë edhe QSUT dhe të merren me raste vërtet të komplikuara, që duhet të bëjë një spital terciar. Edhe kardiologët këtu kanë mundësi të bëjnë një shërbim shumë më të plotë e shumë më cilësor ndaj pacientëve,” – u shpreh ministri Beqaj.

Për qytetarët, ky investim, siç u shprehën ata vetë, do të thotë shërbim më i mirë, më i shpejtë dhe pranë vendbanimit. “Deri dje shkonim te lagjja nr. 9, që ishte shumë larg. Planifikimet ishin më të gjata. Tani e kemi në lagje, vijmë më shpesh, kontrollohemi më mirë dhe mbarojmë punë me lehtë”. “Ndryshimi është i dukshëm”. “Ka të gjitha parametrat bashkëkohore. Kam pasur rastin të jem edhe jashtë dhe jemi shumë mirënjohës. Ju jeni kryeministër që keni vu shtetin në shina, popullin e keni me vete.”

 

-Kushtet e reja iu mundësojnë 36 mjekëve specialistë, 36 infermierëve dhe 15 laborantëve shërbim më cilësor dhe performancë më të mirë në punë, ndërsa për qytetarët, shkurtimin e kohës së shërbimit

– Investimet në sektorin e kardiologjisë, shërbehet me eko, EKG, holter, biçikleta, Eko

– Poliklinika Nr. 1 me 18 specialitetet e saj ka realizuar 256 mijë vizita në vitin 2015

– Investimi, një pjesë e rëndësishme e investimit është edhe sigurimi i lehtësirave për të gjithë grup-moshat dhe grup-sëmundjet, përfshirë shërbimin me ashensor për personat me aftësi të kufizuara, sistem qendror kondicionimi, si dhe ka të garantuar burimin dytësor të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në 24 orë

Gruaja ndjen dridhje në bark. Nuk do ta besoni çfarë zbuloi mjeku…

$
0
0

shtatezene-lindjeJordan Abudl Hana Mahmoud Karim, 36 vjeçe lindi në prill të këtij viti në një klinikë private në Aman dhe solli në jete një djalë të shëndetshëm.

Hana, e cila lindi foshnjën me prerje cezariane ka treguar se, “mjeku që kreu lindjen, në barkun e saj kishte harruar telefon celular”.

Gruaja e zbuloi atë vetëm pasi u largua nga spitali. Barku i saj në një moment filloi të dridhet, ndërsa ajo vuajti dhimbje të tmerrshme.

Kjo u zbuluar përmes X-rrezeve në një spital publik, ku u pa se në trupin e 36-vjeçares gjendet një objekt.

 

Viewing all 2522 articles
Browse latest View live