Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Barnat e rimbursueshme: Lista ende e pamiratuar, ndëshkohen diabetikët, të sëmurët me zemër dhe tumore

$
0
0

Lista e barnave të rimbursueshme përfshin ilaçe të cilat ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve, veçanërisht atyre tumorale, sëmundjeve kardiake dhe të diabetit, po kështu zgjerimin e të gjitha paketave shëndetësore që mbulohen nga sigurimet shëndetësore, si në spitalet publike ashtu edhe ato private

Lista e barnave të rimbursueshme për këtë vit ende nuk është miratuar. E hartuar që në muajin mars, prej tre muajsh kjo listë pret dritën jeshile nga Qeveria, teksa kjo e fundit vazhdon ta mbajë pezull. Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se lista është ende në proces, duke mos dhënë afat se kur do të miratohet, teksa qendrat shëndetësore dhe farmacistë vijojnë lëshimin e recetave me listën e vjetër, duke penalizuar kështu mijëra të sëmurë të cilët mund të përfitojnë nga barnat e reja të shtuara në listë. Për vitin 2017, Këshilli Administrativ i Fondit ka shtuar 30 ilaçe të reja, të cilat ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve, veçanërisht atyre tumorale, sëmundjeve kardiake dhe të diabetit. Gjithashtu, pjesë e kësaj liste janë edhe tre barna në doza të ndryshme për shërbimin e Psikiatrisë. Jo vetëm ilaçe, por sipas vendimit të Këshillit Administrativ të Fondit, skema e rimbursimit zgjeron gamën e përfitimit edhe të paketave shëndetësore për shërbime shëndetësore në spitalet publike dhe ato private.

Përfituesit

Kështu në listën e re janë shtuar dy barna antidiabetikë, një ilaç kundër obezitetit në pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjike, një bar për mukopolisakaridozë tipi VI për shërbimin e Pediatrisë, gjashtë barna kardiologjik të cilët mundësojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në terapi  me kombinime të ndryshme, katër barna për shërbimin e nefrologjisë. Gjithashtu, në Listën e Barnave të Rimbursuara 2017 janë shtuar dhe tre barna në doza të ndryshme për shërbimin e Psikiatrisë. Ilaç për sklerozën e shumëfishtë recidive remitente, ilaç për shërbimin e reumatologjisë, dermatologjisë për sëmundjen e psoriazës. Po kështu edhe tre barna onkologjikë me rëndësi për pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilët shkurtojnë kohën e hospitalizimit.

Kosto 

Lista e barnave këtë vit është vlerësuar dhe në aspektin kosto-efikasitet, janë mundësuar kështu barna më cilësorë me një kosto më të ulët, duke zgjeruar dhe më tej gamën e barnave të rimbursueshëm. Zgjerimi i listës së barnave do të thotë mbulim me barna të rimbursuar për pjesën më të madhe të sëmundjeve, në parim të mbulimit universal me shërbim shëndetësor të popullatës.

Paketat

Nga ana tjetër, edhe paketat shëndetësore që mbulohen nga Fondi. Është ky institucioni i cili financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor. Financimi i shërbimeve shëndetësore është qëllimi kryesor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në këtë kontekst në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Fondit u miratuan dhe paketat e shërbimeve përfshin paketa e shërbimit të dializës, përmbajtja e paketës së shërbimit të dializës ku përcaktohen vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore. Paketa e shërbimit të implantit koklear, u rishikua përmbajtja e paketës së shërbimit të implantit koklear duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore. Paketa e shërbimit të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, u rishikua përmbajtja e paketës së shërbimit të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore. Po kështu u rishikua dhe paketa e shërbimit të transplantit të veshkës, duke riparë përmbajtjen e paketës së shërbimit të transplantit të veshkës duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore. Filozofia e rishikimit të paketave dhe të rregullave të përfitimit të tyre, është një qasje për të përfshirë më shumë pacient në skemën e mbulimit shëndetësor.

Rimbursimi

Ndërkohë që nga fillimi i këtij viti do të marrin falas ilaçet nga gjithë lista e ilaçeve të rimbursueshme 600 mijë shqiptarë të pasiguruar. Ata janë qytetarë të pasiguruar, të cilët janë në vështirësi dhe që deri dje duhet të paguanin me para në dorë, të gjitha barnat e përshkruar nga mjekët – një hap i rëndësishëm ky, drejt rilindjes së shëndetësisë përmes mbulimit universal dhe shëndetësisë falas për të gjithë. Jo vetëm kaq, por për të pasiguruarit vizitat dhe ekzaminimet te mjeku specialist kanë pagesa thjesht simbolike nëse ndiqet sistemi i referimit. Përdorimi sa më shtrirë i shëndetësisë elektronike me kartën e shëndetit online, recetën elektronike. Që nga janari 2017, edhe barnat me rimbursim mund t’i marrë kushdo kur mjeku i familjes i përshkruan ato. Të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri, rreth 2,9 milionë vetë, janë të barabartë në sistemin shëndetësor të vendit. Nëse në 2013 shpenzimet publike për shëndetësinë financonin më pak se gjysmën e shpenzime totale për shëndetin, tani financojnë rreth 60 %. Synimi ynë është që shpenzimet publike të mbulojmë të paktën 2/3 e shpenzimeve totale për shëndetin. Zgjerimi i shërbimit të shëndetësor edhe te personat e pasiguruar, shënon zbatimin praktik dhe të drejtpërdrejtë të parimit të mbulimit universal shëndetësor, kur çdo qytetar fiton një të drejtë e cila deri dje ofrohej me pagesë dhe jo për të gjithë shtetasit. Ky hap pozitiv, do të rritë numrin e shqiptarëve të cilët fitojnë aksesin mbi sistemin shëndetësor gratis, duke përmbushur jo vetëm një angazhim programor të qeverisë, por edhe duke vënë në jetë një parim të lartë humanist të shoqërive të sotme moderne: atë të shëndetësisë si një e drejtë dhe jo si një shërbim me pagesë.

 

 

Lista e re e barnave të rimbursueshme parashikon 30 ilaçe të reja, të cilat ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve, veçanërisht atyre tumorale, sëmundjeve kardiake dhe të diabetit. Gjithashtu, pjesë e kësaj liste janë edhe tre barna në doza të ndryshme për shërbimin e Psikiatrisë.

Skema e rimbursimit zgjeron gamën e përfitimit edhe të paketave shëndetësore për shërbime shëndetësore në spitalet publike dhe ato private.

-Paketat e shërbimeve përfshijnë paketat e shërbimit të dializës;

-paketa e shërbimit të implantit koklear, u rishikua përmbajtja e paketës së shërbimit të implantit koklear duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore;

-paketa e shërbimit të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, u rishikua përmbajtja e paketës së shërbimit të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore;

-paketa e shërbimit të transplantit të veshkës, duke riparë përmbajtjen e paketës së shërbimit të transplantit të veshkës duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522