Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all 2522 articles
Browse latest View live

Ja kush e shkakton erën e keqe të gojës

$
0
0

Screenshot_2-64Era e pakëndshme në gojë mund të krijojë shumë probleme. Për shkak të saj mund të vuani madje edhe problemet në jetën shoqërore dhe komunikimin në përgjithësi.

Dora në gojë nuk është zgjidhja, por të zbulosh cilët janë shkaktarët e erës së keqe.

Uji për shpëlarjen e gojës (koluktori)

Besojeni apo jo, edhe uji për shpëlarje të gojës mund të shkaktojë erën e keqe, edhe pse është prodhuar për të penguar këtë dukuri. Në të vërtetë ai herë-herë përmban alkool, ndërkaq alkooli than zgavrën e gojës, gjë që mund të shkaktojë erën e pakëndshme.

Hundët e zëna

Për shkak të hundëve të mbyllura merret frymë nëpërmjet gojës. Kjo shkakton tharjen e indeve të gojës dhe ndal rrjedhën e pështymës. Rezultat i kësaj është grumbullimi i baktereve, të cilat shpesh shkaktojnë erën e keqe.

Ëmbëlsirat

Bakteret adhurojnë sheqerin dhe grumbullohen në gojë, andaj kini kujdes me ëmbëlsirat.

Proteinat e tepërta, karbohidratet

Kur trupi detyrohet të përpunojë pjesë të mëdha proteinash, shfaqen proceset përcjellëse në trup të cilat mund të shkaktojnë erën e keqe. Era e këtillë vjen nga lukthi dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.

 

 

 


E doni penisin të ngritur gjithmonë? Hani këto ushqime…

$
0
0

mm_1472552793-5957406Giacomo Casanova është ndër dashnorët më të njohur dhe shpeshherë ka thënë se, nëse dëshironi të keni ereksione të mira, ju duhet t’i konsumoni ushqimet e duhura që e kanë aftësinë t’ua ngritin nivelet e libidosë.

Prandaj, për të pasur ereksione më të gjata dhe më të forta, rekomandohet që ushqimet e listuara më poshtë t’i përfshini në djetat tuaja.

Ka studime të cilat kanë zbuluar se kur është fjala për vlerat ushqyese të një mashkulli aktiv seksualisht, ushqimi duhet të jetë i mbushur me vitaminë A, B dhe E.

Pra, nëse dëshironi ta përmirësoni impotencën, ushqimet që i konsumoni duhet të kenë nivele të kënaqshme të proteinave, kalciumit, kolesterolit, kaliumit dhe fosforit.

Kjo është lista me ushqimet që duhet t’i përfshini çdo ditë në dietën tuaj:

– Limoni

– Portokalli

– Bananet

– Mandarina

– Mjalti

– Arrat

– Djathi

– Kosi

– Hudhra

– Qepa etj.

Doktor Çela kundër ministrit Beqaj: Diagnoza e hemoragjisë, e rreme!

$
0
0

“Te nderuar kolege (po i drejtohem asaj pjese te miqve ne FB) qe kane lidheje me mjeksine.Sot degjova cudine e ralles ku Ministri Beqaj tregoi se vdekja tragjike ne materniet KG (dy fishte) ka ndodhur per aresye te “hemoragjine ne shpretke) ne fakt gjate praktikes time si mjek kete syndrom nuk e kam hasur dhe (duke qene se kam qene 5 dite me pushime nga Bregu Jon dhe FB nuk e kam hapur fare) mendova te kontrolloj se cfare ishte kjo nosologji e re dhe kontrollova tek Wiki, Merk Dictionary dhe ne asnje vend nuk gjeta hemoragji nga shpretka (kishte 11 lloj hemoragjishe qe nuk eshte vendi ti permend ketu sepse cdo njeri i kontrollon ne WEB )por ne asnje vend nuk pashe hemoragji nga shpretka.

Pra nuk e kuptoj ku e kane psonisur “kete diagnoze” Sipas raportimeve te familjareve, duke hequr pjesen subjektive (pritjes barelave ect) duket se ajo ka qene nje gjendje shoku hemoragjik ku hemoglobina po binte me shpejtesi, mendoj se eshte e gabim te sorrollatet 5.5 ore ne QSU,SEnatorium.

Mjeket e qe kane pritur semuren duhet te dinin se ne tilla raste shoku ka nje protokoll ne bote qe quhet FAST (focused abdominal sonography technique) e cila per tre minuta te ve ne dukje diagnozen e shokut hemoragjik e cila behet vetem me nje EKO te abdomenit.

Ky gabim ndodh sepse ata kane mbaruar per OB dhe ne kurrikulumin e tyre nuk e kane bere kete lloj ekzaminimi ,ata dine te bejne vetem eko te uterusit ,vezoreve, barres dhe tu kerkosh te shtyne sonden e ekos pak me lart nuk dine ta bejne, duke haruar qe organizmi funksionon si nje i tere.Mendoj se nga ky rast duhet te nxiren mesime qe ne kurrikulumin e mjekeve OB, Urgjences dhet futur me urgjence EKOGRAFIA E URGJENCES e cila sot ne bote eshte dege me vete.

Nuk dua te jem ne rolin e Kasandres por po nuk u moren masa edhe te karakterit organizativ vec atyre qe permenda me lart, tragjedi te tjera do te na presin me kete sistem shendetesor te deshtuar dhe te pa afte, per te mos thene fjale te tjera….

 

 

Vdekja e nënës dhe foshnjës te “Koço Gliozheni”, shpërthen Anika Dokle

$
0
0

10374943_10208743966055702_8345283897837689310_n“Te hetohet thelle!!

(Morti ka rene jo vetem ne shtepine e Aides, por ne shtepine e te gjitheve.)

Ne kushtet kur ne maternitet mungojne resurset imazherike te sofistikuara, mungon infrastruktura per kirurgji abdominale, ne kushtet kur koordinimi i urgjencave nuk eshte ne doren e mjekut por te nje strukture tjeter larg maternitetit, ne kushtet kur reanimacioni i maternitetit nuk funksionon si nje njesi e vertete e terapise intensive, cfare duhet te beje nje mjek obsteter para nje diagnoze te veshtire ne kushtet e shtatezanise?

Nuk ka asnje mundesi vecse ta percjelle pacienten drejt spitaleve qe permbushin keto kushte.

Pergjegjesite te proporcionohen!!

Ne kete histori ka pergjegjesi klinike dhe administrative.

Te hetohet thelle qe te mos kete Aida dhe Helidone te tjere ne kete vend, viktima te nje sistemi teresisht te kalbur!!!”

 

Mjekët mohojnë akuzat. Prokuroria: Lëvizjet nga spitali në spital, të pajustifikuara

$
0
0
glioPas ndalimit nga forcat e Komisariatit nr. 1 në orët e vona të së shtunës, mjekët e arrestuar të maternitetit “Koço Gliozheni” po mbahen në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Helidon Klosi dhe Dritan Deçka akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me rastin e rëndë të vdekjes së 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj 9-muajshe, ngjarje tragjike e ndodhur mes mbrëmjes së të enjtes dhe në të gdhirë të ditës së premte.

Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, mësohet se 2 mjekët kanë thënë se ata kanë kryer detyrën dhe kanë zbatuar procedurat që ndiqen në të tilla raste. Gjithashtu ata janë shprehur se duke dyshuar se pacientja e ndjerë vuante nga zemra, kanë vendosur ta dërgojnë për vizitë tek një kardiolog në QSUT.

Por, për grupin e hetimit ky është një moment kritik gjatë zhvillimit të ngjarjes, pasi mjekët kanë gabuar duke rënduar gjendjen shëndetësore të pacientes. Sipas procedurave, ajo nuk duhet të lëvizte por duhet të thirrej mjeku kardiolog të vizitonte në maternitet.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ka tashmë në dorë regjistrat e spitalit për të parë, ndërsa në pyetje janë marrë edhe mjekë të tjerë dhe infermierë që kanë qenë ditën e ngjarjes në detyrë. Mjekët e arrestuar dyshohet se kanë vonuar dhënien e ndihmës mjekësore duke sorollatur pacienten edhe në 2 spitale të tjera, veprim që solli pasoja fatale për jetën e 35-vjeçares dhe foshnjës së saj.

Mjekët Edison Klosi dhe Dritan Deçka pritet të dalin për masën e sigurisë para Gjykatës së Tiranës mesditën e së hënës ose mëngjesin e së martës pasi grupi hetimit të këtë përfunduar verifikimet përkatëse.

Ndërkohë për rastin ka reaguar edhe Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. UMSH shprehet kundër qëndrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme që çojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste.

Po sipas UMSH-së, masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor por përkundrazi thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi.

/ Top Channel

Vitamina P – Përbërësi i Panjohur i Frutave dhe Perimeve

$
0
0

Keni dëgjuar ndonjëherë për vitaminën P? Sado e pazakontë të tingëllojë, kjo vitaminë është në fakt një grupim flavonoidësh, të cilët në vetvete janë pigment që prodhojnë ngjyrën e verdhë, të kuqe ose vjollcë e blu tek bimët. Së bashku me ngjyrat, këto pigmente i japin bimëve mbrojtje kundër insekteve, mykut dhe mikrobeve. Flavonoidët gjithashtu janë thelbësorë në betejën kundër sëmundjeve kardiovaskualre. Zakonisht, flavonoidët gjenden në shumë bimë, por ato i gjejmë me tepricë në ushqimet shumëngjyrëshe.

Frutat me ngjyra të ndezura

Duhet të dini që frutat me ngjyra të ndezura janë të mbushura me flavonoidë. Qershitë e kuqe janë të pasura me kuercetinë, e cila është pjesë e kategorisë së flavonoidëve. Agrumet kanë gjithashtu doza të larta flavonoidësh. Qitroja përmban flavonoidin naringenin ndërsa limoni dhe portokalli përmbajnë sasi të larta të flavonoidëve eriodictyol dhe hesperetin. Boronicat dhe manaferrat e freskëta kanë gjithashtu sasi të mëdha të flavonoidëve catechin dhe epicatechin. Rrushi i kuq dhe rrushi i zi janë gjithashtu burim i pasur flavonoidësh siç janë kuercitina dhe catechina. Perimet e freskëta Shumica e perimeve të freskëta, veçanërisht ato me ngjyra intensive janë të pasura me flavonoidë. Domatet e kuqe dhe specat jeshilë përmbajnë flavonoidë si kuercetina dhe luteolini. Lakra e kuqe është e pasur me flavonoidin kuercetinë. Kale dhe spinaqi kanë me bollëk flavonoiding kaempferol. Qepa e kuqe përmban gjithashtu një sërë flavonoidësh që janë të nevojshëm për mbrojtjen e organizmit.

Barishtet dhe erëzat

Nëse jeni të apasionuar pas barishteve dhe erëzave atëherë duhet të dini që ato janë të pasura me vitaminë P dhe për më tepër, i bëjnë gatimet tona më të shijshme. Korianderi për shembull është i pasur me flavonolin kuercetinë. Rigoni i freskët, shërbela dhe trumza përmbajnë flavonolët luteolin dhe apigeninë. Majdanozi përmban katër lloje flavonoidësh të rëndësishëm. Kopra e freskët përmban sasi të mëdha të dy llojeve flavonoidësh siç janë kaempferoli dhe isorhamnetin.

Lëngjet e frutave

Pigmentet e rëndësishme që përmbajnë vitaminën P i gjejmë edhe tek disa lloje pijesh të përgatitura nga frutat e freskëta. Lëngu i frutave të pyllit është një burim i shkëlqyer i flavonoidëve të njohura si kuercitina, hesperitina, naringenina, eriodictyoli dhe catechina. Vera e kuqe është e pasur me catechinë dhe përmban flavonolët e fuqishëm që gjendet tek rrushi. Çajrat – ai i gjelbri dhe i ziu- përmbajnë tre llojë flavonoidësh. Dashamirësit e çokollatës duhet të mbajnë mend që çokollata e zezë është shumë e pasur me flavonoidin catechinë, një nga më të rëndësishmit në grupin e vitaminës P. /AgroWeb.org

“Lindja e fëmijës së parë më theu vaginën…”

$
0
0

Kemi dëgjuar histori nga më të tmerrshmet për lindjet e fëmijëve, por të pakta janë ato nëna që futen në detaje.

Por jo Zoe, një blogger-e e njohur, që shkruan me pseudonimin “Mamaja e mprehtë”.

Ajo ka rrëfyer për ndjekësit e saj se çfarë i ka ndodhur gjatë lindjes së fëmijës së parë.

“Më thanë që të bëja një lindje natyrale… më thanë se do jetë një eksperiencë që të ndryshon jetën. Më lini t’ju tregoj diçka, fëmija im i parë më theu vaginën. E di që ndoshta nuk doni të dini më shumë, por do ua tregoj”.

“Po, është e thyer dhe kam nevojë për një mekanik të trajnuar si gjinekolog për ta rregulluar”.

“Paralajmërim për të gjithë ata meshkuj apo femra që nuk kanë lindur fëmijë akoma, ndoshta nuk doni ta lexoni këtë, por doni të jetoni në injorancë të këndshme”.

“Shumica e njerëzve mendojnë se diafragma e pelvikut është vetëm ‘vrima e dashurisë’ (sinqerisht kjo është fjala më e bukur që kam dëgjuar për të). Por ajo që nuk u thonë mjekët është se ka tre të tilla. Është vrima e urinës, vrima e dashurisë dhe vrima e daljes, po e quajmë kështu. Fatmirësisht, dy të parat e mia ishin mirë, por pas lindjes nuk e dija se çfarë do më ndodhte”.

Ajo shpjegon se mëngjesin pas lindjes, dhoma e spitalit ishte mbushur me miq dhe të afërm.

“Të gjithë ishin të gëzuar dhe unë kisha etje, kështu që mora një gotë ujë dhe e ngrita ngadalë tek goja. Teksa gota afrohej tek buzët, vrima ime e daljes nisi të pjerdhë”.

“Nuk po flas për një brrrt të vogël. Po flasë për gazra që shkojnë deri në pesë sekonda”.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte, por e dija të sigurt që po dilte prej meje. U tmerrova”.

“Kaluan disa minuta dhe kur e pashë që nuk reagoi askush, u thashë se kisha vapë dhe dola nga dhoma. Oh Zooot, duke ecur në korridor, thuajse qava”.

“Shkova tek mamia dhe e pyeta se përse vrima ime e daljes ishte thyer dhe si mund të më rregullohej”.

“Ajo e shkreta u përpoq që të më shpjegonte se kjo ndodh, kur shtyn një ‘pjepër’ që të dalë nga trupi yt, por unë e mora me të madhe, sikur jeta ime ishte dhjerë”.

Fatmirësisht problemi i Zoe u rregullua pas shumë ‘kokëçarjesh’.

Tani ajo është kthyer në normalitet, duke pasur guximin të tregojë historinë e saj.

Ajo nuk është e vetmja që e ka kaluar këtë problem.

Video+16/ Mjeku heq thoin e futur në mish, ajo që i del nga gishti është e pabesueshme

$
0
0

bild4-905x395(KUJDES! PAMJE PËR STOMAK TË FORTË) Kjo është një video me pamje të rënda, e cila mund të ndikojë në ndjeshmërinë tuaj. Bëhet fjalë për një operacion kirurgjik në këmbën e një njeriu të paidentifikuar, të cilit i është futur thoi në mishin e këmbës.

Pamjet janë me të vërtetë të rënda. Fillimisht mjeku merr bisturinë dhe çan me kujdes mishin, duke e ndarë atë nga thoi. Një procedurë e dhimbshme sa edhe e nevojshme për gishtin e këmbës së pacientit.

Më pas, pasi ndahet thoi nga mishi, mjeku shtrydh pjesën e infektuar, nga ku dalin dy larva krimbash të gjatë. Nëse jeni duke ngrënë drekë apo nëse nuk e keni stomakun mjaftueshëm të fortë, mos e shikoni këtë video.

 


Çfarë i ndodh trupit, nëse hani tri vezë në ditë për një javë?

$
0
0

Veza-vezetVezët janë ushqimi më i lehtë, më i lirë dhe më i mbushur me proteina që mund ta hani. Përveç se plotësojnë nevojën e përditshme të proteinave, vezët forcojnë gjithashtu edhe shëndetin tuaj.

Ato janë të mbushura me aminoacide, antioksidantë dhe hekur. Përveç të bardhës së saj, edhe e kuqja e vezës është e mbushur me ushqyes të nevojshëm.

Kështu, nëse hani tri vezë çdo ditë për një javë, trupi juaj do të plotësohet me:

Proteinat e kualitetit më të mirë, hekur, do të normalizojë kolesterolin e gjakut, truri do të ketë shëndet më të mirë, do të keni eshtra dhe dhëmbë më të fuqishëm, një performancë më të mirë ditore për shkak të proteinave të kualitetit të lartë, mbrojtje ndaj syve dhe parandalim të katarakteve, lëkurë dhe flokë më të mira.

Për më tepër, vezët mund t’ju ndihmojnë edhe të humbni peshë. Vezët janë padyshim mëngjesi më i mirë që mund ta keni, në mënyrë që të parandaloni urinë gjatë ditës dhe efektivisht të humbni peshë.

Këto gjëra nuk duhet ti bëni që të mbeteni shtatzënë…

$
0
0

Screenshot_6-44Po përpiqeni për të ngelur shtatzënë dhe keni nisur të stresoheni?Tani një studim i ri i publikuar në revistën “Annals of Epidemiology” zbulon se të gjitha shqetësimet dhe stresin që e përjetoni, vetëm sa e bën më të vështirë ngjizjen.

Kur 400 gra kishin raportuar nivelet e tyre ditore të stresit dhe i kishin ruajtur të dhënat e gjërave si shpeshtësia e seksit përgjatë kursit të 20 cikleve apo derisa kishin mbetur shtatzënë, hulumtuesit kishin zbuluar se gratë të cilat kishin raportuar për më shumë stres rreth ovulimit, koha e vetme e muajit kur një grua mund të mbetet shtatzënë 40 për qind prej tyre kishin qenë më pak të prirura të mbeteshin shtatzënë, krahasuar me ato të cilat kishin më pak muaj të stresuar.

Gjatë këtij studimi ishte vërejtur edhe diçka tjetër; mes 139 grave të cilat kishin mbetur shtatzënë gjatë studimit – menjëherë pas ovulimit – nivelet e tyre të stresit kishin prekur majat. Kjo ka mundur të jetë si pasojë e ndryshimeve hormonale.

Stresi i shtatzënisë është i vërtetë edhe para se ta kuptoni se jeni shtatzënë. Përderisa ekspertët ende janë duke u përpjekur ta kuptojnë se si ndikon stresi në pjellorinë, gjëja më e keqe që mund të bëni për momentin është t’i lejoni këto zbulime t’ju bëjnë më konfuze apo t’ju stresojnë.

Sa i përket grave të cilat janë të shqetësuara rreth ngjizjes, ekspertët rekomandojnë që të bëjnë ushtrime fizike, të meditojnë ose të bëjnë çfarëdo gjëje që ua zvogëlojnë në minimum nivelet e stresi.

 

Video/ Shëndetësia falas? Në urgjencën e QSUT-së të lënë të vdesësh në korridor

$
0
0

Një paciente e sëmurë me zemër është dashur që të presë plot katër orë e gjysmë për të marrë shërbimin nga personeli i këtij spitali.

Përveçse nuk ka marrë shërbimin në kohën e duhur, ajo është lënë pa asnjë përgjigje në korridor të spitalit.

Kjo shihet qartë edhe nga pamjet e ardhura në redaksinë “Tv Klan”, për rubrikën “Kallëzo”.

Denoncuesi, që është i afërm i pacientes, ka thënë se zonja në fjalë kishte mbërritur në orën 16:00 të ditës së djeshme, në ambientet e spitalit.

Sipas tij është dashur që e sëmura të transportohej me taksi, pasi shërbimi i ambulancës nuk u ka ardhur në ndihmë. Por, si të mos mjaftonte kjo pritja e pacientes ka zgjatur edhe mbi katër orë të tjera.

Denoncuesi madje ka përmendur edhe emrat e infermiereve, që nëse dikush nga Ministria e Shëndetësisë interesohet jemi të gatshëm t’ja japim. Ai thotë se infermierja B.H. i ka thënë: “Njeriu jot është ajo? Nuk ka gjë le të presë!”/tvklan.al/

Xhinxher me mjaltë, kombinimi i mrekullive 

$
0
0

Si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar. Foto: Flickr Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë. Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit. Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar.

Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë. Toniku me xhenxhefil dhe mjaltë ka një nivel të lartë proteinash e si rrjedhojë ndihmon sistemin tretës, stimulon shpërbërjen e yndyrnave. Nga ana tjetër, toniku stimulon rritjen e florës intestinale që përshpejton tretjen dhe lehtëson lëvizjet e zorrëve. Së fundmi, toniku me mjaltë dhe xhenxhefil ka aftësinë të thithë përbërësit e tjerë nga ushqimi dhe të reduktojë mbetjet. Toniku mund të përdoret edhe nga fëmijët për t’i qetësuar nga dhimbjet e stomakut. Toniku është një zgjidhje që të qetëson se sa një kurë e mirëfilltë medicinale. Për këto arsye, dhe shumë të tjerë shumë njerëz në mbarë botën, mbajnë gjithmonë xhenxhefil dhe mjaltë në shtëpinë e tyre dhe përgatisin këtë pastë sa herë që kanë kollë ose ftohen. Karamelet me xhenxhefil dhe mjaltë janë gjithashtu një variant shumë popullor i kësaj përzierje magjike. Nëse keni fytin të acaruar dhe nuk jeni në gjendje të flisni, atëherë duhet të konsumoni këto karamele me xhenxhefil dhe mjaltë dhe fyti juaj do të shërohet menjëherë.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe xhenxhefilit në kurimin e sëmundjeve respiratore nuk kanë të krahasuar. Ndoshta nuk e dinit, por mjalti është një ndërmjetësues i shkëlqyeshëm për të transmetuar vlerat e barishteve dhe erëzave si xhenxhefili apo xhinxheri në organizëm. Si mjalti ashtu edhe xhenxhefili kanë vlerat e tyre të vecanta, por kombinimi i të dyjave i jep organizmit një bonus shtesë. Mënyra më e mirë për të konsumuar mjaltë dhe xhenxhefil është të përziesh një lugë me lëngun e xhenxhefilit dhe një lugë mjaltë.

Vlerat e mjaltit me xhenxhefil

Shëndeti i zemrës: Toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit është plot antioksidantë që zbusin sjelljen agressive të substancave të quajtura prostaglandin. Këto substanca përthithen nga acidet e yndyrës në formën e enzimave. Prostaglandinat gjenden në të gjithë trupin dhe ndihmojnë funksionet e të gjithë organeve. Sa i përket shëndetit të zemrës, toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit zbut crregullimet e enëve të gjakut, ul tensionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve si aterosklerozës dhe atakut në zemër. Azma: Besohet se përzierja e mjaltit me xhenxhefil dhe piper të zi mund të trajtojë ose të minimizojë efektet e astmës. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri dhe relakson enët e gjakut në mushkëri. Problemet e frymëmarrjes: Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi. Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim të menjëhershëm për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa. I nevojshëm në betejën kundër kancerit: Mjalti me xhenxhefil arrin të reduktojë të vjellat dhe të përzjerat që shkaktohen nga kurat e kemioterapisë pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit. Këto procedura janë aq intense sa shkaktojnë shumë të vjella tek pacientët të cilët detyrohen të përdorin zgjedhje alternative. Xhenxhefili përshpejton zbrazjen e stomakut sepse ka aftësi në përmirësimin e tretjes. Në këtë mënyrë ndjesia e të vjellës reduktohet. Të përzierat nga kemioterapia shkaktohen si pasojë e cisplatinës, një përbërës i kurës. Xhenxhefili arrin të balancojë efektet e këtij përbërësi. Xhenxhefili gjithashtu sugjerohet të përdoret nga gratë shtatzënë sepse redukton të vjellat dhe të përzierat si pasojë e shtatzanisë. Nëse e kombinojmë me efektet natyrale të mjaltit, të dyja ofrojnë një zgjedhje të mirë për të parandaluar këto dy simptoma të shkaktuara nga një sërë burimesh të ndryshme./AgroWeb.org

Video-STOP/ Infermierja hiqet nga puna për bindje politike

$
0
0

infEmisioni investigativ “STOP” ka transmetuar rastin e infermieres nga Burreli, Albana Likaj, e cila denoncon shkarkimin e padrejtë nga puna.

Ajo thotë, se ka marrë shkresë pushimi nga Drejtoresha e Shëndetit Publik, Drita Lalaj, me motivacionin e mungesave.

Por sipas Albanës, kjo ishte një arsye e pabazë, pasi ajo më parë nuk kishte marrë asnjë lloji paralajmërimi apo vërejtje, ndërsa thekson se ky vendim për shkarkimin e saj është vetëm për qëllime politike.

Drejtoresha Drita Lalaj e ka mohuar këtë fakt, por kamera e fshehtë e “STOP”zbulon të vërtetën.

Shiko videon:  

23

Fëmijët në shkolla: Ja ushqimet që furnizojnë trurin

$
0
0

femijetNjë meny ushqimore me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publikuar, bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me vaktet e rregullta dhe ushqimet e shëndetshme duhet të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, por pa marrje të tepërta të energjisë në dietë

Nga mosha 5 vjeç dhe deri në adoleshencë është një periudhë e ngadaltë por e vazhdueshme e rritjes dhe zhvillimit. Në këtë periudhë sigurimi i nutrientëve të nevojshëm për rritje te disa fëmijë mund të jetë më i ulët se nivelet e rekomanduara, p.sh. hekuri, kalciumi, vitamina A dhe D, vitamina C edhe pse në shumë raste deficencat janë të ndryshme për fëmijë të ndryshëm.

Fëmijët

Për fëmijët është e vështirë të mbulohen nevojat ushqimore vetëm me tri vakte ne ditë. Prandaj është e nevojshme që atyre t’u shtohen edhe dy minivakte të tjera mes vakteve kryesore, me qëllim plotësimin e nevojave të veçanta të kësaj moshe për kalori dhe nutrientë, por duke bërë kujdes që këto vakte të jenë të lehta dhe të mos çojnë në uljen e oreksit për vaktin e plotë. Fëmijët duhet të inkurajohen për konsumimin e sasive të mjaftueshme në ndihmë të formimit të indit të ri të rritjes, i rëndësishëm është sigurimi i sasive të nevojshme të proteinave, vitaminave (vit. A, D dhe C), dhe kripërave minerale (veçanërisht kalcium, hekur dhe jod).

Një dietë e pasur dhe e shpërndarë në harkun e gjithë ditës garanton mbulesën e këtyre nevojave. Zakonet ushqyese të fituara në fëmijëri zakonisht mbeten edhe në moshë të rritur, prandaj është e rëndësishme t’iu mësojmë këtyre fëmijëve që në moshë të hershme si të mund të zgjedhin më të mirën nga ushqimet.  Prindërit dhe edukatorët duhet të impenjohen që fëmijët e tyre të mund të shmangin gabimet më të shpeshta në ushqyerje për këtë moshë, të mësohen të hanë në mënyrë korrekte (të përtypen mirë dhe t’i japin procesit të ngrënies të gjithë kohën që meriton), të jenë fizikisht më aktivë për gjithë ditës (duke ecur aplikuar lojëra në natyrë). Është e rekomanduar që fëmijët të mos fokusohen vetëm në disa zgjedhje monotone por të mësohen të hanë gjithçka, duke e shpërndarë në disa vakte dietën e tyre pa kapërcyer asnjëherë mëngjesin, duke konsumuar më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij, fruta dhe perime dhe të mos e teprojnë me konsumimin e mishit dhe të ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura, sheqerna, kripë dhe pije me gaz.

Adoleshentët, mosha nga 13-18 vjeç

Dieta e rekomanduar i është përshtatur nevojave të kësaj moshe. Ajo iu korrespondon vlerave mesatare të fëmijëve të kësaj moshe, pasi nevojat individuale varen shumë edhe nga aktiviteti fizik.

Vaji dhe yndyrat

Të përdoret e shumta 2 lugë të vogla, (10g) vaj vegjetal të cilësisë së lartë/ditë (kryesisht vaj ulliri) për sallatë. Përdorni 2 lugë të vogla (10g) vaj vegjetal për gatim (tip vaj luledielli, kikiriku, misri). Përdorni 2 lugë të vogla (10g) gjalpë pse margarinë bimore me vlera të larta ushqimore për lyerjen e bukës.

Ëmbëlsirat

Të konsumohet e shumta një ëmbëlsirë e vogël (1 racion <50g) në ditë, p.sh një fetë keku e vogël, një racion akullore ( por mos harroni se ëmbëlsirat përmbajnë sheqer dhe ëmbëlsues të ndryshëm që favorizojnë kariesin e dhëmbëve ndaj duhen përdorur sa më rrallë). Konsumoni e shumta 10 g sheqer në ditë në formën e marmalatës (20g), mjaltit (10g) apo sheqerit shqeto (10g).

Mishi, peshku, veza dhe legumet

Të konsumohen në javë 4 racione mishi (1 racion = 90g), më shumë nuk është e nevojshme, më pak është e mundur (duke zëvendësuar vetëm një herë në javë një racion mish me një racion proshutë, ose sallam). Të përdoret një herë në javë një porcion peshk (1 racion = 100g). Të konsumohen 2-3 kokrra vezë në javë, duke përfshirë këtu edhe vezët për gatim si p.sh për biskota, kek, krem pastiçerie, etj. Të konsumohet një porcion legume në javë, (1 racion=60g), si p.sh bizele, thjerrëza.

Qumështi dhe nënprodukte të tij

Të konsumohen çdo ditë 2-3 racione të këtyre produkteve (1 racion= 200 ml qumësht/ 180 g kos/30 g djathtë të fortë/ 60 g djathtë të butë.

Drithërat dhe patatet

Të konsumohet çdo ditë 3-4 porcione (1 racion= 120-160 g), si patate, oriz, makarona, bukë, etj. Duke i dhënë prioritet produkteve integrale.

Fruta

Të konsumohen 2-3 racione frutash në ditë (1 racion = 100-150 g) mundësisht të freskëta dhe të lara mirë. (1 racion = gjysmë molle, gjysmë banane, 2 kumbulla, 100 ml lëng frutash të freskët).

Perime

Të konsumohen 2-3 porcione perime në ditë ku të paktën njëri të jetë i freskët i papërpunuar, dhe ku 1 racion = 100 gr perime të freskëta / 50g perime gjethe,  100 gr sallatë mikse, ose 100-150 ml lëng perimesh. Fëmijët pëlqejnë në përgjithësi sallatën me perime të prerë në kubikë ose në salcën me perime.

Pijet

Të konsumohen çdo ditë  5-6 gota lëngje jo të sheqerosura (ujë, ujë mineral natyral, çaj bimësh, lëngje frutash të freskëta të holluara). Asnjë pije të mos përmbajë alkool. Vetëm në raste shumë të rralla mund të përdoren pije me përmbajtje kafeine si çajrat ose pijet me bazë kola.

 

Vajzat e moshës 6 deri në 8 vjeç

 

 

Kalori

1,200 deri 1,800; mund të jenë më të mëdha në varësi të moshës, rritje dhe aktivitetit fizik
 

Proteina

 

10% deri 30% të kalorive ditore

 

Karbohidrate

 

45% deri në 65% të kalorive ditore ( së fundi 130 gr)

 

Yndyrnat totale

 

25% deri në 35% të kalorive ditore

 

Sodium (natrium)

 

1,200 mg në ditë

 

Fibra

 

25 gr në ditë

 

Kalcium

 

800 mg në ditë

 

Djemtë e moshës 6 deri 8 vjeç

 

 

Kalori

1,400 deri 2,000; mund të jenë më të mëdha në varësi të moshës, rritje dhe aktivitetit fizik
 

Proteina

 

10% deri 30% të kalorive ditore

 

Karbohidrate

 

45% deri në 65% të kalorive ditore ( së fundi 130 gr)

 

Yndyrat totale

 

25% deri në 35% të kalorive ditore

 

Sodium (natrium)

 

1,200 mg në ditë

 

Fibra

 

25 gr në ditë

 

Kalcium

 

800 mg në ditë

 

 

 

Vajzat e moshës 9 deri në 12 vjeç

 

 

Kalori

1,600 deri 2,200; mund të jenë më të mëdha në varësi të moshës, rritje dhe aktivitetit fizik
 

Proteina

 

10% deri 30% të kalorive ditore

 

Karbohidrate

 

45% deri në 65% të kalorive ditore ( së fundi 130 gr)

 

Yndyrat totale

 

25% deri në 35% të kalorive ditore

 

Sodium (natrium)

 

1,500 mg në ditë

 

Fibra

 

26 gr në ditë

 

Kalcium

 

1300 mg në ditë

 

Djemtë e moshës 9 deri në 12 vjeç

 

 

Kalori

1,800 deri 2,600; mund të jenë më të mëdha në varësi të moshës, rritje dhe aktivitetit fizik
 

Proteina

 

10% deri 30% të kalorive ditore

 

Karbohidrate

 

45% deri në 65% të kalorive ditore (së fundi 130 gr)

 

Yndyrat totale

 

25% deri në 35% të kalorive ditore

 

Sodium (natrium)

 

1,500 mg në ditë

 

Fibra

 

31 gr në ditë

 

Kalcium

 

1300 mg në ditë

 

Kontrollet që hetojnë kancerin e zorrës së trashë

$
0
0

Doktoreshe Albana DuniËshtë e rëndësishme që të bëhen testet dhe ekzaminimet depistuese si kolonoskopia sepse në këtë mënyrë polipet zbulohen në stade të hershme dhe mund të hiqen në mënyrë të sigurt dhe të plotë. Parandalimi më i mirë për kancerin e zorrës është pikërisht depistimi ose kontrolli për polipe nëpërmjet kolonoskopisë

Mbase jeni duke vuajtur një problem të zorrës së trashë por hezitoni të kryeni kontrolle mjekësore. Edhe pse jo gjithmonë nuk është mirë të rritet niveli i alarmit, gjithsesi çdo problem me zorrën e trashë nuk duhet neglizhuar, pasi polipet e zorrës së trashë, shkaktare direkte të kancerit të zorrës shpesh nuk shkaktojnë simptoma. Mirëpo, sipas mjekëve është e rëndësishme që të bëhen testet dhe ekzaminimet evidentojnë praninë ose jo të sëmundjes. Apeli për kontrolle mjekësore shkon për të gjithë, pasi çdokush mund të zhvillojë polipe, por risku është më i madh në personat mbi 50 vjeç, në ata që janë mbipeshë dhe duhanpirës, ose në personat që kanë histori familjare për polipe ose për kancer të zorrës. Doktoresha gastrohepatologe Albana Duni shpjegon për “Mapo”-n, shenjat, stadet e sëmundjes si dhe format e trajtimit të saj dhe pse nuk duhet neglizhuar një kontroll mjekësor pranë mjekëve gastrohepatologë.

Polipet e zorrës

Polipet e kolonit ose të zorrës së trashë, janë rritje qelizore brenda lumenit të zorrës. Një pjesë e polipeve janë të parrezikshëm, por me kalimin e viteve disa polipe zhvillohen në kancer, gjë që është fatale kur zbulohen në stad të vonë. Polipet e zorrës së trashë shpesh nuk shkaktojnë simptoma. Është e rëndësishme që të bëhen testet dhe ekzaminimet depistuese si kolonoskopia sepse në këtë mënyrë polipet zbulohen në stade të hershme dhe mund të hiqen në mënyrë të sigurt dhe të plotë. Parandalimi më i mirë për kancerin e zorrës është pikërisht depistimi ose kontrolli për polipe nëpërmjet kolonoskopisë.

Tipet

Ekzistojnë disa tipe të polipeve të zorrë së trashë; kështu tipi i parë janë polipet adenomatoze;  2/3 e polipeve janë të tilla, por vetëm një përqindje e vogël e tyre mund të bëhen kancerozë. Por gati të gjitha polipet malinje janë adenomatozë. Tipi i dytë janë polipe serrated (të dhëmbëzuar): në varësi të madhësisë dhe të lokalizimit ato mund të bëhen kanceroze. Polipet e vogla me lokalizim në pjesën e poshtme të zorrës njihen si polipe hiperplastike dhe shumë rrallë janë malinj. Polipet e mëdha të formës së dhëmbëzuar që hyjnë te tipi i sheshtë (flat) dhe që lokalizohen në pjesën e sipërme të zorrës janë prekanceroze. Këto polipe është vështirë të zbulohen për shkak të formës së sheshtë të tyre, prandaj kërkohet një ekzaminim i kujdesshëm kolonoskopik. Së treti, janë polipe inflamatore, të cilat zhvillohen si pasojë e sëmundjes inflamatore të zorrës. Këto polipe në vetvete nuk janë të rrezikshme por rreziku qëndron te prania e sëmundjes inflamatore të zorrës siç është koliti ulceroz dhe sëmundja Crohn, pasi këto dy patologji me ecuri të gjatë çojnë në kancer kolorektal. Në këtë situatë personat me sëmundje inflamatore të zorrës duhet të ndjekin protokollet e kolonoskopisë me biopsi përgjatë gjithë zorrës në mënyrë që të zbulohen ndryshimet displazike të mukozës nëse kanë ndodhur me kalimin e viteve. Në një rast të tillë bëhet heqje e zorrës me kirurgji.

Shenjat

Shpesh herë për shkak të mungesës së ankesave ose të simptomave, polipet e zorrës zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimit kolonoskopik. Por ka raste që personat me polipe mund të kenë këto shenja. Hemorragji, d.m.th. prani e gjakut gjatë defekimit, mundet që të jetë e dukshme ose jo. Por hemorragjia mund të lidhet edhe me situatë të tjera jo të rrezikshme si hemorroidet dhe fisurat e anusit. Ndryshime të ngjyrës së jashtëqitjes me prani të rremave të gjakut, dalje me sekrecione si lëng qershie  ose dalje me ngjyre të zezë. Ndryshimi në ngjyrë mund të vijë edhe nga ushqimi apo nga medikamentet e suplementet. Ndryshime të jashtëqitjes në formën e diarresë dhe konstipacionit të zgjatur mund të dyshojë praninë e ndonjë polipi të madh. Por edhe çrregullimet e jashtëqitjes mund të lidhen me situatë të ndryshme të regjimin higjieno-dietetik të personit, i sëmundjeve të ndryshme edhe jashtë zorrës  apo si efekt anësor i përdorimit të medikamenteve. Dhimbje, të përziera ose të vjella: polipet e mëdha mund të bllokojnë hapësirën e zorrës (pengojnë zbrazjen e saj) duke shkaktuar kështu dhimbje barku dhe të vjella. Anemia nga mungesa e hekurit: shpesh hemorragjia kronike nga polipi mund të çojë në anemi që reflektohet me ulje të niveleve të hekurit në organizëm dhe personi ndjen lodhje, vështirësi në frymëmarrje. Kështu që në situata të tilla me dhimbje abdominal të zgjatura, diarre apo konstipacion kronik, hemorragji dhe anemi, mosha mbi 50 vjeç, sëmundje inflamatore të zorrës dhe histori familjare për polipe/ kancer të zorrës duhet të drejtoheni te mjeku gastro-enterolog.

Shkaqet

Faktorët që kontribuojnë në formimin e polipeve dhe të kancerit kolorektal, janë: mosha, pasi shumica e personave me polipe janë të moshës mbi 50 vjeç, por në praktikën e përditshme ka raste me polipe edhe në mosha më të reja gjë që mund të lidhet me historinë familjare. Sëmundja inflamatore e zorrës, koliti ulceroz dhe sëmundja Crohn janë situata që për shkak të transformimit displazik që pëson mukoza kolonike favorizon për kancer të zorrës. Historia familjare: d.m.th nëse një person i afërt i gjakut (gjyshi, prindi, motra, vëllai) diagnostikohet me polipe ose me kancer të zorrës së trashë, të gjithë familjarët të tjerë duhen kontrolluar me kolonoskopi në mënyrë që nëse ka polipe të hiqen dhe personi ndiqet në vazhdimësi dhe në këtë rast quhet i shpëtuar nga kanceri. Ka edhe raste me kancer kolorektal që nuk lidhen me trashëgiminë. Abuzimi me alkool dhe duhan, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik si dhe diabeti i tipit II i pakontrolluar.

Kontrollet

Testet depistuese luajnë një rol kyç në zbulimin e polipeve para se ato të bëhen kanceroze. Gjithashtu këto teste ndihmojnë të zbulohet kanceri në stade të hershme, atëherë kur ka shanse për shërim. Në praktikën tonë kemi pacientë të operuar për kancer të zorrës, të cilët ndiqen rregullisht dhe kanë mbijetuar për shkak të kapjes në stad të hershëm. Këto metoda kontrolli përfshijnë kolonoskopia, e cila është metoda më e mirë dhe më e ndjeshme për polipet dhe për kancerin kolorektal, sepse ky ekzaminim mundëson edhe heqjen e polipeve gjatë procedurës. Po kështu edhe kolonoskopia virtuale është një metodë më pak invazive që përdor skanerin për të parë zorrën, por nëse aty zbulohen polipe personi prapë se prapë duhet të shkojë në kolonoskopi për t’i hequr polipet. Gjithashtu testet e jashtëqitjes: feçe gjak okult  (FOBT), testet fekale imunohistokimike (FIT),  DNA test i feçeve (DNA).

Kirurgji

Opsionet e heqjes së polipeve, sikurse është heqja gjatë kolonoskopisë. Shumica e polipeve mund të hiqen me metodë të ftohtë: me lak të ftohtë kur janë disa mm,  kur janë më të mëdhenj  0.9 mm-2 cm, injektohet në bazë të polipit sol fiziologjik ose adrenaline në mënyrë që të ngrihet polipi duke ndarë shtresën e mukozës së zorrës  dhe me lak të nxehtë hiqet dhe pritet. Për të minimizuar riskun e hemorragjisë apo të çarjes së zorrës vendosen klipe që bashkojnë buzët e zonës së djegur.  Heqja kirurgjikale rekomandohet për polipet shumë të mëdha. Heqja e zorrës dhe e rektumit aplikohet në rastin e sindromave familjare  siç është polipoza familjare adenomatoze, Sindroma Lynch dhe sëmundja Gardner ku rekomandohet  proktokolektomi – heqja e gjithë zorrës ese trashë në mënyrë që personi t’i shpëtojë riskut të madh për të bërë kancer të zorrës. Polipet e hequra dërgohen për biopsi në mënyrë që të dihet lloji i tyre, pasi me sy gjatë ekzaminimit ato nuk kuptohen se cili mbart risk për kancer dhe cili jo. Pas përfundimit të biopsisë përcaktohet nga mjeku mënyra e ndjekjes së personit nëpërmjet kolonoskopisë, sipas protokolleve të hartuara.

Ndjekja

Nëse personi ka patur polip adenomatoz ose polip serrated (të dhëmbëzuar) ka një risk të lartë për kancer pasi zorra mund të prodhojë polipe të tjera. Niveli i riskut varet nga përmasat e polipit, numri i polipeve, dhe karakteristikat histologjike të polipit adenomatoz të hequr.  Kjo do të thotë që personi duhet të ndiqet me kujdes me ekzaminim kolonoskopik çdo 5 vjet nëse ka një ose dy adenoma të vogla. Kolonoskopi çdo 3 vjet nëse ka më shumë se 2 adenoma rreth 1 cm ose më shumë ose 1 adenoma me bazë të gjerë (viloze). Kolonoskopi më pak se 3 vjet nëse ka më shumë se 10 adenoma. Kolonoskopi çdo 6 muaj nëse ka një adenoma shumë të madhe ose adenoma që është hequr me pjesë. Është shumë e rëndësishme që përgatitja për kolonoskopi nga pacienti të bëhet sa më korrekte,  d.m.th që zorra të pastrohet shumë mirë sipas instruksionit (të pihen 6 litra lëngje të kthjellëta dhe 4 litra të preparatit laksativ) në mënyrë që të mos këtë mbetje të feçeve pasi ato pengojnë për të zbuluar polipet e vogla.

Këshilla: 

Për të ulur riskun e formimit të polipeve dhe të kancerit të zorrës së trashë duhet të kemi parasysh disa rregulla që kanë të bëjnë me stilin tonë të jetës

  • Përdorimi i frutave, perimeve dhe krunde
  • Sa më pak yndyra në dietën tonë
  • Limitim i konsumimit të alkoolit dhe duhanit;
  • Qëndroni fizikisht aktive dhe mbani një peshë trupore optimal
  • Përdorni kalcium pasi studimet tregojnë që përdorimi i kalciumit mund të parandalojë rishfaqjen e adenomave të zorrës, por nuk dihet nëse kalciumi ka ndonjë benefit mbrojtjes për kancerin kolorektal. Kujdes problemet kardiake nga kalciumi
  • Përdorni aspirinë rregullisht pasi ajo redukton riskun për polipe. Por duhet ditur që aspirina rrit riskun për hemorragji gastro-intestinale, kështu që flisni më parë me mjekun për këtë
  • Konsideroni mundësitë tuaja nëse ju jeni në risk të lartë për kancer të zorrës. Nëse keni histori familjare për polipe ose kancer duhet të bëni kolonoskopinë që në rini

 


Problemi: Spitalet drejt mbylljes, mjekët braktisin rrethet

$
0
0

mjek, rretheSpecializanti, pas përfundimit të periudhës 3-vjetore të specializimit është i detyruar të punojë në vendin e punës që do t’i përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ky vend pune, përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm 30 ditë pas përfundimit të studimeve 3-vjeçare

Ka dështuar tentativa e Ministrisë së Shëndetësisë për të joshur mjekët me paga speciale që të punojnë në spitalet e rretheve. Nëntë muaj nga dalja e Vendimit të Këshillit të Ministrave, për të kontraktuar specialistë për spitalet rajonale, janë lidhur vetëm 7 kontrata. Në një kohë që nevojat aktuale janë për afro 300 mjekë të specialiteteve të ndryshme në të gjitha spitalet dhe poliklinikat e vendit. Mungesat e krijuara ndër vite kanë çuar në situatë alarmante spitalet në mbarë vendin, e në të njëjtën kohë kanë detyruar pacientët të dynden në drejtim të Qendrës Spitalore Universitare në kryeqytet.

Rrethet

Materniteti i Burrelit nuk ka mjekë obstetër – gjinekolog dhe është i hapur vetëm fiktivisht. Të gjitha vizitat dhe lindjet e grave shtatzëna kryhen në Lezhë, Peshkopi apo Tiranë. Situata alarmante është dhe në spitalin e Shkodrës, i cili shërben si kryeqendër për veriun e vendit. Aktualisht, aty mungojnë 13 mjekë specialistë, duke filluar nga shërbimi i Pediatrisë, tek Urgjenca, Senatoriumi apo Kardiologjia. Spitali i Lezhës nuk ka neuropsikiatër dhe anestezist me kohë të plotë. Po ashtu edhe mjeku reanimator duhet të lëvizë mes spitalit publik dhe maternitetit të qytetit. Mungesa e një mjeku alergolog në spitalin e Gjirokastrës, i detyron qytetarët e kësaj zone të vijën në kryeqytet. Drejtuesit e spitalit kanë kërkuar prej kohësh plotësimin e stafit me reanimator, ortoped dhe kirurg. Sipas ekspertëve të Shëndetësisë, më alarmante është plotësimi i nevojave me mjek kardiolog, reanimator, kirurg  dhe infeksionistë, për të cilët ka nevojë në çdo spital.

Kontrata
Por çfarë përmban kontrata mes mjekëve të rinj dhe Ministrisë së Shëndetësisë që këta të fundit të rikthehen si mjekë në rrethe? Në përfundim të specializimit, çdo mjek e ka për detyrim që menjëherë pas përfundimit të studimeve, të punojë për një periudhë 3-vjeçare në vendin e punës që do t’i përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo kontratë dhe ky vend pune përcaktohet 30 ditë pas përfundimit të studimeve të specializimit. Por, në rastet kur mjekët nuk zbatojnë kontratën, parashikohen penalitete të rrepta, të cilat shkojnë deri në pesëfish kthimin e pagesave. “Me përfundimin e procedurës së emërimit të mjekut të specializuar, ai është i detyruar të paraqitet në punë brenda 30 ditëve nga data e emërimit. Në rastet kur mjeku nuk paraqitet në punë, si edhe kur shmanget nga ky detyrim pa plotësuar një periudhë minimale prej 3 vitesh pune, detyrohet t’i kthejë Ministrisë së Shëndetësisë pesëfishin e shumës së pagave të marra gjatë kohës së specializimit, shumë e cila arrin në vlerën e 2 milionë lekëve”, –  parashikon kontrata e MSH.  Sipas kushteve të nënshkruara në kontratë për një periudhë 5- vjeçare, ai nuk mund të konkurrojë për asnjë vend pune në sistemin publik shëndetësor. “Për rastet e ndërprerjes të periudhës së studimeve dhe të ndërprerjes së parakohshme të periudhës së detyrueshme të punës në kundërshtim me parashikimet në kontratë, mjekut i ndalohet të konkurrojë për punësim në strukturat shëndetësore publike për një periudhë 5-vjeçare”, -citohet në kontratë. Por kjo e fundit, parashikon edhe detyrimet për institucionet, të cilat përveçse duhet të sigurojnë ambiente dhe kushte në qendrat Spitalore Universitare për studentët duhet edhe të kryejë pagesat për ta. Po kështu edhe specializanti duhet t’u përgjigjet kushteve të kontratës, që do të thotë se ky proces duhet të përfundojë brenda një periudhe 3-vjeçare, në të kundërt ai penalizohet sipas dokumentit të nënshkruar. Ky dokument firmoset nga palët pas përfundimit të konkursit dhe para fillimit të studimeve 3-vjeçare.

Dënimet

Me përfundimin e procedurës së emërimit të mjekut të specializuar, ai është i detyruar të paraqitet në punë brenda 30 ditëve nga data e emërimit. Në rastet kur mjeku nuk paraqitet në punë, si edhe kur shmanget nga ky detyrim pa plotësuar një periudhë minimale prej 3 vitesh pune, detyrohet t’i kthejë Ministrisë së Shëndetësisë pesëfishin e shumës së pagave të marra gjatë kohës së specializimit, shumë e cila arrin në vlerën 2 milionë lekëve. Për rastet e ndërprerjes të periudhës së studimeve dhe të ndërprerjes së parakohshme të periudhës së detyrueshme të punës në kundërshtim me parashikimet në kontratë, mjekut i ndalohet të konkurrojë për punësim në strukturat shëndetësore publike për një periudhë 5-vjeçare.

Disa studime interesante mbi shëndetin

$
0
0

MjekBritani, shkurtimet në shëndetësi vrasin 1180 paciente

Shkurtimet në buxhetin e shëndetësisë në sektorin publik britanik vrasin mbi 1 mijë gra të prekura nga kanceri i gjirit. Akuza vjen nga një organizatë jo-qeveritare dhe rimerret sot nga gazeta të ndryshme, duke përfshirë  edhe “Times”, duke denoncuar në mënyrë të veçantë si një sëpatë ndaj sistemit kombëtar shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar, ardhur për shkak të ilaçeve  konsideruar  “lifesaver”  – ku sipas mjekëve edhe këto ilaçe janë në gjendje të zgjasin në mënyrë të konsiderueshme shanset e mbijetesës së pacientëve – kostoja mesatare ditore të cilëve për njësi të vetme “llogaritet jo më shumë” se rreth një e katërta e një euroje. Bëhet fjalë për kategori të konsideruara “barna të lira – të quajtura biofosfati” – merren për të trajtuar osteoporozën , por sipas një studimi të kohëve të fundit mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në kancerin e gjirit , duke dhënë një reduktim të vdekshmërisë me 10 vjet, llogaritur kjo në 20 % të rasteve , duke forcuar kockat dhe ngadalësuar përhapjen e mundshme të qelizave kancerogjene. Ilaçe të cilat, siç është denoncuar nga një prej shoqatave më të mëdha të onkologëve britanikë, nuk përshkruhet më në nivel rutinë, ndonëse financohet nga Shërbimi Publik Shëndetësor vetëm për përdorimin e tij origjinal , si pjesë e ” përmirësimit të menaxhimit” të fondeve  të vendosura për shkurtim nga qeveria konservatore britanike. Sipas të dhënave të Shoqatës së Kancerit të Gjirit në Britani, rreth 27000 gra privohen nga ky ilaç, dhe që dënon me vdekje çdo vit rreth 1180 paciente, teorikisht e mundur për t’iu shpëtuar jetën.

 

Këshilli i Europës kundër mitrave me qira

Praktika e huazimit të mitrave me qira duhet të ndalohet në mënyrë të menjëhershme pasi dhunon dinjitetin njerëzor dhe sjell rreziqe, duke kthyer fëmijët në një mall tregu dhe shfrytëzim të nënave. Këtë përmban raporti i fundit aprovuar së fundmi nga komisioni parlamentar i Shëndetësisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sakaq dokumenti kërkon që në të njëjtën kohë të përcaktohen “udhëzimet” europiane për të garantuar të drejtat e fëmijëve pas marrëveshjes që bëjnë nënat. Koncepti i amësisë zëvendësues është i lejuar në Britani të Madhe dhe në disa shtete në Shtetet e Bashkuara. Kanada, Belgjika, Holanda ka lejuar një fëmijë me një nënë zëvendësuese. Zëvendësimi tregtar lejohet në Ukrainë, Gjeorgji dhe Rusi. Në rajon, vetëm Greqia lejon amësinë zëvendësues, vetëm për arsye humanitare. India është qendra më e madhe e nënave zëvendësuese, ku gratë e varfra lindin fëmijët e të huajve të pasur. Gjithsesi, për shumicën e qeverive, huazimi i një mitre ngre dilema serioze etike, kryesisht lidhur me gratë që paguhen të mbajnë fëmijë për dikë tjetër.  Kjo është arsyeja që asnjë vend i Bashkimit Europian nuk e lejon zëvendësimin komercial dhe pse gratë që kërkojnë mitër me qira duhet t’i drejtohen lindjes në Ukrainë, Rusi, Gjeorgji, Kazakistan, ose edhe më tej në Indi.  Në BE, Austria, Gjermania, Suedia, Franca, Hungaria dhe Italia ndalojnë çdo formë zëvendësimi, me pagesë ose jo. Britania, Holanda, Belgjika, Danimarka dhe Greqia e lejojnë zëvendësimin për sa kohë që nuk përfshihet asnjë element komercial.

 

Vaksinimi i fëmijëve, periudha e duhur

Në moshën dymuajshe fëmija vaksinohet për: poliomielit, difteri, tetanos, kolla e mirë, hepatitet virale, hemophilus influenza e pneumokokus. Të gjitha këto bëjnë të mundur krijimin e antikorpeve që përmirësojnë sistemin imunitar të fëmijës. Ekzistojnë vaksina të kombinuara që përmbledhin antigjene të sëmundjeve të ndryshme që aplikohen në një injeksion. Vaksina për difterinë, tetanozin, kollës së mirë, hepatit e hemofilus influenzale janë një e vetme.  E njëjta gjë vlen për atë të fruthit, parotitit dhe rubeolës. Disa vaksina aplikohen në krah, kurse disa të tjera në kofshë, e të tjera në gluteale sipas specifikave muskulare. Të gjithë fëmijët e shëndetshëm duhet të vaksinohen, përveç një kategorie fëmijësh që përbën kundërindikacion absolut, sikurse janë rastet me (mangësi të rëndë të sistemit imunitar, hipersensibilitet ndaj disa antibiotikëve, alergji ndaj përbërësve të vaksinave). Në raste të gjendjes së fëmijës me sëmundje akute në trajtim e sipër ose temperaturë mbi 38, vaksinimi shtyhet për më vonë.  Vaksinimi kundër poliomielitit fillon në moshën dymuajshe. Poliomieliti është një sëmundje që shkakton paraliza muskulare me pasojë insuficiencë të rëndë respiratore dhe vdekje nëse prek muskujt respirator ose qendrat e frymëmarrjes. Aplikohet 5 herë në muajin II, IV, VI, 2 dhe 5 vjeç. Ekzistojnë dy lloje të kësaj vaksine. Njëra e inaktivuar (SALK, injeksion) dhe tjetra e gjallë por e dobësuar (SABIN, pika në gojë). Vaksinimi kundër difterisë fillon në muajin e dytë të jetës. Bëhen 6 doza vaksinimi në muajin II, IV, VI, 2 dhe 6 e 14 vjeç.  Vaksinimi kundër tetanozit fillon në muajin e dytë të jetës. Aplikohet 6 herë njëlloj si difteria. Vaksinimi kundër hepatit viral B.  Fillon vaksinimi menjëherë pas lindjes. Bëhen në vijim 3 doza, në muajin II, IV, VI.  Vaksinimi kundër kollës së mirë. Aplikohet 4 herë, në muajin II, IV, VI, 2 vjeç. Vaksina kundër pneumokokut aplikohet 3 herë, në muajin II, IV, X.  Vaksinimi kundër fruthit bëhet vetëm një dozë në moshën 12-muajshe.  Vaksinimi kundër  tuberkulozit. Bëhen 2 doza. Doza e parë menjëherë pas lindjes dhe rivaksinimi në moshën 6 vjeç.

 

Kanceri i qafës së mitrës, infeksioni që rrezikon gratë

Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane HPV (Human Papiloma Virus). HPV është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues. Ka më shumë se 100 lloje HPV, por shumë prej tyre nuk shkaktojnë probleme. Vetëm një pjesë e vogël, kryesisht llojet 16 dhe 18, shkaktojnë kancer. Këto lloj HPV-sh mund të çojnë në dëmtime parakanceroze dhe më vonë në kancer të qafës së mitrës. Megjithatë, pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës janë të lidhura me infeksionin HPV. HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm që merret gjatë marrëdhënieve seksuale. Por ky infeksion mund të transmetohet edhe gjatë seksit jopenetrues, nëpërmjet kontaktit genital lëkurë me lëkurë. Shumica e grave dhe burrave seksualisht aktivë do të jenë të infektuar në një pikë gjatë jetës së tyre me HPV, disa edhe në mënyrë të përsëritur. Koha për marrjen e infeksionit HPV për gratë e burrat është pak pasi ata janë bërë seksualisht aktivë.  Infeksioni HPV mund të zhduket vetvetiu pa asnjë ndërhyrje brenda pak kohësh, por mund edhe të mbetet e fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje dhe personat që e mbartin mbeten infektues për partnerët e tyre seksualë.  Ka gjithashtu evidenca që lidhin HPV-në me kancerin e anusit, vulvës, vaginës dhe penisit, edhe pse këto lloje kanceri janë më pak të shpeshta se kanceri i qafës së mitrës.

 

INSTAT, popullsia shqiptare drejt plakjes, më pak lindje

Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11 për qind ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj. Me uljen e fertilitetit dhe emigracionin e rritur, duhet të adresojë problematikat nga po preket. Japonia është shteti më i vjetër në botë, me 23 % të popullsisë mbi moshën 65 vjeçe. Situatë krejtësisht ndryshe paraqitet për fqinjin tonë Italinë, të cilët së bashku me Japoninë dhe Gjermaninë janë shtetet me popullsinë më të plakur. Shteti më popullsinë me të re shfaqet Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11 për qind ndërmjet viteve 1989 dhe 2011. Në vitin 2016, kjo peshë është rritur më tej, duke arritur në 13%. Kjo tendencë parashikohet në rritje në vitet në vijim. INSTAT nënvizon se përqindja e më të vjetërve do të rritet nga 11 për qind në vitin 2011 në 29 për qind në vitin 2060, ndërsa përqindja e fëmijëve është projektuar të përgjysmohet, duke arritur 12 për qind në vitin 2060.

Koha e Arrave – Të freskëta nga pemishtet shqiptare

$
0
0

Të pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, vitamina e minerale ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskolare.

Vjeshta është koha kur frutat e arrës fillojnë dhe mblidhen. Arrat e freskëta fillojnë rrugën e tyre nga lëvozhgat e gjelbra dhe drejt tregjeve vendase apo të huaja. Për kultivuesit e arrave kjo periudhë është kohë feste. Arrat e kanë këtë magji. Ato janë mënyra e natyrës për të na treguar se gjërat e mëdha vijnë në përmasa të vogla. Shqipëria duke qenë se ndodhet në zonën e vendorigjinës së arrës, e kultivon prej shumë kohësh. Rrethet me numrin më të madh të rrënjëve (mbi 10 000 rrënjë ), janë Tropoja, Dibra, Librazhdi, Puka, Korça, Pogradeci, ndërsa rrethe të tjera me 5000 deri 10 000 rrënjë janë Bulqiza, Elbasani, Kolonja, Mirdita, Tirana, Vlora dhe Përmeti. Kultivuesit e kontaktuar nga AgroWeb tregojnë se si pasojë e kushteve klimaterike të vitit, prodhimi i freskët i arrave të këtij sezoni është i një cilësie mjaft të lartë dhe tuli i arrave është edhe më i pasur në bollëk krahasuar me prodhimet e sezoneve të kaluara. Ndaj dhe në treg gjen një varietet kaq të madh të arrës, të cilin në  fusim në çdo ushqim, pasi këto super frute që cëmbisen kaq kollaj janë nga më të shëndetshmit. Të pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, vitamina e minerale që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskolare si dhe në luftën kundër inflamacioneve. Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë arrorë të konsumojnë njerëzit, aq më pak të predispozuar janë për të humbur jetën, në çfarëdolloj moshe, veçanërisht ndaj sëmundjeve të zemrës. Njerëzit, të cilët konsumojnë rregullisht fruta të thata arrore kanë më pak rrezikshmëri ndaj të gjitha rasteve të përfshira në studim – rreth 23% të rriskut, krahasuar kjo me njerëzit të cilët nuk i konsumojnë. Arrat janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar në mëngjes dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara. Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin. Pse dhe si AgroWeb po i shpjegon më poshtë.

Na japin energji

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut. Na e bëjnë zemrën të fortë Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë për të ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare, hemoragjisë cerebrale, kancerit të prostatës dhe të zorrës. Acidet yndyrore Omega-3 gjithashtu ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e skizofrenisë, depresionit dhe sëmundjes së Alzheimer. Mbrojnë sistemin nervor dhe jo vetëm Frutat arrore kanë flavonoide si karotenë, lutein, etj, komponentë këto që ofrojnë mbrojtje kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve nervore, sëmundjes së Alzheimer, dhe atyre virale/infeksioneve fungale. Studimet tregojnë se tek arrorët, përbërës si resveratrol zvogëlojnë rrezikun e goditjeve nga alterimi i mekanizmave molekulare në enët e gjakut. Ato ulin ndjeshmërinë ndaj dëmtimit të enëve të gjakut duke zvogëluar aktivitetin e angiotensin (një hormon sistemik që shkakton ngushtim e enëve të gjakut, duke ngritur presionin e gjakut) dhe rritjen e prodhimit të hormonit vasodilator, oksidi nitrik.

Kocka dhe trup më i fortë

Vlerat ushqyese të frutave arrore janë të plota, pasi përveç kalorive dhe vitaminave, ato janë dhe një burim i pasur me minerale si manganezi, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku, fluori dhe selenium. Kaliumi është një faktor i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve të trupit, që ndihmojnë në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut. Fluori nga ana tjetër është një përbërës thelbësor në shëndetin e dhëmbëve tanë. Lëkurë më e shëndetshme Dhe mbi të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm. Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së mukusit dhe të lëkurës, duke e mbrojtur nga radikalet e lira./AgroWeb.org

Video e rrallë: Ja si duket një bebe e lindur ‘me këmishë’

$
0
0

bebjaKy është momenti befasues kur një bebe lind brenda qeses amniotike.

Bebja lindi nga një operacion cezerian dhe akoma nuk e kupton se ka dalë jashtë barkut të nënës.

Qesja amniotike është si një tollumbace e mbushur me ujë, që zakonisht shpërthen tek shtatzënat para lindjes.

Kur një fëmijë lind brenda kësaj qese, thuhet se ky është një ogur i mirë.

Tek ne thuhet se ‘ka lindur me këmishë’.

Mjekja seksi shëtit nëpër spital, qytetarja: Po shkon në pub?

$
0
0

Që sistemi shëndetësor në Shqipëri është kalbur, këtë e kemi thënë e stërthënë. E dimë të gjithë dhe e konfirmojnë qytetarët që kanë halle çdo ditë dhe që përballen me bluzat e bardha.

Veç problemeve të shumta sa i takon kushteve apo mungesës së medikamenteve të ndryshme, ajo që i ka bërë përshtypje një pacienteje ditën e sotme, ka qenë paraqitja e një mjekeje në ambientet e spitalit.

Ajo mbante veshur përparësen e bardhë, të cilën e kishte lënë tërësisht të zbërthyer. E pispillosur, e krehur dhe e lyer, mjekja nuk kishte harruar të vishte takat dhe minifundin apo fustanin, për të qenë sa më e paraqitshme përpara pacientëve të saj të vuajtur e të sfilitur nga hallet.

“A mundet ne spitalet europian te kete doktorshat taka sikur shkojne ne muzike e pub dhe jo ne spital? Si mund ti sherbejë te semurit? Kjo mjeke ndodhet tek urgjenca, tek onkologjiku”, – shkruan ndër të tjera mesazhdërguesja në redaksinë e “Jetaoshqef”./JOQ/

Viewing all 2522 articles
Browse latest View live