Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all 2522 articles
Browse latest View live

Dështim në Shëndetësi/ Shqipëria, e fundit në Europë për shpenzime

$
0
0

2015-01-27_07Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015 shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB-së, teksa mesatarja e europiane për këtë tregues ishte 6%.

Në këtë renditje Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Bosnja akordon 6.9% të fondeve në raport me PBB për shërbimet publike të shëndetësisë, Kroacia 6.4%, Maqedonia 4.3%, Mali i Zi 4% dhe Serbia 6.1 %.

Vendet e rajonit shpenzojnë mesatarisht për shërbimet e shëndetit 5.5% të PBB-së, ndërsa Shqipëria sa gjysma e këtij treguesi me vetëm 2.8 % të PBB-së.

Shpenzimet më të larta shihet t’i kenë Danimarka, Holanda dhe Suedia të cilat kanë dedikuar 9-10% të PBB-së për shëndetësinë.

Shpenzime të larta mbi 8% ofrojnë edhe Gjermania dhe Franca, Belgjika, ndërsa për shumicën e vende europiane ky tregues është 5-7% të PBB-së.

Shqipëria ka pasur historikisht shpenzime të ulëta për shërbimet e shëndetit dhe arsimit për shkak të ardhurave të ulëta që grumbullon arka e shtetit.

Për 2012-2015, vendi ka grumbulluar 25.2% të të ardhurave në raport me PBB-në teksa mesatarja e Europës për këtë periudhe është 40.4 % e PBB-së.

Me gjithë fondet e pakta, shpenzimet dedikuar shëndetit nuk mirëpërdoren dhe nuk arrijnë të alokohen sipas programit. Në dy vitet e fundit, gjatë rishikimit të buxheteve vjetore, fondet për shëndetësinë janë shkurtuar./Monitor/

14112055_10210316354414782_345643634_n

 


Rama: Ja një tjetër provë e shëndetësisë falas

$
0
0

Edi Rama ka qenë sot në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për atë që kryeministri e quan “një tjetër zhvillim me rëndësi në shërbimin tonë shëndetësor!”.

Rama shkruan në rrjetet sociale se “Pas shumë e shumë vitesh që protezat bliheshin nga pacientet në nevojë, deri në 3000 Euro, dhe për këtë arsye jo pak njerëz nuk e siguronin dot një protezë, është siguruar më në fund furnizimi FALAS për çdo pacient”.

Sipas kryeministrit “Ky shërbim do të ofrohet FALAS fillimisht në spitalin e traumës, në shërbimin e ortopedisë në QSUT dhe në spitalin rajonal të Durrësit, dhe do të shtrihet brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, në të gjitha shërbimet e ortopedisë në rang vendi”.

“Pas lehtësimit të pjesshëm të barrës financiare për protezat që filloi në 1 janar 2015, duke përjashtuar nga taksa e vjetër 20% pajisjet mjekësore të implantueshme, sot barra e mbetur rreth 2 milionë USD në xhepat e njerëzve në nevojë për këtë shërbim, hiqet tërësisht”, – thekson kreu i qeverisë.

I përkisni grupit të gjakut “0”? Ja çfarë nuk dini për veten

$
0
0

zero-e1472130906585Njerëzit me grupin e gjakut “0” janë më të veçantë pasi mund të japin gjak për individë me çdo lloji tjetër gjaku. Kur është fjala për marrjen e gjakut, gjaku prej grupit të tyre është i vetmi që përputhet me ta.

Ky lloj gjaku ju bën mjaft të veçantë dhe të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Njerëzit me këtë grup gjaku janë të aftë dhe të suksesshëm.

Por janë më të prirur për t’u prekur nga sëmundje të veçanta, për shembull, ulcerat, gjendrat tiroide, dhe mungesa e jodit.

Në Japoni, grupi i gjakut 0 është i lidhur me një lloj të veçantë identiteti. Njerëzit që kanë këtë grup gjaku konsiderohen të jenë studentët më të mirë dhe më të zgjuar krahasuar me të tjerët. Kjo pasi paraardhësit e tyre ishin gjahtarë të mirë dhe shquheshin për nivele të larta të mbijetesës për shkak të aftësisë së tyre për të vlerësuar kushtet mjedisore.

Njerëzit me grupin e gjakut 0 duhet të qëndrojnë larg nga kafeina dhe alkooli. Kafeina mund të jetë veçanërisht shkatërruese, pasi rrit nivelin e adrenalinës, duke qënë se është tashmë e lartë tek individët me këtë grup gjaku.

Rekomandohet që personat me këtë grup gjaku të ushtrohen 3 deri në 4 herë në javë./Shendeti/

Produktet e vërteta natyrale të jetëgjatësisë

$
0
0

arraNjë sërë studimesh kanë treguar se njerëzit, të cilët konsumojnë rregullisht fruta të thata arrore kanë më pak rrezikshmëri ndaj të gjitha rasteve të sëmundjeve me rreth 23% të rriskut, krahasuar kjo me njerëzit të cilët nuk i konsumojnë. Arrorët janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar në mëngjes dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara.

Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin. AgroWeb ju shpjegon pse dhe si: Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Studimet tregojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.

Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë edhe si anti-inflamatorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë për të ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare, hemoragjisë cerebrale, kancerit të prostatës dhe të zorrës.

Acidet yndyrore Omega-3 gjithashtu ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e  depresionit dhe sëmundjes së Alzheimer. Frutat arrore kanë flavonoide si karotenë, lutein, etj, komponentë këto që ofrojnë mbrojtje kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve nervore dhe atyre virale/infeksioneve fungale.

Studimet tregojnë se tek arrorët, veçanërisht tek kikirikët, përbërës si resveratrol zvogëlojnë rrezikun e goditjeve nga alterimi i mekanizmave molekulare në enët e gjakut. Ato ulin ndjeshmërinë ndaj dëmtimit të enëve të gjakut. Vlerat ushqyese të frutave arrore janë të plota, pasi përveç kalorive dhe vitaminave, ato janë dhe një burim i pasur me minerale si manganezi, potasi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku, fluori dhe selenium. Potasi është një faktor i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve të trupit, që ndihmojnë në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut.

Fluori nga ana tjetër është një përbërës thelbësor në shëndetin e dhëmbëve tanë. Mbi të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm. Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së lëkurës, duke e mbrojtur nga radikalet e lira./AgroWeb

Çfarë i bën Aloe Vera trupit tuaj dhe pse quhet bima e pavdekësisë

$
0
0

aloe-vera-625_625x350_71443086188E njohur për egjiptianët si bima e pavdekësisë dhe për amerikanët indigjenë si skeptri i parajsës, aloe vera ka një seri cilësish shëruese të mrekullueshme – për disa prej të cilave mund të jeni të vetëdijshëm. Ndoshta keni edhe aloe vera të mbjellë në shtëpinë tuaj, për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët, por a e dinit që aloe vera nuk është e kufizuar për përdorime të tilla tipike dhe është në fakt edhe më dobiprurëse për trupin, kur merret nga goja?

Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, që përfshijnë polisakaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet, dhe minerale që nxisin përthithjen e ushqyesve.

Sipas Revistës së Shkencës Mjedisore dhe Shëndetit, aloe vera zotëron edhe cilësi antibakteriale, anti-virusore që ndihmojnë sistemin imunitar në pastrimin e trupit nga toksinat dhe patogjenët invadues. Por kjo nuk është gjithcka që aloe vera mund të ofrojë.

Minerale

Aloe vera ka shumë minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, selenin, natriumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Të gjithë këta minerale bashkëpunojnë për të forcuar rrugët metabolike.

Enzima

Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amilaza, dhe lipaza, që ndihmojnë tretjen duke shpërbërë dhjamin dhe molekulat e sheqerit. Një molekulë në vecanti, Bradikinasa, ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Vitamina

Një studim ka treguar se aloe vera përmban vitaminën B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ky është lajm shumë i mirë për vegjetarianët, të cilët shpesh nuk marrin sasinë e duhur të B12 përmes dietës së tyre të rregullt. Por, mbani parasysh, se nuk duhet të mbështeteni vetëm tek aloe vera për nevojat e përditshme të B12.

Të tjerë studime kanë treguar se të marrësh aloe, mund të ndihmosh në disponueshmërinë biologjike të vitaminës B12, që do të thotë se trupi mund ta përthithë dhe përdorë më kollaj. Kjo mund të parandalojë mangësinë e kësaj vitamine. Aloe vera është gjithashtu burim i vitaminave A, C, E, acidit folik, kolinës, B1, B2, B3 dhe B6.

Aminoacide

Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet thelbësore që kërkohen nga trupi i njeriut. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik, që lufton inflamacionet dhe bakteret./bota.al/

Ja 8 ushqimet e thjeshta që ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë

$
0
0

62697141-6273-4afc-9fc9-3016fd1659ad---0Sipas një vëzhgimi të bërë nga një fondacion amerikan, rreth 40% e popullsisë amerikane vuan nga pagjumësia në periudha të caktuara të vitit. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet, si sëmundje zemre dhe depresion.

Para se t’i drejtoheni mjekut për këtë problem, përpiquni ta zgjidhni atë me anë të regjimit ushqimor, sepse në fund të fundit, ne jemi çfarë hamë. Ja disa nga ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

Qershitë – Gjatë një studimi, pjesëmarrësit konsumuan 1 filxhan lëng qershie të athët çdo mëngjes dhe një tjetër filxhan pasdite për 2 javë. Pas studimit ata treguan se kishin përmirësim të gjumit. Kjo ndodh për shkak të pranisë së lartë të melatoninës tek qershitë. Melatonina është një hormon që shkakton përgjumje, gjithashtu ndihmon edhe sistemin riprodhues. Nëse nuk dëshironi të pini lëng, mund të konsumoni  një filxhan me qershi para se të flini dhe efekti do të jetë i njëjtë.

Peshku – Peshqit, veçanërisht karkalecat e detit, peshku ton dhe merluci, janë shumë të pasur me triptofan, i cili është një qetësues natyral. Triptofani gjendet edhe tek gjeli i detit, por te peshqit gjendet në sasi shumë më të mëdha.

Bari i bletës – Kjo bimë, pjesë e familjes së mentes, është përdorur prej shumë shekujsh si një ilaç që sjell gjumin. Sipas studimeve të kryera, ai është më efektiv kur përdoret i kombinuar me një bimë tjetër të quajtur  sanëz.  Nga studimi doli se, 81% e pjesëmarrësve që kishin probleme të vogla gjumi dhe morën një kombinim të barërave, patën përmirësim më të ndjeshëm se ata që u kuruan me mjekime nga farmacitë.  Çaji i këtyre 2 bimëve mund të përgatitet si më poshtë:në një filxhan me ujë të nxehtë  vendosim 1-2 lugë çaji bar blete dhe 1 lugë çaji sanëz (të thara), dhe e lëmë për 5 -10 minuta.

Kamomili – Një tjetër bimë që, ashtu si bari i bletës, është përdorur prej mijëra vitesh si ilaç gjumi, është edhe kamomili. Në një eksperiment të kryer mbi minjtë, ai pati të njëjtin efekt qetësues  që kishin edhe barnat, dhe në studimin e vetëm të kryer mbi njerëzit, kamomili uli nivelin e stresit më shumë se e ulnin barnat.

Bananet – Bananet janë të pasura me kalium dhe magnez, dy minerale që nxisin qetësimin e muskujve dhe si pasojë shkaktojnë edhe çlodhje të trupit. Mungesa e magnezit shkakton dhembje muskujsh dhe  pagjumësi, prandaj edhe konsumimi i bananeve është shumë i këshillueshëm në këto raste.

Spinaqi – Përveç se është i pasur në kalium dhe magnez, spinaqi ka përmbajtje të lartë kalciumi, një mineral i rëndësishëm për të bërë një gjumë të shëndetshëm. Kalciumi e nxit trupin të prodhojë melatoninën, hormonin që  ndihmon trupin të mbajë ritmin e rrahjeve të zemrës. Të njëjtat efekte ka edhe konsumimi i perimeve të tjera në ngjyrë të gjelbër.

Qumështi – Ashtu si spinaqi edhe nënproduktet e qumështit janë të pasura me melatoninë, që përveç të tjerave rrisin edhe sasinë e kalciumit në organizëm, studimet kanë treguar se mungesa e kalciumit shkakton pagjumësi.

Bajamet – Ato janë shumë të pasura me magnez dhe kalcium. Këshillohet të konsumohen 10-15 kokrra para gjumit, ose mund të konsumohet gjalpi i bërë nga bajamet dhe efekti do të jetë i njëjtë./gazeta shendeti/

Vetitë speciale të fiqve të verës 

$
0
0

fikFiqtë konsiderohen si një ndër frutat që kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Foto: Flickr Fiqtë e kanë prejardhjen e lashtë nga Lindja e Mesme, por shtëpia e tyre natyrale gjendet në vendet e Detit Mesdhe dhe me krenari edhe në Shqipëri. Që nga lashtësia, koncepti i qytetërimeve për këtë frut dhe për pemën e tij, ka qenë ai i pemës së kënaqësisë, kjo prej ëmbëlsisë dhe mirësive të fiqve. Fiku, është një nga frutat më domethënës në historinë e njerëzimit, përmendet si fruti më i dashur i Kleopatrës së Egjiptit, madje disa studiues besojnë se “fruti i ndaluar” në Kopshtin e Edenit, nuk ishte Molla, por ka qene një pemë Fiku.

Ekzistojnë rreth 150 lloje fiqsh, me ngjyra të ndryshme si të zinj, kafe, vjollcë, deri në disa variacione të fiqve të bardhë. Në Shqipëri rriten disa lloje fiqsh, disa më të hershëm në prodhim e disa të tjerë më të vonshëm, kryesisht të bardhë dhe të zinj, si edhe varietete të fiqve më të vegjël, të quajtur rreka të cilët dalin në treg në fund të verës. Turqia zë vendin e pare në botë për prodhimin e fiqve, ndërsa Shqipëria raportohet të renditet si vendi i tetë në botë për prodhimin e këtij fruti. Përmeti, Berati, Elbasani, por edhe Tirana dhe mjaft zona të tjera të Shqipërisë, sidomos asaj jugore, janë prodhuesit dhe kultivuesit kryesorë të fiqve shqiptarë, ndërkohë që një pjesë e mirë e fiqve vendas përpunohet për reçel, marmelatë, apo thahet për t’u përdorur gjatë muajve të tjerë të vitit. Fiqtë konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë janë një zgjidhje e mrekullueshme për shkak të vetive të tyre, të cilat AgroWeb po i liston në vijim. 1. Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C.

Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës. 2. Janë anti imflamatorë. Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin. 3. Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre. 4. Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë. Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin. 5. Fiqtë zëvendësojnë produktet e qumështit. Nëse s’i toleroni produktet e qumështit, fiqtë ju ndihmojnë. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht ose kos. 6. Fiqtë largojnë pagjumësinë. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor. 7. Kanë efekt laksativ. Farat që kanë në brendësi kanë efekt laksativ, çka ndihmon në rastet e konstipacionit. Fiku është një nga frutat më të pasura me kalium. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë 348 miligram kalium që do të mjaftonin për gjithë ditën. Kaliumi është i domosdoshëm për arteriet e zemrës. Ngjyrat dhe faktet. Fiqtë lejla janë më të përhapurit dhe më të ëmblit nga të gjitha llojet. Fiqtë jeshilë janë më të lëngshëm dhe kanë një lëkurë më të hollë. Fiqtë e zinj janë më të thatë dhe qëndrojnë më gjatë në pemë në krahasim me të tjerët. Fiqtë e vegjël rreka janë paksa të rrudhosur dhe me një shije mes fiqve të thatë dhe atyre të njomë./AgroWeb

Bishtkali, shëruesi i mahnitshëm natyror 

$
0
0

Hysni Dankshi, Mjek alternativ

Kjo bimë është shumë e pasur me silic dhe njihet për aftesitë e saja shëruese të plagëve të lëkurës dhe mukozave,

bishtkaliPërbërësit: Silica, alkaloide, sapoina, flavonoide, minerale, kalium, mangan, fitosterole.

Veprimi:Vazokonstriktor, ndalon gjakrrjedhjen, diuretikë, antiinflamator, shëron infeksionet urinale.

Pjesët që përdoren : Kërcejt e saj janë më të gjatë ,ato shtypen dhe vendosen mbi plagë që ndalon gjakrrjedhjen. Ai vepron dhe në rastet me gjakrrjedhje nga hunda si dhe në rastet me gjakrrjedhje të madhe gjatë periodave, tjetër veprim është ai diuretikë. Rekomandohet në çrregullime të traktit urinar si dhe në probleme me prostatën. Kjo bimë tonifikon mukozën e traktit urinar tek personat që nuk mund të kontrollojnë urinimin, sidomos gjatë natës si dhe ndihmon në problemet më lëkurën.

Përdorimi: Dekokti:përdoret në periodat e rënda,probleme të lëkurës si akne, puçrra, ekzema, në ulçerën e stomakut, inflamacione të traktit urinar si dhe çrregullime të prostatës dhe të mushkrive.

Kompresa: vendosat mbi plagë, ekzema, ulçera të këmbëve etj.

Gargara: hollohet dekokti dhe përdoret për gojën, mishrat e dhëmbëve ose inflamacionet e fytit.

Lëngu: bishti i kalit ose siç quhet ndryshe në gjuhën popullore këputje,përdoret në mënyrë të përkryer për inflamacionet e rugëve urinare. Në rastet me gjakrrjedhje nga hunda, njomet një tampon pambuku me dedoktin dhe vendoset në hundë.

Kapsulë: kjo formë farmaceutike është më e mirë dhe më e mundshme që mund të merret nga bishti i kalit. Përdorimi është i njëjtë si për dekoktin, si për kapsulet.


Studimi në SHBA/ Kurrë mos e pastroni vaginën me këtë produkt

$
0
0

vagina pastrimiEdhe pse vagina pastron veten, 25% e femrave përdorin produkte plot me kimikate për ta pastruar atë, gjë e cila dyfishon rrezikun e kancerit ovarian. Sipas studimeve të fundit, kontakti i këtyre produkteve me lëkurën e vaginës është me të vërtetë i lidhur me infeksionet vaginale, por hulumtimi i fundit ka shtuar edhe kancerin në listën e rreziqeve.

Dhe ndërsa gjinekologët u bëjnë thirrje grave të mos përdorin produkte të tilla për pastrimin e vaginës, ato e shohin këtë proces të lidhur ngushtë me higjienën, thotë epidemiologu Joelle Brown, i cili shton se është e domosdoshme të ndaloni përdorimin e këtyre produkteve.

Kanceri ovarian është një vrasës i heshtur që i shfaq me shumë vonesë simptomat. Gjatë një studimi të fundit të publikuar tek Revista Epidemiologjia, u analizuan të dhënat e më shumë se 41 mijë femrave nga SHBA dhe Porto Riko, nga viti 2013. Ato ishin të moshës 35-74 vjeç, dhe kishin një pjesëtar të familjes që vuante nga kanceri i gjirit. Në fillim të studimit, asnjë nga subjektet nuk vuante nga ndonjë lloj kanceri.

Deri në vitin 2014, 154 subjekte u diagnostikuan me kancer ovarian. Gratë që kishin përdorur solucione për pastrimin e vaginës një vit para fillimit të studimit, kishin dyfishuar rrezikun e kancerit ovarian, dhe mundësia për t’u prekur ishte edhe më e fortë në mesin e grave që kishin një histori familjare të sëmundjes.

Hulumtuesja shkencore Clarice Veinberg, nga Instituti i Kërkimeve të Shëndetësisë në Karolinën e Jugut, thotë se nuk ka asnjë arsye për të përdorur produkte plot kimikate për pastrimin e vaginës. Ajo pastron veten natyrshëm duke mbajtur larg infeksionet bakteriale që mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues, shkruan gazeta Shëndeti. Megjithatë, gratë e moshës 15-44 ende e përdorin këtë metodë.

Për të shmangur problemet shëndetësore, ju duhet të pastroni vaginën vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe kurrë mos përdorni parfume, xhel apo kremra të cilat mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

 

Ja cilat sëmundje janë të trashëgueshme dhe priren të transmetohen nga njëri brez në tjetrin

$
0
0

Sëmundjet e trashëgueshme ose të quajtura ndryshe sëmundje gjenetike, janë ato lloj sëmundjesh që transmetohen nga njëri brez në tjetrin. Aktualisht këto lloje sëmundjesh janë të pashërueshme, pasi shkenca nuk ka arritur ende të gjejë dhe të korigjojë defektin në gjenet e këtyre njerëzve.

Në ndryshim nga sëmundjet e tjera, sëmundjet gjenetike duke qënë se transmetohen nga njëri brez në tjetrin përbëjnë rrezik për njerëzimin sepse shtohen bartësit e fshehtë të këtyre sëmundjeve dhe për rrjedhojë lindja e fëmijëve të sëmurë.

Ja disa nga sëmundjet e transmetueshme më të përhapura në Shqipëri:

  • genetikeHumbja e kujtesës

Sëmundjet Alzheimer, skleroza dhe sëmundje të tjera neurologjike janë sëmundje gjenetike. Alzheimer zakonisht lind pas moshës 65 vjeçare ndërsa skleroza konsiderohet më shumë si një sëmundje femërore. Skleroza trashëgohet nga nëna tek vajza në 90% të rasteve, gjithmonë në moshën e tretë. Mjekët këshillojnë analizën e pemës gjenalogjike të familjes dhe evidentimin e rasteve, kjo për t’i trajtuar më pas në kohë.

  • Sëmundjet e zemrës

Studimet mjekësore kanë treguar se fëmijët e prindërve që vuajnë nga zemra kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga këto sëmundje. Kjo sëmundjet mendohet që trashëgohet dhe midis fëmijëve, vëllezërve – motrave.

  • Hipertensioni

Hipertensioni zakonisht shfaqet tek personat pas të 40-ave, por rëndohet edhe më shumë tek personat e moshës së tretë. Më të prekura nga kjo sëmundje janë gratë, prandaj vajzat që kanë nëna me hipertension kanë rrezik edhe më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje.

  • Pankreasi

Shfaqja e sëmundjes së pankreasit ka dy mundësi: e para është trashëgimia që do të thotë se personat lindin me këtë sëmundje ose ju shfaqet që në fëmijëri dhe rasti i dytë ndodh kur sëmundje provokohet nga fibroza cistike, trajtimet kirurgjikale apo nga disa medikamente të caktuara.

  • Anemia

Të gjithë personat që kanë probleme në muajt e parë të lindjes me aneminë do të thotë se e kanë të trashëguar atë. Zakonisht kjo sëmundje trashëgohet nga nëna tek fëmija, ajo nis të shfaqet gjatë 6-mujorit të parë të lindjes.

  • Diabeti

Studimet mjekësore kanë treguar se predispozicioni për t’u prekur nga diabeti është më i madh tek ata persona që kanë një të afërm me diabet. Edhe pse kohë më parë kjo teori nuk pranohej, në kohët e sotme është vërtetuar se diabeti trashëgohet nga njëri brez në tjetrin tek ata persona që mbartin genin e sëmurë.

  • Dhimbjet e mesit

Sipas një studimi të bërë me 600 binjakë gjenet difektoze janë shkak në masën 60% të kësaj sëmundje. Studimi tregoi se binjakët kishin të njëjtat simptoma, të njëjtat sëmundje të disqeve inter-vertebrale.

  • Parkinsoni

Është një sëmundje që trashëgohet në mënyrë dominante. Të gjitha rastet që janë diagnostikuar me këtë sëmundje kanë pasur një histori familjare të saj.  Në raste shumë të rralla ndodh tek personat që nuk e kanë të trashëguar.

  • Distrofia muskulare

Është një sëmundje e trashëgueshme që karakterizohet nga dobësimi progresiv i muskujve të skeletit. Sëmundja fillon me dobësimin e muskujve që para moshës 3 vjecare dhe avancon me shpejtësi të madhe. Geni jonormal nuk arrin të prodhojë një proteinë të muskulit skeletor që quhet distrofin.

  • Osteoporoza

Është një sëmundje që prek skeletin e njeriut dhe rrallon indin kockor. Sipas studimeve personat që kanë familjarë që vuajnë nga osteoporoza kanë 80% shanse për t’u prekur nga kjo sëmundje.

  • Kanceri i gjirit

Çdo vit zbulohen më shumë se 1 milion raste të grave me kancer gjiri dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin çdo vit. Trashëgimia është faktor për kancerin e gjirit. Motrat ose nënat e atyre që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit janë 2-3 herë më shumë të rrezikuara për t’u prekur nga kjo sëmundje. Thuajse asnjë vajzë që ka pasur motrën apo nënën me këtë sëmundje nuk ka “mundur” t’i shpërojë asaj. Rekomandohet që këto vajza të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

  • Kanceri i stomakut

Është një tjetër lloj kanceri nga më të përhapurit dhe personat që kanë një histori familjare me këtë lloj kanceri i kanë shanset më të mëdha për t’u prekur nga ai.

  • Kanceri i lëkurës

Është një tjetër lloj kanceri i trashëgueshëm, por nga ky lloj kanceri nuk përjashtohen as personat që kanë shumë nishane, qëndrojnë me orare të tejzgjatura të ekspozuar në diell etj.

  • Spondiliatroza

Është një sëmundje shumë e përhapur dhe kryesisht prek shtyllën kurrizore. Spondiliatroza ndahet në dy lloje lumbare dhe cervikale.  Varianti i parë trashëgohet nga babai tek vajza dhe fillon kryesisht pas moshës 23-vjecare. Varianti i dytë i sëmundjes zakonisht nuk është i trashëgueshëm, por mund të kalojë nga babai tek fëmijët.

  • Migrena

Gjenetika mendohet të ketë rol kryesor në dhimbjet e forta të kokës, të tilla si migrena.

  • Astma

Është një tjetër sëmundje që përgjithësisht është e trashëgueshme. Alergjia ndaj agjentëve të caktuar,sulmet asmatike etj, janë të trashëguara gjithashtu.

  • Tiroidet

Tiroidet ndodh shpesh të jenë një sëmundje e trashëguar nga nëna tek djali apo nga babai tek vajza. Sëmundjet e tiroides mund të prekin edhe persona të tjerë, por njerëzit që kanë familjarë me këtë sëmundje i kanë shanset më të mëdha për t’u prekur nga ajo.

  • Reumatizma

Faktori gjenetik është një nga shkaktarët e kësaj sëmundje, e cila ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave, këmbëve dhe duarve. Këtij faktori mund t’i bashkangjiten edhe shkaktarë të tjerë si mosha, klima etj.

  • Talasemia

Është sëmundje gjenetike që shkaktohet nga mungesa ose pakësimi i prodhimit të vargjeve të hemoglobinës. Talasemia është çrregullim i trashëguar i gjakut.

  • Sëmundjet e veshkave

Gurët në veshka dhe sëmundje të tjera të veshkave trashëgohen kryesisht nga nëna tek fëmija. Mjekët rekomandojnë dietë të ekuilibruar tek gratë shtatzëna që vuajnë nga problemet e veshkave. Sëmundjet e veshkave mund të prekin edhe persona të tjerë që nuk e kanë të trashëguar.

  • Kolesteroli

Nëse pavarësisht dietës, aktivitetit fizik etj nuk arrini të mbani nën kontroll kolesterolin e keq, fajtori qëndron tek genet tuaja. Genet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kolesterolit të keq në gjak.

  • Variçet

Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe nuk mund të eleminohen tërësisht. Variçet mund të shfaqen edhe si pasojë e shtatzanisë, mungesës së aktivitetit fizik etj.

  • Betatalasemia

Është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë. Ajo trashëgohet nga nëna tek fëmijët ose nga babai tek fëmijët. Faktori gjenetik e bën këtë sëmundje të trashëgueshme ndër breza. Betatalasemia është një formë anemie që karakterizohet nga qeilza të kuqe anormale dhe jetëgjatësi të shkurtër të tyre.

 

Gramsh/Liqeni i zi i mrekullive dhe legjenda e shërimit të sëmundjeve

$
0
0
grNë dalje të Gramshit, në një lartësi 1700 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Liqeni i Zi. Ky liqen, përveç pamjes së bukur, mbart mbi vete legjendën se bën mrekulli. Çdo ditë këtu ka 200 persona që duke u futur në ujërat e akullta besojnë se do të shërohen.

Efekti i tij në kurimin e sëmundjeve mendohet se konsiston pikërisht në temperaturën e ulët dhe në përmbajtjen e disa kripërave minerale. Fëmijë, të rinj, të rritur e pleq, 6 mijë persona vetëm këtë verë, vijnë këtu dhe tregojnë për mrekulli.

Megjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, këtu nuk ka mjek në rast të ndonjë emergjence, ndërsa njerëzit tregojnë se edhe këto raste nuk kanë munguar. Shërbimi konsiston në vendosjen e disa çadrave, ndërsa rruga deri në Liqenin e Zi është një stërmundim.

Temperatura e ulët bën që Liqeni i Zi të frekuentohet vetëm gjatë muajit gusht. Investimet në infrastrukturë e shërbime dhe një studim për përmbajtjen dhe vetitë e këtij uji jo vetëm do të zhvillonin zonën e thellë të Gramshit, por edhe do t’i kursenin shumë mundime të sëmurëve që kërkojnë shërim.

/ Top Channel

Video/ Tamponi “Marihuanë” mund të jetë zgjidhja e dhimbjeve gjatë ciklit tuaj menstrual

$
0
0

tampon-marijunana-1Ju ndoshta kurrë nuk keni konsideruar kombinimin e marihuanës me menstruacione, por dikush e ka bërë këtë. Ka një mënyrë të re për të trajtuar jo vetëm ciklin tuaj por edhe dhimbjet e bezdisshme që vijnë së bashku me të, gjë e cila bëhet me tamponin e kanabisit.

Një kompani inovative në në industrinë e kanabisit mjekësor mund të kenë gjetur një mënyrë natyrale dhe shumë efektive për trajtimin e dhimbjeve menstruale tek femrat. Jo, ato nuk janë në të vërtetë tampona prej kanabisi por kapsula të vogla të ashtuquajtura Foria Relief.

Kur futet në vaginë ky lloj i kanabis tamponit ofron lehtësim ndaj dhimbjeve të fuqishme.

“Kanabisi ka një histori të gjatë kulturore si një lloj kure natyrale në lehtësimin e simptomave që ndërlidhen me menstruacionet”,- thuhet në faqen e kompanisë në fjalë.

“Qëllimi ynë është që të ndajmë vetitë e fuqishme mjekësore të kësaj bimeje duke shfrytëzuar teknikat moderne të nxjerrjes për standardizim të pastërtisë dhe potencialit, duke siguruar një përvojë shumë të arritshme për të gjitha femrat”.

Ky insertim i vogël është cilësuar si një lehtësues i dhimbjeve gjatë menstruacioneve. Ky supozitor me përzierje të THC dhe CBD, ka për qëllim të rrisë lehtësimin e muskujve duke mos shkaktuar dhimbje.

Kjo është një ide e mrekullueshme për femrat që kanë probleme me PMS, dhe të tilla që vuajnë nga endometrioza. Ky supozitor nëse është i suksesshëm në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, mund të jetë një opsion për zvogëlimin e dhimbjeve gjatë lindjes!

Nëse gjithçka shkon mirë, femrat mënjëherë duhet të ndjejnë lehtësim të dhimbjeve brenda 15-30 minutave pas insertimit.

Ja nga se vuani kur ju del gjak nga mishrat e dhëmbëve…

$
0
0

bleeding-gumsStudimet e fundit paralajmërojnë meshkujt të cilët vuajnë nga gjakderdhja e mishrave, se janë më të rrezikuar nga impotenca. I botuar në revistat mjekësore seksuale, artikulli shpjegon se kur njerëzit vuajnë nga sëmundja dhe përdorin çamçakëz, bakteret nga goja mund të hyjnë në gjakun e tyre.

Kështu, bakteret mund të ndikojnë në enët e gjakut dhe arterieve. Theksohet se ky efekt rrit rrezikun e mosfunksionimit të eksitimit.

Në të vërtetë, më shumë hulumtime dhe më shumë po tregon se disfunksioni erektil, është një shenjë e hershme paralajmëruese e sëmundjeve të zemrës.

Kjo ndodh për shkak se trupi ka nevojë për një furnizim të mirë të gjakut, për një mbledhje dhe enët e gjakut në atë rajon, janë më të vogla se ato në afërsi të zemrës.

Disa nga shenjat e sëmundjes së “çamçakëzit” janë gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, era e keqe e gojës, dhëmbë të lirshme.

Sugjerimet thonë se bakteret mund të shkaktojë një përgjigje të dëmshme sistemit imunitar, duke shkaktuar enët e gjakut që të bëhet i përflakur, ose të kontribuojnë në depozitat yndyrore në arterie.

Mjekët largohen nga Shqipëria

$
0
0
MjekNë dy vite e gjysmë rreth 400 mjekë kanë bërë kërkesë për t’u larguar nga vendi
Rreth 400 mjekë kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria vetëm për dy vjet e gjysmë. Shifrat shqetësuese publikohen nga Institucioni i Urdhrit te Mjekut Presidenti i të cilit thotë se fenomeni po krijon boshllëk në sistemin shëndetësor në vend.
Në dy vite e gjysmë rreth 400 mjekë kanë bërë kërkesë për t’u larguar nga vendi. UMSH: po krijohet boshllëk në sistem, politikë bërësit të nderhyjnë
Thuajse sa mjekë dalin cdo vit nga Universiteti i Mjekësisë aq kërkojnë edhe të largohen nga vendi duke krijuar kështu një vakum në sistemin shëndetësor.
Shqetësimi ngrihet nga Urdhri i Mjekut, institucion ku bluzat e bardha drejtohen për tu pajisur me çertifikatën e sjelljes, dokument i cili ju shërben për t’u punësuar në shtetet ku do të emigrojnë.
Kryesisht synojnë Gjermaninë, por dhe shtete të tjera europiane.
Arsyet që kanë renditur në pyetesorët qe iu ka kërkuar të plotësojë Urdhri i Mjekut janë të ndryshme.
Shkaqe këto që i detyrojnë shumë prej tyre të refuzojnë të punësohen në spitalet e vendit ku prej kohësh mungojnë mjekët specialist. Prandaj Presidenti i Urdhërit të Mjekut e cilëson emergjente ndërhyrjen institucionale.
Vetëm shtatë mjekë specialist sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë pranuar të ushtrojnë profesionin e tyre në spitalet rajonale ndërkohë që vendi ka nevojë për rreth 300 të tillë./ABC

Zbulohet pajisja që mundëson daljen e dhëmbëve të rinj

$
0
0

Screenshot_6-53Implantet dentare na lehtësojnë jetën në shumë drejtime. Ato janë një zgjidhje e mirë për mbushjen e boshllëqeve të dhëmbëve. Falë disa kërkimeve të hollësishme, ekspertët kanë arritur të zbulojnë diçka të pazakontë në lidhje me teknologjinë e implanteve dentare.

Në të vërtetë, ky zbulim tejkalon gjithçka dinim deri më sot në lidhje me implantet dhe protezat klasike. Në të ardhmen e afërt, një metodë revolucioniste do t’u japë mundësinë të gjithë pacientëve të kenë dhëmbë të rinj dhe origjinalë në zgavrën e gojës së tyre.

Udhëheqësi i kërkimit, Dr. Jeremy Mao, ndërtoi një mekanizëm që ndihmon në daljen e dhëmbëve duke përdorur ADN-në.

Teknologjia bashkëkohore premton zhvillimin e dhëmbëve të rinj në vetëm 9 javë. Në rast se pas vendosjes (së pajisjes) në kockat e nofullave, nuk konstatohet ndonjë efekt anësor, atëherë me ndihmën e disa qelizave staminale të marra nga trupi ynë, nis automatikisht procesi i zëvendësimit të dhëmbëve të munguar…

Për momentin, pajisja në fjalë, nuk qarkullon askund, pasi është ende në fazë hulumtimi, plus që nevojitet dhe miratimi përkatës nga autoritetet mjekësore./albstroka.com/


Foto-skandal/ Ja si shpërndahet buka në Tiranë

$
0
0

Një tjetër imazh i trishtë publikohet sot në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për bukën, ushqimin bazë të shqiptarëve.

Fotoja e denonuar nga një qytetar tregon se në çfarë kushtet skandaloze transportohet ajo.

Mungesë përgjegjësi nga bizneset “furra buka”, mungesë kontrolli nga institucionet përgjegjëse? Të dyja qendrojnë. Dhe sërish shtrojmë pyetjen: çfarë po hamë?!!

14117742-10154084756468371-3665931540976630871-n_1472637741-215205-431x450

Video/ Mbështolli këmbët me plastmas, të nesërmen u habit nga ajo që kishte ndodhur

$
0
0

qesjaPlasmani që shumica prej nesh e përdorim në kuzhinë, mund të përdoret gjithashtu për të hequr celulitin dhe dhjamin nga ato pjesë të trupit ku më së shumti është e nevojshme.

Shikojeni videon me poshtë dhe provoni të aplikoni një teknikë të ngjashme për humbje të peshës:

 

 

Si të shmangni helmimin nga alkoli

$
0
0

alkSimptomat e konsumimit të tepërt të alkoolit ndryshojnë në varësi të njeriut dhe të sasisë së alkoolit të konsumuar në një natë.

E kemi provuar të paktën një herë në jetë. Kur koha është e mirë, mbrëmjet bëhen më të gjata dhe kafeja zëvëndësohet me birra ose kokteile. Argëtimi me miqtë nuk imagjinohet pa një gotë alkol dhe nga një bëhen dy e më shumë, kur krejt papritur e gjen veten në 4 të mëngjesit duke u zvarritur nga taksia në gjëndjen më të keqe të mundshme. Të duhet një kohë e gjatë për të gjetur çelësat, ose edhe vetë shtratin. Përplasesh me forcë në dyshek me shpresën se ndjesia që bota po të vjen rrotull do të mbarojë shpejt. Nëse je me fat arrin të bësh një sy gjumë pa nxjerrë zorrët, por zgjimi në mëngjes është i dhimbshëm. Koka të pëlcet dhe bota sërish vjen rrotull. A është ky një reagim normal ndaj të pirët e tepërt e alkolit apo jeni buzë një helmimi të rëndë prej tij?

Konsumimi i tepërt i alkolit Çfarë bëre mbrëmë?

Vështirë ta mbash mend nëse ke vjellë apo kë ngrënë, ke pirë dy apo katër gota? Në një kohë që “qelbesh” nga alkoli, dhimbja e kokës është aq e madhe sa do ta mbash mend gjatë. Megjithatë si ta kuptosh që këto janë thjesht simptomat e konsumimit të tepërt të alkolit apo bëhet fjalë për diçka më shumë.

Më poshtë AgroWeb ka listuar shenjat (fatkeqësisht jo të mira) të konsumimit të tepërt të alkolit  1. Dhembja e kokës 2. Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës dhe zhurmave 3. Të vjella, diare dhe marrje mendsh 4. Irritim, acarim dhe mungesë përqëndrimi 5. Lodhje dhe dobësi 6. Dhembje muskujsh 7. Mungesë oreksi ose fiksim pas ushqimeve me yndyrë Simptomat e konsumimit të tepërt të alkoolit ndryshojnë në varësi të njeriut dhe të sasisë së alkoolit të konsumuar në një natë. Është e qartë që sa më shumë të pish aq më të forta do të jenë simptomat të nesërmen.

Si mund t’i shmangim ato? Së pari na duhet të dimë ndryshimin mes helmimit nga alkooli dhe konsumimit të tepërt të tij. Shenjat e helmimit nga alkooli Helmimi nga alkoli është një hap më tutje nga konsumimi i tepërt i tij. Është një përjetim më intensiv dhe shumë më i rrezikshëm. Në rast se simptomat e ekzagjerimit me alkoolin shfaqen të nesërmen, shenjat e helmimit shfaqen në të njëjtën ditë që ke pirë alkol, por edhe të nesërmen në mëngjes. Si mund ta bësh dallimin mes tyre?

Cilat janë shenjat e helmimit?

1. Temperaturë e ulët e trupit 2. Ethe 3. Rrahje të shpeshta të zemrës 4. Tension i ulët i gjakut 5. Të vjella të vazhdueshme 6. Vështirësi në frymëmarrje 7. Konfuzion 8. Kriza 9. Nxirrje të buzëve ose thonjve Nëse dyshoni që miku juaj mund të ketë këto simptoma, mundohuni t’i masni temperaturën me një termometër që të jeni të bindur. Nëse personi është pa ndjenja, atëherë duhet të kërkosh ndihmë menjëherë. Çfarë duhet bërë në rast se helmohesh nga alkooli? Helmimi nga alkooli është diçka shumë serioze dhe mund të jetë vdekjeprurës. Nëse i njohuri juaj ka vështirësi për të marrë frymë, vjell vazhdimisht, është konfuz ose vini re shenja të tjera, thërrisni ambulancën menjëherë. Mos braktisni kurrë një person të helmuar nga alkooli që ndodhet i shtrirë ose ‘duke përqafuar WC-në’, sepse mund të mbyten me të vjellat e tyre dhe të vdesin. Një banjë e ngrohtë ose e ftohtë nuk është e këshillueshme sepse temperature e trupit në kësi rastesh është shumë e ulët. Mbuloni të njohurin tuaj me një batanije dhe mbani nën vëzhgim frymëmarrjen e tyre deri sa të vijë ambulanca. Kujdesuni që mos mbyten nga të vjellat. Nëse ju vetë dyshoni të jeni helmuar nga alkooli, duhet të kërkoni ndihmë menjëherë. Telefononi ambulancën ose një mik që t’ju vijnë në ndihmë. Nëse të nesërmen e festës suaj ndiheni të dehidratuar duhet të pini shumë ujë (edhe nëse vazhdoni të villni) dhe përpiquni të hani ushqim. Nëse simptomat tuaja janë më të forta se dehidratimi dhe dhimbja e kokës atëherë duhet të shkoni në spital. Si të shmangni helmimin nga alkooli Që të shmangni këto ndjesi aspak të këndshme dhe shumë të rrezikshme, gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është ta mbani pirjen e alkoolit nën kontroll. Ndalni të pirën pas dy gotash, ndonëse ju duket e vështirë. Një hap i tillë do ju ndihmojë të mos keni asnjë nga simptomat e përshkruara më lart. Mos harroni të konsumoni shumë ujë mes dhe pas çdo gote me alkool. Në këtë mënyrë parandaloni dehidratimin nga alkooli që ka efekt diuretic, që do të thotë se e shtyn organizmin të nxjerrë të gjitha lëngjet jashtë. Për më tepër, sigurohuni që përpara çdo mbrëmje me alkool të jeni me barkun plot. E fundit, por jo nga rëndësia: Kurrë mos i jepni makinës në gjëndje të dehur. Merrni një taksi ose telefononi një mik./AgroWeb.org

A i lani çarçafët aq shpesh sa duhet?

$
0
0

07719921-photo-linge-de-lit-fleuri-tropicShumë prej jush mund të mos jenë duke i larë çarçafët aq shpesh sa duhet.

Ndonëse nuk ka një frekuencë të përcaktuar, ekspertët thonë se ato duhen ndërruar të paktën 1 herë në javë.

Kjo pasi, sipas tyre, çarçafët janë burim mikrobesh.

Gjatë gjumit, sqarojnë ekspertët, trupi i njeriut vijon të djersijë duke bërë që të çlirohen vajëra dhe bashkë me to sekrecione të ndryshme, si pështymë, urinë, fekale etj.

Për këtë arsye, nëse çarçafët nuk lahen shpesh, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni një plagë apo gërvishtje në trup.

Sipas ekspertëve, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë në dyshek e jastëk dhe këto të fundit janë më të vështira për t’u pastruar.

Në rastet më ekstreme, vetëm pluhuri që mund të jetë mbledhur në shtratin tuaj mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve si azmë apo alergji të ndryshme.

Ndaj, nëse deri më tani e keni neglizhuar bëni mirë që çarçafët që flini t’i lani të paktën një herë në javë./tvklan.al/

Studimi alarmues: Grimcat e ndotjes përfundojnë në tru

$
0
0

Grimct e vogla të ndotjes janë zbuluar brenda në tru, thuhet në një studim të ri.

Këto grimca të vogla, të zbuluara brenda mostrave të indeve të trurit, mund të kontribuojnë për sëmundje të tilla si Alzheimer, edhe pse mungojnë akoma provat për këtë.

Sipas BBC, zbulimi i grimcave të oksidit të hekurit në tru është cilësuar si thellësisht shokues nga shkencëtarët.

Deri më tani studimet ishin fokusuar tek ndikimi i ndotjes në zemër dhe mushkëri.

Por tashmë ky zbulim i ri ngre të tjera pikëpyetje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit sjell të paktën 3 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Niveli më i lartë i grimcave në tru u gjet tek një meksikan 32-vjeçar, i vrarë në një aksident rrugor.

Të quajtura nanosfera, këto grimca janë më pak se 200 nanometër në diametër- sa për krahasim, floku i njëriut është i trashë të paktën 50 mijë nanometër.

Viewing all 2522 articles
Browse latest View live