Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Merr fund tortura e 22 – vjeçarit

$
0
0

Një grup kirurgësh hoqën një masë prej 72 centimetrash të zorrës së trashë të një djali, për shkak të gjendje të rrallë që i shkaktoi mbledhje të kapsllëkut ndër vite.

22 – vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet se ka lindur me sëmundjen e Hirschsprung, gjendje ku nervat që kontrollojnë zorrët dhe i ndihmojnë ato të çlirohen, nuk funksionojnë.

Për pasojë, jashtëqitja grumbullohet dhe shkakton bllokim.

Pacienti, i cili u operua në një spital në lindje të Kinës, nisi të vuante nga kjo sëmundje në moshë fare të re. Barku i tij u fry aq shumë sa dukej sikur të ishte shtatzënë.

Ai mbijetoi me laksativë dhe mjekime të tjera, në mënyrë që të çlironte zorrën, për vite me radhë derisa u detyrua t’i nënshtrohej operacionit për t’u çliruar nga dhimbja.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522