Numri i të sëmurëve me diabet po rritet gjithnjë e më shumë; në vitin 2015 ishin 415 milionë njerëz të diagnostikuar me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë, ose 1 në 10 të rritur do të jenë me diabet në vitin 2040
Diabeti është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, verbërimit, (humbjes së shikimit) insuficiencës renale dhe amputieve të gjymtyrëve të poshtme. Më shumë se 1/3 e të gjithë njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti tip 1 dhe tip 2, zhvillojnë disa forma dëmtimi në sy, të cilat çojnë në humbje të shikimit. Këto komplikacione mund të parandalohen apo të vonohet shfaqja e tyre duke mbajtur nivelin e glukozës në gjak, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak sa më afër normës. Disa komplikacione mund të kapen në fazat e tyre të hershme nëpërmjet depistimit, duke mundësuar dhënien e trajtimit për parandalimin e rëndimit të mëtejshëm të tyre.
Sëmundja
Ndaj dhe çdo vit në 14 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Federata Botërore e Diabetit (IDF) organizojnë Ditën Botërore të Diabetit. Në këtë dit i vihet theksi nevojës apo rëndësisë së përfshirjes së kontrollit për komplikacionet nga diabeti në kujdesin shëndetësor për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti. Në këtë ditë, fokusi shkon në promovimin e dy mesazheve; kontrollet për diabetin tip 2 është i rëndësishëm për të modifikuar ecurinë e sëmundjes dhe për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve; kontrollet për komplikacionet e diabetit është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të të gjitha tipeve të diabetit.
Ndërlikimet
Shumë komplikacione të sëmundjes së diabetit mund të kapen apo diagnostikohen në stadet e hershme të tyre nëpërmjet programeve kontrolluese, të cilat bëjnë që këto komplikacione të trajtohen dhe të parandalohet rëndimi i tyre. Sipas Federatës Botërore të Diabetit afërsisht 193 milionë njerëz, apo gjysma e atyre që vuanin nga diabeti në vitin 2015, ishin të pavetëdijshëm për sëmundjen e tyre. Sa më herët që personi të diagnostikohet aq më shpejt fillon edhe trajtimin, duke reduktuar rrezikun për komplikacione të rrezikshme dhe të kushtueshme. Një njeri me diabet tip 2 mund të jetojë për disa vite pa dhënë asnjë shenjë apo simptomë të sëmundjes, por gjatë kësaj periudhe niveli i lartë i sheqerit në gjak në mënyrë të heshtur e dëmton trupin e tij. Ndaj është një nevojë urgjente kontrolli, diagnostikimi dhe dhënia e trajtimit të duhur njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti. Në këtë ditë do të nxirren në pah zgjidhjet e realizueshme dhe sa më kosto-efektive të mundshme, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve me diabet tip 2 të padiagnostikuar dhe të atyre të cilët janë në rrezik për ta shfaqur diabetin më vonë.
Kontrollet
Kontrolli për diabetin tip 2 është i rëndësishëm për të modifikuar ecurinë e sëmundjes dhe për të reduktuar rrezikun e komplikacioneve. Numri i të sëmurëve me diabet po rritet gjithnjë e më shumë; në vitin 2015 ishin 415 milionë njerëz të diagnostikuar me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë, ose 1 në 10 të rritur do të jenë me diabet në vitin 2040. 1 në 2 adultë me diabet është i padiagnostikuar. Përafërsisht 70% e rasteve me diabet tip 2 mund të parandalohen apo të shtyhet shfaqja e tij nëpërmjet një stili jete të shëndetshëm. Diabeti tip 2 gjatë fëmijërisë po bëhet një problem botëror në shëndetin publik pasi në shumë vende të botës kemi një rritje të inaktivitetit fizik dhe të ushqyerjes jo të shëndetshme te fëmijët. 12% e shpenzimeve botërore që bëhen në shëndetësi aktualisht shpenzohen në të sëmurët me diabet. Numri i njerëzve me diabet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të vazhdojë të rritet duke kërcënuar në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm. P.sh. në vitin 2040 pritet që në Afrikë numri i njerëzve me diabet të dyfishohet. Shumë njerëz jetojnë për një kohë të gjatë me diabetin tip 2 pa qenë të ndërgjegjshëm për praninë e kësaj sëmundjeje. Dhe në kohën kur ata diagnostikohen komplikacionet e diabetit tashmë janë të pranishme. Kontrollet për ndërlikimet e diabetit është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të të gjitha tipeve të diabetit. 1 në 2 njerëz me diabet mbeten të padiagnostikuar, gjë e cila i bën ata më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve të diabetit, duke i çuar në paaftësi të qëndrueshme dhe vdekje të parakohshme. Më shumë se 640 milionë prej nesh do të jetojnë me sëmundjen e diabetit në vitin 2040. Vonesat në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje nënkuptojnë që shumë njerëz me diabetin tip 2 do të kenë të paktën një komplikacion në momentin kur diagnostikohen për sëmundjen e diabetit. Në shumë vende të botës diabeti është shkaktari kryesor i verbimit, sëmundjeve kardiovaskulare, insuficiencës renale dhe amputacionit të pjesës së poshtme të gjymtyrëve. Shumë prej nesh mund të zhvillojnë dhe të jetojnë me diabetin tip 1. Kontrollet për ndërlikimet e diabetit është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të sëmundjes për të siguruar një shëndet optimal. Në vitin 2015 kishte përafërsisht 415 milionë njerëz që ishin të diagnostikuar me diabet, dhe më shumë se 1/3 do të zhvillojnë disa forma të retinopatisë diabetike, e cila është një komplikacion i diabetit që çon në çrregullime të shikimit deri në verbim. Më shumë se 93 milionë adultë, ose 1 në 3 të cilët vuajnë nga diabeti, aktualisht kanë retinopati diabetike. Menaxhimi i sëmundjes së diabetit dhe i komplikacioneve të tij fillon në kujdesin shëndetësor parësor ku duhet të përfshihet depistimi për retinopatinë diabetike. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i retinopatisë diabetike mund të parandalojë humbjen e shikimit dhe të reduktojë impaktin e diabetit tek individi, kujdestarët e tyre dhe në shoqëri. Menaxhimi i kujdesshëm i diabetit dhe depistimi për sëmundje të syrit mund të ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të shikimit dhe verbimit. Shpenzimi botëror për trajtimin e diabetit dhe menaxhimin e komplikacioneve të tij është vlerësuar 673 miliardë dollarë në vitin 2015.
Të dhëna:
Në vitin 2015 më shumë se 400 milionë njerëz vuanin nga diabeti
Në vitin 2040 numri i njerëzve që do të vuajnë nga diabeti mendohet të shkojë 640 milionë, pra 1 në 10 njerëz do të vuajnë nga diabeti
75% apo 3/4 e njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti janë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme
Pjesa më e madhe e njerëzve me diabet janë të moshës 40-59 vjeç
1 në 11 adultë vuajnë nga diabeti
1 në 2 (46%) e njerëzve me diabet janë të padiagnostikuar, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë diabet tip 2
Sëmundja e diabetit shkaktoi 5 milionë vdekje në vitin 2015, me një vdekje çdo 6 sekonda
Më shumë se 542.000 fëmijë kishin diabet tip 1 në vitin 2015
Më shumë se 20.9 milionë lindje ishin të prekura nga diabeti gjatë shtatzënisë në vitin 2015 – 1 në 7 lindje
Në vitin 2015 për diabetin janë shpenzuar 673 miliardë dollarë (12%) në shpenzimet shëndetësore