Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all 2522 articles
Browse latest View live

Ja përse duhet ta refuzoni gjithmonë akullin në bare dhe restorante

$
0
0

Nëse kamarieri ju pyet në bar ose restorant nëse e doni akullin, bëni mirë që ta refuzoni.

Përdoruesit e Reddit, që punojnë në restorante dhe bare, thonë se akulli që u hidhet në pije është i mbushur me baktere të rrezikshme.

Arsyeja?

Makineria e akullit është e fundit që pastrohet.

Në një foto mund të shihet se çfarë është nxjerrë nga një makineri akulli pas pastrimit.


Si të bëheni më inteligjentë duke u relaksuar

$
0
0

GirlPlaying-e1426982050275Jo vetëm ushtrime fizike. Truri ynë ka gjithashtu nevojë të stërvitet rregullisht.

Mënyra më e mirë për të zhvilluar memorien, aftësitë e përqendrimit dhe vullnetin është të nisim të mësojmë diçka të re.

Por, sigurisht të gjesh kohë çdo ditë nuk është gjithmonë e lehtë.

Ja se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja mendore e të relaksoheni në të njëjtën kohë:

1-Në vend të shihni televizor, lexoni një libër (Zhvillon imagjinatën)

2-Luani lojëra në kompjuter (Përmirëson mendimin taktik dhe strategjik)

3-Niseni ditën me një gotë me ujë (Përmirëson shpejtësinë e punës)

4-Shihni filma në gjuhën e tyre origjinale (Përmirëson fleksibitetin mendor dhe njohurinë mbi gjuhët e huaja)

5-Pushoni dhe pini një filxhan me çaj jeshil (Zhvillon përqendrimin)

6-Bëni një gjumë të shkurtër gjatë ditës (Përmirëson përqendrimin dhe vëmendjen)

7-Kaloni kohë me njerëz që janë më të zgjuar se ju (Zgjeron këndvështrimin e botës)

8-Përfshihuni në debate e diskutime me të tjerët (Zhvillon mendimin logjik dhe aftësinë për të dhënë argumente racionale)

9-Bëni një shëtitje në ajër të pastër (Përmirëson produktivitetin tuaj)

10-Shkruajini mendimet dhe idetë tuaja në një ditar (Zhvillon kreativitetin tuaj).

Mos i lini fëmijët të ulen kështu, ja çfarë rrezikojnë…

$
0
0

sitting-w-yellowPozicioni “W”, është një nga pozicionet më të zakonshme të uljes së fëmijëve.

Fëmijët mund të kalojnë orë të tëra duke qëndruar ulur kështu ndërsa luajnë, por nëse fëmija juaj e bën këtë, ndalojeni menjëherë.

Ulja në pozicionin “W” nuk rekomandohet për askënd, pasi mund të çojë në probleme ortopedike.

Ky pozicion mund të ndikojë në dislokim të ijëve të fëmijëve, dhe nëse në familjen tuaj ka histori të displasisë së ijës, ulja në këtë pozicion duhet të shmanget.

Nëse fëmija ka ngushtësim të muskujve, ky pozicion do ta përkeqësojë atë. Gjithashtu ky qëndrim dëmton ijët, thembrat dhe gjunjët.

Konsumoni këtë pije me stomakun bosh… rezultati do t’iu befasojë

$
0
0

capture_1458076409-7220799Të humburit e kilogramëve mund të jetë e vështirë për shumë prej jush. Ajo çfarë nuk duhet harruar kurrë është që shëndeti gjithmonë duhet të vihet në rend të parë.

Jeni më produktiv kur jeni të shëndetshëm, prandaj ndani kohë për të balancuar ushqimin, si dhe të kujdeseni për atë që konsumoni.

Kjo pije natyrale do t’iu ndihmoj që të detoksifikoni trupin tuaj dhe gjithashtu ju ndihmon që të keni shëndet të mirë.

Është shumë e lehtë të përgatitet dhe nuk ju merr kohë edhe atëherë kur keni axhendë shumë të ngarkuar, transmeton “Express”.

*Përbërësit:

– 1 limon

– 60 gram majdanoz

– Ujë

*Përgatitja:

– Shtrydheni limonin në shtrydhëse frutash

– Grimcojeni majdanozin në pjesë të vogla dhe përzieni me lëngun e limonit.

– Shtojani ujin dhe përzieni mirë.

– Pija konsumohet çdo mëngjes me stomak të zbrazët.

Ankthi luftohet me mirësjellje/Ja zbulimi i University of British Columbia

$
0
0

Ajo është armikja kryesore e vetvetes, arkitektja e vetësabotazheve në lidhje, në punë dhe në jetë në përgjithësi. Ankthi shkakton viktima çdo ditë dhe çdo ditë kërkohet një mënyrë më efikase për ta mbajtur nën kontroll. Duket se ka një mënyrë të thjeshtë për ta frenuar dhe këtë e kanë zbuluar dy psikologë të University of British Columbia.

Subjeket që kanë më tepër ankth, shkruan Washington Post, duket se janë më meditues dhe një nga pasojat e ankthit është se ata mbyllen në vetvete. Duke u nisur nga kjo e dhënë Jennifer Trew dhe Lynn Alden janë përpjekur të kuptojnë nëse aktet e mirësjelljes ndaj tjetrit kontribuonin për ta lehtësuar ankthin shoqëror.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje janë analizuar 115 studentë universitarë që kanë ankth, të ndarë në tre grupe. Studimi zgjati 4 javë, gjatë të cilave iu kërkua grupit të parë që të kryente tre akte mirësjelljeje, dy herë në javë, të dytiti që të qsej në situata sociale (për shembull të fliste me një të panjohur, të ftonte një koleg për drekë) dhe të tretit që të mbante thjesht një ditar në të cilin të shënonte eventet e ditës.

Studentët e grupit të parë dhe të dytë u përgatitën ndër të tjera edhe me ushtrime frymëmarrjeje, në mënyrë që ta kontrollonin ankthin në momentin kur viheshin në provë.

Rezultatet treguan se grupi i parë, që ishte angazhuar një gjeste mirësjelljeje, kishte marrë disa përfitime. Në fakt, aktet e mirësjelljes, kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve sociale, të angazhimit social dhe në fuqizimin e rrjeteve shoqërore. E gjithë kjo favorizon rritjen e optimizmit, i cili, më pas, sikutrse ishte dëshmuar edhe në studime të tjera, e ul ankthin.

Për të përfituar nga këto benefite nuk duhen gjeste të mëdha. Thjesht një faleminderit, një ndihmesë në ndonjë punë shtëpie, mund të sjellë rezultate terapeutike të mëdha./Mapo.al

Prostata dhe seksi, ja 10 sekretet e kënaqësisë…

$
0
0

Untitled-2Prostata është pika “G” e mashkullit (për analogji me Pikën G të femrës). Stimulimi i saj sjell kënaqësi të veçantë mashkullore dhe orgazma mjaft të fuqishme tek meshkujt.

Prostata, kjo gjëndër e vogël, sa një arrë që i jep mashkullit shumë kënaqësi, por edhe probleme shumë të mëdha.

  1. Gjëndër

Funksioni i parë i prostatës është të prodhojë dhe të sekretojë një lëng alkalin gjatë ejakulacionit (rreth 30-60% të lëngut të spermës). Duke qenë me natyrë alkaline, me ngjyrë qumështi ndihmon spermën që të mbijetojë në ambientin acid të vaginës. Për këtë arsye prostata quhet gjendër, sepse vetëm gjendrat prodhojnë diçka.

  1. Përzierje

Në prostatë përzihen lëngjet që prodhon vetë ajo me ato që vijnë nga qeset e spermës, i cili është prodhuar në testikujt. Pasi bashkohen, përzihen, këto 2 lloje lëngjesh, dredhen nëpërmjet uretrës gjatë ejakulacionit. Uretra (kanali i urinës që kalon mes për mes prostatës), shërben me funksione të dyfishta.

  1. a) për nxjerrjen e urinës, në rast kur mashkulli urinon dhe
  2. b) për nxjerrjen e spermës ,në rastet kur mashkulli ejakulon spermë

Gjatësia e uretrës brenda në prostatë është rreth 3 cm.

PSA – Antigeni specifik i prostatës është një lëng që prodhohet në prostatë dhe ka një rol kyç në lëvizshmërinë e spermës përgjatë mitrës, në brendësi të saj. Ky lëng (PSA) kundërvepron fort ndaj vetive ngjitëse të enzimave që ndodhen në spermë dhe në këtë mënyrë bën të mundur kalimin e spermës brenda në mitër. PSA është i njëti antigen që matet në gjak në rastet e të sëmurëve me prostat. Mbetet një test aspak i sigurtë për shkak të shumë faktorëve që ndikojnë në prodhimin e tij.

  1. Muskujt

Prostata është gjithashtu një organ muskular, që pompon spermën jashtë uretrës nëpërmjet penisit me mjaft forcë për të hyrë në vaginë, dhe kjo e fundit të arrijë direkt në qafën e mitrës ku ndodhet vrima e hyrjes për në mitër.

  1. Ahhh!

Një bonus shtesë për meshkujt. Veprimi pompues i prostatës jep kënaqësinë mashkullore (orgazmën), gjë që e bën seksin të dëshirueshëm për meshkujt.

  1. G

Prostata është pika G e mashkullit (për analogji me Pikën G të femrës). Stimulimi i prostatës sjell një kënaqësi të veçantë mashkullore dhe orgazma mjaft të fuqishme tek meshkujt që e përdorin këtë teknikë. Mundësia për të kontrolluar ejakulacionin, çon në orgazma të zgjatura, pa qenë nevoja që të derdhet sperma jashtë penisit. Kjo arrihet me teknika seksuale të avancuara të cilat e mbajnë energjinë seksuale në brendësi të trupit.

  1. Filtër

Prostata gjithashtu filtron dhe largon toksinat me qëllim mbrojtjen e spermës. Kjo gjë e rrit shumë mundësinë e një sperme të shëndetshme dhe mjaft fertilizuese tek femra. Ky është ndoshta funksioni më i rëndësishëm i prostatës përsa i përket pjellorisë së meshkujve dhe ndoshta është arsyeja kryesore në rritjen epidemike të sëmundjeve të prostatës, thjesht nga përdorimi i ushqimeve jo të shëndetshme si dhe toksiciteti i ambientit, sidomos në dekadat e fundit

  1. Ereksioni

Nervat erektile të prostatës janë përgjegjëse për ereksionin e penisit. Këta nerva gjenden në pjesët anësore të prostatës dhe me dëmtimin e prostatës ka mundësi që të dëmtohen edhe këta nerva. Për pasojë mashkulli ka mjaft vështirësi në ereksionet e tij ose nuk ka fare ereksion. Kjo është arsyeja përse në shumë pacientë që vuajnë me irritime të prostatës, ereksioni është mjaft i dëmtuar. Gjithashtu dëmtohet ejakulacioni ose edhe dëshira për seks.

  1. Sekrecionet

Mendohet që sekrecionet prostatike kanë një rol mjaft të fortë në ruajtjen e uretrës nga infeksionet urinare, gjë që tek femrat janë shumë më të shpeshta.

  1. Valvulat

Prostata nëpërmjet dy valvulave kontrollon rrjedhjen e urinës dhe rrjedhjen e spermës, në kohë të ndara, sipas reflekseve të trurit. Janë këto valvula që nuk lejojnë që mashkullit t’i rrjedhë urina ose sperma në mënyrë të pavetëdijshme dhe të vazhdueshme, por komandohen sipas vullnetit të mashkullit. Ka disa sëmundje që prekin pikërisht këto valvula dhe krijojnë vështirësitë e mashkullit në urinim ose në ejakulacion.

  1. Hormonet

Prostata është një gjendër që përmban mjaft enzima të cilat përpunojnë hormonin mashkullor “testosteronin” në një hormon tjetër që quhet “DHT”. Ky i fundit është dhjetëra herë më i  fuqishëm se testosteroni, kështu që në raste të dëmtimit të prostatës, ulet prodhimi i këtij hormoni (DHT) dhe për pasojë bien aftësitë seksuale mashkullore.

Në meshkujt e kohëve moderne “vërehet një rritje mjaft e madhe e hormoneve femërore (estrogjen)” që gjenden me shumicë në ushqimet, në ujin që pimë dhe në disa paketime plastike. Pikërisht prania me tepricë e hormoneve të estrogjenit mendohet se është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të prostatës dhe rënies seksuale të meshkujve të sotëm.

Si përfundim, një gjendër mjaft e vogël ka jashtëzakonisht shumë funksione (me aq sa njohim deri tani), dhe ka një ndikim të pallogaritshëm në mirëqenien e mashkullit. Një sëmundje e saj e çon mashkullin në një mizerabilitet të cilësisë së jetës, e barabartë me diabetin ose infarktin e zemrës./Shëndet+/shendeti.com.al/

 

Çfarë ndodh nëse nuk pini ujë mjaftueshëm?

$
0
0

dieta_9596Të gjithë e dimë se uji është i rëndësishëm, i shëndetshëm dhe esencial.

Më shumë se një herë, na është thënë të pimë më tepër ujë.

Të gjithë biem dakort me këtë dhe duam të jemi njerëz që konsumojnë ujë në mënyrë të rregullt. Mirëpo, prapë se prapë, ka nga ata njerëz që pinë ujë vetëm kur u thahet goja e lëkura.

Më poshtë lexoni shenjat çfarë ndodh nëse nuk pini mjaftueshëm ujë:

Lodhja

Shtypja e lartë e gjakut

Niveli lartë i kolesterolit në gjak

Probleme me veshkat

Menu ushqimore për fëmijët 2 dhe 3 vjeç

$
0
0

femije duke ngreneFëmija i vogël ka stomak të vogël dhe mbushja e tij tri vakte në ditë nuk mund të japë energjinë e duhur për rritjen dhe lëvizjet e tij. Për këtë rëndësi ka dhënia e vakteve të ndërmjetme dhe duhet të përmbajnë patjetër bukë, drithëra, fruta, zarzavate, qumësht dhe nënproduktet e tij, lëngje frutash

Ushqimi te fëmijët është një faktor kyç për mirërritjen e tij. Veçanërisht në këtë moshë, 2 dhe 3 vjeç ku ata shkojnë në çerdhe e kopshte dhe prindërit janë dyfish të merakosur që të vegjlit të marrin vlerat ushqimore. Edhe pse dihet se në këto institucione ka një menu ushqimore të miratuar dhe kontrolluar nga dietologë, megjithatë prindërit kanë merak që fëmijët e tyre të ushqehen shëndetshëm. Ndaj dhe ajo çka këshillojnë specialistët e Shëndetit Publik është një menu ushqimore bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gazeta “Mapo” publikon menunë së bashku me porcionet e rekomandueshme që fëmija juaj të marrë vlerat ushqimore të domosdoshme për ta.

Vaji dhe yndyrat

Të përdoret deri në 2 lugë të vogla (10g) vaj vegjetal/ditë (kryesisht vaj ulliri) për gatim dhe sallatë. Përdorni një lugë të vogël (5g) gjalpë ose margarinë bimore me vlera të larta ushqimore për lyerje.

Ëmbëlsirat

Të konsumohet e shumta një ëmbëlsirë e vogël (1 racion < 50g) në ditë, p/sh një fetë keku e vogël, një racion akullore ( por mos harroni se ëmbëlsirat përmbajnë sheqer dhe ëmbëlsues të ndryshëm që favorizojnë kariesin ndaj duhen përdorur sa më rrallë).

Konsumoni e shumta 10 g sheqer në ditë në formën e marmalatës (20g), mjaltit (10g) apo sheqerit shqeto (10gr).

Mishi, peshku, veza dhe legumet

Të konsumohet në javë 4 racione mishi (1 racion =50 g), më shumë nuk është e nevojshme ( duke e zëvendësuar vetëm një herë në javë një racion mish me një racion proshutë ose sallam).

Të përdoret një herë në javë një porcion peshk (1 racion =70 g). Të konsumohen 1-2 kokrra vezë në javë, duke përfshirë këtu edhe vezët për gatim, si p.sh biskota po kek etj.

Të konsumohet një porcion legume në javë (1 racion = 40g), si p.sh. bizele, thjerrëza.

Qumështi dhe nënprodukte

Të konsumohet çdo ditë 3.5 porcione të këtyre produkteve (1 racion= 100 ml qumësht /100 gr kos/ 15g djathtë të fortë/30 g djathë të butë).

Prodhimet me bazë drithërat dhe patate

Të konsumohen çdo ditë 4.5 porcione (1 racion=50g), si papate, oriz, makarona, bukë etj.

Fruta

Të konsumohen 1-1.5 porcionesh fruta në ditë (1 racion=100g), ose 100-150 lm lëng perimesh.

Pijet

Të konsumohen të paktën çdo ditë, 3 gota lëngje të sheqerosura, (ujë, ujë mineral, caj bimësh, lëngje frutash të freskëta të holluara pa i shtuar sheqer, etj. Asnjë pije të mos përmbajë kafeinë ose alkool.

Fëmijës mbi 2 vjeç

Fëmijës i jepen ushqimet e familjes në tre vakte çdo ditë. Gjithashtu, dy herë në ditë jepen ushqime ndërmjet vakteve, si banane, mollë, vezë, bukë, etj. Është veçanërisht e rëndësishme të kontrollohen vaktet e ngrënies nga koha kur fëmija fillon ushqimet e tjera deri në moshën 2 vjeç. Për këtë këshillohet të vendosni ushqimin e fëmijës në një enë të veçantë, në mënyrë që ta kontrolloni dhe sigurohuni se ha sa duhet.

Uluni së bashku me fëmijën në kohën e ngrënies, vëzhgoni se çfarë ha fëmija dhe ndihmojeni aktivisht kur ka nevojë. Mos e nxitoni fëmijën. Prisni pak kur fëmija ka ndaluar se ngrënë dhe më tej ofroni përsëri ushqimin. Jepini disa ushqime që fëmija mund ti mbajë në dorë, ose ti kapë. Fëmijët e vegjël shpesh dëshirojnë të ushqehen vetë. Mos e ushqeni fëmijën nëse është i përgjumur.

Gjashtë sjellje të shëndetshme

Së pari, bëni që çdo kafshatë të ketë vlerë. Gjithçka që fëmija juaj ha duhet të jetë e ushqyeshme. Fëmijët mund të jenë nazeli dhe me oreks të lëkundshëm, kështu që sigurohuni që gjithçka që ato konsumojnë është me të vërtetë e mirë për to. Mënjanoni ushqimet që janë pa vlera ushqimore si karamelet, pastat, çokollatat, çipsat, etj.

Së dyti, fshije fjalën “ëmbëlsirë” nga fjalori i ushqimeve dhe përdor me kujdes fjalën gostitje. Jepini fëmijës ëmbëlsira të shëndetshme, kështu gjërat të vogla si frutat dhe kosi mund të bëhen pjesë e një vakti ushqimi. Mos i përdorni ëmbëlsirat si shpërblim apo gostitje kur ai bën diçka mirë.

Së treti, jini këmbëngulës por jo me detyrim. Një fëmijë mund ti duhet pak kohë sa të pëlqejë një ushqim të ri. Filloni ushqimin e ri me qetësi dhe ëmbëlsi dhe prisni deri sa ta provojnë atë. Mos kërkoni me çdo kusht që ato të provojnë diçka që nuk duan dhe sigurisht asnjëherë mos i detyroni të mbarojnë pjatën e tyre.

Së katërti, çdo njëri ka nevojë për të ngrënë mëngjes pasi mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për të gjitha, pra edhe për fëmijët. Mos ngrënia e mëngjesit mund të ndikojë në gjallërinë e tyre përgjatë gjithë ditës dhe krijon një spirale pa fund, fëmija është shumë i lodhur që të hajë, duket që është i lodhur e kështu më tej. Mëngjesi duhet të përmbajë proteinat e duhura.

 

Kujdes!

Vaktet duhet të përmbajnë

-llojshmëri ushqimesh

-të plotësohen të gjitha nevojat për drithëra, zarzavate dhe fruta

-të zgjidhen prodhime me yndyrë të pakët, apo ushqime të përgatitura me pak yndyrë.

Të kufizohet kripa dhe sheqeri

Tabela për menunë e ushqyerjes për moshën 2-3 vjeç

Ushqyerja e fëmijës 2-3 vjeç  
Ushqimet Sasia ditore
Qumësht dhe kos 300-400 ml
Qullëra me drithëra 15gr
Pilaf ose makarona 150gr
Djath kaçkavall i grirë 15gr
Mish pa dhjamë 40gr
Ose peshk 60gr
Bukë e zezë 30gr
Zarzavate 150-200
I vezë e plotë (e bardha + të verdhën) 1-2 vezë në javë
Fruta 200gr
Lëngje frutash 50-100ml
Vaj ulliri 15gr (rreth 2 lugë gjelle)
Sheqer 20gr (rreth 2 lugë gjelle)
Reçelna 20gr (rreth2 lugë gjelle
Mjaltë 15gr

Urgjencat kardiake, shenjat paralajmëruese dhe menaxhimi i tyre

$
0
0

Doktor, Lulzim CelaPacientët me Urgjencë HTA mund të mjekohen në shtëpi. Nuk është e detyrueshme që ata të shtrohen në spital. Ata mund të përfitojnë nga përdorimi i barnave hipotensive me veprim të shkurtër. Pikësynimi i mjekimit është ulja e TA deri në masën 25% të TA mesatar brenda 24 orësh, korrigjimi i mjekimit të mëparshëm, ose fillimi i mjekimit në qoftë se ai ka qenë i pamjekuar 

Dr. Lulzim Çela, mjek kardiolog pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, QSUT

“Urgjenca mjekësore” është një dëmtim ose sëmundje akute që përbën një rrezik të menjëhershëm të jetës së personit apo të shëndetit të mëtejshëm të tij. Dr. Lulzim Çela, mjek kardiolog prej 20 vitesh në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, thotë se “urgjencat kardiovaskulare janë çrregullime të rrezikshme për jetën, të cilat duhet të njihen menjëherë, në mënyrë që të shmangen vonesat në trajtim si dhe për të minimizuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë”. Dr. Çela shprehet se “në shërbimin tonë trajtojmë urgjenca të cilave u ofrohet kujdes maksimal nga një staf i specializuar, i cili vepron me profesionalizëm për stabilizimin e gjendjes së pacientit dhe mbajtjen nën vëzhgim deri në stabilizimin e gjendjes dhe transferimin në shërbimet të tjera në varësi të gjendjes klinike, apo kthimin në shtëpi pasi gjendja gjykohet përfundimisht e stabilizuar”. Shërbimi i urgjencës mjekësore përfshin kujdesin klinik e paraspitalor në situatat kur pacienti është në rrezik. Nevoja për shërbimin e urgjencës mjekësore përfundon me stabilizimin e gjendjes shëndetësore të pacientit ose me shtrimin e tij në spital.

Arresti kardiak

Në disa raste një komplikacion i quajtur aritmia ventrikulare bën që zemra të kalojë në spazmë dhe ndalon së rrahuri, kjo gjendje njihet si arresti kardiak i menjëhershëm. Një arrest kardiak ndodh kur rrahja mekanike e zemrës ndalon papritur dhe ky është rast urgjent, sepse vdekja ndodh nëse nuk ndërhyhet brenda pak minutave. Arresti kardiak nuk është infarkt edhe pse mund të çojë në një të tillë. Infarkti shkaktohet nga një arterie e bllokuar që ndërpret furnizimin me gjak të muskulit të zemrës. Kjo nuk është domosdoshmërish vdekjeprurëse. Arresti kardiak ndodh kur ritmi i zemrës ndërpritet. Shansi për të mbijetuar është më pak se 6 për qind, kur ndodh jashtë mjedisit të spitalit. Ndaj edhe qytetarët e thjeshtë duhet të jenë të informuar rreth disa teknikave sesi të jepet ndihma e parë. Pra si të japin frymëmarrjen artificiale që ta bëjnë zemrën të fillojë përsëri të punojë. Manovrat ringjallёse përfshijnë manovrat bazë tё suportit tё jetёs (Basic Life Support-BLS), tё cilat aplikohen menjëherë. Qёllimi i BLS ёshtё që tё sigurojë ventilacionin e emergjencёs dhe perfuzionin sistemik nëpërmjet ringjalljes zemër-mushkri (Cardio Pulmonary Resuscitation-CPR).

Midis ankesave kardiake më të shumtat kanë të bëjnë me anginën e kraharorit të paqëndrueshme, infarktin akut të miokardit dhe edemën mushkërore akute. Ankimet neurologjike kanë të bëjnë me infarktin ose hemorragjinë cerebrale (dhimbje koke okcipitale, vjellje, konfuzion mendor, konvulsione dhe retinopati me edemë papilare. Më së pari duhet vendosur se kemi të bëjmë me një Emergjencë apo Urgjencë HTA (hipertensioni arterial) mbi bazën, jo vetëm të vlerave të larta të TA (tensioni arterial), por dhe mbi bazën e pranisë ose jo të shfaqjeve të prishjes funksionale progresive të organit në shënjestër. Së dyti, gjendja duhet dalluar nga HTA dytësor, nga masat intrakraniale, traumat e kokës, epilepsia, vaskuliti cerebral nga sëmundjet e indit konjunktiv, si lupusi, si dhe nga anksieteti akut dhe krizat e panikut.

Mjekimi i emergjencës HTA

Pacientët me emergjencë HTA duhen dërguar urgjentisht në spital. Menjëherë të fillohet mjekimi nën monitorim të aktivitetit kardiak. Gjithashtu duhen bërë vlerësimet neurologjike e renale. Pikësynimi i mjekimit është ulja e TA mesatar në masën jo më shumë se 25% brenda disa minutash ose 1 ore. Më pas nëse gjendja është e qëndrueshme mund të tentohet ulja e mëtejshme e TA deri në 160/110-100 mmHg brenda 2 deri 6 orësh. Duhet shmangur me doemos ulja e tepruar e TA për të mos përkeqësuar perfuzionimin e organit në shënjestër të dëmtuar. Kur gjendja e përmirësuar e të sëmurit mbetet klinikisht e qëndrueshme dhe nëse tolerohet gjatë 24- 48 orëve të ardhshme, TA mund të shtyhet drejt nivelit normal. Është e kuptueshme që terapia duhet zgjedhur në pajtim me organin në shënjestër të dëmtuar dhe me sëmundjet bashkekzistuese. Pacientët me Urgjencë HTA mund të mjekohen në shtëpi. Nuk është e detyrueshme që ata të shtrohen në spital. Ato mund të përfitojnë nga përdorimi i barnave hipotensive me veprim të shkurtër. Pikësynimi i mjekimit është ulja e TA deri në masën 25% të TA mesatar brenda 24 orësh, korrigjimi i mjekimit të mëparshëm, ose fillimin e mjekimit në qoftë se ai ka qenë i pamjekuar. Një i sëmurë i tillë duhet rishikuar brenda 3-5 ditësh për të rishikuar mjekimin nëse del e nevojshme. Pacientët me dëmtim të organeve në shënjestër duhen drejtuar për konsultim te specialistët përkatës.

Simptomat që paralajmërojnë një goditje në zemër janë:

Dhimbje gjoksi;

Ndjesi presioni në gjoks;

Kur dhimbja fillon të përhapet edhe në krah, nofull;

Marrje mendsh;

Djersitje;

Marrje fryme;

Ndjesi të vjelli ose të vjella;

Ndjenjë paniku;

Kollitje e vështirë;

Krizat hipertensive.

Shenjat më të shpeshta klinike që ankojnë këta të sëmurë janë:

Dhimbja e kraharorit;

Vështirësia në frymëmarrje;

Deficiti neurologjik.

Urdhri i Infermierit: Procedurat e regjistrimi në Provim të Shtetit

$
0
0

infermiereNë një prononcim për “Mapo”, zyra e shtypit e Urdhrit të Infermierit apelon për  dorëzim të  librezave të praktikës, në mënyrë që të bëhet konfirmimi i pjesëmarrjes në Provim të Shtetit, i cili do të mbahet përgjatë muajve tetor-nëntor 2016 

Brenda këtij muaji nisin regjistrimet për të zhvilluar Provimin e Shtetit, test i detyrueshëm për një sërë profesionistësh, pa të cilin nuk mund të ushtrojnë profesionin. Urdhri i Infermierëve sqaron se për infermierët, mamitë, fizioterapistët, teknikët e imazherisë, teknik laboratori dhe logopedi, pas kryerjes tre muaj praktikë profesionale, regjistrimi për të kryer Provimin e Shtetit nis më 19,20,21 shtator. Në një prononcim për “Mapo” zyra e shtypit e Urdhrit të Infermierit apelon për  dorëzim të  librezave të praktikës, në mënyrë që të bëhet konfirmimi i pjesëmarrjes në Provim të Shtetit, i cili do të mbahet përgjatë muajve tetor-nëntor 2016.

Regjistrimi

Të gjithë kandidatët /kandidatet që mbarojnë një program Bachelor në degët “Infermieri”, “Mami”, “Fizioterapi”, “Teknik imazherie”, “Teknik laboratori” dhe “Logopedi”-pasi realizojnë tre muaj praktike me mbikëqyrje nga Urdhri i Infermierëve Shqiptarë dhe fitojnë testin e praktikës (VAP), duhet t’iu nënshtrohen Provimit të Shtetit për të ushtruar profesionin. Për këtë do të jetë Urdhri që bën regjistrimin e tyre për në AKP. “Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 19,20,21 Shtator 2016, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Tetor 2016. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet; kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike, fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave, fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit si dhe Librezën e Praktikës,”-sqaron Urdhri i Infermierit.

Datat

Për datat e realizimit të VAP do të jenë nga data 24-28 tetor 2016, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (d.m.th. direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.

Ripërtëritësit

Gjithashtu në datë  22,23,26 tetor  2016 bëhen edhe konfirmimet e pjesëmarrjes për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit duke dorëzuar këtë  dokumentacion, përkatësisht një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon, fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave, fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit. Edhe kandidatët e regjistruar në qarqe të tjera mund të vijnë të bëjnë konfirmimin në zyrat qendrore në Tiranë nëse e kanë të pamundur të shkojnë aty ku kanë bërë regjistrimin fillestar.

Testi

Testi i provimit të shtetit në total përmban 50 pyetje me alternativa, që kanë të bëjnë me profesionin e kandidatët që po testohet. Në ditët në vijim AKP-ja do të publikojë emrat e kandidatëve në mënyrë që ata të bëjnë verifikimin nëse janë korrektë, si dhe të informohen se kur është data e saktë që ata do hyjnë në provimin e shtetit. Kandidatët që e kalojnë me sukses këtë provim kanë të drejtën që të pajisen me licencën e ushtrimit të profesionit.

 

Pjesëmarrja në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë këto dokumente:

  • Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave;
  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit;
  • Librezën e Praktikës.

 

Përsëritësit e Provimit të Shtetit duhet të dorëzojnë dokumentacion :

  • Një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave;
  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.

Mos i humbisni: Disa studime pikante mbi shëndetin

$
0
0

studim 2I thonë “Jo” kimioterapisë, problem kurat alternative

I tha “Jo” kimioterapisë dhe ndoqi metoda alternative për të kuruar leuçeminë, por sot ajo ka vdekur. Kjo është historia e një 18-vjeçareje italiane, prindërit e së cilës për shërimin e vajzës së tyre, Eleonorës 18-vjeçare kanë ndjekur metodë alternative të quajtur Hamer, duke braktisur kimioterapinë. Kjo terapi,  e cila mban emrin e ish-mjekut të përgjithshëm gjerman Ryke Gwrd Hamer, niset nga supozimi se kanceri është produkt i një konflikti të brendshëm psikik, sikurse evidentoi edhe shoqata italiane për kërkime në fushën e kancerit ( AIRC ) në disa prej të dhënave të publikuara në faqen e saj, ndonëse jo të bazuara në kërkime shkencore, ka shkaktuar vdekjen e disa pacientëve. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që teksa bëhen kërkime për gjetjen e kurës kundër kancerit të sëmurët i drejtohen kurave alternative për shërimin e tij. Ndonëse nga komuniteti shkencor nuk janë të vlefshme. Dhe në Italinë fqinje janë disa prej këtyre terapive që përdorin të sëmurët, që nga metoda Di Bella, trajtim i bazuar në një ilaç hormonal apo Simoncini, me bazë trajtimin me sodë buke apo terapi të tjera alternative. Rimerren në shqyrtim edhe një herë këto kura alternative, pasi në Italinë fqinje janë evidentuar tri raste deri tani që kanë braktisur kimioterapinë, duke përdorur alternativa të tjera për shërimin e sëmundjes, të cilat kanë rezultuar fatale. Kështu metoda e ashtuquajtur Di Bella, ideuar nga mjeku Luigi di Bella, ishte një kurë për trajtim shumëplanësh, me bazë ilaçe të kimioterapisë, hormone dhe vitamina. Gjatë viteve ’90 kjo kurë u përhap shumë dhe ministri i Shëndetësisë së asaj kohe dha lejen për zhvillimin e një eksperimenti klinik në vitin 1998. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “British Medical Journal”, evidentuan mungesën e efektshmërisë të konsiderueshme terapeutike si dhe në asnjë rast nuk kishte shërim të plotë të tumorit por në vetëm tre raste, shërim të pjesshëm. Kura Simoncini mori emrin nga Tullio Simoncini, të cilit në vitin 2006 pas shumë arrestimeve iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit, pasi iu jepte sodë bukë të sëmurëve me kancer, si “kurë” për trajtimin e sëmundjes. Ndonëse që në vitet ’50, studime të tëra kanë përgënjeshtruar efektin terapeutik të kësaj kure. Megjithatë ajo çka mjekët apelojnë është vazhdimi i trajtimit me kimioterapi dhe të mos i nënshtrohen kurave të paprovuara shkencërisht në efektshmërinë  e tyre.

 

Ilaçi kundër Alzheimer stopon sëmundjen brenda vitit 

Një ilaç, deri tani në testimet paraprake zhvilluar te njerëzit, ka treguar aftësinë e tij për të ulur sasinë e pllakave të amiloidit, formimi i të cilave vjen si shkak i akumulimit të proteinave në tru, shkaktare kryesore të Alzheimerit. Përfundimet e këtij studimi u  publikuan në revistën “Nature”, e cila shpjegon gjithashtu se ilaçi i përdorur ka dhënë efekt dhe te pacientët janë evidentuar shenja të ngadalësimit të rënies të njohjes konjektive. Ilaçi aducanumab, antitrup monoklonal i cili ‘mëson’ sistemin imunitar të njohë pllakat është testuar tek 165 persona me Alzheimer të moderuar, te gjysma e tyre është injektuar ilaçi një herë në javë, ndërsa pjesës tjetër të grupit iu janë nënshtruar efektit placebo. Te personat të cilëve iu injektua përbërësi aktiv ka patur një reduktim progresiv të pllakave të amiloidit, shpjegojnë autorët e studimit. Rezultatet e deritanishme janë tepër inkurajuese dhe tek ata persona ku u përdor ilaçi pllakat pothuajse janë zhdukur krejtësisht.

 

Vlerat e kolesterolit, s’duhet të kalojnë 100

Vlerat e kolesterolit të “keq”, që duhet ta kenë të gjithë, pavarësisht rrezikut, nuk duhet t’i kalojë vlerat deri në 100. Rekomandimi i ri është bërë pjesë tashmë e udhëzimeve të reja të prezantuara gjatë Kongresit, mbajtur nga Shoqata Europiane e Kardiologjisë. Udhëzimet e reja mjekësore përcaktojnë që niveli i kolesterolit të jetë brenda 70-100, gjë e cila përcaktohet si thelbësore, duke mos lënë shteg kundërshtimi mbi këtë çështje. Kjo vlen për të gjithë, madje edhe për ata njerëz që kanë vlerat standarde shumë të larta për hiperkolesterolin familjar. Deri më tani udhëzimet varionin bazuar në rrezikun personal të lidhur me historinë familjare të sëmundjeve kardiovaskulare dhe shëndetit tyre. I ashtuquajturi kolesterol i keq nuk duhet të jetë kurrë më i lartë se 190. “Faktori i parë për të ulur kolesterolin është ushqyerja – shpjegon eksperti – , pastaj ju mund të përdorni një dietë ushqimore dhe për personat që nuk ia arrijnë dot, duhet patjetër t’i drejtohen ilaçeve, fuqia e të cilëve dihet tashmë.

 

Katër orë lëvizje në javë, shpëtojnë zemrën

Tek personat mbi 65 vjeç, katër orë në javë aktiviteti fizik i moderuar, duke nisur që nga kopshtaria te shëtitjet, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Ky është rezultati i studimi finlandez të prezantuar gjatë Kongresit mbajtur në Romë, nga Shoqata Europiane e Kardiologjisë. Për 12 vjet, 2500 persona janë mbajtur nën vëzhgim duke monitoruar aktivitetin e tyre fizik. Ata persona që kishin aktivitet fizik të moderuar, përkufizuar si katër orë ecje, biçikletë apo një tjetër lloj aktiviteti fizik më të lehtë sikurse është kopshtaria, ka rezultuar se fenomenet kardiovaskulare reduktohen deri në 31%, ndërsa vdekshmëria ka rezultuar me reduktim deri në 54%.  Ndërkohë që akoma më të mira janë rezultatet tek ata persona që tre orë në javë bëjnë aktivitet fizik intensiv, sikurse është aktiviteti sportiv, kërcimi, gjë që ka treguar një reduktim të sëmundjeve kardiovaskulare deri në 45% dhe 66% vdekshmërinë.

 

Duhani vepron mbi hormonin e oreksit, frenon urinë 

Pirja e duhanit redukton raportin kalorik, në një vakt djeg 152 kalori, duke ndikuar drejtpërdrejt në hormonin e oreksit. Kjo është arsyeja pse lënia e duhanit shoqërohet me shtimin në peshë (studime të tëra kanë treguar se brenda 5 viteve nga lënia e duhanit shtohen deri në 10 kile). Rezultatet e studimit mbi duhanpirjen  dhe oreksin janë publikuar gjatë kongresit ndërkombëtar të European Respiratory Society (ERS) mbajtur në Athinë, Greqi. Autorët e studimit – të cilët përfshinë 14 duhanpirës – kanë gjetur një efekt të menjëhershëm në kalori pas pirjes së cigares, me një ulje prej 152 kalorive menjëherë pas ngrënies së një vakti. Mesa duket nuk është më një legjendë, pirja e duhanit ndihmon në kontrollin e peshës trupore, aq sa shumë prej tyre nuk e lënë duhanin nga frika e shtimit në peshë, veçanërisht te gratë. Çka po kështu ka shtuar edhe numrin e duhanpirjes ndër adoleshentë. Studimet kanë evidentuar se me lënien e duhanit shtohen 10 kilogramë brenda 5 viteve.

Pamjet tronditëse: Ja autopsia e trupit të një obezeje

$
0
0

KUJDES: PAMJE TE RENDA

Të gjithë e dimë se si duket një person obez nga jashtë.

Por të paktë janë ata që e dinë se si është trupi i një obezi nga brenda.

Një dokumentar i BBC ka filmuar një mjek teksa hap trupin e një gruaje 107 kg.

Pamjet janë tronditëse.

Trupi i saj është i mbushur me dhjamë vrasës.

Fotot janë të rënda dhe tregojnë se m’u poshtë lëkurës së saj ndodhet një shtresë dhjami kaq e trashë, sa duket sikur po pret një copë gjalpë.

Të gjitha organet e kufomës janë të rrethuara me dhjamë.

Kur mjekët hapën zemrën, zbuluan se ajo ishte sa dyfishi i përmasës që duhej të kishte normalisht dhe ishte shumë e butë.

Në fakt një zemër normale duhet të jetë një muskul i fortë.

Mushkëritë ishin të mbushura me një lëng të trashë.

Mëlçia e saj dukej sikur ishte truri, teksa ekipi i mjekut Giles Yeo thotë se gjithçka ishte thjesht shumë e yndyrshme kudo.

Gruaja kishte ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën.

Ajo ishte rreth 60 vjeç.

Përse meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhepin e pantallonave

$
0
0

celulariPavarësisht frikës mbi telefonat dhe rrezatimin, pjesa më e madhe e njerëzve e mbajnë aparatin e tyre celular në xhepin e pantallonave.

Një veprim ky sa i thjeshtë, aq edhe komod.

Por një studim i ri pretendon se ka të dhëna që tregojnë se në fakt ky veprim mund të ketë pasoja, për meshkujt në veçanti.

Shkëncëtarët analizuan 21 punë kërkimore të realizuara ndër vite mbi rrezatimin dhe dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet.

Ky fenomen biologjik është pjesë i një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jo – jonizues influencon në trup.

Pa i dhënë shpjegim kësaj, kërkues të shumtë në fushën e shëndetit hezitojnë që të japin një përgjigje përfundimtare.

Megjithatë, në këtë punë kërkimore të realizuar nga Univeriteti Newcastle në Australi, u analizuan të dhëna të mbledhura ndër vite, në përpjekje për t’i dhënë përgjigje.

Duke qenë se 14 përqind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 përqind të rasteve shkak është infertiliteti tek meshkujt, shkencëtarët thonë se RF – EMR (rrezatimi elektromanjetik i radiofrekuencës) që ndodhet tek telefonat mund të jenë duke dëmtuar aftësinë për riprodhim tek meshkujt.

Autorët e studimit analizuan 27 studime dhe në 21 prej tyre u dallua një lidhje mes rrezatimit të telefonit dhe dëmtimit të spermës.

Ekspertët thonë se këto të dhëna janë një arsye e fortë që meshkujt të mos e mbajnë aparatin celular në xhepin e pantallonave./tvklan.al

Video: Ky tip nxjerr gurët e pështymës nga goja, do ua shpifë plotësisht

$
0
0

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Një burrë nxori një gur pështyme nga goja duke përdorur gjuhën.

Video është për ata që kanë stomak të fortë.

Amerikani Brandon Douglas arriti të nxjerrë një gur gjigand në ngjyrë të verdhë.

Gurët e pështymës krijohen kur pështyma kalçifikohet dhe bllokon kanalet në gojë.

Zakonisht nxirren vetë në shtëpi ose në raste ekstreme me një procedurë të vogël kirurgjike.

Si hetohen gurët në veshka dhe rreziku i infeksionit

$
0
0

Ariana Strakosha, nefrologeGurët zakonisht eliminohen nga trupi nëpërmjet fluksit urinar dhe në shumë raste nuk kanë shenja klinike, ndërsa në rastet kur gurët janë të përmasave më të rritura, deri në 2-3 mm, mund të bllokojnë ureterin, duke u shoqëruar me zgjerim të pjesës së sipërme të ureterit dhe pelvisit renal (pjesa e veshkës ku grumbullohet urina para se të hyjë në uretër) dhe me spazma të muskulaturës së ureterit si reagim normal për eliminimin e pengesës

Flet për “Mapo” Ariana Strakosha, doktoreshë nefrologe në QSU, Tiranë

Gurët në veshka, një shqetësim që mbase shumë persona e vuajnë në heshtje pa e ditur. Mirëpo rreziku i këtij çrregullimi ekziston te pasojat që mund të sjellë te veshkat dhe në të gjithë organizmin. Në një intervistë për “Mapo”, Ariana Strakosha, doktoreshë nefrologe në QSU “Nënë Tereza” Tiranë, shpjegon formimin e gurëve në veshka, llojet e tyre dhe rrezikun për dëmtimet që u sjellin veshkave në rast të mosmjekimit të tyre.

Çfarë janë gurët në veshka apo Nefrolitiaza?

Termi gurët në veshka e ka origjinën qe nga greqishtja e lashtë εϕρός- nephros (veshka) dhe λιθος- lithos (gurë). Terminologjia nënkupton praninë e gurëve në veshka, termi ureterolitiazis nënkupton praninë e gurëve në ureter, tuba që lidhin veshkën me vezikën urinare, ndërsa termi urolitiasis nënkupton praninë e gurëve në traktin urinar duke inkluduar dhe vezikën urinare. Gurët janë koncentrate solide apo agregate kristalesh të formuara në veshka nga mineralet urinare të patretura. Gurët zakonisht eliminohen nga trupi nëpërmjet fluksit urinar dhe në shumë raste nuk kanë shenja klinike, ndërsa në rastet kur gurët janë të përmasave më të rritura deri në 2-3 mm mund të bllokojnë ureterin duke u shoqëruar me zgjerim të pjesës së sipërme të ureterit dhe pelvisit renal (pjesa e veshkës ku grumbullohet urina para se të hyjë në uretër) dhe me spazma të muskulaturës së ureterit si reagim normal për eliminimin e pengesës. Kjo shoqërohet me dhimbje mesi, të cilat përhapen në pjesën e poshtme të barkut dhe rrëzë kofshës. Kjo situatë quhet colika renale. Colika renale shoqërohet gjithashtu me ndjenjën e të vjellit ose të vjella. Gjatë urinimit mund të kemi dhe ndryshim të ngjyrës së urinës si pasojë e fenomeneve hemorragjike nga dëmtimet që i bën guri strukturave të ureterit.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kolikës renale?

Këto shenja janë dhimbjet e forta të përhapura nga mesi deri në rrëzë të kofshës shpesh të përshkruara si eksperienca më e keqe e përjetuar ndonjëherë. Të vjellat apo ndjenja e të vjellës si pasojë e stimulimit të zonës përkatëse. Hematuria siç janë gjaku në urinë, si pasojë e dëmtimeve të vogla të mureve të brendshme të strukturave të veshkave, ureterit apo uretrës. Pus në urinë, djegie gjatë urinimit si pasojë e kalkulit apo infeksionit. Oliguria, reduktimi i sasisë së urinës nga guri i vendosur në rrugët urinare. Hydronefroza; zgjerimi dhe tendosja e mureve të pelvisit renal apo uretereve.

A janë të njëjtë gurët e veshkave?

Ekzistojnë disa tipe të gurëve të veshkave bazuar në llojin e kristaleve prej të cilave janë formuar. Pjesën më të madhe e përbëjnë gurët prej oksalateve dhe kalciumit ndjekur nga gurët e përzier me fosfatet (gurët fosfokalcike). Më të rrallë janë gurët struvite të favorizuar nga infeksionet e traktit urinar dhe gurët e acidit uric të favorizuar nga çrregullimet metabolike të organizmit. Formimi i gurëve në veshka nuk ka një shkak të vetëm por është pasojë e kombinimit të një sërë faktorësh. Gurët krijohen kur prishen balancat urinare të kombinimit të mineraleve dhe acideve. Kur urina përmban më shumë substanca kristal-formuese sesa komponent antiagregues, kristalet arrijnë të formojnë gurët në traktin urinar.

Gurët prej oksalatit të kalciumit dhe fosfokalcike

75% – 80% e të gjithë gurëve të traktit urinar janë të përbërë nga kalciumi kimikisht i përzier me oksalatet (duke formuar gurët oksalate të kalciumit) ose me fosfatet (duke formuar gurët fosfo-kalcikë). Gurët apo kristalet e oksalatit të kalciumit mund të krijohen nën kushtet e disa sëmundjeve metabolike si acidoza tubulare renale, hyperparatiroidizmi, hyperoksalaturia primare, veshka sfungjer. Gjithashtu gurët janë të pranishëm dhe te pacientët me sëmundjen Crohn. Shpeshherë mund të vijë edhe nga përdorimi i disa medikamenteve të caktuara si antiacidet dhe steroidet. Dieta është një faktor tjetër që mund të ndikojë. Dozat e larta të vitaminës A, D dhe purinave (që nuk janë gjë tjetër veç produkt të tretjes së proteinave në organizëm) mund të ndikojnë në këto nivele anormale të kalciumit në organizëm. Ka edhe disa raste të veçanta, të cilat mund të ndikojnë në formimin e gurëve. Studimet e fundit kanë treguar se nëse në dietën tuaj ka shumë pak kalcium apo edhe nëse trupi juaj prodhon tepër oksalate, ju mund të gjendeni në rrezik. Kjo lidhet me rolin e kalciumit si lidhës i oksalateve të patretura në traktin gastrointestinal. Në këto kushte marrjet e pakta të kalciumit shoqërohen me sasi më të rritura të oksalateve në gjak; këto oksalate ekskretohen në sasi më të mëdha në urinë nëpërmjet veshkave. Në urinë oksalatet janë promotorë të fuqishëm të precipitimit të kristaleve të oksalateve të kalciumit, rreth15 herë më të fuqishme se kalciumi. Doza të larta të Vitaminës C (më shumë se 1000 mg) rrisin nivelin e oksalateve në urinën tuaj.

Gurët struvite

10-15% e rasteve me gurë në veshka vijnë si pasojë e një infeksioni kronik në traktin urinar. Gurët strivitë formohen si pasojë e rritjes së baktereve, të cilat me përbërjet e tyre neutralizojnë aciditetin e urinës që përbën një faktor frenues të zhvillimit të tyre. Meqenëse gratë janë më të prira në zhvillimin e infeksioneve urinare, ato kanë rrezikun më të lartë për të formuar gurë të tillë. Trajtimi i tyre konsiston jo vetëm në heqjen e gurëve, por edhe në parandalimin e rishfaqjeve të infeksionit.

Gurët e acidit urik

10% e gurëve të veshkave përmbajnë acid urik, një produkt të formuar nga metabolizmi i trupit. Zakonisht, acidi urik kalon nga gjaku për në veshka, ku eliminohet me urinë. Nëse trupi prodhon mbi sasinë normale, veshkat e kanë të pamundur të eliminojnë të gjithin duke bërë të mundur kështu kristalizimin e tij në depozita. Faktorët që ndikojnë në këtë proces janë gjenetikë, mund të varen nga disa gjendje të caktuara patologjike të traktit tretës, obeziteti, marrja e disa medikamenteve të caktuara si dhe dieta e pasur me mish organik. Meshkujt janë më të prirur të zhvillojnë këto lloj gurësh pasi kanë probabilitet më të madh për të vuajtur nga podagra (një sëmundje reumatizmale që shoqërohet me rritjen e acidit urik në gjak).

Gurët cistinikë

Cistina është një aminoacid i cili gjendet në përbërjen e proteinave. Ajo merr pjesë në formimin e muskujve, nervave dhe pjesëve të tjera të trupit. Disa individë zhvillojnë një sëmundje të rrallë metabolike të quajtur cistinuri, e cila ndikon në formimin e gurëve cistinikë, që për nga shpeshtësia e formimit radhiten nga fundi. Gurët cistinikë formohen pasi veshka është e paaftë të bëjë ripërthithjen e aminoacidit cisteinë. Si rrjedhim, kjo e fundit grumbullohet në urinë për të formuar kristalet e cistinës. Këta lloj gurësh janë shumë të vështirë për t’u trajtuar dhe kërkojnë një terapi, e cila zgjat në kohë.

A mundet që gurët të dëmtojnë veshkat?

Nëse nuk mjekohen në kohë, gurët mund të dëmtojnë seriozisht veshkën. Dy faktorët që përcaktojnë ecurinë e këtij dëmtimi janë lokalizimi i gurit dhe prania e infeksionit urinar. Për të shmangur dhe minimizuar një efekt të tillë e rëndësishme është eliminimi i gurëve të formuar dhe parandalimi i riformimit të të tjerëve.


Disa studime interesante mbi shëndetin

$
0
0

vitaminsKundër stresit me vitaminat A, C, E

Kërpudhat, bajamet, spinaq, kikirik, vezë, kakao, qumësht, drithëra integrale dhe bishtajoret, këto mund konsiderohen “super-ushqime” që i dhurojnë energji trupi tonë. Falë përmbajtjes së vitaminave A, C dhe E, aminoacidit, triptofanit e dobishme për të sintetizuar serotoninën, i njohur edhe si “hormoni i humorit të mirë” janë aleatë të fuqishëm për shëndetin tonë dhe fuqizimin e trupit tonë me energji, e domosdoshme për kalimin nga njëra stinë në tjetrën. Pas muajve të ngrohtë të verës dhe pushimeve, rikthimi në punë jo gjithmonë fillon me energjinë e duhur, ndaj “karikimi i baterive” duhet të fillojë me konsumimin e këtyre ushqimeve. Këtë listë ushqimesh e këshillon biologia –dietologe Viviana Acclavio, sipas së cilës falë vlerave të larta ushqyese të këtyre produkteve sigurohet hidratimi i domosdoshëm. Sipas dietologes italiane, hidratimi i trupit duhet të vazhdojë edhe gjatë gjithë vitit, ku përveç konsumimit të frutave nuk duhet neglizhuar edhe konsumi i ujit. Përveç konsumimit të ujit dhe frutave të freskëta, dietologia këshillon që përgatitja e ushqimeve të bëhet me vaj ulliri ekstra të virgjër, pak kripë, mundësisht e jodizuar si dhe përzgjedhjen e erëzave të tilla si rozmarina, borziloku, rigoni, nenexhiku të gjitha këto të pasura me vitamina dhe komponime fenolike, që ndihmojnë edhe kundër plakjes së qelizave. Është gjithashtu e rëndësishme për të ngrënë dy deri në tre herë në javë peshk, burimi kryesor i omega 3, i cili gjithashtu përmban hekur, zink, bakër. Së fundi është thelbësore edhe ngrënia avash e ushqimit, veçanërisht procesi i përtypjes së ushqimit, i cili në rast se përtypet mirë bën të mundur që trupi të marrë më pak kalori dhe rrit ndjenjën e ngopjes.

 

Diabetikët, po vajit të ullirit, jo mishit

Diabetikëve u këshillohet të konsumojnë vajin e ullirit, fibra dhe peshk. Por u ndalohet rreptësisht konsumimi i vajit të palmës, mishit të kuq dhe margarinës. Praktikisht regjimi ushqimor që duhet të ndjekin diabetikët cilësohet si “dieta e fshatarit” ose e ashtuquajtura dietë mesdhetare, me produkte të fermës. Rekomandimi vjen nga Shoqata Italiane e Diabetologjisë, bazuar në rezultatet e studimit të publikuar gjatë Kongresit të Shoqatave Europiane. Studimi evidenton se konsumimi i këtyre produkteve ka efekt pozitiv në qarkullimin e gjakut dhe frenon problemet kardiovaskulare te diabetikët. Por cilat janë produktet ushqimore që duhen privilegjuar? Studiuesit shpjegojnë se vaji i ullirit duhet të jenë ndër të parët, pasi përveçse stimulon qarkullimin e mirë të gjakut, mbron edhe nga arteroskleroza. Së dyti, të përdorë më së shumti, sallatat, legumet dhe perimet. Mbi të gjitha nënvizohet konsumimi i peshkut. Sa i takon makaronave, edhe këto pjesë e dietës mesdhetare, diabetikët duhet të konsumojnë sasi të limituara, ndërsa sa i takon bukës e preferueshme është buka integrale. Kujdes duhet treguar edhe me konsumimin e frutave, veçanërisht atyre që kanë përmbajtje të lartë sheqeri. Përjashtohen në mënyrë kategorike konsumimi i mishit të kuq, margarinës, djathit të staxhionuar, patateve, ëmbëlsirave, picave dhe pijeve të sheqerosura.

 

Vitamina D redukton problemet me astmën

Marrja e suplementeve shtesë me vitaminë D, të të sëmurëve me azëm redukton në mënyrë të ndjeshme krizat e rënda dhe për pasojë edhe shtrimet në spital. Ky është rezultati i studimit të zhvilluar nga studiues të “Quwn Mary University” të Londrës, në Angli, prezantuar gjatë Kongresin Ndërkombëtar të “European Respiratory Society”. Mungesa e frymëmarrjes, kolla dhe dhembje të forta në kraharor, janë ndër problemet tipike të shkaktuara nga azma, sëmundje e cila nuk ka kurë por janë disa ilaçe që ndihmojnë të menaxhohen simptomat. Studiuesit, të udhëhequr nga Adrian Martineau, kanë bërë një rishikim të nëntë studimeve të mëparshme bazuar mbi këtë temë, pjesë e të cilëve janë bërë mijëra të rritur dhe fëmijë. Pjesa më e madhe e pacientëve të cilët kishin azmë të moderuar apo të rëndë kanë vijuar trajtimin standard. Por rezultoi se ishte reduktuar me 3% rreziku për kriza dhe shtrime spitalore të pacientëve që merrnin suplemente shtesë të vitaminës D. Gjithashtu ka rezultuar pozitive nevoja për trajtim me steroide, te pacientët në gjendje të rëndë. Me gjithë vlerësimet që ka marrë studimi, mbetet ende për t’u parë sasia e duhur për të dhënë efekt te çdo pacient.

 

Malaria, zbulohet “ilaçi” që mund ta bllokojë

Vetëm një dozë e një përbërje të re farmalogjike mund të kurojë malarien, sëmundje infektive, provuar klinikisht deri tani te mijtë. Studimi është bërë nga një grup studiuesish të Broad Institute of Mit dhe Harvard, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikuar në revistën shkencore “Nature”. Sëmundje prej së cilës sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vetëm gjatë vitit 2015, janë shënuar 214 milionë raste të reja të malaries, prej të cilës 438 mijë kanë vdekur të infektuar, veçanërisht në Afrikë. Në databazën e mbi 100 mijë përbërësve kimikë, studiuesit të udhëhequr nga Stuart Schreiber, kanë evidentuar një përbërës mjaft shpresëdhënës; i cili ndërvepron në një enzimë e cila eliminon parazitët para së të shumëfishohen në mëlçi dhe në gjak. Injektimi i një doze të vetme ka penguar përhapjen e sëmundjes gjatë 30 ditëve të studimit. Paraziti shkon në mëlçi, pastaj në gjak, në këtë mënyrë ka një lloj faze qarkullimi në trup, pikërisht këtu konsiston edhe puna e përbërjes së re të zbuluar. E cila sikurse shpjegojnë studiuesit, godet të tria fazat, gjë shumë e rrallë për një terapi të vetme. Sipas studiuesve kjo mund të jetë pika e fillimit për zhvillimin e barnave të reja që synojnë zhvillimin e një kure për frenimin e malaries.

 

Binjakët e lindur në javën e 37, më pak të rrezikuar

Binjakët e lindur në javën e 37-të kanë mundësi më të mirë për të mbijetuar dhe më pak komplikime shëndetësore. Ky është rezultat i një studimi të publikuar në revistën British Medical Journal (BMJ), sipas së cilit tregon se zakoni për të lindur para kësaj kohe nuk sjell përfitime shëndetësore. Për të shmangur vdekjet apo lindjet e parakohshme të fëmijëve, rekomandimet aktuale në lidhje me kohën më të mirë për t’i dhënë fund shtatzënisë janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe të ndryshojnë në mes të 34 deri në 39 të javëve. E thënë edhe më herët lindjet e parakohshme, shkaktojnë probleme të shëndetit, vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe sëmundje infektive. Për studimet e reja kanë analizuar 32 studime të mëparshme të zhvilluara përgjatë 10 viteve të fundit, pjesëmarrës në të cilën kanë qenë 35171 gra shtatzënë me binjakë, në mënyrë që të analizonin kohën më të mirë për lindje. Në mënyrë që të reduktohet sa më shumë që të jetë e mundur vdekshmëria foshnjore studiuesit shpjegojnë se shtatzënat me binjakë duhet të kryejnë lindjen në javën e 37 të shtatzënisë. Ndërkohë që rreziku për vdekshmërinë foshnjore rritet pas javës së 38-të.

Shtatzënia, ja sa do paguheni

$
0
0

PregnancyProcedura dhe mënyra se si mund të përfitoni nga barrëlindja. Për herë të parë ligji i njeh të drejtën e përfitimit të të ardhurave edhe një nëne që birëson një fëmijë nën 1 vjeç

Kriteret për të përfituar lejen e lindjes nuk kanë ndryshuar dhe për ta përfituar duhet të keni 12 muaj periudhë sigurimi për çdo rast leje lindje. Por pagesa që marrin gratë në rast lindjeje ka pësuar ndryshime, është pakësuar baza mbi cilën llogaritet përfitimi.

Kriteret

Kështu pagesa për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm. Ndërkohë që periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve. Pagesa për barrëlindje për gruan e siguruar është 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes. 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim. Pagesa për barrëlindje për gratë e siguruara si të vetëpunësuara në bujqësi llogaritet sipas pikës 3, të këtij neni. Për periudhën deri në barazimin e kontributeve që paguajnë të vetëpunësuarit në bujqësi me të vetëpunësuarit në aktivitete jobujqësore, e ardhura për barrëlindje caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Birësimi

Nëna, që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës së 63-të të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë. Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes. Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.

Kompensimi

Gruaja e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj. Shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës të mëparshëm dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë së 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë.

Pagesa

Kohëzgjatja maksimale e lejes së lindjes në Republikën e Shqipërisë mbetet 365 ditë dhe gjatë kësaj periudhe gruaja me leje lindje merr përfitimet në varësi të statusit të saj të punësimit. Në llogaritjen e masës së përfitimit ndryshimet ligjore kanë futur konceptin Pagë Neto si një koncept kontabël, kundrejt konceptit dhe termit që njeh e Drejta e Punës e që është Paga. Paga apo në terminologjinë kontabël Paga Bruto, është  shpërblim i të punësuarit (punëmarrësit) për punën e kontraktuar.  Nga paga bruto zbritet 9.5 për qind e pagës si pjesa e sigurimit shoqëror që i përket punëmarrësit apo të punësuarit; zbritet 1.7 e pagës si pjesa e sigurimeve shëndetësore të paguara nga punëmarrësi i punësuari; gjithashtu zbritet tatimi mbi të ardhurat nga paga, i cili ndryshon sipas vlerës së pagës. Ajo çka mbetet përbën atë që në kontabilitet njihet si Paga Neto, dhe është pjesa e pagës që i punësuari merr neto.  Paga Neto është gjithnjë më e ulët se Paga Bruto. Diferenca mes tyre, në vartësi të pagës është nga minus 11.2 për qind për pagat e patatueshme deri në minus 34.2 për qind për pagat të tatohen në masën njëzet e tre për qind. Më poshtë është përllogaritur se sa është vlera e pagës neto për fasha page bruto nga 30 deri 150 mijë lekë, sikurse diferenca në vlerë mes tyre.

Përllogaritja

Duke filluar nga 1 Janar 2015 e ardhura për gruan e punësuar do të jetë për gjashtë muajt e parë të leje lindjes: a) 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes. Koncepti Bazë Neto i shtuar në Ligj, ka sjellë efekte pakësuese në përfitimin e leje lindjeve pas datës 1 janar 2015 kundrejt leje lindjeve të përfituara deri në 31 dhjetor 2014. Konkretisht një grua ka pagën e deklaruar tridhjetë mijë lekë, nëse do të merrte leje lindje para datës 31 dhjetor 2014 do të përfitonte në gjashtë muajt e parë pagesën për leje lindje mujore prej 24 000 lekë; nëse ajo merr leje lindje pas datës 1 janar 2015 përfitimi mujor në gjashtë muajt e parë të leje lindjes do të jetë vetëm 21 312 lekë, (bazuar në analizën e Open -data).

Fiks Fare: Si riciklohen mishi dhe vaji në fast food-e

$
0
0
fiksSkandali me produktet ushqimore ka qenë tema e “Fiks Fare” edhe në këte mbrëmje, ku u trajtua një tjetër problem, pikërisht riciklimi i mishit dhe mbajtja e vajit të pandryshuar për disa ditë me radhë.

Emisioni investigativ, në natën e tretë radhazi të denoncimit të abuzimeve me produktet ushqimore, u ndal te fast food-et, një problematikë e ndjekur dhe herët e tjera.

Gazetarët realizuan një investigim në disa dyqane të tilla në Tiranë. Në një prej këtyre bizneseve, punonjëset thonë se mishin që u tepron në darkë e fusin në frigorifer dhe e vendosin sërish në mëngjes ta ngrohin e më pas t’ua shërbejnë klientëve.

Njëra prej tyre thotë se mishi reziston edhe 3-4 ditë. “E fut në frigorifer dhe nuk e gjen asgjë, nuk mban erë hiç”, thotë punonjësja.

Përveç mishit, gazetarët pyetën edhe për vajin, sesa kohë mund të mbahet pa u ndërruar dhe çfarë vaji përdoret. Punonjësit përgjigjen se përdorin vaj palme. Ata thonë se ai është si gjalp apo si dhjamë dhe reziston gjatë.

Ka punonjës që thonë se s’ka nevojë të ndërrohet fare derisa të mbarohet, thjesht duhet t’i hedhësh sipër sasi shtesë.

Siç dihet dhe nga ekspertët, të cilët kanë kryer studime të ndryshme, mishi i ricikluar dhe vaji i përdorur disa herë i palmës janë të rrezikshëm për shëndetin nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.

Mishi është produkt blegtoral që ka rrezikshmëri të lartë për organizmin nëse mbahet në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, pastaj ftohet dhe sërish mbahet në temperaturë të lartë. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për rritjen e mikroorganizmave, që janë të dëmshëm për shëndetin.

Kurse vaji i palmës, sipas studimeve të shumta, bën keq për zemrën sidomos kur përdoret shpesh. Ky vaj përdoret më së shumti nga industritë, sepse kushton më lirë se vajërat e tjerë. Por përdorimi i të njëjtit vaj disa herë sjellë një numër përbërësish që quhen “radikalë të lirë” dhe janë kancerogjenë.

Gjithësesi, duket se këto të dhëna për rrezikshmërinë e këtyre produkteve ndaj shëndetit nuk i ka shqetësuar pronarët e këtyre fast food-eve, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar nga autoritetet përkatëse.

/ Top Channel

Dieta e qumështit, humbni 5 kg në një javë

$
0
0

20131108164938980577Nëse ju keni disa kile ekstra dhe ju pëlqejmë produktet e qumështit, atëherë ju duhet të provoni dietën e qumështit.

Po si funksionon ajo?

Me sa duket, dieta e qumështit funksionon vërtetë, por vetëm nëse ju jeni të gatshëm për të bërë disa sakrifica dhe nëse ju e pëlqeni qumështin, nëse jo do të jetë më mirë të përqendroheni në një dietë tjetër.

Duhet bërë e qartë se ky nuk është një plan i balancuar ushqimor, megjithatë, edhe pse mund të jetë një dietë efektive, për arsye sigurie është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun.

Për këtë arsye, dieta e qumështit mund të ndiqet për jo më shumë se 8 ditë, ku gjatë këtyre ditëve do të mund të humbni deri në 5 kilogramë.

Menuja e dietës së qumështit

Dita e parë: 6 gota qumësht

Dita e dytë: 4 gota qumësht dhe dy fruta

Dita e tretë: 2 gota qumësht, dy fruta dhe 150 gramë djathë të lehtë

Dita e katërt: 4 gota qumësht, dy fruta, 150 gramë mish pa dhjamë në skarë

Dita e pestë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë

Dita e gjashtë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë dhe 100 gramë djathë pa yndyrë

Dita e shtatë: 3 gota e qumësht dhe 3 fruta;

Dita e Tetë: 2 gota qumësht, 1 frut, 150 gramë mish pa yndyrë dhe 150 gramë djathë të lehtë.

Shmangni mollët dhe frutat e pasura me ujë të tilla si portokalli. Gjatë ditës, ju mund të pini disa gota çaji jeshil dhe, nëqoftëse qumështi ju lodh, mund ta përzieni me fruta dhe të pini një milkshake pa sheqer.

Minimalisht mund ta ëmbëlsoni qumështin me një sheqer diabetik. Dhe së fundi, nëqoftëse preferoni, ju mund të alternoni mishin e bardhë me atë të kuq.

Rrëfehet vajza: Ju tregoj horroret e maternitetit ‘Koço Glozheni’

$
0
0

materniteti-koco-glozheniNjë vajzë e cila ka lexuar lajmin në lidhje me tragjedinë që ndodhi ditën e sotme, në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ka bërë një rrëfim tronditës në lidhje me gjendjen e këtij spitali.

Ja se si shprehet ajo:

“Përshëndetje ‘Jeta Osh Qef’. Më erdhi shumë keq për rastin aspak të rrallë të gruas dhe fëmijës të cilët fatkeqësisht humbën jetën në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Para disa vitesh motra ime pati probleme me trompocidet.

I kishin kaluar rruazat e bardha të gjakut mbi të kuqet dhe e dërguam aty me emergjencë. Ata e torturuan motrën time. Nuk lanë analizë pa lidhje me problemin pa bërë.. eksperimentonin ç’farë t’u jepej në mendje.

I dhanë ilaçe dhe dietë të kundërt, që i bënë më shumë dëm. Madje i morën edhe palcë nga fundshpina për të parë nga se i vinte. Madje një ditë kryeinfermieria donte t’i vendoste serum por zakonisht e vendoste nga krahu i majtë se aty i dukeshin më mirë damarët, dhe i thotë infermjeria që ishte në dhomë: Vendosja nga krahu tjetër se vajzës nuk i duken damarët aty… Pse ku ti dojë qejfi asaj? – u përgjigj kryeinfermjeria dhe e shpoi 5 herë saqë nuk ia gjeti dot damarin.

Pastaj ia vendosi nga krahu tjeter… Motra ime tentoi të hidhej nga ballkoni prej torturave që i bënë ata… Derisa e hoqëm andej dhe kur e dërguam në Greqi doktori u tmerrua kur pa ilaçet dhe dietën, apo që i kishin marrë dhe palcë.

Aty është si në filma horror thoshte motra ime. Ç’do ditë qanin se vdiste dikush. Peceta me gjak sheshit etj… Dikush zihej me infermierët dhe ata mernin direkt policinë. Nuk ke ç’farë të bësh.. Shteti duhet të lëvizë se ata monstra po vrasin njerez…”.

Viewing all 2522 articles
Browse latest View live