Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all 2522 articles
Browse latest View live

Lamtumirë kancerit, po vjen vaksina që e shëron sëmundjen

$
0
0

vaksina-e-gripit-550x302Një vaksinë universale kundër kancerit është në horizont pas zbulimit të shkencëtarëve se si t’i bëjnë qelizat e imunitetit ta luftojnë çdo lloj të kësaj sëmundje. Terapia e re përfshinë injektimin e grimcave të vogla të kodit gjenetik në trup që udhëtojnë deri te qelizat e imunitetit dhe i mësojnë ato s’i t’i njohin kancerët e caktuar, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se shkencëtarët më herët kanë treguar se është e mundshme t’i mësojnë qelizat jashtë trupit për t’i zbuluar kancerët, tani është hera e parë që ka ndodhur me qelizat e brendshme.

Dhe, për shkak se kodi gjenetik mund të programohet për çdo lloj kanceri, kjo do të thotë se teknika mund të jetë universale. Të gjithë doktorëve do t’iu duhej një profil gjenetik i tumorit për ta përgatitur vaksinën e cila përveç që e lufton këtë sëmundje, edhe e parandalon rikthimin e saj.

Testimet e bëra tek minjtë kanë treguar se vaksina kishte shkaktuar një kundër përgjigje të fortë të imunitetit përderisa testimet në tre pacientë me kancer të lëkurës kishin demonstruar se trajtimi mund të tolerohet.

Ekipi i këtij studimi ishte fokusuar në një klasë të qelizave të imunitetit të quajtur “qelizat e degëzuara” të cilat vazhdimisht janë në kërkim të pushtuesve të huaj në trup.

Në momentin që një qelizë e tillë e zbulon një qelizë të huaj si kanceri, ajo i kap molekulat nga sipërfaqja dhe i prezanton tek qelizat vrasëse T. Sidoqoftë, qelizat kanceroze duken shumë të njëjta me qelizat normale, prandaj sistemi i imunitetit zakonisht i shmangë ato.

“Pasi që vaksina është testuar vetëm në tre pacientë, vlen të ceket se duhet të bëhen testimet më të mëdha për të konfirmuar funksionin dhe sigurinë e vet, përderisa hulumtimet tjera do të vendosin nëse vaksina i shëron edhe llojet tjera të kancerit”,- kanë treguar autorët e këtij studimi. Hulumtimi është publikuar në revistën Nature.


Të dhënat shokuese: Ja përse nuk duhet ta rimbushni shishen e ujit

$
0
0

Trupi i njeriut është rreth 60 përqind ujë.

Duke qenë se ne humbasin katër litra në ditë përmes djersës, urinës dhe frymëmarrjes, na duhet të qëndrojmë të hidratuar vazhdimisht.

Por thuajse të gjithëve na ndodh që e rimbushim shishen e ujit që kemi blerë.

Ekspertët këshillojnë se ky është një gabim shumë i rëndë.

Një studim i tyre ka zbuluar se një shishe e rimbushur me ujë përmban më shumë se 300 mijë qeliza bakteriale për centimetër katror.

Kjo është më shumë se sasia e baktereve që ka një lodër që ka mbajtur qeni në gojë.

Kjo është pija “lemonadë” që u thotë lamtumirë gurëve në veshka!

$
0
0

Ekspertët pohojnë se mbi 26 milionë amerikanë vuajnë nga sëmundjet e veshkave dhe çdo 1 në 3 të rritur ka një rritje të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes.

Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se situata është tejet alarmante, pasi  më shumë amerikanë vdesin nga sëmundje të veshkave sesa për shkak të prostatës ose kancerit të gjirit.

Faktorët më të zakonshme rrezikut përfshijnë dehidratim, futje të pamjaftueshme e lëngjeve, mungesë të perimeve në dietënn ushqimore, apo konsumimin e tepruar të mishit.

Trajtimi konvencional mjekësor në rastet e gurëve në veshka përfshin kalium sildenafil. Studimet kanë treguar se limoni mund të jetë tepër i dobishëm në këtë rast, pasi është i pasur me sildenafil natyror, kështu lëngu i limonit mund të parandalojnë në mënyrë efektive gurët në veshka. Mjekët e quajnë këtë metodë terapie  “Lemonadë”.

Acidi citrik pengon formimin e gurëve dhe shkrin gurët më të vogla të cilat janë gati për të formuar një të madh.

Acidi i limonit është gjetur në sasi të tepërt në limon. Forma e tij farmaceutike, i njohur si sildenafil kalium, është shumë efektive në rastin e gurëve në veshka, por ju duhet të merrni mbi 12 tableta në ditë, dhe janë me të vërtetë të shtrenjta.

Trajtimi që sugjerojnë mjekët alternativë, mund të bëhet lehtësisht në shtëpi.

Ajo çfarë duhet të bëni është të pini gjysmë filxhan  lëng limonin në baza ditore. Në këtë mënyrë, ju do të konsumoni sasinë e nevojshme të acidit citrik.

Përzieni gjysëm filxhani lëng limoni me një filxhan ujë për të përgatitur këtë limonadë dhe pijeni atë dy herë gjatë ditës, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Burimi: healthylifetrick / shendeti.com.al

Mrekulli! I paralizuari pa shpresë, rinis të ecë

$
0
0

Në një arritje unike të shkencës, pacientë të paralizuar për shkak të dëmtimeve të rënda në shtyllën kurrizore, kanë rifituar aftësinë për të lëvizur këmbët, pasi prej 3 vitesh u stërvitën me ekzoskeletin e lidhur me trurin, por jo vetëm kaq. Njëri prej tyre ka rifituar aftësinë për të ecur me ndihmën e dy patericave.

Shkencëtarët e zhvilluan projektin e tyre “Walk Again” (të ecësh sërish) 3 vite më parë. Me bazë në Sao Paulo të Brazilit, ata shpresonin që t’i jepnin mundësinë paraplegjikëve të lëviznin, falë ekzoskeletit që kontrollohet nëpërmjet mendimeve.

Ata u suprizuan pamasë kur zbuluan se gjatë stërvitjes, të gjithë pacientët rinisën të zhvillonin ndjesinë e prekjes dhe lëvizjes.

Më herët mendohej se nervat në shtyllën kurrizore të 7 prej pacientëve, ishin dëmtuar tërësisht.

Por, shkencëtarët tashmë besojnë se një pjesë e vogël e nervave shpëtuan dhe pikërisht këto nerva janë ‘ringjallur’ nga trajnimi, duke riaktivizuar qarqet në tru.

Janë 8 pacientë, të cilët më parë konsideroheshin totalisht të paralizuar dhe që tashmë konsiderohen si “pjesërisht të paralizuar”. Shkencëtarët thonë se progresi i tyre nuk ka përfunduar ende.

Rezultatet kanë befasuar ekspertët dhe tashmë shpresat për të ndihmuar paraplegjikët janë të mëdha./tvklan.al

12 sëmundjet që “kurojnë” brokoli dhe patëllxhani

$
0
0

brocc-eggplant1Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës

Çdo njëri nga ne ka nevojë për hekur në trup, por shumë mund të jetë i rrezikshëm. Nasunini i patëllxhanëve largon hekurin e tepërt duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerin,duke berë të mundur rregullimin e radikaleve të lira të dëmshme në sistem. Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe ujë dhe për përmbajtje të ulët të kalorive, duke i bërë ata një ushqim ideal për përfshirjen në dietë për humbje peshe. Ndërsa brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë ,zorrën e trashë, veshkat etj. Por, brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse ajo heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera, si vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjenteve kancerogjene.

Patëllxhani

Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe me pak karbohidrate të tretshme. Kjo do të thotë se ata janë të dobishme në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ne kontrollin e thithjes se glukozës. Kjo i bën ata një zgjedhje te mirë ne ushqim për njerëzit me diabet të tipit 2. Po kështu, ky perim mund të ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të gjakut dhe gjithashtu presionin e gjakut duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kaliumi te patëllxhanët ndihmon për të mbajtur trupin e hidratuar në nivele të sakta duke shmangur mbajtjet fluide, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjet koronare të zemrës. Nasunini i cili gjendet ne lëkurën e patëllxhanit mbron membranat qelizore te trurit nga dëmtimi dhe ndihmon ne transmetimin e mesazheve nga truri në pjesë të tjera të trupit. Kjo ndihmon n ë memorie në mirëfunksionimin e trurit. Gjithkush ka nevojë për hekur ne trup por, shumë mund të jetë i rrezikshëm. Nasunini i patëllxhanëve largon hekurin e tepërt, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerin,duke berë të mundur rregullimin e radikaleve të lira të dëmshme në sistem. Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe ujë dhe për përmbajtje të ulët të kalorive duke i bërë ata një ushqim ideal për përfshirjen në dietë për humbje peshe. Megjithatë, mos i gatuani te skuqura sepse kane aftësi të thithin shume vaj, duke u bërë shumë kalorike. Mund ti hani patëllxhanët me lëkurë pasi te lëkura është vendi ku shumica e fibrave është e përqendruar. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave patëllxhanët ndihmojnë në sistemin e tretjes për të punuar mirë dhe me lehtësi në rastet e kapsllëkut. Disa ekspertë besojnë se ngrënia e patëllxhanëve ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancereve të tjerë të traktit tretës. Përmbajtja e lartë e ujit te patëllxhanët ndihmon ne hidratimin e lëkurës dhe e bën atë të duket më e re. Ushqimi me përmbajtje të lartë të ujit është gjithashtu i mirë për flokët tuaj dhe patëllxhanët janë një zgjedhje e mirë.

Brokoli

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por, brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse ajo heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, betakarotene, selen dhe vitamina të tjera si vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjenteve kancerogjënë.

Çrregullimet në stomak

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime ne stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Në lëkurë

Për mbajtjen e lëkurës tuaj të re dhe me shkëlqim merita i takon antioksidanteve si betakaroteni, vitaminës C dhe ndihmesave të tjerë si kompleksi i vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkëlqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkurës), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacideve dhe folateve të pranishëm në brokoli.

Sëmundjet e zemrës

Përveç antioksidantëve të përmendura më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë ne fibra, betakarotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën te funksionoje siç duhet duke rregulluar-presionin e gjakut.

Sytë

Kryesisht Zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes se syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.

Imuniteti

Substancat përgjegjëse për ngjyrën e gjelbër tek brokoli, vitamina C, betakaroten, si dhe vitaminat e minerale te tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj.forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Forcimi i kockave

Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat ne gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozën, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj.nga mungesa e kalciumit.

Shtatzënia

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qenë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllëkun i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.

Tensioni i lartë

Një mineral i rëndësishëm,kromi, gjendet me bollëk tek brokoli, i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulinës dhe rregullon sheqerin në gjak, duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut gjithashtu. Vitaminat, të cilat e bëjnë sistemin tonë të funksionojë si duhet gjenden me bollëk tek brokoli, së bashku me fibrat dhe acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Anemia

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi. Të gjithë përbërësit e pranishëm në brokoli. Ata janë karbohidratet, omega-3 acide yndyrore, proteina, vitaminë A, B kompleks, C dhe E, betakarotene, kalcium, hekur, magnez, fosfor, krom, kalium mangan, glucoraphanin, diindolylmethane, zeaxanthin, ujë dhe fibra.

 

Kujdes!

Patëllxhanët përmbajnë sasi oxalate. Një efekt i dëmshëm i  tyre është se shkaktojnë nivele të koncentruar oxalate në trup duke u kristalizuar gjë që sjell probleme të caktuar të kujdesit shëndetësor. Kjo është arsyeja pse njerëzit me probleme me veshkat ose të dyshuar e të patrajtuar apo me probleme në fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin konsumin e patëllxhanëve.

 

Mos i humbisni: Disa studime pikante mbi shëndetin

$
0
0

antibiotikAntibiotikët, 5 gabimet që bëjnë mjekët

Rezistenca ndaj antibiotikëve, çfarë mund të bëjnë punonjësit e shëndetësisë?! Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur bakteri ndryshon dhe bëhet rezistent ndaj antibiotikut të përdorur për trajtimin kundër infeksionit që ai ka shkaktuar. Së pari, duhet parandaluar infeksionet duke u siguruar se duart tuaja, instrumentat dhe ambienti është i pastër. Së dyti, mbani datat e vaksinave të pacientëve tuaja të përditësuara. Së treti, nëse mendoni se pacienti juaj ka nevojë për antibiotikoterapi, sa herë është e mundur, testoheni paraprakisht për të konfirmuar llojin. Së katërti, përshkruani antibiotikë vetëm kur është e domosdoshme. Së pesti, përshkruani antibiotikun e duhur, në sasinë e duhur dhe në kohën e duhur.

 

Harta, virusi Zika “prek” 8 vende europiane

Tetë vende europiane rezultojnë me prani të mushkonjave që shkaktojnë virusin Zika. Pas Italisë, rezulton të jetë përhapur edhe në Austri, Bosnjë, Francë, Gjermani, Greqi, Spanjë e Turqi. Kjo evidentohet nga harta, e përditësuar së fundmi gjatë muajit korrik, publikuar nga Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve, që ka hetuar mushkonjën Aedes albopictus-shkaktare të Virusit Zika. Por ajo çka evidentojnë si shqetësuese, sipas mjekëve është edhe prania e mushkonjës tigër, prania e së cilës është evidentuar gjithashtu në këto vende. Mjekët nënvizojnë gjithashtu se kjo mushkonjë është ndër 100 llojet më të përhapura të mushkonjave dhe rezulton të jetë ndër më agresivet dhe infektueset.

 

Analiza e gjakut evidenton tendencën për vetëvrasje

Studiues australianë kanë zbuluar se prania e një shënjuesi në gjak evidenton tendencën për të kryer vetëvrasje. Ndaj dhe ata shpresojnë se përmes një analize gjaku të mund të çojnë në zhvillimin e kurave të reja për trajtimin e disa formave të depresionit. Docenti i shkencave neurologjike, Gilles Guillemin i “Macquarie University” në Sidnej të Australisë, prej 20 vitesh studion ndërlikimet që vijnë pas inflamacionit cerebral në depresion dhe në predispozicionin ndaj vetëvrasjes dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative. Në vitin 2013 bashkë me kolegët e tij ka gjetur një lidhje mes mbiprodhimin e një neurotoksinë e quajtur acid kuinolinik dhe predispozicionit për të kryer vetëvrasje. Ndërkohë që një studim i ri, zhvilluar në bashkëpunim me Institutin “Karolinska” në Zvicër dhe Institutit “Van Andel Research Institute”në SHBA, ka evidentuar lidhjen mes mungesës së prodhimit të një enzime të quajtur ACMSD,  e cila shërben për të ulur prodhimin e një tjetër acidi. Në këtë mënyrë studimet e fundit përforcojnë të dhënat, të cilat tregojnë akoma më shumë mekanizmat biologjikë në funksionimin e tendencës për vetëvrasje. Ndaj dhe studiuesit synojnë që të formulojnë një analizë gjaku me anë të së cilës të evidentohet acidi kuolinikin dhe ai pikolinik, për të evidentuar kështu personat me tendencë për të kryer vetëvrasje.

 

Mungesa e hekurit, prek një në tre gra shtatzëna 

Një në tre gra mund të ketë ndërlikime gjatë shtatzënisë për shkak të mungesës së hekurit. Në 10% të rasteve kjo mungesë ka si shkak primarë problemet me tiroiden. Ky është rezultati në të cilin ka arritur një studim, publikuar në revistën Europiane të Endokrinologjisë. Edhe pse hekuri mund të merret edhe në një sërë ushqimesh, mes të cilëve edhe tek mishi, fasulet, arrat, drithërave dhe frutave të thata. Tek të rriturit mes moshës 19-50 vjeç, Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit rekomandon një raport ditor prej 8 mg hekur për meshkujt dhe 18 mg për gratë, ndërkohë që gjatë shtatzënisë sasia e domosdoshme e hekurit rritet deri në 27 mg. Mungesa e hekurit shkakton rënie të nivelit të hemoglobinës, proteinë e cila shërben për transportin e oksigjenit drejt organeve të tjera të trupit, duke shkaktuar lodhje, mungesë frymëmarrje dhe takikardi. Tek mamatë e ardhshme dhe fëmijët e tyre mungesa e hemoglobinës mund të shkaktojë dëme. Nga ana tjetër hekuri ndihmon në funksionimin e tiroides, (TPO) enzima kryesore për prodhimin e hormonit të tiroides që favorizon në zhvillimin e trurit të fetusit, në mënyrë të veçantë gjatë tremujorshit të parë të shtatzënisë, periudhë gjatë së cilës tiroidja është akoma në zhvillim.

 

Tek të moshuarit, problemet me gjumin shkaktojnë iktus

Problemet me gjumin prekin 6 deri në 10 persona të cilët kanë kaluar iktus (goditje në tru), mund të përkeqësojnë këtë patologji dhe të ngadalësojnë rikuperimin e pacientit. Këto janë rezultatet e një studimi të zhvilluar në Gjermani dhe publikuar në revistën e Neurologjisë. Për të kuptuar më mirë lidhjen, ekipi i “University Hospital Essen”, në Gjermani, ka drejtuar një studim duke krahasuar rezultatet e 29 studimeve, të cilat kanë pasur pjesëmarrës rreth 2343 pacientë. Të gjithë këta pacientë kanë kaluar një ishemi apo hemoragji cerebrale kalimtare, shpeshherë e përkufizuar si një mini- iktus. Mjekët vunë re se tek 72% e pacientëve të cilët kishin kaluar iktus- ishemik, vazhdonin të kishin probleme me pagjumësinë dhe apnean. Tek personat që kishin kaluar iktus hemoragjik këto probleme shfaqeshin tek 63% e pacientëve dhe tek vetëm 38% e atyre që kishin kaluar mini-iktus.  Ajo çka studiuesit nënvizojnë është fakti se këto probleme ishin të pranishme edhe më parë tek këta pacientë, por edhe pas kalimit të iktusit, çka e vështirësonte përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

 

Varësia ndaj punës, jep dhembje trupi, shkakton ankth

Kush punon shumë dhe është i fiksuar ndaj punës, pas një kohe të gjatë shfaqen shenjat e përkeqësimit shëndetësor, po kështu preken edhe nga depresioni, ankthi dhe nivel të lartë të hipertensionit. E gjithë kjo situatë përkufizohet si ‘Workaholism’,  dhe është studiuar nga profesorë në departamentin e Psikologjise në Universitetin e Bolonjës në bashkëpunim me studiues e kërkues të tjerë të Universitetit të Trentos, në Itali. Studimi i publikuar në “Journal of Management”, “The Individual “Costs” of Ëorkaholism- shpjegojnë se këtë gjendje e kalojnë ata njerëz tek të cilët shfaqen këto shenja; pamundësia për tu shkëputur nga puna, një fenomen sot i pranishëm gjithnjë e më shumë, pas ritmit të shpejtë që të imponon jeta e sotme. Sipas studiuesve ‘workaholism’ është gjithashtu një formë negative e investimit të shumtë në punë, shumë herë më shumë se sa është kërkuar dhe në këtë mënyrë jepet më shumë ndaj punës nga sa është kërkuar. Ndërsa po kështu këta persona ndihen keq kur shkëputen prej punës. Jo vetëm në nivelin psikologjik varësia ndaj punës shkakton probleme, por edhe në anën fizike.

Ushqyerja me gji: Zhvillon inteligjencën e fëmijës, shmang diabetin dhe obezitetin

$
0
0

qumeshti-i-gjiritRreth 30 % e vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç në Shqipëri lidhet me kequshqyerjen, dhe 18 % prej tyre mund t’i atribuohen ushqyerjes nënoptimale me gji

Ushqyerja me gji është mënyrë e pazëvendësueshme e sigurimit të një ushqimi ideal për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës, dhe  duhet të jetë domosdoshmërisht ushqimi i zgjedhur për fëmijën në muajt e parë të jetës. Është fakt që ushqyerja me gji tek fëmijët përveç përfitimeve shëndetësore të menjëhershme jep edhe përfitime shëndetësore përgjatë jetës. Të rriturit të cilët janë ushqyer me gji shpesh kanë presionin e gjakut të ulët dhe kolesterol më të ulët, gjithashtu kanë dhe nivele të ulëta të mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, krahasuar me ata të cilët nuk janë ushqyer me qumësht gjiri. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit të cilët janë ushqyer me gji ka dhënë rezultate më të mira në testet e inteligjencës.

Qumështi i gjirit

Qumështi i gjirit i pari, 3-4 ditët e para pas lindjes, është si lëng i trashë, i verdhë dhe quhet kulloshtër. Fëmija nuk duhet ta humbasë kulloshtrën pasi ajo është e pasur me proteina, kripëra minerale dhe mbi të gjitha me disa faktorë mbrojtës si imunoglobulina A ose IgA, që mbron aparatin tretës dhe respirator të fëmijës nga viruse, baktere apo substanca “ të huaja” që mund të provokojnë reaksione alergjike. Qumështi “i dytë” ose i tranzicionit vjen rreth ditës së 3-4. Ai merr pamje më të qartë, më kremoze dhe të yndyrshme. Në këtë fazë qumështi përmban më shumë sheqerna të domosdoshme për rritjen e indeve cerebrale, dhe yndyrna që shërbejnë si burim energjie. Qumështi përfundimtar vjen brenda 10 ditësh. Ai është tashmë më i lëngshëm dhe me shije më të ëmbël, sepse uji është elementi kryesor i tij. Kjo pamje më e hollë e qumështit nuk duhet t’i bëjë nënat të mendojnë se qumështi i tyre nuk është më i ushqyeshëm. Qumështi i gjirit përmban të gjitha elementet e nevojshme në sasi dhe cilësi, dhe është i tretshëm. Ai përmban: 88% ujë, proteina, yndyrna, sheqerna, vitamina e kripëra minerale. Vetëm qumështi i gjirit përmban lëndët apo trupëzat mbrojtëse.

Ushqyerja me gji

Për rritjen, shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të foshnjës, si dhe shëndet më të mirë të nënës, foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri 6 muajt e parë të jetës. Foshnja duhet të vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe fëmijës, dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjës përpara se të nisë të pijë gji. Foshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës që ka, pra sa herë të dojë dhe aq gjatë sa të dojë foshnja. Sa më shumë të thithë fëmija, aq më shumë qumësht prodhohet. Në ditët e para bebi mund ta kërkojë gjirin edhe 10 herë në ditë, por më pas do të stabilizohet në 6-7 herë në ditë, me interval 4 orë gjatë ditës dhe 8 orë gjatë natës. Të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri nënkupton që foshnja të pijë vetëm qumështin e nënës dhe të mos pijë asgjë tjetër, as ujë. Qumështi i gjirit siguron të gjithë ushqimin dhe ujin për të cilin foshnja ka nevojë gjatë 6 muajve të parë. Foshnja nuk ka nevojë për ujë, madje as në një ditë të nxehtë, pasi ujin e nevojshëm e merr nëpërmjet qumështit të gjirit. Nëse një foshnjë pi ujë, do të pijë më pak gji dhe do të jetë më pak i mirëushqyer. Foshnja duhet të ushqehet në njërin gji deri sa ta ketë zbrazur atë, në mënyrë që foshnja të marrë edhe qumështin e fundit që ka kalori më të larta. Kjo është e rëndësishme pasi në fillim të pirjes së gjirit, ai është i pasur në ujë dhe sheqer, për të qetësuar urinë dhe etjen e bebit, më pas pasurohet me proteinat që shërbejnë për t’u rritur, dhe vetëm në fund me yndyrnat që janë burim energjie. Pra fëmija nuk duhet të humbasë asnjë nga këto përbërës të gjirit. Ushqyerja me gji është zakonisht energjike në 5 minutat e para dhe më pas, bebi bën një pushim që nuk zgjat më shumë se 20 minuta. Nëse fëmijën e zë gjumi për një kohë më të gjatë se 4-5 orë, nuk duhet zgjuar për ta ushqyer. Kur nëna është sëmurë, fëmija nuk duhet të largohet prej saj pasi qumështi i gjiri mbron foshnjën nga infeksioni. Nëse është e mundur foshnja nuk duhet të ushqehet artificialisht. Të ushqyerit artificial çon në një inteligjencë më të ulët, shëndet më të dobët për foshnjën dhe rreziqe shëndetësore për nënën. Të ushqyerit me gji duhet të vazhdojë deri në dy vjeç e sipër, pasi qumështi i gjirit ndihmon foshnjën të luftojë sëmundjet. Ai është burimi i vetëm për marrjen e trupëzave mbrojtëse. Fëmijët duhet të ushqehen me gji dhe me ushqime shtesë pas 6 muajve. Qumështi i gjirit mund të sigurojë gjysmën ose pjesën më të madhe të nevojave ushqyese të foshnjës nga 6 deri në 12 muajsh, dhe 1/3 ose më shumë të foshnjës nga 12 – 14 muajsh.

Përfitimet shëndetësore për foshnjat

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit dhe për foshnjat. Ai i jep foshnjave të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të cilat ata kanë nevojë për një zhvillim të shëndetshëm. Qumështi i gjirit është i sigurt, përmban antitrupa dhe mbron foshnjat nga sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë siç janë diarreja dhe pneumonia, të cilat janë dy shkaktarët kryesore të vdekshmërisë foshnjore në mbarë botën. Qumështi i gjirit është i arritshëm dhe i përballueshëm, ç’ka ndihmon për të siguruar që foshnja të marrë ushqim të mjaftueshëm.

Përfitimet shëndetësore për nënat

Nga ushqyerja me gji e fëmijës përfitime shëndetësore kanë edhe nënat. Ushqyerja ekskluzivisht me gji e fëmijës shkakton tek nëna mungesë të ciklit menstrual, duke e bërë atë një metodë natyrore të kontrollit të shtatzanive (lindjeve). Ajo redukton gjithashtu rrezikun e kancerit të gjirit dhe të vezoreve më vonë në jetë, ndihmon femrat të kthehen në peshën e tyre të parashtatzënisë më shpejt, dhe ul obezitetin.

Pse jo ushqyerja me formulë për foshnjat?

Ushqyerja me formulë për foshnjat nuk përmban antitrupat të cilët janë në qumështin e gjirit, dhe është e lidhur me disa rreziqe si sëmundjet me origjinë nga uji, si rrjedhojë e përzierjes së pluhurit të qumështit me ujë jo të sigurtë. Kequshqyerja mund të shkaktohet edhe nga mbihollimi i qumështit me formulë. Nëse kemi përdorur qumësht me formulë, por në mungesë të tij i japim qumësht gjiri, ky nuk është një opsion pasi sasia e qumështit të gjirit është zvogëluar.

Ushqimet plotësuese

Për të plotësuar nevojat në rritje të foshnjave kur ato bëhen gjashtë muajsh duhet të fillohen ushqimet plotësuese, por ushqyerja me gji duhet të vazhdojë. Ushqimet për fëmijën mund të përgatiten posaçërisht për të, ose të modifikohen nga ushqimet e familjes.

OBSH :

Ushqyerja me gji nuk duhet të pakësohet në momentin që fëmijës i fillohet edhe ushqyerja plotësuese. Ushqimet plotësuese duhet të jepen me lugë ose gotë dhe jo me shishe.

Ushqimet duhet të jenë të pastra, të sigurta dhe në dispozicion.

Fëmijëve të vegjël u duhet një kohë e mjaftueshme për t’u mësuar për të ngrënë ushqime të ngurta.

 

Këshilla :

Përdorni sa më shumë ujë dhe ushqime të lëngshme, pasi 87 % e qumështit të gjirit përbëhet nga uji.

Për të prodhuar 700-800 ml qumësht në ditë duhet të shtoni 500 kkal.

Dieta juaj duhet të jetë e shumëllojshme dhe e ekuilibruar.

Ju duhet të ushqeheni shpesh dhe pak, sa herë ushqeni fëmijën tuaj, 6-7 herë.

Kujdes higjienën e duarve, të cilat duhet të lahen me ujë dhe sapun, dhe atë të gjinjve që duhet të lahen vetëm me ujë.

Shmangni pirjen e duhanit, nikotina e irriton dhe e lë pa gjumë fëmijën.

Pakësoni konsumin e alkoolit, kafesë dhe pijeve të tjera eksituese; ato kalojnë në qumështin e gjirit dhe japin efekte negative te fëmija.

Kujdes me përdorimin e medikamenteve; edhe në sasi minimale ato kalojnë në qumështin e gjirit.

 

Fakte :

Sipas studimit të fundit kombëtar demografik dhe shëndetësor shqiptar ( ADHS viti 2008-09):

Vetëm 43 % e fëmijëve të lindur në 5 vitet e fundit para studimit, dhe që kishin marrë ushqim gjiri, kishin filluar ushqyerjen me gji brenda një ore nga lindja.

88% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç kishin filluar ushqimin me gji brenda një dite nga 19 % e fëmijëve të ushqyer me gji kishin marrë një ushqim para qumështit të gjirit.

Fëmijët ushqehen me gji për një periudhë mesatare prej 14,6 muaj.

39% e fëmijëve nën moshën 6 muaj janë ushqyer ekskluzivisht me gji.

Rreth 30 % e vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç në Shqipëri lidhet me kequshqyerjen, dhe 18 % prej tyre mund t’i atribuohen ushqyerjes nënoptimale me gji.

Sa prekëse: Kjo është festa më e trishtë

$
0
0

Në fillim të korrikut, amerikania Betsy Davis u dërgoi miqve të saj të ngushtë dhe të afërmve një email, ku i ftonte në një festë dyditore.

Kishte vetëm një rregull: Askush nuk duhet të qante në sy të saj.

Artistja 21-vjeçare vuan nga ALS.

Ajo i mblodhi miqtë dhe fisin për t’u dhënë lamtumirën me një festë, përpara se të bëhej e para kaliforniane që i jep fund jetës vullnetarisht me një dozë letale.

Tashmë ligji e lejon vetëvrasjen e asistuar mjekësore.

“Ideja që të shkonim dhe të kalonim një fundjavë të bukur, që do kulmonte me vetëvrasjen e saj, ishte një sfidë, por nuk kishte pikëpyetje që do ishim atje,” tha Niels Alpert, një mik i saj.

30 veta ishin të pranishëm në festë.

Teksa festës po i vinte fundi, artisten e shtrinë në një krevat në verandën e shtëpisë.

Atje mjeku i dha një kombinim me morfinë, pentobarbital dhe hidrat kloral.

Ajo vdiq katër orë më vonë.

Miqtë e saj thanë se ishte performanca e fundit që po jepte.


Testet që zbulojnë problemet me nuhatjen

$
0
0

Dr.Klodiana ZahariaMjeku otorinolaringolog ballafaqohet çdo ditë me problemet e shqisave, por humbjen e të nuhaturit e has shpesh edhe një mjek neurolog  apo alergolog, ndaj edhe ajo shpjegon se ndonëse nuk duhet rritur niveli i alarmit, problemet që shfaqen me nuhatjen nuk duhen neglizhuar. Në një intervistë për gazetën “Mapo” dr.Klodiana Zaharia, mjeke otorinolaringologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.3 shpjegon së kur duhet shqetësuar në rast të shfaqjes së problemeve me nuhatjen. 

Si të gjitha shqisat edhe nuhatja është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Të nuhaturit shërben shpesh si sinjali i parë i kujdesit dhe alarmit, p.sh. në rastin e  tymit të një zjarri, ushqimi të prishur, rrjedhje gazi apo tymi të rrezikshëm. Por, të nuhaturit na jep kënaqësinë e madhe të  shijimit të ushqimit dhe aromës së tij, në këtë aftësi është zhvilluar kulinaria dhe degustimi, si pjese e pandarë e paketave turistike.

Të nuhaturit e aromave të  këndshme të luleve e parfumeve të markuara ( industria e kozmetikës, nga më fitimprurëset, mbështetet te shitjet e saj në bazë të shijeve të nuhatjes, e duhet të pranojmë që  “të nuhaturit” është në edukim të vazhdueshëm!!).

Po ashtu efekti i feromoneve ( molekulave proteinike që përhapen në ajër në trajtën e  aromës personale),  është përcaktues në sjelljen tonë, sidomos në çift. Puthja ndodh në të gjitha llojet e kulturave humane dhe është një nga mënyrat e transmetimit të ferormoneve personale e identifikuese. Mendohet dhe është vërtetuar tashmë se dhe nëna, në çastin e parë që merr fëmijën në krahë, duke e puthur i transmeton atij feromonet e veta, duke vendosur kështu një lidhje tejet të fortë e të pathyeshme. Bebet e sapolindura ndjekin vetëm me anë të shqisës së nuhatjes gjirin e nënës, duke njohur aromën unike të nënës së tyre,  gjë që i çon drejt ushqyerjes së shëndetshme me qumështin e saj. Ulja e aftësisë së nuhatjes automatikisht çon në ulje të lidhjeve emocionale. Mjeku otorinolaringolog ballafaqohet çdo ditë me problemet e shqisave , por humbjen e të nuhaturit e has shpesh edhe një mjek neurolog  apo alergolog.

Problemet

Humbja e nuhatjes, shkon paralel me plakjen, apo mund të ketë shkaqe të tjera? Humbja e pjesshme e nuhatjes shkon natyralisht  me plakjen, sidomos pas të gjashtëdhjetave. Ky lloj problemi quhet prebiosmia dhe është vështirë të parandalohet. Ka dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në uljen e të nuhaturit si; probleme të hundës dhe sinuseve, alergjitë e ndryshme, sinusiti, apo polipet nazale, disa medikamente ku hyjnë beta-bllokuesit apo ACE, higjiena e dobët e gojës dhe dhëmbëve, duhanpirja, trauma e kokës apo fytyrës, morbus Alzheimer, sëmundja e parkinsonit, çrregullime hormonale, rrezatim i kokës dhe qafës në sëmundje të ndryshme tumorale. Humbja e nuhatjes dhe shijes mund të ketë rol kyç në cilësinë e jetës dhe shpesh çon në ulje të oreksit dhe nënushqyerje. Ka dhe raste kur humbja e të nuhaturit çon në depresion. Madje, në disa raste është vënë re që personat që ekzagjerojnë me përdorimin e kripës ose sheqerit, në mënyrë për ta shijuar më tepër ushqimin,  gjë e cila rrit problemet te pacientët me tension të lartë ose me diabet.

Megjithëse humbja e nuhatjes tek të moshuarit është vështirë të trajtohet, disa raste të tjera mund të trajtohen fare mire. Pra, nëse keni humbje të të nuhaturit, konsultohuni me doktorin tuaj!! P.sh.  ai mund të bëjë ndryshime në skemën e mjekimit, n.q.s. medikamentet janë shkaku i uljes së nuhatjes. Po ashtu, shumë gjendje të hundës dhe sinuseve janë të trajtueshme dhe me rezultate shumë të kënaqshme p.sh. rritja e kujdesit për gojën dhe higjiena adekuate dentare. Po ashtu, është parë se tymi i duhanit ul aftësinë e prezantimit të odoranteve me mukozën olfaktore, ndaj dhe ulja e numrit të konsumit të cigareve mund të përmirësojë nuhatjen.

Trajtimi korrekt i polipeve nazale, të cilët bllokojnë mekanikisht mukozën olfaktore dhe nuk lejojnë odorantet të shkojne aty, sjell përmirësim të dukshëm të nuhatjes. Evitimi maksimal i alergjenëve, shkaktarë të kongjestionit nazal rrit ndjeshmërinë e mukozës së hundës ndaj odorantëve. Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj disa lëndëve kimike si, insecticide apo solventëve të ndryshëm mund të sjellë dëmtime të përhershme të të nuhaturit.

Testet për çrregullimet e nuhatjes:

Testi më i shpeshtë është “gërvisht e nuhat”,  i cili përcakton  sa odorante të ndryshëm mund të zbulojë pacienti, nga një listë prej 20 mundësish.

Ulje e nuhatjes- hiposmia

Zhdukja e nuhatjes- anosmia

 Ndijim erërash inekzistente-disosmia

Shumë persona rigjenerojnë nuhatjen me kalimin e sëmundjes që e shkaktoi.

Hapa që duhen ndjekur në rast rënie të nuhatjes:

  1. Nëse je në fazë gripale, prit disa ditë, përdor lagështues të ajrit dhe preparate antigrip
  2. Ul konsumin e cigareve, ose lëre fare për disa ditë
  3. Evito ambientet me pluhura, solvente e kimikate
  4. Përdor dekongjestionante të hundës për 3 deri 4 ditë dhe integratorë alimentarë me bazë gingo biloba
  5. Nëse nuk ndiheni më mirë pas 5 ditësh të çrregullimit të nuhatjes, kërko ndihmën e mjekut specialist otorinolaringolog!!

 

Studimi:

Sipas një studimi, humbja e ndjenjës së të nuhaturit mund të jetë një nga shenjat e hershme paralajmëruese për sëmundje të rënda neurologjike. Dihet se aroma apo era përbëhet nga grimca molekulash shumë të vogla që thithen nëpërmjet hundës dhe shkojnë në qelizat përkatëse të trurit. Shpesh një aromë na kujton një kohë apo vend të caktuar. Pra del se ndjenja e aromës ka lidhje me kujtesën dhe kur kjo ndjenjë humbet, duket se në qelizat e trurit ka ndodhur diçka. Studimi i ri lë të kuptohet se humbja e aftësisë për nuhatje mund të jetë shenjë e shtimit të rrezikut për prekjen nga sëmundja e Parkinsonit, sëmundje e rëndë neurologjike. Shkencëtarët në shtetin Havai morën në shqyrtim më shumë se 2 mijë persona të cilëve iu tha të provonin erëra apo aroma të ndryshme. Gjatë provave, pjesëmarrësve iu dha të nuhasnin aroma duke filluar nga limoni, gazi natyror, e sapun e iu kërkua atyre të identifikonin erën përkatëse, pra nga cili objekt vinte. Rezultatet treguan se personat që nuk ishin në gjendje të përcaktonin aromat përkatëse kishin 5 herë më shumë gjasa të prekeshin më vonë nga sëmundja e parkinsonit, në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë që u treguan më mirë përsa përket identifikimit të aromës. Sipas studimit, ndjesia e nuhatjes shpesh duket se zhduket 4 vjet përpara shfaqjes së shenjave të zakonshme të Parkinsonit siç janë dridhjet e gjymtyrëve dhe vështirësi në ecje. Studime të mëparshme kanë treguar se një pakësim i ndjenjës së nuhatjes ndonjëherë paralajmëron edhe Alzhajmerin, gjithashtu sëmundje neurologjike. Kjo i bën shkencëtarët të mendojnë se dobësimi i kësaj ndjesie mund të jetë shenjë paralajmëruese e vdekjes së qelizave të trurit që janë përgjegjëse për nuhatjen. Ekspertët këshillojnë që njerëzit të cilët provojnë një humbje të papritur e të pashpjegueshme të nuhatjes duhet t’a diskutojnë këtë gjendje menjëherë me mjekun e tyre.

Hëngri vetëm patate një muaj, ja çfarë i ndodhi

$
0
0

patatetSa më e zënë të jetë jeta, aq më e vështirë është të motivohesh për të ngrënë shëndetshëm.

Nëse pyetni dikë për mënyrën më të shëndetshme të jetesës, sigurisht se mund të merrni shumë përgjigje.

Një nga këto përgjigje vjen edhe nga një 36 vjeçar me emrin Andrew Flinders Taylor, i cili vendosi që të hajë vetëm patate.

Ai tha se dëshiron që ta sheh ushqimin vetëm si “karburant” dhe jo si diçka që ia kontrollon jetën, transmeton Gazeta Express.

Dhe kjo është ajo që e shtyu atë të konsumojë vetëm patate.

Sigurisht, ai po provon mënyra të reja të ngrënies së patateve, si kjo patatja më poshtë.

Një muaj pasi hëngri vetëm patate, ai humbi 22kg. Por, a është kjo dietë me patate një ide e mirë? Duket se doktorët e tij mendojnë kështu. Kjo për shkak se patatet janë të pasura me kalium, vitaminë C dhe fibra.

Por, doktorët thonë se patatet kanë disa mangësi, për shkak se nuk ofrojnë mjaftueshëm proteina, kalcium ose vitaminë A, E dhe K. Taylor thotë se nuk do ta ndalë këtë dietë derisa diçka të shkoj keq. Por, një gjë është e sigurt, nuk mund të jetoni vetëm me patate!

Ja ç’do të thotë nëse e keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë

$
0
0

download-21Aq më të gjatë që e keni gishtin e dytë të këmbës, aq më shumë kualitete lidershipi keni. Jeni dinamik dhe me plot burime, por dëshira për t’i përfunduar gjërat në mënyrën “ose siç dua unë, ose hiç”, mund t’ju kushtojë në të ardhmen.

Populli indian e ka që nënat i ndalojnë djemtë e tyre të martohen me vajzat të cilat e kanë gishtin e dytë më të gjatë, pasi që, sipas tyre, kjo thoshte se ato kishin tendenca “t’ia merrnin anën burrit”.

Sidoqoftë, nëse e keni më të vogël gishtin e dytë të këmbës, kjo nuk do të thotë se e pranoni poshtërimin, por thjesht tregon se jeni të lumtur me atë që e keni. E vlerësoni harmoninë dhe nuk provoni të futeni mes gjërave me vështirësi.

Gishti i tretë i këmbës…

Kinezët e ndërlidhin energjinë dhe vullnetin me gishtin e tretë të këmbës. Nëse gishti i tretë është relativisht i gjatë, kjo do të thotë se jeni tejet energjik, e veçanërisht në punë.

Aq më të gjatë që e keni këtë gisht, aq më të prirë jeni të shënoni sukses në karrierë. Jeni perfeksionist dhe mund të arrini shumë me vendosshmërinë dhe energjinë që e keni.

Sidoqoftë, e keqja e kësaj është se keni tendenca vetëm të punoni dhe të harroni për argëtimin, dashurinë dhe familjen./Telegrafi/

Studimi tronditës/ Ja çfarë u ndodh njerëzve që nuk pinë alkool

$
0
0

stop-alkoolitNjë studim tek personat që nuk konsumojnë alkool, ka arritur në përfundime befasuese. Sipas studimit, njerëzit që nuk konsumojnë alkool, kanë më shumë mundësi të vdesin në moshë më të re.

Studimi i sapo dalë tregon se ata që pinë rregullisht alkool, pa e tepruar, mund të jetojnë më gjatë, në krahasim me ata që nuk kanë qenë kurrë të dhënë pas alkoolit. Po, po, ju e keni lexuar këtë mirë: Studimi shton se abstenimi nga alkooli krejtësisht, mund të çojë në një jetë më të shkurtër sesa ata që janë përdorues të tij në mënyrë të moderuar.

Në këtë studim janë përdorur njerëz të moshës prej 55 deri në 65 vjeç. I udhëhequr nga psikologu Charles Holahan nga Universiteti i Teksasit në Austin, është nxjerrë përfundimi i këtij studimi se normat e vdekshmërisë kanë qenë më të larta për ata që nuk e kanë përdorur kurrë këtë pije, të ulëta për ata që konsumojnë alkool me të madhe, dhe, edhe më të ulëta për ata që pinë alkool me masë, nga 1 deri në 3 gota në ditë.

Nga 1824 pjesëmarrës në studim, vetëm 41 për qind e konsumuesve të kujdesshëm, kanë vdekur para kohe, në krahasim me 69 për qind të jo-konsumuesve të alkoolit. Madje, edhe ata që konsumojnë alkool me të madhe, kanë dalë më mirë sesa ata që nuk e konsumojnë fare, me 60 për qind të vdekjes së parakohshme.

Pavarësisht rrezikut të shtuar për cirozë dhe disa lloje të kancerit, për të mos e përmendur varësisë që mund të krijohet, aksidentet dhe gjykimet e dobëta që lidhen me ‘pijanecët’, ata që konsumojnë alkool kanë më pak gjasa të vdesin sesa ata që qëndrojnë të ‘thatë’.

Një shpjegim i mundshëm për këtë është se, alkooli mund të jetë një lubrifikant i madh social.

Ata që nuk përdorin alkool kanë treguar shenja më të mëdha të depresionit, në krahasim me homologët e tyre pije-dashës. Përveç shëndetit të zemrës dhe të mirave të tjera të përdoruesve të moderuar të alkoolit (sidomos verës së kuqe), gjithashtu ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e shoqërisë.

Pra, është gjithmonë e rëndësishme të pini me përgjegjësi dhe kujdes.

Mos i humbisni: Disa studime interesante mbi shëndetin

$
0
0

studim 1SHBA, drejt legalizimit të “droga party” 

Kanabisi nuk do të jetë më droga e vetme e lejuar për përdorim farmaceutik. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FDA-ja ka projektuar ketaminën, anestetik, e cila rezulton të jetë edhe një prej drogave më të sekuestruara nëpër diskoteka, si një prej “terapive inovative” kundër depresionit. Pas 50 vitesh, në rast se aprovohet, do të jetë i pari ilaç i rekomandueshëm, edhe pse drogë, kundër formave të rënda të depresionit. Substanca në fjalë, në doza të vogla përdoret edhe si anestetik, për momentin përdoret si qetësues në fushën e veterinarisë, është në procesin e miratimit për trajtimin e depresionit, kur rezultojnë të jenë rezistentë ndaj mjekimeve aktuale si dhe tek personat me rrezik të lartë vetëvrasjes.  Rezultatet e fazës së 3-të të testit duhet të publikohen në vitin 2018  dhe në qoftë se analizat rezultojnë pozitive, kërkesa për autorizim mund të arrijnë në të njëjtin vit. “Vetëm në SHBA ka mbi 41 mijë vetëvrasje çdo vit – tha Husseini Manji, një studiues i Janssen, (kompania që po tenton futjen në treg të kësaj droge) –dhe shumë prej tyre për shkak të depresionit të patrajtuar”. Disa studime kanë vërtetuar efikasitetin e substancës për probleme të ndryshme psikologjike, duke përfshirë çrregullime të stresit post- traumatik. “Ajo që është unike te ketamina – shpjegon për CNN Dan Iosifescu, neuropsikiatër në Shkollën Icahn e Mjekësisë në malin Sinai – përmes kësaj substance rezultatet shihen në disa orë ose disa ditë, ndryshe nga disa medikamente të tjera, ku ndryshimi shihet të ndodhë në javë apo muaj.”

 

Dieta në shtatzëni, rrezik për lindjen

Dieta e ndjekur në shtatzëni jo vetëm që mund të ndikojnë në karakteristikat metabolike të fëmijës së palindur, duke nisur që nga obeziteti te predispozicioni për diabet, por ajo mund të jetë përgjegjës për problemet e tilla si hiperaktivitet dhe çrregullime të sjelljes. Ky është rezultati i arritur nga një studim i zhvilluar nga “King’s College” në Londër dhe publikuar në Journal of Child Psychology and Psychiatry, i cili kritikon rëndë ushqyerjen me bazë të lartë yndyre dhe sheqeri. Studiuesit kanë krahasuar të dhënat e 83 fëmijëve me probleme të hershme të sjelljes me 81, ndër të cilët nuk rezultonin të kishin probleme, si shkak i dietës së ndjekur nga nëna shtatzënë. Studimi evidentoi se dieta ushqimore e ndjekur nga nëna gjatë shtatzanisë ka ndryshuar aktivitetin e një gjeni të quajtur Igf2, i përfshirë në zhvillimin e fetusit dhe disa zonave të trurit, përfshirë edhe sindromin “hyperactivity”. Studimi evidentoi një lidhje mes një diete shumë të pasur me yndyrna dhe sheqerna, aktivitetit të ulët të gjenit dhe duke shkaktuar hiperaktivitet dhe probleme të tjera te fëmija i palindur. “Këto rezultate tregojnë se nxisin dietë të shëndetshme për gratë shtatzëna mund të ulë nivelin e simptomave të hiperaktivitetit dhe sjelljeve me probleme – shpjegon Edëard Barker, një nga autorët -. Kjo është inkurajuese, duke pasur parasysh se faktorët ushqyese mund të korrigjohen.”

 

Pas të 45-ve bëhemi më altruistë

Altruizmi rritet me kalimin e viteve dhe na jep më shumë kënaqësi. Bujaria shprehet akoma më shumë, pas të 45-ve, madje në këtë moshë ndjejmë më shumë kënaqësi nëse edhe të tjerët janë mirë. Ky është përfundimi i një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Oregonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe publikuar në revistën “Journal of Experimental Psychology: General”. Në studim u bënë pjesë 80 burra e gra, rretho moshës 18 dhe 67 vjeç. Pjesëmarrësve iu është kërkuar të marrin një vendim rreth dhënies së një sasie parash për bamirësi ose jo. Studiuesit kanë përdorur edhe rezonancën magnetike për të vëzhguar zonat e trurit që lidhen me vlerën dhe kuptimin e shpërblimit, dhe rezultatet treguan se te njerëzit mbi moshën 45 vjeç këto zona ishin më aktive kur shihnin se të tjerët ndjehen mirë, madje ndjenin kënaqësi. Jo vetëm kaq, por ata që e tejkalonin këtë grup-moshë , ishin përgjithësisht më të prirur për të dhënë për të tjerët më shumë para, në qoftë se ata kishin mundësi, çka lidhet automatikisht me sjelljet altruiste.

 

9 shenja që shfaqen te ndryshimi i ngjyrës së urinës

Ngjyra e urinës ka gjithmonë një domethënie që lidhjet me shëndetin tonë ndaj është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje ndryshimeve të toneve dhe nuancave të saj. Kështu nëse ngjyra e urinës tuaj është transparente, jeni duke konsumuar shumë ujë, ndoshta do t’ju duhet ta pakësonit sasinë. Nëse urina juaj është e verdhë e zbehtë, jeni i hidratuar. Nëse është e verdhë transparente është normale. E verdhë e errët është normale, por duhet të konsumoni ujë sa më parë. Nuancë mjaltë, trupi juaj nuk po merr sasinë e nevojshme të ujit. Nuancë rozë ose e kuqem duhet që të verifikoni nëse keni ngrënë ushqime që mund të kenë ndikuar në ndryshimin e ngjyrës, ose mund të keni gjurmë gjaku në urinë. Mund të jetë asgjë, por mund të ndikojë gjithashtu probleme me veshkat infeksioni në rrugët urinare, tumor, probleme të prostatës, etj. Nëse urina është ngjyrë portokalli ndoshta nuk po konsumi ujë mjaftueshëm, ose mund të keni dëmtim të rrugëve urinare. Nëse urina juaj është jeshile ose blu, kjo është disi e pazakonte, ekziston ndonjë sëmundje gjenetike, e rrallë që mund të shkaktojë këtë ngjyrë në urinë, gjithashtu mund të jetë bakter që prej traktin urinar. Por, ka më shumë gjasa të jetë pasojë e ndonjë ushqimi apo medikamenti.

 

Psikologë e infermierë, fushatë kundër kancerit

25 infermierë dhe punonjës socialë dhe psikologë në Shërbimit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u trajnuan nga ekspertë italianë mbi komunikimin socio-mjekësor, këshillimin dhe kujdesin ndaj pacientit në kuadër të projektit “Jo Kancer”, i cili financohet nga IADSA (Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim). QSUT “Nënë Tereza” synon të rrisë cilësinë e shërbimit në kujdesjet infermierore. Projekti JO KANCER, një projekt i financuar nga IADSA (Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim) dhe zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë, synon të rrisë numrin e grave që i nënshtrohen parandalimit të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës. Objektivi i parë i këtij projekti është që të informojë dhe edukojë popullsinë femërore shqiptare mes 20 dhe 70 vjeç në kulturën e parandalimit primar dhe sekondar të kancerit, dhe në këtë mënyrë rritjen e numrit të grave që i nënshtrohen kontrolleve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës. Objektivi i dytë specifik i projektit është të rrisë cilësinë e kapaciteteve profesionale terapeutike në Qendrën Onkologjike të Spitalit Nënën Tereza, dhe të rrisë cilësinë e kujdesit infermieror në qendrën spitalore onkologjike. Objektivi i tretë shumë i rëndësishëm është trajnimi specifik i stafit të infermierisë mbi komunikimin socio-mjekësor, këshillimin dhe kujdesin për pacientin. Këto trajnime zhvillohen nga trajnues të nivelit të lartë evropian, të cilët ftohen në Shqipëri për t’i kryer.

Kujdesi: Infeksioni i zorrëve, fëmijët më të rrezikuarit

$
0
0

femijetShumica e individëve të prekur nuk paraqesin shenja klinike (sidomos fëmijët); këta pacientë zbulohen rastësisht gjatë një ekzaminimi rutinë të feçes që bëhet në terren të ndonjë sëmundjeje tjetër, si për shembull kur kërkojmë shkakun e një anemie që në rastin konkret është pasojë e mbartjes së këtij paraziti në zorrë

Infeksionet parazitare kanë një prevalencë të lartë në vendin tonë, pasi kushtet klimaterike, pozita gjeografike, lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë, problemet e infrastrukturës, thyerja në hallka të ndryshme e higjienës ushqimore, favorizojnë përhapjen e këtyre sëmundjeve në popullatën shqiptare. Kemi dëgjuar shpesh të flitet për “lambien”, si një infeksion parazitar, pa u thelluar më tej për mënyrat e transmetimit apo dëmet që mund të sjellë ky parazit në organizëm. Mjekja infeksioniste në QSUT, dr. Migena Qato në një përshkrim të hollësishëm të kësaj sëmundje thotë se “nëse një person i infektuar me këtë parazit lahet në pishinë, atëherë shanset që frekuentuesit e tjerë të pishinës të infektohen janë të mëdha”. Lambliaza është një infeksion i zorrës së hollë, shkaktuar nga paraziti, Giardia intestinalis, ose i njohur ndryshe si Giardia lamblia është shkaku më frekuent i sindromeve gastrointestinale parazitare, i cili në shifra statistikore përfaqëson një prevalencë rreth 20% deri 30% në popullatën botërore.

Sëmundja

Giardia lamblia ekziston në dy forma, forma aktive e quajtur ndryshe trofozoide dhe ajo inaktive e quajtur forma kistike. Këto 2 forma biologjike të parazitetit gjenerojnë në mënyrë dinamike njëra-tjetrën, duke siguruar në këtë mënyrë simptomatologjinë e sëmundjes (është pikërisht trofozoidi aktiv ai që dëmton enterocitet e zorrës së hollë, duke u bërë përgjegjës në këtë mënyrë për shenjat dhe simptomat e sëmundjes) dhe transmetueshmërinë apo përhapjen e infeksionit (është forma inaktive, kisti i cili ka atributin për t`i rezistuar për një kohë të gjatë kushteve mjedisore, por edhe aciditetit gastrit pasi gëlltitet, duke u transformuar më pas në trofozoid). Kistet e Giardia-Lamblia janë të pranishme në feçet e personave të infektuar. Në këtë mënyrë infektimi nga ky parazit është pasojë e kontaminimit të ushqimeve ose ujit me feçe ose me rrugë direkte fekal-orale. Është evidentuar në fakt së mjaftojnë vetëm 10 kiste për të shkaktuar infeksionin. Kistet arrijnë të mbijetojnë edhe në ujërat e liqeneve apo përrenjve, (kjo e bën lambliazën sëmundjen parazitare më të zakontë, të transmtueshme me ujin, e cila nuk kursen kafshët shtëpiake apo ato të egra (edhe pse mekanizmi i transmetimit të sëmundjes nga kafshët tek njeriu nuk njihet qartë). Gjithashtu janë të njohura edhe shpërthimet e lambliazës nga ujërat e pishinave, parqeve ujore apo pishinave dimërore (kjo më tepër pasojë e personave të infektuar, se sa burimeve ujore të ndotura).

Kategoritë

Lambliaza ndodh në kushtet e higjienës së varfër apo kontrollit inadekuat të ujit të pijshëm. E parë nga ky këndvështrim lambliaza është shkaku kryesor i diarresë së udhëtarëve, një kondicion klinik kaq shumë i përhapur. Lambliaza ngelet ende shkaku me i shpeshtë i diarresë në kolektivat e fëmijëve (duke u ekspozuar fëmijët, ekspozohen gjithashtu familjarët e tyre, punonjësit e çerdheve apo kopshteve). Gjithashtu personat që aplikojnë sporte në natyrë dhe konsumojnë ujë nga liqenet apo burime të tjera natyrore janë të riskuar për t’u infektuar.

Shenjat

Periudha e inkubacionit është 1-4 javë. Në pjesën më të madhe të pacientëve sëmundja është vetëkufizuese dhe zgjat 2 deri 4 javë. Por në shumë pacientë të patrajtuar, sëmundja mund të vazhdojë muaj deri në vite me simptoma e vazhdueshme. Disa pacientë shërohen nga ky infektim (me ose pa trajtimin e duhur) po simptomat vazhdojnë, madje për një kohë të gjatë. Këto simptoma shoqërohen me të ashtuquajturën Sindromi i Zorrës së Irrituar post infektive. Shkaqet ende nuk njihen mirë, por një hipotezë e mirë për këtë sindrom është disbakterioza e florës intestinale që vijon pas infeksioneve. Shumica e individëve të prekur nuk paraqesin shenja klinike (sidomos fëmijët); këta pacientë zbulohen rastësisht gjatë në ekzaminimi rutinë të feçes që bëhet në terren të ndonjë sëmundjeje tjetër, si për shembull kur kërkojmë shkakun e një anemie që në rastin konkret është pasojë e mbartjes së këtij paraziti në zorrë. Çrregullime të traktit tretës (meteorizëm, dhimbje barku, veçanërisht ajo epigastrike, nauze, të vjella, shkarkime diarreike disa herë në ditë, sidomos në mëngjes, me feçe të bollshme, të verdha e me erë të keqe. Malabsorbimi është një tjetër manifesim që vjen si pasojë e dëmtimit të enterociteve. Probleme në thithjen e lëndëve ushqyese e sidomos të vitaminës B12 duke shkaktuar rënie në peshë dhe dobësim të organizmit dhe për pasojë anemizmin e organizmit. Përveç kësaj klinike mjaft specifike, nuk janë të pakta rastet me temperaturë subfebrile të zgjatur (temperaturë që shkon deri në 37.5 gradë C). Shumë pacientë kanë fenomene të shprehura alergjike, siç janë urtikariet. Kjo vjen si rezultat i çlirimit të toksinave alergjizuese (substanca alergjizuese) nga paraziti e që mund të shkojnë deri në kriza astmatike. Gjithashtu kemi ndeshur në praktikën tonë të përditshme edhe raste me simptoma nervore që shoqërohen me lipotimi (gjendje të fikëti), ngacmueshmëri e tepruar nervore, kriza epileptike apo edhe shenja të ndryshme psikotike (pacientët ankohen se u lëviz lamblia në sy apo u del nga veshët etj). Kur lamblia përqendrohet kryesisht në rrugët e tëmthit situata është më komplekse. Në këtë rast pjesa e tëmthit është një terren mjaft i përshtatshëm për shumimin e parazitëve dhe shërben si depo për to. Në këto raste pacientët ankojnë për të vjella dhe hidhërim të gojës, të përziera sidomos në mëngjes kur zgjohen nga gjumi, dhimbje në anën e djathtë të barkut që korrespondon me tëmthin dhe mëlçinë. Këto raste mund të shkojnë deri në hepatite dhe janë ndër format më të vështira sa i takon mjekimit të tyre, i cili është mjaft kompleks.

Diagnoza

Mënyra më e mirë për të diagnostikuar këtë infeksion është nëpërmjet testimit të antigenit në feçe . Ajo çka identifikohet me këtë test është proteina e Giardia lamblia dhe më tepër se 90% e të infektuarve diagnostikohen me anë të këtij testi. Një tjetër mjet diagnostikimi është vëzhgimi mikroskopik i parazitit. Në mënyrë që të identifikojmë të gjithë të infektuarit, ky ekzaminim përsëritet me tre mostra të ndryshme nga çdo pacient. Krahasimisht me testin e antigenit, kërkon më tepër kohë dhe ka një përqindje më të ulet dedektimi. Por vëzhgimi mikroskopik ka avantazhet e veta duke qenë se na lejon të evidentojmë dhe patogjene të tjerë përveç lamblias, të cilët kanë shkaktuar sindromët diarreike në pacientë të caktuar.

Trajtimi

Trajtimi më i aplikuar deri me sot për giardiazën është imetronidazole (Flagyl) për 5-10 ditë. Ka një efikasitet të mirë, rreth 75% deri 100%, por zakonisht shoqërohet me efekte anësore të rëndësishme si nauze, dhimbje epigastrike dhe cefale`. Aktualisht metronidazoli së bashku me dy preparate të tjera, Tinidazole dhe Quinacrine janë medikamentet e aprovuara edhe nga FDA (Food and Drug Administration) për trajtimin e Lambliazës. Ndodh në disa raste, trajtimi me secilin nga këto preparate, të dështojë në eradikimin e këtij paraziti. Në të tilla raste, preparati mund të ndryshohet, të përdoret për një kohë më të gjatë ose të kombinohet me një preparat tjetër (p.sh. quinacrinë dhe metronidazol).

Parandalimi :

  • Hapi i parë fillon me kontrollin e ujit që konsumohet. Uji i pijshëm konsiderohet i tillë kur i është nënshtruar testimeve të kujdesshme nga instancat përkatëse
  • Në rast se nuk ekziston siguria e testimit të ujit të pijshëm atëherë detyrimisht duhet aplikuar zierja dhe më pas filtrimi i tij
  • Të evitohen sjelljet ekspozuese (përdorimi i akullit nga ujë i patrajtuar, larja e dhëmbëve, larja e frutave dhe perimeve)
  • Larja e kujdesshme e duarve (para ngrënies, pas përdorimit të tualetit, ndërrimit të pelenave ose prekjes së kafshëve shtëpiake) ngelet gjithashtu mjeti më i mirë, i sigurt parandalues 

Burimi: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”- nga Dr. Migena Qato, Mjeke në Shërbimin Infektiv, në QSUT

5 perimet “antibiotikë” që shërojnë sëmundje

$
0
0

picodegalloDomate, spec, qepë, hudhër dhe majdanoz, këto perime mund të quhen edhe si antibiotikë bimorë, pasi janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut me vitaminat A e C dhe nevojat e organizmit për vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh

Mund të konsiderohen si pesë super perimet që shërbejnë si “antibiotikë” në trajtimin e shumë sëmundjeve. Domatja, speci, qepa, hudhra dhe majdanozi janë këto pesë super perime të cilat edhe pse me siguri janë pjesë e menysë ushqimore, duhet të shtoni konsumimin e tyre, pasi vlerat ushqyese që ato përmbajnë janë të jashtëzakonshme.

Perimet

Në jetën e njeriut perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm si ushqim, por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, pasi ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. Perimet përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht, vitamina. Ato nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. Perimet janë të pasura me kripëra të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit, hekurit etj., të cilat treten lehtësisht nga organizmi i njeriut. Disa nga perimet janë të pasura me proteina në sasi të barabartë me mishin, si për shembull, bishtaja (që quhet mishi i gjelbër) dhe në përgjithësi bishtajoret. Sa për vitaminat, perimet mbajnë vendin e parë. Vitaminat luajnë rolin kryesor në shkëmbimin e lëndës (metabolizmit) në organizmin e njeriut, pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut vitaminat A dhe C dhe nevojat e organizmit me vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh.

Domatja

Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe ulcerave kronike. Vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.

Speci

Speci po kështu ndihmon shërimin nga fruthi dhe dizenteria. Gjen përdorim të gjerë i freskët dhe i konservuar si piper, në sallata, turshi etj. Ka vlera të mëdha sepse përmban elemente të domosdoshme për organizmin siç janë karbohidratet (glukozë e fruktozë), proteina dhe yndyra. Sidomos, farat e tij që përmbajnë mbi 25% yndyrë. Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50 gr speca të freskët. Edhe vlerat kurative janë të mëdha. Speci aktivizon gypin tretës, hap oreksin dhe ndihmon për shërimin e disleksisë, fruthit, dizenterisë, rrufës etj. Në spec është zbuluar edhe vitamina P1, që lufton sëmundjet e enëve të gjakut.

Qepa

Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak. Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut. Kuron me sukses gërvishtjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga shpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar, cipën e hollë të saj. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor (melankoli, nevrasteni).

Hudhra

Edhe kjo kuron arterosklerozën dhe sinusitin. Hudhra e thatë përdoret për të përmirësuar shijen e gjellëve, ruajtjen e konservave dhe të turshive. Që në kohë të lashta, popujt kanë njohur vetitë e saj dezinfektuese. Mjekësia moderne i ka njohur edhe aftësinë për të kuruar arterosklerozën, tensionin e rritur të gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut. Është e pasur me vitamina, karbohidrate e vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58% insulinë. Një kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteret e tuberkulozit, tifos, paratifos, dizenterisë, kolerës, gripit, sinusitit etj. Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat që kalbin lëndën organike. Përdorimi i hudhrës ndikon në zgjatjen e jetës. Preparatet farmaceutike që prodhohen prej saj kanë efekte më të mëdha se penicilina.

Majdanozi

Ndërsa majdanozi, është antiseptik dhe pastrues i mushkërive. Bimë aromatike që njihet dhe përdoret si erëz, por është një nga perimet me vlera të pallogaritshme ushqimore, e shëruese për disa lloje sëmundjesh. Prandaj është e këshillueshme që majdanozi të përdoret sa më gjerësisht në të gjitha format, në gjellë, në sallata, sidomos i freskët. Është nga bimët më të pasura me proteina dhe në vitaminë C e sheqerna. Është nga ilaçet e mira për uljen e tensionit të gjakut, hap oreksin, është diuretik dhe antiseptik shumë i mirë i gjakut. Vepron në sëmundjet e mushkërive. Është e këshillueshme që fëmijët e vegjël të konsumojnë sa më shumë majdanoz gjatë ditës, të larë.

 

1-Domatja shquhet për vetitë e saj mbi lëkurën, zemrën dhe reumatizëm. Për vlerat e saj ushqyese gjen përdorim të gjerë. Është e pasur me vitamina C dhe A. Gjithashtu me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit

2- Speci është i pasur me potas. Lëngu i tij përmban kripëra të hekurit, që pasurojnë hemoglobinën e gjakut. Speci përmban vitaminë C më shumë se gjitha perimet e tjera, madje më shumë se limoni e portokalli. Për të siguruar nevojat ditore për vitaminë C duhet konsumuar 50 gr speca të freskët

3- Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të lirohet acidi klorhidrik në stomak

4-Hudhra e thatë përmban rreth 58% insulinë. Një kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteret e tuberkulozit, tifos, paratifos, dizenterisë, kolerës, gripit, sinusitit 

5-Majdanozi është nga ilaçet e mira për uljen e tensionit të gjakut, hap oreksin, është diuretik dhe antiseptik shumë i mirë i gjakut. Vepron në sëmundjet e mushkërive. Është e këshillueshme që fëmijët e vegjël të konsumojnë sa më shumë majdanoz gjatë ditës, të larë

 


Plazhet pa mushkonja, pastrohen 50 ha vijë bregdetare

$
0
0

plazhiDezinsektimi, Beqaj: Reduktojmë prezencën e mushkonjave në bregdet. Ministri i Shëndetësisë inspektoi një prej grupeve të terrenit për kryerjen e dezinsektimit të 50 ha sipërfaqe në zonën Velipojë-Shkodër 

Një sipërfaqe prej 50 hektarësh është dezinsektuar në zonën e Shkodrës dhe atë të Velipojës gjatë këtij viti. Nuk ka qenë vetëm sipërfaqja e zonave bregdetare, por edhe kanalet, pusetat dhe bodrumet pranë këtyre zonave, ato që janë përfshirë gjithashtu në këtë proces të kontrollit të përhapjes së mushkonjave apo insekteve të tjera të dëmshme.

Inspektimi

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një inspektimi të punës në terren të një prej ekipeve që po zbaton programin e dezinsektimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka pohuar se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës. “Procesi i dezinsektimit po kthehet tashmë në një proces të konsoliduar që Ministria e Shëndetësisë bën përgjatë gjithë zonës ligatinore të Ultësirës Perëndimore, por edhe në disa qytete kryesore të vendit,” – tha ai.

“Edhe në Velipojë, është viti i dytë që zbatojmë këtë procedurë,” – vazhdoi më tej z. Beqaj, duke shtuar se, praktikisht, ka një përmirësim të ndjeshëm të reduktimit të prezencës së mushkonjave në orare të caktuara të ditës. “Besoj se kjo ndihmon jo vetëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke pakësuar bezdisjen ndaj pushuesve, por sigurisht ul shumë edhe rrezikun që nëpërmjet tyre mund të merren sëmundje të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut,” pohoi Beqaj.

Sa i përket preparateve të përdorura, ato janë krejtësisht agjentë biologjikë, në mënyrë që të mos ketë shkatërrim të florës dhe faunës në zonat e dezinsektuara. “Ky trajtim, po realizohet për herë të parë, pasi përdoren mjetet nga më të mirat, janë mjete biologjike, për luftimin e larvave dhe mushkonjave. Tashmë, nuk ka më insekticide kimike, të cilat dëmtojnë florën dhe faunën, duke mos pasur asnjë ndikim te njerëzit, kafshët apo edhe qeniet e tjera më të vogla,” ka pohuar Dr. Jorgji Petrokosta, mjek epidemiolog dhe drejtues teknik i këtij programi në këtë rajon.

Analizat

Nga matjet e realizuara nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit të Shkodrës, rezulton se në zonat e dezinsektuara nuk ka prani të larvave të mushkonjave. “Aktualisht, ne kemi përfunduar trajtimin e dytë në Shkodër dhe në Velipojë. Duhet thënë që, në total, janë dezinsektuar rreth 50 ha sipërfaqe, dhe gjithashtu, janë dezinsektuar rreth 2 mijë m2 sipërfaqe në bodrume vetëm në qytetin e Shkodrës, si dhe rreth 1 mijë m2 të tilla në Velipojë. Ne besojmë që, pas këtyre trajtimeve, do të kemi rezultate shumë të mira, ashtu sikurse edhe vendet e tjera që i kanë aplikuar këto metoda,” ka pohuar Dr. Artan Mesi, Mjek Epidemiolog, Shef i Shërbimit të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, DRSH Shkodër.

Deri tani, janë bërë 2 trajtime dezinsektimi të zonave bregdetare të Shkodrës dhe Lezhës, duke përdorur teknikat e Cold-fogging (Bti ËG); Pompave me presion të lartë (Bti ËG); dhe Atomizatorit të shpinës për granula (Bti G) për sipërfaqet e gjera, ndërsa Granulatorët e dorës (Bti + Bsph) janë përdorur për pusetat; dhe Dozatorët për lëng (film monomolecular) për bodrumet.

Procesi i dezinsektimit në zonën e Shkodrës dhe Velipojës do të vazhdojë deri në fund të muajit tetor.

Turizmi

Ndërkohë që prej datës 15 qershor 23800 pushues dhe turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjitha qendrat shëndetësore turistike të çelura në të gjithë vendin. Shifra është bërë publike nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të realizuar pranë Qendrës Shëndetësore të ngritur posaçërisht për sezonin turistik tek zona e Malit të Robit, në Golem. Kreu i shëndetësisë ka pohuar se me ofrimin e këtij shërbimi në zonat turistike ky sezon ka qenë edhe më i plotë për turistët.”

“Praktikisht, nga nisja e këtij shërbimi në 15 qershor deri në fund të javës së parë të gushtit, jemi në 23800 pushues që kanë marrë shërbimin në këto qendra shëndetësore, dhe ne besojmë se u kemi plotësuar atyre pushimet, kemi kontribuuar në një sezon turistik të suksesshëm, por japim edhe më shumë garanci për operatorët turistikë që në paketat e tyre të ofertave kanë edhe këtë element garancie minimale,” nënvizoi ministri.

Nga ana tjetër, mjekët e kësaj qendre shëndetësore kanë treguar se rastet më të shpeshta te fëmijët janë gastroenteritet, infeksionet dhe pickimet nga insektet apo peshqit, kurse tek të rriturit, problemet kardiake dhe diabeti.” Numri i rasteve ka ardhur duke u shtuar, sidomos këtë 3-javëshin e fundit, duke shkuar deri në 40-50 vizita përgjatë 24 orëve.

Deri më sot, kemi realizuar 1500 vizita, ku pjesa më e madhe kanë qenë fëmijë me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore por edhe gastroenterite apo reaksione alergjike, kurse pjesa tjetër i takon moshave më të mëdha me kriza hipertensive apo çrregullime të diabetit,” ka pohuar Esmeralda Zaçe, mjeke pranë kësaj QSH.

Kjo e fundit ka theksuar, se  QSH është e pajisur me të gjitha barnat dhe aparaturat e duhura për të trajtuar urgjencat e ndryshme. “Shërbimi shëndetësor ka funksionuar nga 15 qershori deri më sot, përgjatë 24 orëve, duke u përpjekur që t’u përgjigjemi të gjithë urgjencave në kohë sa më të shpejtë të mundshme, duke pasur si ndihmesë furnizimin e plotë me barna dhe të gjitha materialet e mjekimit që na duhen për të përballuar këto raste, që nga defibliratori, EKG-ja, glukometri, saturometri, si dhe autoambulanca, e cila na është përgjigjur në çdo kohë,” theksuan bluzat e bardha.

Angazhimin dhe përkushtimin e personelit, kreu i shëndetësisë nuk harroi ta verë në dukje përmes falenderimeve, duke pohuar se shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin, dhe sidomos në zonat turistike, ka qenë në gatishmëri të plotë. “Kemi një shërbim korrekt, profesional, dhe është arritur që të ketë një shërbim normal me barna dhe materiale mjekësore të nevojshme për urgjencat verore. Unë do të falenderoj mjekët dhe infermierët qe punojnë me profesionalizëm këtu, por edhe drejtuesit e QSH në Durrës dhe në Kavajë, që bashkërisht arrijnë të shërbejnë këtu apo në rastet kur duan të përcjellin pacientë të ndryshëm ne spital qoftë më shërbimin e autoambulancës,” pohoi ministri Beqaj.

Gjatë 2 javëve të fundit në të gjitha Qendrat Shëndetësore Turistike është vëne re një rritje e numrit të pacientëve për shkak të fluksit të madh të pushuesve në këto zona.

Video/ Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Ja pasojat…

$
0
0

punoni-ulur-550x294Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Nëse po, jeni duke e dëmtuar trupin tuaj duke mos bërë asgjë. Erica Fritz, terapiste dhe menaxhere e “Orthopedic Physical Therapy Center” thekson se, punonjësit e zyrave duhet patjetër të praktikojnë këto ushtrime gjatë kohës që janë ulur, në mënyrë që të mos dëmtojnë trupin e tyre.

Ja tre veprimet që duhet të bëni gjatë kohës që jeni në punë:

  • Duhet patjetër të çoheni në këmbë çdo 30 minuta dhe të qendroni në këmbë.
  • Të ushtroni qafën herë pas here, duke e çuar atë pas dhe anash.
    • Lëvizni këmbët herë pas here në mënyrë që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut./Tv Klan/

Vajza është në pikë të hallit me të fejuarin, fiksimi i tij i hoqi trurin

$
0
0

v-4Problemet në çift janë nga më të ndryshmet e kjo vajzë duket se është në pikë të hallit me të dashurin e saj. Ky i fundit është i fiksuar pas ushqimeve të fast-foodit, ndaj vajza kërkon ndihmën e psikologes për të zgjidhur hallin.

Letra e vajzës:

I fejuari im është shumë i dhënë pas fast-food-eve dhe ka shtuar të paktën 12.7 kilogramë. Por ai është vetëm 24 vjeç dhe unë jam shumë e shqetësuar për të. Unë jam 25 vjeçe dhe e dua atë në pafundësi. Jam munduar që ta bindim të hajë ushqime të shëndetshme, por ai mendon se unë po i kushtoj shumë rëndësi këtij problemi.

Nëna ime vdiq nga obezitetin, prandaj jam shumë e shqetësuar për të fejuarin tim që po bëhet obez.

Përgjigja e psikologes:

Keni shumë të drejtë të jeni e shqetësuar, pasi të jesh mbipeshë është një rrezik i madh. Mos e ndaloni të hajë ushqime të gatshme, por sugjerojini të hajë ushqime të shëndetshme gjatë ditëve të javës.

Ju sugjeroj të nisni stërvitjen dhe të shkoni në palestër bashkë, shkoni të notoni, komplimentoje dhe inkurajoje që të krenohet me pamjen e tij.

Ja sa duhet të punojnë njerëzit mbi të 40-tat

$
0
0

5120Të punosh me orar të plotë pas moshës 40 vjeç, nuk është e mirë për trurin.

Punë për më shumë se tre ditë në javë pasi të keni arritur këtë moshë mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të menduar!

Një letër nga Instituti Melbourne për kërkime ekonomike dhe sociale thotë se duke punuar deri në 30 orë në javë është e mirë për trurin, por puna më shumë se kaq çon drejt greminës, transmeton “Klan Kosova”.

Nëse ju do të punoni 60 orë në javë, aftësia juaj njohëse do të jetë më e keqe se ajo e dikujt që nuk ka punuar kaq. Megjithatë, në anën tjetër, ju do të keni më shumë para se ata.

 

 

Kruajtja e hundës nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm për shëndetin

$
0
0

Nuk është vetëm turp që të kruash hundën. Ka një arsye shëndetësore shumë serioze përse nuk duhet ta bëni një veprim të tillë.kruaj hunden

Herën tjetër kur të gërmoni tek hunda, rikujtoni këtë paralajmërim, sidomos nëse keni fëmijë.

Sipas dr. Erich Voigt, ky veprim nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm.

Gjatë një interviste të dhënë përBusiness Insider, dr. Voigt ka shpjeguar se si mikrobet në hundë, si Staphylococcus aureus (një bakter që qëndron në fillim të hundës) mund të shkaktojnë gërryerje, gjakderdhje dhe irritim të hundës nëse e bëni një veprim të tillë.

Në varësi edhe të gjërave që kanë prekur duart tuaj, gjendja mund të bëhet edhe më shumë serioze.

Ky veprim është sidomos i rrezikshëm për fëmijët, duke qenë se kanë më shpesh gjakderdhje në hundë.

“Tek pjesa e hundës ka më shumë furnizim të gjakut – në fillim të hundës janë të vendosur pesë arterie. Gjatë kruajtjes së hundës mund të çahet ndonjë nga këto arterie dhe të shkaktohet gjakderdhje”, shpjegon ai.

Burimi: Mirror / shendeti.com.al/  

Viewing all 2522 articles
Browse latest View live