KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Në mesin e lajmeve për zhvillimet në botë, ai për shpërthimin e sëmundjes së murtajës është ndër më shqetësuesit.
Sëmundja ka vrarë të paktën 140 persona në Madagaskar.
Ekziston frika se sëmundja mund të arrijë edhe në Europë përmes udhëtimeve me avion, ashtu siç ndodhi me Ebolën në vitin 2014.
Dhjetë vende afrikane janë në gatishmëri absolute për shenja të infeksionit.
Profesori Paul Hunter paralajmëron se sëmundja mund të mbërrijë në Europë.
Ai shton se vendet e zhvilluara mund ta mbajnë të kufizuar sëmundjen në formën aktuale.
Por frika më e madhe e tij është se sëmundja mund të pësojë mutacion dhe do bëhet e pakurueshme.