Gjithmonë lexojmë këshilla se duhet të pimë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar e të shëndetshëm. Megjithatë ka pasur debate të shumta në lidhje me sugjerimet se sa litra ujë duhet të pimë në ditë. Për këtë arsye, CNN publikon një artikull ku i jep fund njëherë e mirë pyetjes se sa shumë dhe sa shpesh duhet të pimë ujë.
Dehidratimi shkakton një sërë problemesh si lodhja e tepërt, nuk ke motiv për të kryer aktivitete gjatë ditës dhe aq më tepër për të bërë ushtrimet në mënyrën e duhur. Gjithashtu dehidratimi sjell probleme me përqendrimin, me kujtesën, shkakton nervozizëm dhe ankth. Dy shenja që tregojnë se je i hidratuar dallohen nga etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshta për punë dhe ngjyra e urinës është e verdhë e hapur, tregon se je në gjendje shumë të mirë.
Në të kundërt tregon se je i dehidratuar. Dehidratimi shkakton probleme me qarkullimin e gjakut, me mënyrën se si pompon zemra, duke shkaktuar edhe dhimbje koke. Kripa dhe mineralet kthehen në kristale të vogla që kur dalin përmes traktit urinar shkaktojnë dhimbje të mëdha. Edhe në rastet kur personi vuan nga migrena, dehidratimi i shpeshton dhimbjet.