Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Diabeti dhe mbipesha gjatë shtatëzanisë rrisin rrezikun e autizmit

Image may be NSFW.
Clik here to view.
images
Studimi me i fundit i kryer nga Universiteti “Johns Hopkins” tregon se nënat që janë mbipeshë gjatë shtatëzanisë kanë dy herë më shumë rrezik që të lindin fëmijë me autizëm, krahasuar me femrat e tjera që nuk janë mbipeshë.

Nëse nëna vuan edhe nga diabeti, atëherë rreziku është katër herë më i lartë. Studimi është publikuar në revistën “Pediatrics”. Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se obeziteti dhe diabetet ndikojnë për keq në zhvillimin e fetusit dhe shëndetin e tij, megjithatë, sipas autorit të studimit Dr. Xiaobin Ëang, ky studim i ri jep prova më të sakta se obeziteti dhe diabeti tek nëna ndikojnë gjithashtu edhe tek zhvillimi i trurit të fëmijëve.

Gjatë studimit, shkencëtarët analizuan të dhënat e 3 mijë nënave dhe fëmijëve në Qendrën Mjekësore të Bostonit nga viti 1998 deri në vitin 2014. Kërkimet treguan se 64% e fëmijëve kishin probleme me zhvillimin e trurit, ku 102 fëmijë ishin diagnostifikuar me autizëm dhe 137 kishin aftësi të kufizuara intelektuale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522