Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all 2522 articles
Browse latest View live

Zbulimi: Sfida e kovës së akullit jep frytet e saj

$
0
0

Sfida e kovës së akullit (Ice Bucket Challenge) ka dhënë fryte, edhe pse ishte cilësuar nga disa si një marifet i kotë.

Fondet e mbledhura nga kjo sfidë kanë kontribuar në zbulimin e një geni të rëndësishëm që shkakton sëmundjen neurodegjenerative ALS.

Shkencëtarët kanë zbuluar një gen të ri që kontribuon në këtë sëmundje.

Sfida e kovës së akullit mblodhi 115 milionë dollarë nga njerëz që hidhnin ujë të akullt mbi kokë.

Këto fonde janë përdorur për gjashtë projekte kërkimore.

Zbulimi i genit NEK1 nënkupton se shkencëtarët tashmë mund të gjejnë një terapi për ta trajtuar.

Edhe pse vetëm 10 përqind e pacientëve me ALS mendohet se e kanë të trashëguar, shkencëtarët besojnë se gjenetika kontribuon në një përqindje më të lartë.

ALS ose skleroza laterale amiotrofike sulmon nervat që kontrollojnë lëvizjen.

Ajo mund t’i lërë njerëzit të kyçur në trupin e tyre, të paaftë për të lëvizur, folur e madje edhe marrë frymë.

Sëmundja nuk ka asnjë kurë.

Ajo vret një të tretën e personave brenda një viti.

Sfidës së kovës së akullit iu bashkuan shumë njerëz edhe në Shqipëri, mes tyre kreu i LSI, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.


Video: Shihni çfarë cisti i nxjerr mjekja kësaj gruaje

$
0
0

lumpKUJDES: PAMJE TE RENDA

Mjekja e njohur amerikane, Sandra Lee, postoi online një video duke i nxjerrë një pacienteje një cist gjigand nga krahu.

Cisti është aq i madh, sa duket sikur është një muskul.

Për fat është një masë beninje e padëmshme.

E tmerrshme: Hëngri djathë në Greqi, ja çfarë i ndodhi

$
0
0

Një turiste e pësoi shumë keq pasi hëngri djathë dhie, që nuk ishte i pasterizuar.

Britanikja Sam Philpott ishte për pushime në Greqi me prindërit e saj, kur hëngri një sasi të konsiderueshme djathi dhie në ishullin e Kosit.

Por tashmë 22-vjeçarja, tre vjet më pas, nuk lëviz dot nga krevati.

Ajo ka kriza migrene, vjellje, temperaturë, dridhje, dobësi dhe dhimbje të padurueshme.

“Kush e dinte për atë djathin e pasterilizuar. Ishte i shijshëm dhe më solli shumë gëzim në atë momente. Tani dua t’i jap fund jetës për shkak të dhimbjeve”.

Vajza mendohet se është prekur nga bruceloza, që nuk ekziston në Britani, por që vjen nga kafshët.

Tani ajo po i nënshtrohet një terapie intravenoze- futja e antibiotikëve dhe suplementeve të vitaminës direkt në vena.

Trajtimin po e bën në SHBA.

Prindërit shpresojnë se do të japë efekt.

Gjendet ‘arma’ kundër superbaktereve: ndodhet në hundën e njeriut

$
0
0

bakterAntibiotikët e së ardhmes kundër superbaktereve rezistentë ndaj produkteve farmaceutike mund të prodhohen në mënyrë natyrale!

Këtë gjë e kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit të Tubingas në Gjermani, të cilët kanë arritur të dallojnë një antibiotik të ri të fuqishëm që prodhohet nga një bakter ‘i mirë’ që jeton në hundë.

Studiuesit kanë vëzhguar se bakteri Staphylococcus lugdunensis prodhon një antibiotik të aftë të vrasë bakterin Staphylococcus aureus.

Testet zbuluan se molekula është në gjendje të eliminojë edhe stafilokokun ‘e tmerrshëm’ Meticilin. Rrjedhimisht, antibiotiku u përdor në një eksperiment tek minjtë, ku arriti të shërojë një infeksion të lëkurës.

Kështu shkencëtarët po përgatiten për një revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rinj, të cilët nuk do gjenden vetëm në ambientin përreth, por edhe brenda vet trupit të njeriut./VizionPlus

Ja pse duhet të pini ujë të vakët çdo mëngjes

$
0
0

Drink-Water-All-DayNga shumë studime të publikuara tashmë, dihet që është mirë që dita juaj të nisë me një gotë ujë, por mjekët këshillojnë që uji i vakët është shumë më i mirë për shëndetin, sesa uji i ftohtë, apo ai me temperaturën e ambientit.

Ja përfitimet nga ky ritual: Ndihmon tretjen, pasi uji i vakët largon toksinat dhe yndyrnat e depozituara në trup, duke bërë që sistemi tretës të funksionojë më mirë.

Ndihmon qarkullimin e gjakut, muskujt do të ndihen më të relaksuar dhe ju do të jeni më energjikë. Lehtëson dhimbjet e kokës, barkut dhe dhimbjet e shkaktuara nga menstruacionet.

Mos i humbisni: Disa studime interesante mbi shëndetin

$
0
0

adult helping senior in hospitalAlzhaimer, shpresë për një ilaç për sëmundjen

Stopon rënien e aftësisë njohëse, dobësimin e kujtesës dhe redukton përparimin e Alzheimer-it, por nuk ka pasur të njëjtin efekt në të gjithë pacientët e trajtuar. Në këtë rezultat kanë arritur studiuesit pas një studimi të zhvilluar mbi ilaçin Lmtx. Ilaç ky i cili ka ushqyer shpresat për trajtimin e sëmundjes së alzhaimerit dhe që pritet të ndryshojë jetët e miliona personave të sëmurë dhe familjeve të tyre. Rezultatet e studimit janë bërë publikë në Toronto, gjatë konferencës Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzhaimerit. Me gjithë entuziazmin e krijuar fillimisht, mjekët shprehen se ka më pak rezultat nga pritshmëritë që ishin krijuar në fillim. Në studim u përfshinë 891 persona me shenja të lehta apo të rënda të alzhaimerit. Disa prej tyre kanë marrë vetëm këtë ilaç, të tjerë kanë kombinuar ilaçin në fjalë duke iu nënshtruar edhe trajtimeve të tjera, teksa tek disa të tjerë iu nënshtruan efektit placebo. Pas 15 muajsh studim mbi këta pacientë, testet për të vlerësuar aftësitë njohëse evidentuan se tek ata persona që merrnin vetëm këtë ilaç, (rreth 15% e personave pjesëmarrës në studim), qoftë aftësitë njohëse, qoftë aftësia për të kryer aktivitet të përditshëm kishte një rritje domethënëse, edhe pse më të ngadaltë në krahasim me ata persona që iu nënshtruan efektit placebo.  Rezonanca magnetike gjithashtu zbuloi se atrofia cerebrale te pacientët e trajtuar me LMTX u reduktua në 33%, nga 38% në krahasim me pacientët e trajtuar me placebo. “Ka pasur efekte të rëndësishme klinike në pacientët që marrin këtë ilaç si monoterapi dhe nuk ka efekt në pacientët që e marrin si një zëvendësues të ilaçeve të tjera “, shpjegoi Claude Wischik studiues dhe prodhues i ilaçit në fjalë. Gjithsesi vlerësohet si suksesi i parë në këtë fushë. Ilaçi aktualisht rekomandohet dhe përshkruhet pacientëve me Alzheimer, në fakt i ndihmon pjesërisht për të kontrolluar simptomat, teksa nënvizohet nuk parandalon dot përkeqësimin e mëtejshëm të sëmundjes.

 

Vaji i ullirit ekstra i virgjër, “armë” kundër tumoreve

Llojet e shumta të vajit të ullinjve nuk duhet të na çorientojnë, pasi një vaj ulliri sa më shumë të jetë i pasur me polifenole, aq më i mirë është për shëndetin tonë. Pasi polifenolet të pranishme në ta kanë funksion anti-inflamator dhe anti-tumoral. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish në Universitetin e Mjekësisë në Bari, Itali. “Rezultatet janë të mahnitshme-pohojnë studiuesit-pasi çdo lloj vaj ulliri është i veçantë në llojin e tij, pasi kryen një funksion tepër të saktë në organizmin tonë. Me fjalë të tjera çfarë do lloj tipi vaji ulliri konsiderohet një ushqim i ndryshëm.” Studimi kishte për qëllim identifikimin e gjeneve dhe micro ARN-së të depozituar në funksionimin e qelizave inflamatore ( monocitet), shprehja e të cilave mund të ndryshojnë në varësi të konsumimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër apo më pak të pasur me polifenole të pranishëm në vaj.  Rezultatet e studimit nënvizojnë se vaji i ullirit ekstra i virgjër i pasur me polifenole i duhet organizmit, jo vetëm në pikëpamjen e forcimit të metabolizmit por edhe sepse është një “armë” plus në parandalimin e inflamacionit, arterosklerozës dhe kancerit.

 

Spraj hundësh për të luftuar gripin

Një spraj hundësh mund të jetë shpëtimi për të parandaluar dhe kuruar gripin, një prej infeksioneve virale më të shpeshta dhe që ka kosto tejet të lartë për sistemin shëndetësor mbarë botëror. Kjo ka ardhur falë një start-up, të Panoxyvir , një ndër 15 start-up-et më të mira italiane në fushën e bioteknologjisë. Projektuar nga një profesor i Virologjisë molekulare David Lembo, nga një mjek i përgjithshëm Giuseppe Poli dhe dy studiuesve Valeria Cagno dhe Andrea Civra, janë  duke punuar këtë ide në spitalin Universitar të  “San Luigi Gonzaga Orbassano” në Torino, Itali, ndërkohë që kësaj ideje inovative i është dhënë patenta tashmë. Aktualisht nuk ka ilaçe antivirale në treg që mund të kurojnë ose parandalojnë ftohjet, por vetëm mjete që do të lehtësojë disa simptoma. Ilaçet e deritanishme mund të parandalojnë acarimin e sëmundjeve kronike në bronke dhe mushkëri të shkaktuara nga rinovirusi, agjenti kryesor shkaktar i ftohjes.

 

10 orë ulur, “vrasin” zemrën

Lajme të këqija për ata që bëjnë 8 deri në 10 orë në ditë punë zyre, dukë mos arritur të lëvizin pothuajse fare. Revista mjekësore “Jama Cardiology” vlerëson pas studimit se këta persona në rast qëndrimi përgjatë këtyre orëve pa lëvizur, përbën shkak kryesor për probleme të zemrës. Studiuesit e Universitetit të Teksasit kanë rianalizuar rezultatet e nëntë studimeve zhvilluar mbi këtë çështje, me mbi 700 mijë persona pjesëmarrës në këto studime. Më shumë se gjysma e rasteve janë ndjekur për 11 vite nga mjekët, ndër të to janë evidentuar mbi 25 mijë raste me probleme kardiovaskulare. Në krahasim me ata që rrinë më pak se tri orë , mesatarisht, ulur gjatë ditës, me ata që tejkalojnë dhjetë orë kanë rrezik 8 % më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, ndërsa për ata që shkojnë mbi dymbëdhjetë orë ulur, probabiliteti është më i lartë deri në 14%. Shtimi i riskut, shpjegojnë autorët, vjen edhe si shkak i mungesës së faktorëve të tjerë të tilla si obeziteti, por qëndrimi nën dhjetë orë, duket se nuk ka të njëjtin efekt në krahasim me ata që rrinë kaq gjatë.  “Gjetjet tona sugjerojnë – shpjegojnë autorët – se koha e kaluar ulur është e lidhur me shtimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, pavarësisht faktorëve të tjerë të rrezikut si indeksi i masës trupore apo aktiviteti fizik, por edhe këto ndikojnë vetëm nëse janë në nivele shumë të larta.”

 

Vaksina redukton iktus dhe problemet me zemrën

Tek njerëzit diabetikë vaksinimi kundër gripit redukton shtrimet në spital për shkak të iktuseve dhe problemeve kardiake, duke reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë për këto shkaqe. Këto janë rezultatet më të fundit të publikuara në revistën mjekësore CMAJ (Canadian Medical Association Journal). Studiuesit e “Imperial College” në Londër, përgjatë viteve 2003 deri në vitin 2010 kanë analizuar të dhënat e 124.503 të rriturve britanikë me diabet të tipit 2, ndër të cilët 65 për qind ndër ta ishte vaksinuar kundër gripit. Në krahasim me personat që nuk ishin vaksinuar kundër grupit, tek ata që ishin vaksinuar, kishte rënie të shtrimeve spitalore nga goditjet në tru, ndërsa 22 për qind e shtrimeve për probleme të ndryshme kardiake, dhe 15 për qind të shtrimeve për shkak të problemeve me mushkëritë apo gripin. Përveç kësaj, personat e vaksinuar kishin një normë të përgjithshme të vdekshmërisë prej 24 për qind më pak se pacientët të cilët nuk kishin kryer vaksinimin. “Ndaj dhe vlerësohet se shumica e vdekjeve të ndodhura për shkak të gripit – shpjegon Eszter Vamos , autori kryesor i studimit – ndodhë te njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, të tilla si diabeti tip 2. Ndaj dhe ky studim sugjeron se vaksinimi kundër gripit mund të ketë përfitime të rëndësishme për shëndetin.”

 

Një sondë, “djeg” kancerin e prostatës

Një sondë e robotizuar, me precizion të lartë, përmes ultratingujve është në gjendje të rrisë temperaturën e qelizave malinje deri në “djegien” e tyre, deri tek shpërthimet tumorale. Pajisja inovative, gjenerata e fundit e tyre, përdoret gjerësisht nga institutet spitalore dhe kujdesit shkencor dhe veçanërisht në Itali, janë kryer ndërhyrjet e para në Itali kundër kancerit të prostatës, përmes terapive të lokalizuara. Aparatura “Focal One” është prezantuar në Institutin Spitalor nga studiuesit Giampaolo Giampaoli. Studiuesi shpjegon se përmes një panorame të situatës, teknologjia bën të mundur që përmes ultratingujve me intensitet të lartë, të angazhuar në trajtimin e disa llojeve të ndryshme të kancereve, ka një sistem të sofistikuar ndjekjeje që lejon mbrojtjen e indeve të shëndetshme.

Ushqyerja: Tetë arsye për të konsumuar mango

$
0
0

mangoFilloni ditën tuaj me këtë frutë,  qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një aleat të vlefshëm, sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre krijuese 

Keni parasysh shprehjen e famshme : “Një mollë në ditë mban larg mjekun”? Rikujtojeni këtë shprehje edhe në rastin e mangos. Ky frutë ekzotik cilësohet si burim shumë i mirë për shëndetin tonë. I pasur me shumë vitamina, mango  duhet të bëhet patjetër pjesë e listës së ushqimeve që konsumoni. Madje dietologët për të përforcuar këtë ide japin tetë arsye përse nuk duhet të neglizhoni konsumimin e mangos, qoftë si frutë apo edhe lëng të freskët.

Arsyet

Së pari, falë vitaminës B6 e pranishme në mango, e cila luan një rol themelor në formimin e neurotransmetuesve, ndihmon për të siguruar humor të mirë dhe një pushim të shëndetshëm. Gjithashtu mango është edhe një burim i mirë i glutaminës (aminoacid), e cila përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin. Filloni ditën tuaj me këtë frutë  qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një aleat të vlefshëm sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre krijuese.

Së dyti, përmban antioksidantë që janë tejet të domosdoshëm për lëkurën, (mes të cilëve lupoel, i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antikancerogjene), kripëra minerale, (veçanërisht potasium, kalcium e magnez), si dhe vitaminat A, C dhe E. Të gjithë këta përbërës e bëjnë mangon një aleat të fuqishëm të bukurisë dhe shëndetit të lëkurës. Por edhe nëse nuk dëshironi ta konsumoni si frutë apo në formë lëngu, ju mund ta përdorni si maskë për fytyrën. Me fetat e mangos krijoni një pure, përziejeni me kos, vendoseni mbi fytyrë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

Së treti, mango pastron mëlçinë. Prania e disa antioksidantëve në mango lehtëson përpunimin e “mbeturinave”  që grumbullon mëlçia. Kështu që konsumimi i rregullt i mangos, ndoshta në formën e lëngut në mëngjes, ndihmon mëlçinë për të kryer këtë funksion themelor për organizmin  duke mbrojtur edhe nga rreziku i prekjes nga tumori.

Së katërti, ndihmon në mbrojtjen e imunitetit. Sikurse e thamë më sipër ky frutë ekzotik burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme, pa qenë e nevojshme të përdorim ilaçe.

Së pesti, mban sytë tanë të shëndetshëm. Një mango mesatarisht përmban 72% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Si rezultat konsumimi rregullisht i këtij fruti jo vetëm mbron shikimin, por edhe ndihmon për të parandaluar sytë e thatë dhe verbërinë.

Së gjashti, është një frutë i mirë për verën pasi ruan shëndetin tonë nga goditjet e të nxehtit.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, mango shuan etjen. Provoni ta konsumoni atë si lëng të freskët, të përzier me ujë dhe akull,  shikoni rezultatin dhe ndihmën që i jep trupit tonë për të ruajtur hidratimin dhe për të parandaluar goditjet e të nxehtit.

Së shtati, redukton kolesterolin. Përqendrimi i lartë i fibrave dhe pektinës ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit, ndërsa përqindja e lartë e kaliumit (pasi mango përmban 564 mg, 16 % e shumës së rekomanduar ditore të kaliumit) ju lejon të mbani nën kontroll tensionin e gjakut.

Së teti, lehtëson tretjen. Enzimat e pranishme në sasi të mëdha në mango lehtësojnë tretjen, ndërsa fibrat (një frutë mbulon 20% të kërkesës ditore për fibra) janë të dobishme për shëndetin e zorrëve , sepse duke vepruar në peristalsi (muret e brendshme të zorrëve) të ndihmojnë në rast të kapsllëkut duke promovuar eliminimin e mbeturinave.

 

-Sasia e lartë e hekurit në mango trajton aneminë, tuli i frutës se mangos i shtohet shumë produkteve të fytyrës për shkak të aftësisë që ka për parandalimin e akneve dhe pastrimin e poreve.

-Mango është edhe një burim i mirë i glutaminës (aminoacid), e cila përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin. Filloni ditën tuaj me këtë frutë  qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit.

-Përmban antioksidantë që janë tejet të domosdoshëm për lëkurën, (mes të cilëve lupoel, i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene), kripëra minerale, (veçanërisht potasium, kalcium e magnez), si dhe vitaminat A,C dhe E

-Prania e disa anti-oksidantëve lehtëson përpunimin e “mbeturinave”  që grumbullon mëlçia. Kështu që konsumimi i rregullt i mangos, ndoshta në formën e lëngut në mëngjes, ndihmon mëlçinë.

– Vitaminat A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme pa qenë e nevojshme të përdorim ilaçe.

– Redukton kolesterolin. Përqendrimi i lartë i fibrave dhe pektinës ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit, (pasi mango përmban 564 mg, 16 % e shumës së rekomanduar ditore të kaliumit)

– Përqindja e lartë e kaliumit  ju lejon të mbani nën kontroll tensionin e gjakut.

Infeksionet që rrezikojnë mëlçinë, si hetohen hepatiti B dhe C

$
0
0

hepatiti 1Një pjesë e personave me hepatit mund të zhvillojnë dëmtim akut të mëlçisë, që mund të çojë në vdekje. Te disa njerëz, virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë, që më vonë mund të kalojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë 

Mund të jenë të prekur nga hepatiti B dhe C, por nuk e dinë. Mirëpo nëse jeni mbartës të tyre, pasojat janë fatale pasi këto hepatite shkaktojnë sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën tuaj. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, shqiptarët janë një ndër popujt e Europës më shumë  të prekur nga hepatitët viralë B dhe C.

Hepatiti B

Hepatiti B është një infeksion i mëlçisë, i rrezikshëm për jetën, që shkaktohet nga virusi i hepatitit B. Ky hepatit mund të shkaktojë sëmundje kronike të mëlçisë dhe i vë njerëzit në rrezik të lartë vdekjeje nga cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Kanceri i mëlçisë është pothuajse gjithmonë fatal dhe shpesh zhvillohet te persona në moshën më produktive.

Transmetimi

Virusi i hepatitit B mund të mbijetojë jashtë trupit së paku për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe, virusi mund të shkaktojë infeksion nëse hyn në trupin e një personi që nuk është i mbrojtur nga vaksina. Në zonat me përhapje të gjerë të hepatitit B, zakonisht ai përhapet nga nëna te fëmija gjatë lindjes, ose gjatë ekspozimit ndaj gjakut të infektuar, nga një fëmijë i infektuar tek një fëmijë i painfektuar gjatë 5 viteve të para të jetës. Gjithashtu, virusi i hepatitit B transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar apo me lëngje të tjera të trupit (si lëngjet vaginale, menstruale, sperma) të një personi të infektuar.  Transmetimi seksual i hepatitit B mund të ndodhë veçanërisht në meshkujt e pavaksinuar që  kryejnë seks me meshkuj, te personat heteroseksualë që kanë shumë partnerë seksualë, si dhe nga kontaktet me punonjësit e seksit. Transmetimi i virusit mund të ndodhë edhe nëpërmjet ripërdorimit të ageve e shiringave në mjediset e kujdesit shëndetësor, ose në persona që injektojnë drogë. Përveç kësaj, infeksioni mund ndodhë gjatë procedurave mjekësore, kirurgjike dhe dentare, bërjes së tatuazheve, ose nëpërmjet përdorimit të makinave të  rrojës dhe objekteve të ngjashme që janë të ndotura me gjak të infektuar.

Shenjat

Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës akute të infeksionit. Megjithatë, disa njerëz shfaqin shenja që zgjasin disa javë duke përfshirë zverdhje të lëkurës dhe syve, urinë të errët, lodhje ekstreme, të përziera, të vjella dhe dhimbje barku. Një pjesë e personave me hepatit mund të zhvillojnë dëmtim akut të mëlçisë që mund të çojë në vdekje. Te disa njerëz, virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë, që më vonë mund të kalojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Mbi 90% e të rriturve të cilët janë të infektuar me virusin e hepatitit B por që nuk kanë komplikacione, do të shërohen natyrshëm nga virusi brenda vitit të parë.

Diagnoza

Nga shenjat klinike nuk mund të diferencohet hepatiti B nga hepatiti i shkaktuar nga agjentë të tjerë viral; kështu konfirmimi laboratorik i diagnozës është thelbësor. Një numër testesh gjaku janë në dispozicion për të diagnostikuar njerëzit me hepatit B. Ato mund të përdoren edhe për të dalluar infeksionet akute dhe kronike. Diagnoza laboratorike e infeksionit të hepatitit B fokusohet në zbulimin e antigjenit të virusit të hepatitit B-HBsAg. OBSH-ja rekomandon që të gjitha dhurimet e gjakut të testohen për hepatit B për sigurinë e gjakut, për të shmangur transmetimin aksidental për njerëzit që marrin produktet e gjakut. Prania e HBsAg për të paktën 6 muaj është shënues kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë-cirrozës dhe kancerit të mëlçisë.

Trajtimi

Nuk ka trajtim specifik për hepatitin akut B. Hepatiti kronik B mund të trajtohet me medikamente, duke përfshirë preparate antivirale nga goja. Trajtimi mund të ngadalësojë progresin e cirrozës së mëlçisë, redukton incidencën e kancerit të mëlçisë dhe përmirëson mbijetesën afatgjatë. Në shumicën e njerëzve trajtimi nuk shëron infeksionin e hepatitit B, por vetëm pengon shtimin e virusit. Prandaj shumica e njerëzve që fillojnë trajtimin e hepatitit B duhet ta vazhdojnë atë gjithë jetën.

Vaksina

Vaksina e hepatitit B është shtylla e parandalimit të hepatitit B. OBSH-ja rekomandon që gjithë fëmijët të marrin vaksinën e hepatitit B sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes, mundësisht brenda 24 orëve. Kjo dozë pasohet nga 2-3 doza të tjera për të përfunduar gjithë skemën e vaksinimit. Vaksina ka një siguri dhe efektivitet të lartë. Përveç kësaj, zbatimi i strategjive të tjera të sigurisë të gjakut, duke përfshirë sigurimin e testimit të të gjithë gjakut të dhuruar dhe komponentëve të tij të përdorur për transfuzion, mund të parandalojë transmetimin e virusit të hepatitit B. Praktikat e injeksioneve të sigurta, duke eliminuar injeksionet e panevojshme dhe të pasigurta, mund të jetë strategji efektive për t’u mbrojtur kundër transmetimit të virusit të hepatitit B. Gjithashtu, praktikat më të sigurta seksuale, duke përfshirë minimizimin e numrit të partnerëve e përdorimin e masave mbrojtëse (prezervativë) mbrojnë kundër transmetimit të virusit të hepatitit B.

Hepatiti C

Infeksioni nga virusi i hepatitit C shkakton hepatit akut dhe kronik. Infeksioni akut nga virusi i hepatitit C zakonisht është pa shenja. Rreth 15-45% e personave të infektuar pastrohen në mënyrë spontane nga virusi, brenda 6 muajve të infektimit pa asnjë lloj trajtimi. Pjesa e mbetur prej 55-85% e këtyre personave zhvillojnë hepatitin C kronik, ku rreziku i cirrozës së mëlçisë është 15-30% brenda 20 viteve.  Hepatiti C është i përhapur në mbarë botën. Ka variacione të shumta të virusit të hepatitit C dhe shpërndarja e tyre ndryshon sipas rajonit/vendeve. Në varësi të vendit, hepatiti C mund të përthapet në popullata të veçanta (p.sh. ata që injektojnë drogë) dhe/ose  te popullata e përgjithshme.

Transmetimi

Virusi i hepatitit C është një virus që zakonisht transmetohet duke injektuar drogë nëpërmjet shkëmbimit të pajisjeve të injektimit. Në institucionet shëndetësore për shkak të ripërdorimit apo sterilizimin jo adekuat të pajisjeve mjekësore. Nëpërmjet transfuzionit të gjakut dhe produkteve të tij të pakontrolluara. Hepatiti C mund të përhapet edhe nëpërmjet rrugës seksuale dhe të kalojë nga një nënë e infektuar tek bebi i saj; megjithatë këto mënyra transmetimi janë shumë më pak të zakonshme.   Hepatiti C nuk përhapet nëpërmjet qumështit të gjirit, ushqimit ose ujit, apo nga kontaktet e përditshme të tilla si puthja, përqafimi, ngrënia e ushqimit ose pirja nga një person i infektuar.

Shenjat

Periudha e inkubacionit për hepatitin C është 2 javë deri 6 muaj. Pas infektimit fillestar, përafërsisht 80% e njerëzve nuk shfaqin asnjë simptomë. Ata njerëz që shfaqin shenja mund të kenë ethe, lodhje, rënie të oreksit, të përziera, të vjella, dhimbje barku, urinë të errët, fece të çngjyrosura në gri, dhimbje të kyçeve, si dhe zverdhje të lëkurës dhe të bardhës së syve.

Diagnoza

Për shkak të faktit se infeksioni akut me virusin e hepatitit C është zakonisht asimptomatik, diagnoza e hershme e infeksionit është e rrallë. Tek ata njerëz që zhvillojnë infeksionin kronik, infeksioni mund të mbetet i padiagnostikuar deri kur shfaqen dëmtime serioze të mëlçisë. Pasi personi është diagnostikuar me infeksion kronik të hepatitit C, ai duhet të bëjë një vlerësim të shkallës së dëmtimit të mëlçisë (nëse ka fibrozë apo cirrozë). Kjo arrihet nëpërmjet bërjes së biopsisë së mëlçisë ose shumë testeve të tjera. Diagnoza e hershme mund të parandalojë problemet shëndetësore që mund të rezultojnë nga infeksioni, si dhe të parandalojë transmetimin e virusit te të tjerët.

Si trajtohet

Hepatiti C jo gjithmonë kërkon trajtim, mbasi te disa njerëz një përgjigje e fortë imunitare  pastron infeksionin dhe te disa të tjerë me infeksion kronik nuk zhvillon dëmtime të mëlçisë. Kur trajtimi është i nevojshëm duhet përzgjedhur me kujdes, me qëllim përcaktimin e metodës më të përshtatshme për pacientin. Kjo mbasi mjekimi varet nga disa faktorë, midis të cilëve nënlloji i virusit të hepatitit C dhe tipi i mjekimit të dhënë. Deri kohët e fundit, trajtimi i hepatitit C është bazuar në terapinë me interferon e ribavirinë, e cila kërkonte injeksione javore. Kohët e fundit janë zhvilluar preparate të reja antivirale që janë shumë më efektive, më të sigurta dhe të toleruara më mirë nga organizmi se terapitë e vjetra. Kjo terapi mund të shërojë shumicën e personave me hepatit C, trajtimi është më i shkurtër dhe më i sigurt.


Hepatiti kronik: Vetëm 5% e dinë që janë të infektuar

$
0
0

hepatiti“Njih hepatitin, vepro tani!”-Në Ditën Botërore të Hepatitit, Beqaj viziton laboratorin e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” 

Në Ditën Botërore të Hepatitit, ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka vizituar dje laboratorin e ekzaminimeve në Spitalin Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Çdo vit në 28 Korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) organizon Ditën Botërore të Hepatitit, për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.

 Programi

Me programin e ri të menaxhimit të integruar të instrumenteve kirurgjikalë të sterilizuar kemi kufizuar ndjeshëm shkallën e përhapjes që deri dje ishte tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore, duke cenuar sigurinë e jetës së pacientëve, u shpreh Beqaj. “Me këtë projekt të rëndësishëm, fryt i partneritetit publik-privat i orientuar në menaxhimin e rrezikut infektiv me të njëjtën cilësi dhe performancë të lartë në 153 salla operatore për 555 kirurgë në të gjithë vendin, mundësuam përmirësimin rrënjësor të sterilitetit në mjediset operatore, përmes zëvendësimit të autoklavave të vjetra dhe të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet e kërkuara të sterilizimit”, tha më tej kreu i shëndetësisë. Sipas tij, ky program rrit sterilitetin në të gjitha sallat operatore. “Besoj se edhe programi i ri që po zbatohet deri më tani me sukses në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe do të shtrihet në të gjithë vendin, në këtë spital do të vijë rreth dhjetorit, me rritjen shumë të lartë të sterilitetit në instrumentat kirurgjikalë dhe në sallat e operacionit, do të ulë shumë mundësinë e përhapjes së këtyre sëmundjeve”, ka pohuar ministri.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar edhe ndryshimet e bëra në listën e barnave të rimbursueshme gjatë këtyre dy viteve të fundit, pikërisht për pacientët me Hepatit, të cilët po trajtohen me medikamente të rimbursueshme, barna të cilat mundësojnë shërimin e tyre. “Por, që nga viti 2015 në listën e barnave të rimbursueshme ne rimbursojmë 100% edhe barna të gjeneratave shumë të reja inovativë, që janë shërues për Hepatitet. Vjet ne kemi financuar rreth 600 mijë euro për të kuruar 11 të sëmurë (me Hepatit C). Kurse këtë vit, deri më tani kemi financuar më shumë se 1 milion euro për 25 të sëmurë të tjerë. Madje, në listën e barnave të rimbursueshme 2016 që është efektive që nga data 1 Janar kemi edhe dy barna të tjerë shumë më inovativë të regjistruar në Amerikë dhe në Evropë vetëm vitin e kaluar, dhe për më tepër falë përpjekjeve të vazhdueshme që bëjmë, pa cenuar aspak cilësinë e barit, duke pranuar barin inovativ të kemi edhe ulje të çmimeve. Në qoftë se një trajtim vjet ishte në 60 mijë euro këtë vit ka rënë në 40 mijë euro, me të njëjtin bar duke bërë një trajtim shërues të hepatiteve me një cikël mjekimi që është praktikisht 12 javë”, pohoi ministri Beqaj.

Investimi

Sipas tij, pas 6 vjet përpjekjesh, investuam 70 milionë lekë për instalimin dhe funksionimin në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të sistemit të ri dhe modern të NAT-it (Nucleic Acid Testing) me teknologji që mundëson testimin e gjakut për agjentë infektivë kërcënues për jetën e njeriut të Hepatitit B, C dhe HIV. “Por, nëse do ta shohim në një qasje më të plotë, para 6 javësh në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut ndamë me publikun një risi në QKTGJ, ku kemi mundësuar zbatimin e një analize të re te dhuruesit e gjakut, në mënyrë që të zbulojmë shumë shpejt nëse gjaku i dhuruar ka Hepatit dhe ta ndalojmë përdorimin e tij më vonë”, ka pohuar Beqaj. Sipas kreut të shëndetësisë, me anë të këtij investimi ofrohet një siguri më e lartë për kryerjen e analizave të gjakut, një periudhë më të shkurtër për pritjen e rezultateve të analizave, dhe ulje të mundësisë së infektimit të personave që marrin gjakun e dhuruar. [Për Hepatitin C periudha dritare shkurtohet në 2.2 ditë dhe për Hepatitin B në 16 ditë].

Mjekët

Që nga dhjetori 2014 kemi miratuar një udhëzues të posaçëm kombëtar për parandalimin e agjentëve infektivë që transmetohen nga nëna te fëmija, ndërkohë që në mars 2016 kemi miratuar një ligj të ri për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, i cili përcakton rregullat dhe aktivitetet për zbulimin në kohë, evidentimin, parandalimin dhe kontrollin e tyre, për eliminimin dhe zhdukjen e sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë nga këto sëmundje. Mjekja mikrobiologe pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka pohuar se gjatë viteve të fundit ka një ndërgjegjësim të madh të grave që kryejnë analizat e Hepatiti Viral, në mënyrë që vaksinimi i fëmijëve të jetë sa më i shpejtë. “Është shumë e rëndësishme që në 12-ditshin e parë të lindjes së bebit të bëhet vaksina, kur dihet që nëna është bartëse, si dhe imunoglobulina për hepatitin B. Ajo që është e rëndësishme është se nënat shtatzëna duhet të kryejnë analizën e hepatitit sa më herët që të jetë e mundshme, që kur vërtetohet që është shtatzanë. Pra, sa më herët që të bëhet analiza e Hepatitit, aq më mirë është si për gruan shtatzënë ashtu edhe për bebin. Nga të dhënat që ne kemi rezulton se gjatë vitit të fundit mbi 95% e nënave shtatzënë e kanë kryer këtë analizë, çka tregon një ndërgjegjësim të tyre”, ka pohuar Vera Barça, mjeke mikrobiologe pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Ndërkohë, mjeku Spiro Damo, Shef i Neonatologjisë në këtë spital, ka pohuar se çdo fëmijë vaksinohet brenda 72 orëve të para të lindjes. “Tashmë, kryerja e analizës së Hepatitit është bërë pjesë e protokollit të ndjekjes së shtatzënisë, pasi kjo është një sëmundje e rrezikshme dhe ka invaliditet të lartë, ndaj edhe ne jemi zbatues të protokolleve. Rreziku i transmetimit vertikal të sëmundjes nga nëna te fëmija dhe menjëherë sa marrim sinjalin që nëna është mbartëse e Hepatitit Viral sa më parë që të jetë e mundur kryejmë vaksinën dhe imunoglobulinën, e cila nuk na ka munguar asnjëherë falë interesit dhe përkushtimit të drejtorisë, duke e aplikuar në mënyrë intravenoze për të krijuar një mbrojtje pasive për fëmijën, pasi jep antikorpe të gatshme te bebi. Edhe nëse nëna nuk është mbartëse e Hepatit Viral, pra që nuk ka kaluar atë filtrin e depistimit në shtatzani, në Hepatitin Viral e aplikojmë te të gjitha bebet pasi është vaksinim bazal. Kjo vaksinë krehet sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se 72 orë që nga lindja e fëmijës”, ka pohuar Damo.

Apeli

Në Ditën Botërore të Hepatitit 2016, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) iu bën thirrje politikëbërësve, stafit shëndetësor dhe publikut “Të njohin hepatitin, të veprojnë tani!” OBSH-ja bën thirrje që të informohemi në lidhje me infeksionin, të ndërmarrim nisma pozitive për të njohur statusin e infektimit me virusin e hepatiteve duke u testuar dhe së fundi, të kërkojmë trajtim për të reduktuar vdekjet e panevojshme nga ky infeksion i parandalueshëm dhe i trajtueshëm. Hepatiti viral – një grup i sëmundjeve infektive të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E – ndikon jetën e qindra miliona njerëzve në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë dhe vrasjen e afër 1.4 milionë njerëzve çdo vit, kryesisht nga hepatiti B dhe C. Është vlerësuar se vetëm 5% e njerëzve me hepatit kronik e dinë që janë të infektuar dhe më pak se 1% e tyre kanë qasje në trajtim.

 

– 11 pacientë me Hepatit C u trajtuan falas për herë të parë në 2015 me barin e rimbursuar jetëshpëtues “Sovosfubir” (Sovaldi), në vlerën 600 mijë euro

– 25 pacientë të tjerë me Hepatit C përfitojnë nga rimbursimi këtë vit duke marrë mjekim që nga muaji qershor në vlerën 1 milionë euro

– 3 barna të tjerë antiviralë jetëshpëtues që përdoren në trajtimin e hepatiteve kronike dhe cirrozave hepatike janë shtuar në Listën e Rimbursimit 2016

– Pas 6 vjet përpjekjesh, investuam 70 milionë lekë për instalimin dhe vënien në punë të sistemit të ri dhe modern të testimit NAT në Bankën e Gjakut

 

Ledio, vogëlushi nga Libohova që lufton me kancerin. Prindërit apelojnë për ndihmë

$
0
0

01-2-900x675Vogëlushi që shihni në foto quhet Ledio Çano, 4 vjeç. Është fëmija i dy prindërve nga Libohova, Edmondit dhe Nertilës. Historia e tij është ndoshta e ngjashme me të shumë fëmijëve të tjerë, të cilët përballen me kapriçot e fatit, ndonëse janë ende në hapat e parë të jetës. Prej muajit dhjetor 2015 Ledioja i vogël fatkeqësisht u diagnostifikua me tumor.

Në gjendje kritike për jetën, nga Janina u dërgua me autoambulancë drejt Athinës në një spital ku trajtoheshin fëmijë me probleme tumoriale.

Ky ishte lajmi më i kobshëm për Edmondin dhe Nertilën, por beteja me të keqen sapo kishte nisur dhe ata duhet t’i bënin ballë, bashkë me të voglin e tyre që veç lodrave dhe botës së tij fëminore s’e kupton dot përse duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në spital më shumë sesa në shtëpi.

Fillimisht fëmija iu nënshtrua një operacioni nga i cili doli biopsia e një tumori të rrezikshëm, sulmues dhe me një degëzim që arrinte deri në zemrën e Ledios.

Menjëherë mjekët nisën me kimioterapinë, pasi zemra e fëmijës nuk rrihte siç duhej. Mes ankthit, dëshpërimit dhe vështirësive ekonomike për të përballuar kurimin e djalit, prindërit e Ledios morën një lajm të mirë. Para se të bëhej operacioni i dyfishtë nga dy skuadra kirurgësh u vërejt se problemi i zemrës ishte zhdukur, ndërsa masa tjetër tumoriale ka pësuar tkurrje, por sidoqoftë është akoma shumë shpejt për të thënë që rreziku ka kaluar plotësisht.

Mjekët e panë të arsyeshme të vazhdojnë me kimioterapinë dhe kurimin derisa në muajin shtator do të kryhet operacioni i vështirë.

“Libohova Online” e sjell historinë e Ledios, me shpresën se dikush do t’i gjendet afër familjes së tij, për ta ndihmuar sadopak ekonomikisht në mënyrë që të vazhdojë mjekimin e vogëlushit. Në raste si këto, pacient nuk është vetëm fëmija, por në një farë mënyre edhe prindërit e tij, të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore dhe psikologjike të vogëlushit nuk mund të shkojnë në punë.

Janë të detyruar të qëndrojnë pranë tij gjatë gjithë kohës. Fillimisht familja Çano është ndihmua nga Mariana Vardhinoiani, një zonjë greke e cila ka ndërtuar edhe spitalin për fëmijët me probleme tumoriale. Ajo e strehoi diku pa qera. Ndërkohë shteti grek nuk jep ndihmë për qytetarët e vendeve të treta, qofshin dhe me dokumenta të rregullta si familja Çano.

Prej 8 muajsh Edmondi dhe Nertila kanë shpenzuar çdo kursim, kanë shfrytëzuar gjithçka kishin për të mundësuar kurimin e djalit e tyre. Sot ndodhen në një situatë shumë të vështirë prandaj apelojnë për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, tek kushdo që i thërret arsyes dhe humanitetit që ka brenda vetes. Prandaj vendosëm të ndajmë me ju historinë e tyre, me shpresën se dikush do të kontribuojë sadopak për të vazhduar mjekimin e Ledios së vogël.

Bamirësia nuk të varfëron!

Prandaj kushdo që mundet le të kontribuojë në llogarinë bankare IBAN:GR92 0140 1190 1190 0210 1377 389  (Alpha Bank, Edmond Çano)

Ose të kontaktojë direkt në Facebook me babain e djalit duke klikuar KETU.

Ose në numrin e celularit: 0030 69 96 95 95 44.

Kujdes nga mikrovala! Ja pse e dëmton shëndetin tuaj…

$
0
0

mikro-550x263Mikrovala mund të jetë një lehtësim dhe një mënyrë e shpejtë për të ngrohur ushqimin tuaj pas një dite të gjatë në punë, por ekspertët thonë se ushqimet e mikrovalës mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

Rick Hay, një nutricionist dhe ekspert i humbjes së peshës në ‘lilysoutternutrition.com’, ka zbuluar saktë se çfarë i bën ushqimi i mikrovalës trupit tuaj.

Rick thotë se, përbërës të ndryshëm karcinogjenik lëshohen nga plastika në mikrovalë, të cilën e përdorim për të ngrohur ushqim në një mikrovalë.

“Këto toksina hyjnë në ushqim, dhe duke e ngrënë ushqimin, ato hyjnë në trupin tuaj”,- shpjegoi ai.

“Toksinat shtesë vendosin një presion shtesë në sistemin tuaj imun dhe të tretjes. Ato mund të kenë një efekt të keq në fertilitet, balancë të hormoneve, shtypje të gjakut, shëndet kardio-vaskular, disponim dhe epsh gjithashtu”,- shtoi ai.

Sa më shumë që e përdorni mikrovalën, aq më shumë do t’u ekspozoheni këtyre përbërësve të dëmshëm.

Adoleshentja heq dorë nga dietat dhe bëhet superseksi

$
0
0

Një adoleshente vendosi të heqë dorë nga dietat e forta dhe ushtrimet e tepërta në palestër, pasi ishte katandisur në një trup që peshonte 44 kg.

Courtney Black, një adoleshente britanike, ishte bërë ‘kockë e lëkurë’, por njerëzit nisën ta tallin për pamjen e saj.

Tashmë 19-vjeçarja bën një stil jetese më të shëndetshëm dhe peshon 54 kg.

Ajo është e kënaqur me trupin e saj, më të kolmë, por më seksi.

6 shenja të sëmundjeve të zemrës që nuk duhen injoruar

$
0
0

zemraGërhitja, gjak nga mishrat e dhëmbëve apo dhe probleme në marrëdhëniet intime konsiderohen zakonisht si probleme të lehta shëndetësore.

Për këtë arsye, pjesa më e madhe e njerëzve kanë tendencën t’i injorojnë ato. Megjithatë, këto probleme në dukje të pa rëndësishme, janë në fakt simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës, arsyeja numër një e vdekjeve në botë.

Kur zemra dhe arteriet fillojnë dështojnë/të mos funksionojnë siç duhet, simptomat manifestohen në pjesë të tjera të trupit. Kështu shprehet për “DailyMail”, Dr. John Erwin, kardiolog në Qendrën Shkencore të Shëndetit në Texas.

Eksperti zbulon 6 simptomat më të zakonshme dhe në të njëjtën kohë suprizuese, të sëmundjeve të zemrës, të cilat sipas tij, nuk duhet neglizhuar.

Të qenit në dijeni të tyre mund të çojë në kapjen në kohë të sëmundjes.

Simptoma 1: Problemet seksuale

Shumë, mendojnë se çrregullimet seksuale vijnë si pasojë e probleme të organeve riprodhuese ose të trurit. Megjithatë, sidomos tek meshkujt, disfunksioni seksual është simptomë e zakonshme e sëmundjes së arterieve.

Simptoma 2 : Gërhitja ose apnea e gjumit

Pak janë gjërat më frustruese në jetë sesa të përpiqesh të flesh krah një personi që gërhet. Pavarësisht bezdisë, Dr. Erwin thotë se në fakt, gërhitja mund të tregojë se vuani nga zemra.

Ajo është e zakonshme tek ata që vuajnë nga apnea e gjumit ( një periudhë kohore gjatë gjumit ku njeriu resht së marri frymë)

Sipas Dr Erwin, kjo e fundit lidhet me ndryshime të ndryshme fiziologjike, që shtojnë rrezikun e prekjes nga infarkti në zemër dhe goditja në tru.

Gërhitja mund të jetë gjithashtu tregues i dridhjes atriale, që është një rrahje e çrregullt e zemrës, shpesh shumë e shpejtë dhe që shkakton hemoragji. Ndaj, kapja dhe trajtimi në kohë i apneas së gjumit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Simptoma 3: Gjakderdhje, enjtje ose mishra dhëmbësh të lënduar

Janë të paktë ata që mund t’i shkojë në mendje se problemet me mishtrat e dhëmbëve mund të lidhen me sëmundje të zemrës, por sipas ekspertit, kjo është një simptomë që tregon se mund të vuani nga periodontis.

Ky i fundit është një infeksion tepër serioz i mishrave, që i dëmton ato dhe shkatërron kockat e nofullës. Periodontis mund të çojë në inflamacion të lartë në të gjithë trupin. Dhe pikërisht ky aktivitet i tepërt inflamacioni, sipas Dr. Erwein, është një rrezik i lartë për zhvillimin e aterosklerozës dhe të infarktit.

Ndaj është e rëndësishme që të kryeni vizita të vazhdueshme te dentisti dhe të mbani higjenë orale të lartë.

Simptoma 4: Shtrëngim, dhembje në supe apo qafë

Gjatë një infarkti, shumë njerëzve u duket sikur një elefant i ka hipur në kraharor, ndërsa të tjerë ndjenjë shtypje në krahë. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat simptoma “klasike”.

Në fakt, shumë persona që pësojnë infarkt kanë një ndjesi të pa rehatshme, djegie, dhimbje ose presion në qafë, nofull apo shpatulla. Për disa, një ndjenjë parehatie, është e vetmja shenjë e dhimbjes se zemrës apo të infarktit.

Simptoma 5 : Këmbë të fryra

Këmbët mund të fryhen për disa arsye, edhe për arsye të thjeshta si vapa. Por, këmbët e enjtuara mund të tregojnë edhe probleme kongjestive të zemrës. Kjo ndodh në mënyrë të veçantë kur një person ka marrje të pazakontë të frymës gjatë një aktiviteti, apo kur po përpiqet të flejë.

Simptoma 6: Probleme me tretjen dhe urth

Urthi dhe problemet me tretjen janë tepër të zakonshëm dhe rrallë herë probleme serioze. Por në disa raste, ajo ndjesia e djegies, apo dhimbjes në pjesën e sipërme të barkut, mund të jetë shenjë e dhimbjes të zemrës apo të infarktit.

Problemet e vazhdueshme me stomakun dhe lemzë të vazhdueshme mund të jetë një tregues.

Gjithashtu, kur urthi, mos trejtja dhe lemza shkaktojnë të vjella, djersitje, e marrje fryme, duhet të vizitoheni tek mjeku. /tvklan.al

Trëndafili i egër mbron zemrën, përdoret kundër diabetit dhe melanomës

$
0
0

trendafiliKokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë mjekësor. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C

Kokrrat e trëndafilit të egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut. Vetë fruti piqet nga muajve të verës dhe mblidhet në natyrë në muajt e vjeshtës. Trëndafilin e egër e gjejmë në çdo cep të Shqipërisë dhe përdorimi kryesor është ai mjekësor. Kokrrat e trëndafilit të egër më pas thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit. Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e trëndafilit të egër, por edhe të bimëve të tjera mjekësore, të cilat pas grumbullimit kanë si destinacion eksportin, por edhe tregun vendas.

Prejardhja

Trëndafili i egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Europë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë. Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze. Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës. Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë mjekësor. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C. Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori.

Vlerat shëndetësore

Janë plot me antioksidantë, këto kokrra që kanë përmasat e qershive janë thesari i vërtetë që trëndafilat e fundit të verës u dhurojnë njerëzve. Zakonisht i gjejmë në ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe. Ato janë të pasura me vitaminë C që është një antioksidant i fortë. Ato përmbajnë karotenoidë dhe substance të tjera bioaktive. Shkencëtarët hungarezë testuan gjashtë antioksidantët e gjetur tek trëndafili i egër: beta-karotenin, luteinën, likopenin, neokromin, rubiksanthinë dhe zeaksanthinën. Të gjithë këto substanca rezultoi që kishin vlera të mëdha, për gjithësecili prej tyre kishte një karakteristikë që e veçonte nga tjetri. Sipas shkencëtarëve përzierja e këtyre antioksidantëve tek trëndafili i egër ofronte avantazhe të shumta shëndetësore.

Sëmundjet

Parandalon diabetin. Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit. Shkencëtarët në Universitetin Gazi kryen disa eksperiemente tek minjtë për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i  ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik. Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimist për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

Parandalon melanomën e lëkurës. Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës. Sipas shkencëtarëve japonezë përbërësit e trëndafilit të egër kanë një efekt pengues ndaj enzimës dhe ndaj procesit të prodhimit të qelizave kancerogjene. Quercetina për shembull e cila gjendët në sasi të larta tek trëndafili i egër shërben si armë e fortë në luftën kundër melanomës.

Vlera anti-inflamatore. Një grup shkencëtarësh Italianë zbuluan që se trëndafili i egër mund të përdoret me sukses në terapitë kundër artritit dhe inflamacioneve të tjera. Shkencëtarët panë që efektet anti-inflamatore të ekstrakteve të trëndafilit të egër ishin të ngjashme me indomethacinën, njëilaç farmaceutik mjaft i fuqishëm ndaj inflamacionit.

Ndihmon punën e zemrës. Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Trajton problemet e lëkurës. Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

Trajton çrregullimet në stomak. Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat. Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

Forcon sistemin imunitar. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.

Studimet

Shumë studime janë bërë tek njereëzit mbi peshë (që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë arritën në 1.5 miliardë në të gjithë botën) që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma. Lufton të ftohtin. Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

 

Mos i humbisni: Disa studime interesante mbi shëndetin

$
0
0

depresion15 zona akuzohen shkaktare të depresionit

Është bërë një zhvillim i madh drejt të kuptuarit të biologjisë së depresionit. Shkencëtarët kanë identifikuar 15 zona të geneve që lidhen me sëmundjen depresive. Ata kanë kryer një studim të gjerë të geneve, ku përfshinë rreth 500 mijë persona, duke krahasuar ndryshimet genetike të personave që kishin vuajtur nga simptoma depresive me të atyre që nuk kishin provuar simptoma të tilla. Me zbulimin e zonave të reja të geneve, shkencëtarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë genet specifike të depresionit. Deri më tani, kjo ka qenë e vështirë për shkak se përfshihen qindra e mijëra variante genetike që shkencëtarët dyshojnë. Secili gen, thotë Roy Perlis, jep një sasi të vogël të rrezikut të zhvillimit të depresionit. Dr. Perlis është Drejtor i Qendrës për Barna Eksperimentale në Massachusetts General Hospital në Boston, dhe bashkë-autor i një studimi mbi këtë çështje në revistën Nature Genetics. Ai thotë se njerëzit e shëndetshëm kanë disa prej këtyre variacioneve, por depresioni mund të shfaqet nëse përfshihen gene të mjaftueshme. “Interesi ynë kryesor është se si t’i gjejmë këtë gjene, për të zhvilluar lloje të reja më të mira trajtimi për depresionin,” thotë zoti Perlis. Rreziku i zhvillimit të një çrregullim të madh depresiv, thonë ekspertët, është diku nga 15 deri në 20 për qind. Simptomat e depresionit janë të ndryshme; nga trishtimi, humbja e oreksit, pa kënaqësija në jetë dhe ndryshimi pa shkak i emocioneve. Një analizë e detajuar zbuloi më shumë se dhjetë zona me gene që rrisin rrezikun e një personi për depresion, duke përfshirë 17 zona të veçanta që përmbajnë gjene të implikuar në çrregullimin e gjendjes emocionale. Disa zona u përcaktuan nga shkencëtarët brenda ose afër gjeneve të përfshira në zhvillimin e trurit. Dy zona me gene ishin identifikuar më parë. Një nga zonat për depresion ishte i lidhur me epilepsi dhe aftësi të kufizuara mendore. Një tjetër përmbante një gjen që shkakton kuptim të dobët në tru. Analizat e fundit i identifikuan këto zona si të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me depresionin.

 

Zika sulmon SHBA-në, frikë për epidemi

Besohet se mushkonjat që bartin virusin Zika kanë mbërritur në SHBA. Në Florida janë raportuar të paktën 14 raste infektimi. Korespondenti i Zërit të Amerikës Michael Boëman thotë se zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan disa muaj më parë, por Kongresi ende nuk ka miratuar fonde për të luftuar virusin ose mushkonjat që e përhapin. Për shumicën e amerikanëve, mushkonjat janë të bezdisshme gjatë verës. Por Florida tani duhet t’i trajtojë ato si rrezik ndaj shëndetit publik. “Katër njerëz në shtetin tonë ka mundësi të jenë infektuar nga pickimi i mushkonjave. Kjo do të thotë se Florida tashmë është shteti i parë në vend ku është transmetuar virusi”. Edhe në vende larg Floridës, si Teksasi, disa shprehin shqetësim dhe një ndjesi disfate. Ligjvënësit do të vazhdojnë me mosmarrëveshjet rreth financimit të betejës kundër Zikës kur të kthehen në Uashington në shtator. Tani për tani, qeveritë lokale dhe të shteteve duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për kontrollin e mushkonjave me aq fonde sa kanë për momentin.

 

Stili i jetës shton rrezikun për kancerin e zorrës së trashë

 

 

Disa njerëz kanë një risk të shtuar, të kushtëzuar nga vetja ose nga rrethanat familjare, për t’u prekur nga kanceri i zorrës. Situatat rrezikuese janë sëmundjet inflamatore kronike të zorrëve, sëmundje të caktuara të trashëgueshme, në të cilat shfaqen në masë të madhe adenoidet mukozale në zorrë,; Sëmundjet kanceroze të zorrëve te më të afërmit, para së gjithash, nëse tumori është shfaqur përpara moshës 50-vjeçare. Për zbulimin e hershëm të kancerit në zorrë janë të favorshme dy metoda: kontrollimi i feçeve për prani gjaku (testi okult i gjakut; okkult = fshehur) dhe imazhi vizual i zorrëve (kolonoskopia). Përmes testit okult të gjakut provohet prania e gjakut në feçe, gjë që vetëm me sy nuk shihet dot, dhe që eventualisht mund të rrjedhë prej ndonjë tumori zorrësh. Në rastin e koloskopisë do të ekzaminohet mukoza e zorrëve. Me këtë rast mund të merren dhe prova indesh si dhe mund të hiqen lungat më të spikatura mbi mukozë (polipët). Për të sqaruar se kur dhe në cilin hark kohor janë të arsyeshme masat për zbulimin e hershëm, duhet këshilluar mjeku familjar.

Kequshqyerja, ja pse rrezikojnë apendicit fëmijët

Apendiciti mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (p.sh. mbeturina jashtëqitjeje të forta). Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni, por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushton muret e apendicitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion. Sipas mjekëve, mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendiksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprometimi i furnizimit me gjak çon në dëme (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i baktereve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendiksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut. Në qoftë se apendiciti nuk trajtohet mund të sjellë vdekjen. Të sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravenoze. Fëmijët bëhen mirë disa ditë pas operacioni, por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë.

 

Shenjat që diktojnë autizmin

Autizmi është një çrregullim i trurit që diagnostikohet normalisht në fëmijërinë e hershme, është çrregullim i zhvillimit, i cili shfaqet afërsisht tek 0,005% e fëmijëve, prej të cilëve 80%, fëmijë të gjinisë mashkullore. Shenjat e para të autizmit shfaqen në tre vitet e para të jetës e më shpesh në muajt e parë. Simptomatik e është kur fëmija nuk reagon ndaj ngacmimeve të jashtme. Prindërve mund t’iu duk et sikur fëmija nuk dëgjon apo shikon. Po ashtu, në rastet kur fëmija nuk tregon interes për rrethin familjar, apo kur shikon, ndërsa shikimin e ka të zbrazët, dëgjon, dhe është indiferent ndaj zërave. Nuk u buzëqesh anëtarëve të familjes, dhe qesh me vet veten. Tek fëmija autik çrregullohet ushqimi, por edhe fjetja. Kur këto çrregullime shfaqen të ndara, nuk janë tregues të autizmit, mirëpo, kur manifestohen (shfaqen) në të njëjtën kohë, atëherë ka arsye për shqetësim. Si një nga simptomat e para të autizmit, është kontakti me sy, kur fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë, po ashtu edhe me prindërit. Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë. Duhet përmendur se mjekësia deri në ditët e sotme nuk ka mundur të identifikojë shkaktarin e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen. Një pjesë e fëmijëve autikë shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera të ndryshme, si në muzikë, art dhe ndonjëherë edhe në matematikë.


Infertiliteti: Çifteve, mosha u kushtëzon lindjen e një fëmije

$
0
0

Dr. Marsel HaxhiaFlet për gazetën “Mapo” doktor Marsel Haxhia, Embriolog Klinik Certifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human – Spitali Hygeia

Infertiliteti apo pamundësia që gratë të mbesin shtatzënë kushtëzon jetën e shumë çifteve për t’u bërë prindër. Një sëmundje që po rritet me hapa të frikshëm duke u kthyer në një problem shumë serioz për shumë shtete, teksa vihet re edhe plakje e popullsisë dhe ulje e lindjeve. Sipas mjekëve, infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART) kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarësisht origjinës së problemit që mund të jetë prej faktorit mashkull ose femër. Në një intervistë për “Mapo” doktor Marsel Haxhia, Embriolog Klinik Certifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human në Spitalin Hygeia, teksa shpjegon faktorët që rrezikojnë zhvillimin e infertilitetit, inkurajon çiftet për konceptuar një shtatzëni sa më herët.

Por çfarë është infertiliteti në vetvete?!

Infertiliteti përkufizohet si dështimi për të konceptuar (pavarësisht shkaqeve) pas një viti marrëdhëniesh të pambrojtura. Infertiliteti prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Zhvillimi i shpejtë në këtë fushë të mjekësisë ka bërë që të gjenden gjithmonë e më shumë shkaqe të kësaj sëmundje. Në shoqëri ku u jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra e vonojnë lindjen e fëmijëve deri në të 30-tat ose më vonë. Si rezultat këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar dhe një risk më të madh për aborte. Në gra më të mëdha se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së mundësisë së vezores për të prodhuar vezë. Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART) kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarësisht origjinës së problemit që mund të jetë prej faktorit mashkull ose femër.

Shkaktarët e infertilitetit?

Riprodhimi kërkon bashkëveprimin dhe integritetin e trakteve riprodhues mashkullor dhe femëror të cilët përfshijnë; së pari prodhimi i vezëve nga vezorja e femrës, së dyti prodhimi i mjaftueshëm spermatozoidve nga mashkulli, së treti transportimi normal i qelizave për në tubin e Fallopit (ku ndodh fertilizimi), dhe së katërti transporti pasues i embrioneve (bashkimi i dy qelizave) në mitër ku ndodh zhvillimi i mëtejshëm. Infertiliteti shkaktohet nga patologji te mashkulli ose te femra ose tek të dy njëkohësisht. Faktorët mashkull dhe femër llogariten secili për rreth 35 % të rasteve. Shpesh, ekziston më shumë se një faktor, me kombinim të faktorëve mashkull e femër që shkaktojnë 20 % të infertilitetit. Në 10 % të rasteve të mbetura shkaku është i panjohur dhe këta kategorizohen si infertilitet i pashpjeguar ose çifte normal infertil (NIC). Faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës që lidhen me një risk të lartë të infertilitetit përfshijnë faktor ambjental dhe profesional; efektet toksike që lidhen me duhanin, marjuanën, ose droga të tjera; ushtrim fizik i tepruar; dietë jo e përshtatshme që jep shtim ose rënie ekstreme të peshës; dhe mosha e madhe.

Doja të ndalesha pak te kjo e fundit, mosha e madhe e çiftit kjo edhe për të inkurajuar çiftet për konceptuar një shtatzëni sa më herët. Shumë pyesin se cila quhet moshe e madhe dhe a jemi në kohë për të pasur fëmijë?

Në bazë të shumë studimeve të kryera në grupe të mëdha popullate është vënë re se pas moshës 35 vjeçare të femrës ka një ulje të fertilitetit për çdo vit që kalon. Gjithashtu, pas kësaj moshe, vihet re  rritje e numrit të aborteve spontane dhe të anomalive të bebeve. Duhet përmendur se edhe meshkujt që megjithëse prodhojnë qeliza riprodhuese gjithë jetën, “cilësia” e tyre ulet me kalimin e viteve duke rritur gjithashtu probabilitetin për anomali të fetusit. Baza shkencore e të gjitha këtyre shifrave qëndron në fiziologjinë e qelizave riprodhuese. Shqipëria, megjithëse nuk ka shifra zyrtare, mendohet se kryen rreth 300-350 IVF për milion banorë. Mendohet se këto janë vetëm 20% e nevojës reale që mund të kenë çiftet për këtë procedurë. Përqindja e suksesit të Fekondimit In-Vitro ndyshon në varësi të problematikës së çifteve, të moshës së pacienteve, të ekipit të mjekëve dhe klinikës që e performon këtë procedurë.  Në klinikën ku unë punoj përqindja e suksesit është midis 50-65 % , që shkon në të njëjtën linjë me klinikat më në zë në Europë. Infertiliteti është sëmundja që po rritet me hapa të frikshme dhe po kthehet në një problem shumë serioz për shumë shtete pasi vihet re plakja e popullsisë dhe ulje të lindjeve. Sigurisht mjekësia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim por detyra kryesore na takon të gjithëve ne duke u munduar të ruajmë fertilitetin!

Të dhëna: 

Përllogariten rreth 6,5 milion bebe të konceptuara me teknikën e Fekondimit In-Vitro (IVF) të lindura në botë që prej lindjes së bebit të pare Louise Brown. Nga viti në vit vihet re një rritje e numrit të çifteve që  kanë nevojë për këtë proçedure. Nga statistikat e fundit të publikuara nga Shoqata Europiane e Riprodhimit Human dhe Embriologjise (ESHRE) është shënuar një rritje prej 7% nga viti 2012 në 2013.  Nga të dhënat zyrtare raportohet prej të njëjtës shoqatë se janë 474 çifte që i nënshtrohen IVF-së për çdo 1 milion banorë. Gjithsesi këto shifra variojnë nga shteti në shtet. Shqipëria, megjithëse nuk ka shifra zyrtare, mendohet se kryen rreth 300-350 IVF për milion banorë. Publikimi i këtyre shifrave është me rëndësi pasi na lënë të kuptojmë se sa i rëndësishëm është infertiliteti dhe diagnostikimi i hershëm i saj.

Urgjencat, në 6 muaj 710 raste ndihmë e shpejtë me helikopterë

$
0
0

AmbulancaNjësi helikopterësh për rastet e rënda, vetëm javën e fundit të korrikut  janë zhvilluar 13 misione me rreth 22 orë fluturimi për rastet e rënda të traumës në Spitalin e Traumës, apo edhe të sëmurë të tjerë për urgjenca kardiake apo cerebrale vaskulare

Pas vizitave të punës që Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqaj ka kryer në disa nga qendrat shëndetësore bregdetare në vend, gjatë ditës së djeshme, ai ka kryer një tjetër takim pune në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopterë në kryeqytet. Kreu i shëndetësisë ka garantuar të gjithë qytetarët dhe turistët se sistemi shëndetësor në vend është në gatishmëri për të përballuar të gjitha rastet e pacientëve përgjatë sezonit turistik, duke nisur që nga vizitat e thjeshta mjekësore, e deri tek transporti apo trajtimi i pacientëve në gjendje kritike për jetën.

Rastet

Ministri Beqaj ka pohuar se gjatë dy muajve të fundit numri i misioneve të fluturimit nga Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopterë është rritur ndjeshëm, ku vetëm javën e fundit të korrikut, janë realizuar mbi 13 misione, duke u ardhur në ndihmë  pacientëve në gjendje të rëndë dhe personave të cilët janë përballur me aksidente të rënda automobilistike.“Praktikisht, në periudhën e verës kemi pasur më shumë nevojë për fluturime dhe vetëm javën e fundit të korrikut kemi 13 misione me rreth 22 orë fluturimi, gjë që tregon se ne i jemi përgjigjur të gjitha nevojave për të sjellë në kohë optimale raste të rënda të traumës në Spitalin e Traumës, apo edhe të sëmurë të tjerë për urgjenca kardiake apo cerebrale vaskulare,” ka pohuar Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ministria

Ndërsa, nuk ka harruar të falënderojë gjithë ekipet mjekësore që janë në gatishmëri të plotë në këtë periudhë të sezonit turistik, kreu i shëndetësisë nënvizoi se të gjitha institucionet shëndetësore janë në gatishmëri të plotë për përballimin e rasteve që kanë nevojë për shërbim mjekësor. “Është pjesë e përpjekjeve që bëjmë për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror me prezencë në të gjithë bregdetin, por edhe me gatishmëri në çdo moment për transport të specializuar drejt Tiranës me autoambulanca, por edhe më rrugë ajrore, siç është rasti i misioneve që kryhen Njësia e Helikopterëve Mjekësore, madje në disa raste, në fluturim kemi pasur edhe personel mjekësor për të garantuar që pacientët të vijnë në Spitalet e Tiranës ende gjallë,” theksoi Beqaj.

Njësia e Helikopterëve

Sipas shefit të Njësisë së Helikopterëve, disa prej fluturimeve kanë pasur për qëllim edhe transportimin e mjekëve të Spitalit të Traumës të cilët kanë dhënë asistencën e specializuar në spitalet e jugut për shkak se numri i pacientëve që kanë pasur nevojë ka qenë i lartë. “Njësia e Helikopterëve ka qenë në gatishmëri të plotë me dy helikopterë, ndërkohë që e njëjta shkallë sigurie do të vazhdojë të jetë edhe për periudhën në vazhdim. Gjatë shërbimit të kryer nga ana jonë nuk ka qenë vetëm transportimi i të sëmurëve drejt Tiranës, por edhe transportimi i mjekëve nga Spitali i Traumës drejt spitaleve të jugut, në Gjirokastër dhe Sarandë, për të bërë të mundur ndihmën që u jepet të plagosurve në rastet kur fluksi i tyre është i lartë,” ka pohuar Albert Xhafaj, Shef i Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopter.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, ka theksuar se, tashmë, i gjithë personeli i kësaj njësie, por edhe mjekët, janë dukë u trajnuar në mënyrë që ndihma e parë t’i jepet pacientit edhe gjatë rrugëtimit. Sipas tij, në disa raste është dashur që të transportohen edhe dy pacientë me një fluturim, në mënyrë që shërbimi shëndetësor i specializuar të përfitohet në një kohë sa më të shpejtë. “Nga përvoja e rasteve në Krujë e deri më sot, kemi aplikuar përdorimin e helikopterëve duke pasur një kapacitet shumë më të madh, duke marrë edhe dy pacientë përnjëherësh në një helikopter për të shkurtuar kohën e ardhjes në Tiranë në mënyrë që shërbimi shëndetësor tu jepej sa më parë” ka pohuar Brataj. Ndërkohë që sipas të dhënave nga Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopter gjatë këtij 6 mujori kemi kryer rreth 200 misione, 710 fluturime e përkthyer në 190 orë fluturimi.

Qendrat Shëndetësore

Jo vetëm Njësia e Transportit me Helikopter por edhe 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik kanë dhënë ndihmë mjekësore 17 mijë turistëve. Kjo është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj gjatë një vizite pune të kryer në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës. Shërbim të shpejtë dhe të specializuar e ka cilësuar Beqaj hapjen e këtyre qendrave pranë zonave bregdetare. “Praktikisht, në të gjithë vendin deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga Qendra Shëndetësore e Bashkisë së Himarës që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital,” ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.

Shërbimi

Sipas tij, këtë vit shërbimi është edhe më i plotë duke iu referuar këtu shtesës së bërë me mjekë dhe infermierë, rritjen e shumëllojshmërisë dhe numrit të barnave dhe materialeve mjekësore, por edhe të vetë qendrave shëndetësore duke shtuar ato edhe ne zonat malore. “Kemi filluar këtë shërbim nga mesi i muajit qershor. Praktikisht, këtë vit, janë 25 qendra shëndetësore në bregdet dhe në zonat malore. Shtesë nga viti i mëparshëm kemi Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën. Por sigurisht, edhe këtë vit, në të gjithë gjatësinë e bregut të jugut, ajo që mbulohet sot nga Bashkia e re e Himarës me ndarjen e re administrative territoriale, kemi shërbim të shtuar me më shumë mjekë, më shumë infermierë, shërbim 24-orë, dy autoambulanca në shërbim përgjatë gjithë sezonit, si dhe një furnizim shumë të mirë me barna dhe materiale mjekimi që i duhen mbarëvajtjes së shërbimit të urgjencës në sezonin turistik,” pohoi Beqaj.

Vizitat

Nga ana tjetër, mjekët kanë theksuar se çdo ditë përballen me 20-25 raste të vizitave dhe urgjencave, ndërsa rastet më të shumta kanë të bëjnë me gastroenteritet, infeksionet e ndryshme etj.” Mesatarisht kemi 15-20 vizita në ditë dhe deri në 8 urgjenca. Vetëm javën e fundit kemi bërë 90 vizita të përgjithshme dhe 50 urgjenca. Rastet më të shpeshta që janë paraqitur pranë nesh kanë të bëjnë me gastroenteritet, infeksionet e lëkurës, të veshit, alergjitë nga dielli dhe intokacionet nga alkooli apo pickimet e ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është se kemi të gjitha materialet dhe barnat e nevojshme për tu ardhur në ndihmë pacientëve që na drejtohen për ndihmë mjekësore,” shprehet mjekja Denisa Grembi pranë qendrës shëndetësore të Himarës. Këtë vit rezulton që numri i turistëve që kanë marrë shërbim shëndetësor pranë këtyre QSH të jetë disa herë më i madh se vitin e kaluar.

Keni probleme? Ja viagra që mund ta prodhoni në kushtet e shtëpisë (receta)

$
0
0

erecViagra mund të bëhet edhe në kushtet e shtëpise.

Nëse doni të përgatisni viagra tërësisht natyrale në shtëpi, do t’ju duhen 2 përbërës kryesorë të cilat ndodhen në të gjitha dyqanet ushqimore. Këto përbërës janë afrodisiakë shumë të fuqishëm.

Shalqi

Limon

Nuk duhet të përdorni sheqer, kripë, erëza ose ndonjë shije tjetër, të cilat mund të zvogëlojnë fuqinë e dy përbërësve kryesorë.

Prisni shalqirin në copa të vogla dhe të vendosini copat në një shtrydhëse frutash e perimesh, në mënyrë që të merrni rreth një litër lëng shalqiri.

Hidhni lëngun në një tenxhere. Lereni atë të vlojë për disa minuta, pastaj shtrydhni lëng limoni në tenxhere. Përzierjeni mirë derisa pjesa më e madhe e lëngut të avullojë.

Pas zierjes vendoseni lëngun e përfituar në një shishe xhami dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë (frigorifer).

Këtë pije duhet ta merrni me stomak bosh, herët në mëngjes dhe para darke. Sasia e rekomanduar është 2 lugë çaji. Kjo Viagra e përgatitur në shtëpi është e sigurt dhe e fuqishme për njerëz të të gjitha moshave dhe gjinive.

Horror: 14-vjeçarja kaloi në koma pasi futbollisti…

$
0
0

Një mama e shkatërruar ka kërkuar që një futbollist të burgoset pasi vajza e saj 14-vjeçare kaloi në koma.

Futbollisti skocez Stefan MacRitchie i kaloi vajzës 14-vjeçare një tabletë ekstazi të fortë në gojë teksa po putheshin gjatë një feste të Vitit të Ri.

Mamaja ka përshkruar skenat horror të asaj që pasoi kur futbollisti i Iverness puthi të bijën.

“Vajza ime e hidhte veten nga krevati, përplaste kokën për muri, zvarritej nëpër dysheme. Ishte diçka si një film horror, si tek Ekzorcisti. Ajo u bë e zezë dhe blu. Ne e mbanim, por ajo kishte haluçinacione, mendonte se nga muret dilnin gjëra”.

“Ajo ulërinte ‘mama, më ndihmo, ndaloje këtë’. Fytyra i ishte enjtur, dukej sikur ishte aksidentuar me makinë”.

Mjekët e futën në koma të induktuar dhe thanë se ajo ka 50 përqind shanse të mbijetojë.

Futbollisti i kishte futur asaj në gojë një pilulë ‘Nintendo’, një ekstazi e fuqishme.

Futbollisti ishte në një festë ku shumica e vajzave ishin nën 18 vjeç.

Futbollisti pritet të dënohet muajin tjetër.

“Ajo dhe i akuzuari nisën të putheshin. Gjatë puthjes, i akuzuari i kaloi diçka nga goja në gojë. Ajo e gëlltiti. Më pas e pyeti se çfarë ishte. Eksi, i tha ai,” thuhet në padi.

Prindërit e vajzës thonë se ajo mbijetoi, por tashmë ajo ka probleme në shkollë dhe me shoqërinë.

“Mësuesit janë të shokuar nga ndryshimi i saj. Ajo nuk del më. Asaj i vjen turp pasi të gjithë po flasin për këtë”.

Kishte probleme me frymëmarrjen, por mjekët i hoqën “parazitin binjak” 3.5 kg 1-vjeçares

$
0
0

Një vogëlushe 1-vjeçare shpëtoi pasi mjekët i hoqën një “parazit binjak” prej 3.5 kg nga stomaku, pasi prindërit e saj të frikësuar e dërguan atë në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Vogëlushja Nisha i frikësoi prindërit e saj pasi nuk arrinte të ushqehej dhe ndërkohë stomaku vetëm i fryhej.

Kirurgët kryen një ultrasondë dhe zbuluan një cist të madh që i kishte zënë të gjithë pjesë adominale dhe që po ia lëvizte organet në këndin e djathtë të kavitetit të stomakut të saj.

Për fat të mirë operimi doli me sukses dhe vajza është më mirë.

Viewing all 2522 articles
Browse latest View live